Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Albin, pse rektorin tënd?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Albin, pse rektorin tënd? Empty
MesazhTitulli: Albin, pse rektorin tënd?   Albin, pse rektorin tënd? I_icon_minitimeFri Feb 25, 2011 9:43 am

Albin, pse rektorin tënd?

Albin Kurti e ka parë në vitin 1997 rektorin e vet të lidhur, të
goditur, të arrestuar e të poshtëruar dhe ajo përvojë do të duhej t’i
mjaftonte për tërë jetën. Asnjë rektor nuk do të duhej të ishte cak i
llogarive të tij politike. Më së paku rektori i po atij universiteti, i
cili e ka bërë Albin Kurtin të jetë një figurë e respektuar publike.

Dr. Milazim Krasniqi


Sulmi me kokteje kimike nga ana e dy studentëve, eksponentë të lëvizjes
“Vetëvendosje!” ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës, deri sa ai
po mbante një fjalë rasti në shënimin e 41 vjetorit të themelimit të
këtij universiteti, zbulon jo vetëm qëllimet politike të kësaj
organizate, por edhe përpjekjen e frikshme që atësinë faktike të saj ta
shndërrojë në atëvrasje. Qëllimi i tejdukshëm politik fillimisht synon
frikësimin dhe ndëshkimin e kundërshtarëve, në kuadër të testimit të
politikës së terrorit politik. Duke ndëshkuar rektorin para syve të
mësimdhënësve të vjetër që po merrnin mirënjohje pas punës me decenie në
ngritjen e këtij universiteti, para mësimdhënësve të rinj që duhet ta
marrin barrën e zhvillimit të mëtejshëm të tij, para studentëve që
kërkojnë modele të sjelljes së mirë qytetare dhe para mysafirëve të
respektuar, që atë ditë kishin ardhur të ndanin me të gjithë një gëzim
të ligjshëm, ata treguan se synojnë t’i poshtërojnë e t’i tmerrojnë të
gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ata. Pra, jo vetë ata që ishin
prezentë në ata sallë.



Mesazhi i tyre u adresohej edhe qytetarëve të Kosovës, që po e shikonin
atë aktivitet në transmetim direkt të RTK-së. Edhe ata duhej të shihnin
kush janë heronjtë e rinj të këtij vendi, që guxojnë të dhunojnë
institucionin më të lartë të arsimit e të shkencës, pa ndjenjën më të
vockël të respektit për të. Por, mesazhi i vërtetë i këtij sulmi ishte
që të gjithë duhet ta kuptonin se “Vetëvendosje!” vendos se çka është
mirë e çka është keq, çka është punë patriotike e çka është tradhti.
Shkurt e shqip, ata deshën t’u thonë të gjithëve se po “performojnë” që
ta marrin drejtësinë në duart e tyre.



Por, pse e shpalosën këtë mesazh në ambientet e Universitetit të
Prishtinës, në momentin kur po shpalosej historia e tij e dhimbshme dhe
njëherësh krenare, me ç’rast rektori Mujë Rugova foli me emocion
patriotik edhe për lëvizjen studentore të vitit 1997, në të cilën Albin
Kurti ka luajtur një rol të dukshëm? Në fakt, mund të thuhet se
organizata “Vetëvendosje!”, në një mënyrë ose në një tjetër, është
produkt i Universitetit të Prishtinës. Vetë Albin Kurti u bë i njohur në
vitin 1997, si njëri nga liderët e lëvizjes studentore, që organizoi
demonstratën e 1 tetorit. Përvoja e tij e hidhur nga intervenimi i egër
kundër studentëve dhe veçmas kundër rektorit, do të duhej të kishin lënë
mbresa në mendjen e tij, që së paku studentët dhe rektorin të mos i
lëndonte me aktivitetet e tij politike. Albin Kurti e ka parë në vitin
1997 rektorin e vet të lidhur, të goditur, të arrestuar e të poshtëruar
dhe ajo përvojë do të duhej t’i mjaftonte për tërë jetën.



Asnjë rektor nuk do të duhej të ishte cak i llogarive të tij politike.
Më së paku rektori i po atij universiteti, i cili e ka bërë Albin Kurtin
të jetë një figurë e respektuar publike. Po ashtu, rektor i cili para
pak kohësh i ndau Adem Demaçit, (ish-figurës më të dashur të Albinit)
gradën e lartë, “Doctor honoris causa”. Së paku ky veprim i rektorit
Rugova, do të duhej të kishte ndaluar vendimin për sulmin e rëndë të
aktivistëve të Albin Kurtit ndaj tij. Vërtet, kjo goditje prej tij ndaj
rektorit të Universitetit të Prishtinës, është vështirë të kuptohet.
Përveç nëse vendoset në kornizën e thënies kobzezë të Josif Visarionoviq
Stalinit, i cili ka thënë se mënyra më e mirë për të mos gabuar kurrë,
është që të mos shikohet kurrë prapa. Ashtu po.



