Në kohën tonë, problemi i mbipeshës po merr karakter epidemik. Shkaqet e dhjamosjes janë të shumta, por vendin e parë e zë ngrënia e tepërt. Lind kësisoj një problem tjetër për shkencën: Çfarë i detyron njerëzit të hanë më shumë nga ç'duhet!
Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Jelit në SHBA kanë arritur në një përfundim paradoksal dhe me kuptim të dyfishtë: Njerëzit detyrohen të hanë shumë të shtyrë nga radikalet e lira që "paraqiten" në qelizat e gjalla si forma të oksigjenit reaktiv. Ato janë produkt anësor i lirë i reaksioneve kimike biologjike të marrjes së energjisë dhe përfaqësojnë për organizmin një rrezik esencial.
Radikalet e lira të oksigjenit janë shumë agresive, disponojnë një aftësi të madhe oksidimi dhe mund të dëmtojnë biomolekulat. "Sulmet" e tyre kundër ADN-së mund të sjellin si pasojë mutacionin dhe shkatërrimin e proceseve normale të funksionimit të qelizave. Mendohet se radikalet e lira kanë në dorë plakjen e organizmit dhe kjo ndodh në këtë mënyrë: Dëmtimet graduale të qelizave i nxjerrin ato jashtë funksionit të vet dhe me kalimin e moshës, ato nuk zëvendësohen, humbja e tyre nuk plotësohet. Qelizat kanë një sistem special, i cili merret me "kapjen" c radikaleve të oksigjenit, ndër të tjera edhe të peroksisomeve (disa flluska membranore speciale që mbeten pas fermentimit). Pikërisht ato luftojnë molekulat e rrezikshme. Sipas këtyre shkencëtarëve, shtimi i numrit të peroksisomeve në qelizat e hipotalamusit i detyron njerëzit të hanë më shumë dhe kjo ndodh në këtë mënyrë: Disa neurone të posaçme përgjigjen për ndjenjën e ngopjes. Sinjalin e ngopjes apo të urisë ato e marrin nga hermoni leptin, që sintetizohet në qelizat dhjamore dhe nga glukoza. Duke dëgjuar sinjalet e këtij hermoni, neuronet e kuptojnë se organizmi ka marrë lëndë të mjaftueshme ushqimore, mirëpo kur në këto neurone ka një numër të lartë peroksisomesh, që s 'janë gjë tjetër veçse "leqe" radikalesh të lira, atëherë qeniet e gjalla vazhdojnë të hanë ...
Gjatë eksperimenteve me minj, shkencëtarët kanë vënë re se disa prej tyre ruajnë sasi të konsiderueshme të hormonit të oreksit, neuropeptidit, sekrecioni i të cilit zakonisht ulet si kundërpërgjigje e ngritjes në gjak të nivelit të glukozës dhe të leptinës. Peroksisomet kanë nënshtruar veprimtarinë e neutroneve që kontrollojnë apetitin dhe kjo sjell si pasojë mbingrënien ... Disa detaje të këtij mekanizmi nuk janë zbuluar ende, por është e qartë se derisa radikalet e lira duan dhe përpiqen ta plakin organizmin tonë, neve na takon të ruhemi nga mbipesha dhe ta kontrollojnë vetë sasinë e ushqimeve që hamë.