New York, 10 shkurt - A e keni kthyer ndonjëherë në kokë ndonjë episod kur keni pasur shqetësim e ankth të madh dhe keni pyetur veten pse keni qenë aq shumë të shqetësuar, të inatosur, të tronditur apo thjesht jeni ndier çuditshëm? Koha largon shumicën e krizave, por pse të presim orë e ditë për atë moment çlirimi?
Ju sjellim pesë mënyra për lirim të stresit aty për aty që thithin ajrin e nxehtë nga momentet e presionit të lartë. Herën tjetër që mendoni që do të shpërtheni në lot (madje edhe të krokodilit), apo të mbështetni në timon sikur taksistët e New Yorkut, apo të thoni diçka për të cilën e dini që do të pendoheni, provoni njërin nga këta hapa:
• Merrni frymë thellë dhe ngadalë derisa numëroni deri në pesë. Pastaj, nxirrni frymën kur numëroni deri në shtatë, duke tërhequr barkun derisa lëshoni frymën. Këtë mund ta bëni në çdo kohë, kudo, dhe askush nuk do ta vërejë.
• Përtypni çamçakëz. Duket që e prek diçka që quhet nervi kranial X apo nervi pneumogastrik, që ndihmon relaksimin. Përveç kësaj, përtypja e gomës është shumë më mirë se sa kërcitja e dhëmbëve. Mbajeni një kuti në automobil në rast të bllokimit në trafik.
• Gjeni një vend ku mund të zhdukeni për disa minuta (një zyrë e zbrazët apo një qoshe banje është e përkryer). Tendosni të gjithë muskujt e fytyrës për 15 sekonda dhe pastaj lëshojini. Përsëriteni këtë disa herë derisa të largohet tensioni mbi qafën tuaj.
• Pini një filxhan çaj. Edhe vetëm pirja e çajit të nxehtë aromatik ka efekt qetësues – nëse nuk uleni mirë ta pini gllënjkë pas gllënjke, do ta digjni gojën! Për më shumë, çaji ka përbërës të shëndetshëm, përfshirë polifenolin, që u kundërvihet efekteve anësore të stresit.
• Merrni erë të livandës, limonit, trëndafilit, borzilokut, portokallit apo mangos. Të gjithë përmbajnë përbërësin e quajtur linalool, avujt e së cilit nxisin relaksim. Mbani një shishe të vogël të këtyre vajrave esenciale në raftin e tavolinës tuaj apo në çantë për sulmet emergjente të stresit. Mendoni për të si version të sotëm të kripërave aromatike (esenca aromatike të amoniakut).