Në botë ekzistojnë rreth dy miliardë shfrytëzues të internetit, të
etur për përmbajtje të reja, argëtim dhe kontakt me miqtë virtualë. Kjo
është, për fat të keq, përshkrimi detal i botës së sotme të civilizuar
në të cilën interneti dhe teknologjitë e tjera onlajn me të vërtetë janë
të pashmangshme në përditshmëri. Edhe pse ekzistojnë milion ueb-faqe,
disa nga ato kanë sjellë ndryshime në jetën tonë, si në atë virtuale,
ashtu edhe në atë të vërtetën, prej mënyrës së komunikimit dhe
shopingut, deri te gjetja e partnerit. Ja top-lista e faqeve më të
popullarizuara që ndryshojnë jetën tonë.Gugël – “Gugël” është i pranishëm kudo. Shikoni “Jutjub” apo shkruani bllog, e
shfrytëzoni “Hrom”, shikoni në oborrin e dikujt me ndihmën e “Gugël
ërth”, “Gugël maps” panoramike, thjesht gjithçka është e lidhur me
“Gugël”. Gjithnjë e më shumë po shfrytëzohet termi “gugloje” edhe te ne.
I-bej – I shkëlqyeshëm për dy gjëra: mundësi për shitje dhe çmime. Për dallim
nga shitoret onlajn që ofrojnë mundësi për blerje, në I-bej mund të
bëni vet shitoren e juaj. Prodhimet mund t’i shisni edhe në ankand, që
mundëson njerëzit nga e gjithë bota të garojnë rreth çmimit. Nga ana
tjetër, nëse jeni blerës, gjërat mund t’i blini shumë më lirë se nga
dyqani. Ose, prapë, nëse kërkoni diçka që nuk është në treg ose është
punëdore, “I-bej” është vendi për ju.
Youtube– U paraqit në vitin 2005. “
Youtube” është “Amazon” + “I-bej”
video-botë. Nuk ekziston diçka që nuk mund të gjeni. Episode të vjetra
të serive të harruara, filma vizatimorë, klipe, lajme, reklama, filma,
dokumentare, gjithçka e gërshetuar me komente dhe diskutime që shumë do
të ju ndihmojnë.
Amazon– “Amazon” shet gjithçka. Vetëm kini kartë kreditore dhe nuk ka nevojë
të lëvizni nga shtëpia. Fora nuk është në atë se shitet gjithçka,por se
mund të gjeni gjithçka, model, ngjyrë, madhësi dhe… ju sugjeron modele
të ngjashme, kush i ka blerë i fundit, çfarë të dhëna ka, në kuptimin e
plotë, gjithçka. Nga viti 1995, kur u krijua, deri sot “Amazon” është
shitorja më e madhe onlajn në botë.
Wikipedia– për fillim pëlqejeni “
Wikipedia në “Facebook”, e pastaj shkoni më
tej. Të gjitha informatat mund t’i gjeni këtu dhe nëse nuk pajtoheni me
informatat në tekstin e caktuar mund t’i ndryshoni. Nëse nuk kuptoni
anglisht, ju ofrohen të gjitha gjuhët e mundshme për përkthim.
Facebook– “
Facebook” i zëvendësoi edhe të famshmet SMS –porositë. “
Facebook”
është gjithkund. Në reklama, në televizion, banka, gazeta. Fotografi,
miq, afera, shaka, lidhje, sikur të mos dimë për gjë tjetër: ”Hej, e pa
kush më shtoi në “
Facebook”, mendoj se është fjalia më e popullarizuar
dhe më e përdorur. Përveç se si rrjet social, momentalisht është edhe
tregu më i mirë i marketingut në botë.
Pandora– dëgjim i muzikës apo radios përmes internetit është diçka e re.
Problemi ndodh kur do të fillojnë të ju ndërpresin me reklama, nga të
cilat ju ngrihen flokët në kokë, kurse në kanalet që nuk kanë reklama të
njëjtën këngë e dëgjoni pesë herë për disa orë. “Pandora” ju ofron
krijim të radio kanaleve vetjake, të bazuar në atë që e doni, jo vetëm
hite, por edhe ua mbush kanalin me këngë të reja të këngëtarëve. Qasja e
këtillë e then monotoninë dhe e bën “Pandorën” faqen më të
popullarizuar, që është ideal nëse punoni para kompjutorit tërë ditën
apo surfoni.
Blloger– “Blloger” bëri revolucion. Përmes tij udhëhiqen luftërat në internet.
Secili ka të drejtë të thotë çfarë të dojë dhe të shprehë mendim, por
ashtu që e gjithë bota do ta shohë atë. Filloi në vitin 1999 dhe sot ka
milion blog –faqe, por kuptohet “Bloger” ishte i pari.
Geositis– Filloi në vitin 1994 nën emrin “Beverli Hils Internet” apo BHI.
Njerëzit më në fund fituan mundësi të hapin ueb-faqen e tyre. Është
krijuar një rreth shfrytëzuesish që gjenerojnë përmbajtje, e me të
tërheqin shfrytëzues të ri. Prej para disa kohësh nuk është aktiv dhe
mund të merrte vetëm përmes torrentëve. Është aktiv vetëm në Japoni.
Kreglist–
Vend i përkryer për shpallje të vogla. I arritshëm në çdo shtëpi. Mund
të gjeni gjithçka. Prej automobilave e deri tek revistat. Por, kujdes,
ka shumë spame dhe shpallje të rrejshme.