Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dhjetë Shkurti-katër vite pas - Nga Nezir Myrtaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.Dugi™
WebMaster
WebMaster
dr.Dugi™


<b>Postime</b> Postime : 574

Dhjetë Shkurti-katër vite pas - Nga Nezir Myrtaj Empty
MesazhTitulli: Dhjetë Shkurti-katër vite pas - Nga Nezir Myrtaj   Dhjetë Shkurti-katër vite pas - Nga Nezir Myrtaj I_icon_minitimeMon Feb 14, 2011 10:00 am

Kanë kaluar katër vite prej 10 Shkurtit të protestës së dinjitetshme
të Lëvizjes Vetëvendosje!, e cila pat rivulosur me gjak vullnetin
politik të popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe i pavarur nga
çfarëdo thundre e huaj. Kanë kaluar katër vite pa dy bijtë e Kosovës,
Arben Xheladini e Mon Balaj, në mesin tonë. Kanë kaluar katër vite me
vërragë të pashlyera të plagëve të 82 protestuesve të 10 Shkurtit, që me
trupat e tyre mbrojtën që të mos vritej, vullnetin e popullit shqiptar
të Kosovës për vetëvendosje. Që nga 10 Shkurti kanë kaluar edhe katër
vite të tjera të rënda të përballjes së Lëvizjes Vetëvendosje!, si
bartëse dhe shprehëse e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës për
vetëvendosjen e fatit të tyre, me mohuesit e këtij vullneti për të pasur
dhe ndërtuar shtetin e tyre sovran dhe lirinë e tyre normale.
Dhjetë Shkurti nuk ishte çmenduria e shqiptarëve protestues. - Ai
ishte tërbimi i pushtetarëve shumëngjyrësh në Kosovë dhe i shërbyesve të
tyre.
Dhjetë Shkurti nuk ishte paudhësia e shqiptarëve protestues. - Ai ishte shfrenimi i antishqiptarëve të brendshëm e të jashtëm.
Dhjetë Shkurti nuk ishte përbuzja e lirisë nga shqiptarët protestues. - Ai ishte krimi i bërë nga mohuesit e lirisë.
Më 10 Shkurt nuk u vranë Arben Xheladini e Mon Balaj, por u vra e drejta e tyre natyrore për të qenë të lirë.
Më 10 Shkurt nuk u gjakosën protestuesit paqësorë, por u gjakos liria
e shqiptarëve të Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre politik.
Më 10 Shkurt nuk u godit substanca e Lëvizjes Vetëvendosje!, por u
godit Kosova dhe e drejta e fundamentale e shqiptarëve të Kosovës për
vetëvendosje politike.
Më 10 Shkurt protestues nga të gjitha anët e Kosovës shprehën vendosmërinë e tyre për të mos pranuar zgjedhë të re.
Më 10 Shkurt treguan fytyrën e tyre burokracia e UNMIK-ut dhe burokracia e institucioneve të Kosovës.
Mon Balaj e Arben Xheladini janë dy dëshmorët e parë që ranë në
mbrojtje të fryteve të rrezikuara të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës. Jeta e këtyre dy dëshmorëve të 10 Shkurtit dhe plagët e 82
protestuesve të tjerë, janë edhe një gur themeli më shumë në muret e
kalasë së quajtur liri kombëtare. Ato janë edhe një hap më shumë në
rrugën e gjatë të lirisë së vërtetë popullit shqiptar të Kosovës dhe të
plotësimit të idealit mbarkombëtar të ribashkimit të vendit e të kombit.
Këtë aspiratë të brezave nuk ka të drejtë ta mohojë dhe as mund ta
mohojë askush dhe kushdoqoftë, kudo në trojet shqiptare. Sepse, forca e
vërtetë politike e shqiptarëve nuk vjen nga vulosja e ndarjes së tyre,
por nga bashkimi dhe ngritja e tyre në nivelin e kombeve të lira. Liria e
vërtetë e shqiptarëve nuk arrihet me ndrydhjen e vullnetit të tyre, por
me respektimin e këtij vullneti. Fundi i vuajtjeve dhe tragjedive tona
nuk vjen duke qenë popull pa sovranitet, i ndarë e i përçarë. Këto fakte
i dëshmoi edhe 10 Shkurti i vitit 2007. Zëri i fuqishëm protestues dhe
sakrifica sublime e asaj dite, përballë atavizmit kolonialist, ishin
sinjalet paralajmëruese për ato që po i kurdiseshin Kosovës nga një
proces shkombëtarizues i mbërthyer në Pakon e Ahtisarit. Ato ishin drita
e alarmit për rrezikun që po i kanosej flamurit tonë kombëtar, i cili
pastaj u hoq nga shtiza; ato ishin drita e alarmit për rrezikun që po i
kanosej himnit tonë kombëtar, i cili pastaj u mohua; ato ishin drita e
alarmit për rrezikun që po i kanosej të ardhmes së projektuar shtetërore
të Kosovës, mbërthyer në Pakon e Ahtisarit, e cila pastaj rezultoi të
jetë pseudopavarësi dhe antipod i asaj pavarësie për të cilën u flijua
Adem Jashari. Demaskimin e kësaj pseudopavarësie e paguan me jetë Arben
Xheladini dhe Mon Balaj në protestën e 10 Shkurtit. Fushata e mëtejshme
propaganduese që kamuflon këtë pseudopavarësi, do ta largojë Kosovën
gjithnjë e më shumë nga pavarësia e saj e vërtetë. Kundër këtij fakti do
të detyrohen të angazhohen të gjithë ata që me të vërtetë e duan
Kosovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mjeksia-grup.albanianforum.net
 
Dhjetë Shkurti-katër vite pas - Nga Nezir Myrtaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhjetë ligje për katër muaj!
»  Vajza nuk ka larë dhëmbët që dhjetë vite
» Villa: Kam edhe katër vite kontratë
» Qeveria e ardhshme me katër zëvendëskryeministra
» Katër ‘el Classico’ për 18 ditë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: