Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme Empty
MesazhTitulli: Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme   Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme I_icon_minitimeMon Feb 07, 2011 7:27 am

Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme 06-qente4
Londër, 7 shkurt - Miku më i mirë i njeriut, qeni, ka karakteristikë për të cilën, besojmë që pakkush e di. Testet e reja kanë treguar se qentë mund të nuhasin dhe zbulojnë fazën e hershme të kancerit të zorrës së trashë.
Është dëshmuar që labradori mund të zbulojë gjurmët e kancerit me më shumë se 90 për qind precizitet nga mostrat që janë marrë nga vullnetarët. Shqisa e nuhatjes e qenit është 1 000 herë më e ndjeshme se e njeriut, çka ashiqare u mundëson qenve të ndiejnë komponimet kimike specifike për lloje të caktuara të kancerit.
Rezultatet mund të çojnë deri te zbulimi më efikas i fazës së hershme të kancerit të zorrës së trashë, ndërsa ekspertët shpresojnë që tani mund të zhvillojnë një sensor, i cili do të identifikojë përzierjen specifike të lëndëve kimike. Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar që disa qen të caktuar, më së shpeshti labradorët dhe qentë portugezë të ujit, mund të nuhasin kancerin e fshikëzës, lëkurës, mushkërive, gjirit dhe vezoreve. Duhet theksuar që testet të cilat bëhen për zbulimin e fazës së hershme të kancerit të zorrës së trashë sot nuk janë edhe aq të besueshme, sepse shkalla e zbulimit të sëmundjes është një në dhjetë raste.
Por, hulumtimet e reja kanë treguar që labradorët janë shumë më efikas. Gjatë disa muajve, shkencëtarët kanë përdorur labradorin për kryerjen e 74 testeve. Nga pesë kuti, në njërën kanë vënë mostrën e pacientit me kancer të zorrës së trashë, ndërsa në katër të tjera kanë vendosur mostrat e njerëzve të shëndetshëm. Doli që labradori me një precizitet prej 95 deri 98 për qind mund të zbulojë fazën e hershme të kancerit të zorrës së trashë.
“Saktësia është shumë e lartë, veçanërisht nëse merret parasysh se bëhet fjalë për fazën e hershme të sëmundjes”, theksojnë shkencëtarët japonezë.
Hulumtuesit tani përpiqen t’i integrojnë karakteristikat e labradorëve në sensor, i cili do t’u ndihmojë në zbulimin e kësaj sëmundjeje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qentë mund të nuhasin tumorin në fazë të hershme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mamografia, kontrollet e hershme zvogëlojnë vdekshmërinë
» Mbipesha mund të parandalohet!
» Pasanikja la 8.3 milionë euro për qentë
» Qentë dhe macet nuk janë shkaktues të alergjive
» De Gea: Nuk do të mund të luaja për Realin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: