Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Prej tani ushqimi edhe mund të thithet!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Prej tani ushqimi edhe mund të thithet! Empty
MesazhTitulli: Prej tani ushqimi edhe mund të thithet!   Prej tani ushqimi edhe mund të thithet! I_icon_minitimeSat Feb 12, 2011 7:07 am

Prej tani ushqimi edhe mund të thithet! 10-ushqim4
New York, 12 shkurt - "Le Whaf" është shpikje e re e profesorit të Harvardit, David Edwards, dhe mundëson që ushqimin ta konsumojmë duke e thithur. Ende është pikëpyetje se sa gjerë mund të përdoret ky produkt, por shitja e tij do të nisë së shpejti.
Edwards ideja i kishte lindur kur në vitin 2007 e kishte hapur laboratorin dhe nuk kishte ditur se çka dëshiron të hulumtojë. Kishte vizituar mikun e tij, kuzhinierin francez Thierry Marx, të cilin e kishte pyetur se a është e mundshme të hahet vetëm duke thithur. Kuzhinieri është përgjigjur që është e mundur dhe prej atëherë Edwards është përplot me ide.
Eksperimenti i tij i parë ka rezultuar me “Le Whif”, pajisjen e ngjashme me pompën për inhalim, e cila shpërndan pluhurin e ndonjë shije të caktuar dhe kështu mund të kënaqë dëshirën e dikujt për çokollatë apo kafe.
“Le Whif” është i veçantë edhe për atë që çdo frymëmarrje sjell gjithsej vetëm një kalori. Edhe pse pompëza ka hyrë në treg dhe janë shitur më shumë se 200.000 copë, ka shërbyer vetëm për të kënaqur dëshirat momentale për ëmbëlsira. Për dallim prej saj, shpikja e re me emrin e ngjashëm “Le Whaf” mund të ofrojë të gjithë vaktin, ndërsa 10 minuta të thithjes së ushqimit sjellin gjithsej 200 kalori, dhe kështu mund t’u ndihmojë të uriturve në dietë të përmbushin nevojën e tyre për ushqim.
Po ashtu “Le Whaf” tani në nuk është vetëm një lloj pompe, por ka bazamentin në të cilin nxehet ushqimi i lëngshëm i përgatitur në mënyrë të posaçme dhe pastaj shtresohet si avull në enën e cila ndodhet në bazament. Ushqimi mund të thithet me anë të një kallami apo pipi të zakonshëm dhe ofron aromë të vërtetë me vlerë minimale të kalorive.
Edwards pohon që është e mundshme të thithet edhe alkooli i preferuar, dhe kështu të kënaqeni me aromën por pa u dehur.
“Përveç qe mund t’u ndihmojë gurmanëve që të kënaqen me shijet e ushqimeve pa u brengosur për kilogramët, atyre në dietë do t’u ndihmojë që të mos kenë nevojë të heqin dorë nga ushqimi i shijshëm. “Le Whaf” mund të bëhet fenomen i ri shoqëror rreth të cilit do të mblidhen njerëzit, të flasin dhe të kënaqen me ushqimin pa ngrënë,” është optimist Edwards.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prej tani ushqimi edhe mund të thithet!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe paracetamoli mund të shkaktojë vdekjen
» Aplikacionet për iPad tani edhe në Evropë
» IPKO: Televizioni kabllor digjital tani edhe në Pejë
» Ushqimi ekzotik mund të shkaktojë alergji
» Opozita mund të kritikojë, por jo edhe të fyejë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: