Dhimbjet e mesit, si t'i njihni Shmangni peshat e rënda, ruani aftësinë
e trupit për të lëvizur në mënyrë organike Shiatikët, lumbalgjitë (këputja e mishit), dhimbjet e mesit, tashmë
janë bërë të njohura, veçanërisht në qytete të mëdha, ku njerëzit
punojnë në ambiente të mbyllura dhe të automatizuara dhe ku pak kohë
mbetet për të bërë lëvizje të gjalla, që mund të mbajnë në formë trupin,
kolonën vertebrore, aftësinë e trupit për të lëvizur në mënyrë të
shkathët, të shpejtë dhe organike. Ose në të kundërt, njerëzit janë të
detyruar të bëjnë të njëjtat lëvizje, që të çojnë drejt sëmundjeve
profesionale dhe, së pari, edhe tek sëmundjet e shiatikut.
Shumë njerëz, për vite me radhë, vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe të
kurrizit. Lumbalgjitë (këputjet e mishit), shiatik, hernie… ajo që
njerëzit zakonisht e quajnë dhimbje të mesit. Një përqindje e madhe
ankohen se vuajnë nga lumbalgjitë, dhimbje të mesit rreth veshkave, etj.
Por shkaqet mund të jenë të shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lënë pas
dore: menjëherë duhet ndërhyrë, që jeta juaj të mos bëhet e dhimbshme
fizikisht.
Siç dihet, midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një
kërci në formë disku, disk ky që ndihmon për mosfërkimin e sipërfaqeve
të kockave me njëra tjetrën, duke siguruar njëkohësisht elasticitetin,
shpërndarjen e peshës dhe lehtësimin e lëvizjeve. Kur kjo mbështetje
dëmtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur
rrënjët e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: ky është shiatiku.
Nga lumbalgjitë tek hernia diskaleJu vuani nga një nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo
një fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion çliron enzima
(fosfolipaze A2) me një fuqi të madhe inflamatore. Sëmundja, para së
gjithash, është shkak i inflamacionit të rrënjës nervore nga këto
enzima. Çdo kompresion dhe shtypje e nervit të ngacmuar sjell këtë
fenomen.
Nëse hernia është në pjesën e pasme (posteriore) të diskut, ajo mund
të jetë në kontakt me nervin e shtyllës kurrizore. Pra shkaktohet një
shkarkesë elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund
të përhapet në të gjithë zgjatimin e nervit.
Sipas shkallës vertebrale të rrënjës nervore mund të bëhet fjalë për
një shiatik (nervi shiatik që çon nervat në pjesën e pasme të kofshës
dhe këmbës), ose një cruralgie (kryralgji - nervi “crural” që gjendet në
pjesën e përparme, në rrëzë të kofshës).
Lumbalgji apo dhimbje mesi?Historia e lumbalgjisë është pothuaj e njëjtë. Është historia e atij,
që si të thuash ka blerë biletën e kinemasë, por para se të hyjë, ajo i
bie: ai ulet me rrëmbim ta marrë dhe nga kjo lëvizje e vrullshme ndjen
dhimbje.
Rezultati: ai nuk arriti ta shohë filmin atë natë, pasi u bllokua nga
dhimbja. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngremë pesha të rënda. Në këtë rast
nyja diskale shtypet nga një peshë e rëndë dhe në mënyrë të
menjëhershme. Pikërisht në këtë moment nyja diskale këput disa shtresëza
të unazës fijezore.
Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral që ushqen me
nerv periferinë e diskut. Dhimbja shkakton një reaksion mbrojtës, çka
sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshëm të muskujve lumbarë.
Lumbalgjitë me origjinë artikulare të pasmeLe të kujtojmë që vertebrat artikulohen midis tyre përmes diskut
intervertebral dhe dy artikulacioneve. Në të gjitha lëvizjet këto
artikulacione luajnë rolin e drejtimit.
Lumbalgjitë, si pasojë e artikulacioneve të pasme, korrespondojnë me
mbingarkesa ose një shtypje të zgjatur në një pozicion të keq. Ato mund
të shfaqen dhe tek fëmijët e adoleshentët me një aksentim të “lordozë”
(gropë) lumbare, veçanërisht te vajzat, ose nga mbingarkesa sportive.
Te personat e moshuar, mungesa e kombinimit të kompresioneve dhe të
dekompresioneve të diskut intervertebral keqëson me shpejtësi sipërfaqen
e kërcit të artikulacionit dhe atëherë kemi fillimin e një artroze.
Mbingarkesa vjen shpesh me një shtim në peshë ose nga një disk-artrozë
(plakje e diskut). Pra disku nuk luan më rolin e tij dhe pesha e trupit
mbahet nga artikulacionet e pasme.
Lumbalgjia është një krizë e dhimbjeve të mesit, të forta ose pak të
forta. Shpesh kriza vjen gjatë ngritjes së peshave, kollës së fortë,
etj. Rrethanat e shkaktimit të krizës janë identike me ato të
lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e mbrapme vertebral
dhe ku çekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo që dallon lumbalgon nga
lumbalgo-shiatiku i fortë është mungesa e dhimbjeve nga shiatiku.
Shenjat lumbare janë të njëjta.
Dhimbja e mesit, a është e trashëgueshme?Degjenerimi i diskut intervertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe
lidhet, pa dyshim, me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me
ujë dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t iu adaptuar rritjes së
shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore.
Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose
shumë me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re më shumë tek
burrat sesa tek gratë. Kur disku intervertebral është i tejpërdorur dhe i
holluar ai nuk mund të luajë rolin e tij si amortizator natyral.
Shiatiku, një dhimbje e tmerrshmeKur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartona të rëndë,
papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmbën tuaj. Dhimbja duket se
kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një
tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara.
Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë
nuk kuptohet lehtë. Dhimbja shtohet nga përpjekja që bëjmë, kolla apo
teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqendrohen në bazën e
kolonës vertebrale. Kështu, nervat që preken më shpesh janë ata të
rrënjës lumbare të parë dhe të 5-të (sacrale).
Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe të mjedisit, stresit, obeziteti,
pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por në të shumtën e rasteve
mjekët e lidhin shiatikun me disqet intervertebrale. /Telegrafi/
//