Çështje më vete është e dhëna që sulmi ndaj rektorit Mujë Rugova është
mbështetur në një gënjeshtër ordinere, për gjoja rritjen e tarifave të
studimeve, gjë që thjesht është një gënjeshtër. Askush as në Këshillin
Drejtues, as në rektorat e as në ministri i Arsimit, nuk ka folur për
ndonjë rritje të tarifave për këtë vit akademik. Në fund të fundit,
dihet se caktimin e tarifave e bën ministri i arsimit, e jo rektori.
Rektori në asnjë rast nuk vendos për tarifat, kjo është qind për qind e
sigurt. Atëherë pse “Vetëvendosje!” e ndërmori dhe e arsyetoi aksionin
kundër rektorit Mujë Rugova, duke u mbështetur në një gënjeshtër? Më
afër së vërtetës duket se ky a qenë një kalkulim politik që faktorizimi
të kërkohet prapë në universitet, si në vitin 1997, por kësaj radhe duke
ndërruar ritet, pra duke goditur vetë rektorin dhe universitetin. Ky
kalkulim i Albin Kurtit mund të jetë politikisht dobisjellës, por
moralisht është katastrofal. Së paku, ai vetë do të duhej ta kishte
përfytyruar figurën e rektorit Ejup Statovci, për të mos dëmtuar me aq
brutalitet figurën e rektorit pasardhës.



Shikuar jashtë kësaj perspektive morale, ka një lidhje logjike dhe
politike ndërmjet shkakut dhe pasojës. Sulmi ndaj rektorit dhe
universitetit është edhe pasojë e politikave qeveritare të masivizimit
ekstrem të arsimit të lartë, në një vend ku ky masivizim është bërë për
ta blerë paqen sociale. Në pamundësi që të gjendet punë dhe perspektivë
tjetër për rininë e këtij vendi, ka vite që janë hapur dyert e
universitetit publik (po edhe të atyre private), jo vetëm për ata që
duan të studiojnë vërtet, por edhe për të gjithë ata që nuk kanë mundësi
të gjejnë punë. Paradoksalisht, Universiteti i Prishtinës është
shndërruar në zëvendësues të enteve të punësimit. Në ambientet e tij
vijnë edhe të gjithë ata që duan të ikin nga letargjia që mbretëron në
fshatrat dhe qytetet e varfra të këtij vendi, që po kalon një tranzicion
të vështirë.



Të gjithë ata që duan një “jetë më të mirë”, por pa punuar me përkushtim
e me durim për ta arritur atë jetë më të mirë, ia mësyjnë
universitetit, me iluzionin se ashtu do ta sigurojnë atë jetë më të
mirë. Por, shumë prej tyre, për mungesë talenti, për mungesë vullneti e
pune të nevojshme, ose nuk arrijnë t’i kryejnë studimet ose i kryejnë
disi por pa u aftësuar realisht, për të konkurruar në tregun e punës.
(Kur i shtohet kësaj edhe fakti se vendet e pakta të punës shumë herë
plotësohen me kritere jo të drejta, me nepotizëm e metoda korruptive,
shihet se pozita e këtyre të rinjve bëhet edhe më e pashpresë.)



Nga këta të rinj të dëshpëruar, që janë shkulur nga vendlindjet e veta e
nuk duan të kthehen atje, por as nuk janë aftësuar të jetojnë nga puna e
vet, është krijuar një masë me disponim pararevolucionar, e cila
kryesisht ka hyrë në gjirin e organizatës “Vetëvendosje!”.
Karakteristika e sjelljeve të kësaj mase është mungesa e respektit për
vlerat që ka shoqëria jonë, sado modeste që ato të jenë. Nuk duan të
pranojnë asnjë vlerë. Prandaj, edhe sulmojnë rektorin pa asnjë hezitim
moral, para një audience elitare në sallën solemne të Fakultetit të
Filologjisë e madje edhe para syve të të gjithë qytetarëve të vendit.
Nuk ka respekt elementar as për historinë e Universitetit të Prishtinës,
as për udhëheqësin fetar që ishte prezentë në sallë, as për
kryefamiljarin e familjes heroike të Jasharëve, as për profesorët e
vjetër, as për të rinjtë e as për kolegët studentë, sepse për mendësinë e
tyre pararevolucionare, të gjithë ata janë “të shitur”. Sipas kësaj
mendësie, del se vetëm bojaxhinjtë dhe liderët e tyre politikë, janë
patriotë.



Në fakt, liderët e dy bojaxhinjve që duke e skuqur rektorin e nxinë
fytyrën e vet po edhe të organizatës së tyre, e dinë se nuk është ashtu,
por atyre u mjafton mediatizimi i aktiviteteve të tyre me të cilat
synojnë t’i frikësojnë kundërshtarët e vet, për t’i hapur vetes rrugën
drejt pushtetit. Fatkeqësisht, në historinë tonë të re kombëtare e
shtetërore, ka shembuj të hidhur, kur kjo taktikë ka pasur sukses.
Përfundimisht, e vetmja arsye e shkrimit të këtij teksti është
paralajmërimi i rrezikut të riciklimit të asaj fatkeqësie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Albin, pse rektorin tënd?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lirohet Albin Kurti
» Lëndohet Albin Kurti
» Gjeopolitika e negociatave të paralajmëruara - Nga Albin Kurti
» KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore
» “Vetëvendosje” vendos për t’i hyrë garës zgjedhore, arrestohet Albin Kurti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: