Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore Empty
MesazhTitulli: KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore   KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 7:05 am

KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore 12kmdlnj4


Monitorues të KMDLNj-së, menjëherë pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës vizituan Qendrën e Ndalimit ku ishin arrestuar 6 aktivist të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në mesin e të cilëve ishte edhe Albin Kurti. Monitorues të KMDLNj-së biseduan edhe me zyrtarët e Policisë së Kosovës, vizituan selinë e Vetëvendosjes dhe të lënduarit në Qendrën Emergjente të QKUK-së. KMDLNj, siç thuhet në një komunikatë të këtij asociacioni, konstaton se gjatë intervenimit është përdorur sasi e madhe e gazit lotsjellës që dëshmon se edhe pas 2 orë e 30 minuta pas intervenimit në selinë e Lëvizjes “Vetëvendosje” kishte kundërmim të rëndë të gazit lotsjellës. Dyert janë të demoluara ashtu edhe dritaret dhe orenditë brenda selisë.
Gjatë këtij intervenimi policia ka përdorur dhunë fizike me ç’rast janë lënduar rëndë: Salih Zyba, Frashër Krasniqi, Nderim Matoshi, Florian Molliqaj dhe Faton Zeka. Albin Kurti e ka të çarë ballin pasi policia e ka përplasur për dritare. Të arrestuarit janë rrahur edhe në vetura të policisë, si dhe në sallën e Qendrës për Ndalim. Monitorues të KMDLNj-së në sallë kanë vërejtur fasha me gjak shiringa dhe njolla të gjakut, që është dëshmi se të arrestuarit e kanë pësuar nga dhuna e policisë. Madje, gjatë intervistimit të dy aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” një polic i Njësive Speciale i është kërcënuar Florian Molliqaj se përsëri do ta rrah. Këtë e ka bërë në prani të KMDLNj-së mirëpo në kërkesën e KMDLNj-së nuk ka dashur të identifikohet ndërsa nuk pa pasur shenj identifikimi. Në QKUK-ë, repartin e Emergjencës janë ndaluar për trajtim Salih Zyba, Frashër Krasniqi dhe Nderim Matoshi. Zyrtarët e Policisë i kanë deklaruar KMDLNj-së se janë lënduar 11 policë 3 prej të cilëve janë dërguar për trajtim në Repartin për Emergjencë, janë dëmtuar gomat dhe dyert e 4 veturave të Policisë së Kosovës dhe janë dëmtuar 2 Vetura të EULEX-it. Zyrtarët policor gjithashtu deklaruan se gjatë intervenimit pjesëtarët e Policisë kanë hasur në rezistencë aktive nga pjesëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje” duke i sulmuar me mjete të forta dhe sprej.
KMDLNj ka vizituar këtë Repartin për Emergjencë në mënyrë që t’i vizitojë policët mirëpo ata nuk ishin aty dhe ishin liruar për shërim shtëpiak.
Pas monitorimit të Qendrës për Ndalim, Repartit për Emergjencë, selisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, bisedës me zyrtarë të policisë dhe me aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” nuk mund të kontestohet fakti se intervenimi i Policisë ka qenë shumë i dhunshëm dhe KMDLNj këtë intervenim e konsideron si intervenimin më të dhunshëm kundër aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
KMDLNJ kërkon që të zhvillohen hetimet dhe përgjegjësit për këtë dhunë të mos mbesin të pandëshkuar.
KMDLNj do të kërkoj raport të ekspertit mjekoligjor për lëndimet e shkaktuara ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes” dhe nëse ka lëndime të tilla edhe për policët e lënduar.
Gjatë intervistimit të të arrestuarve dhe të lënduarve monitorues të KMDLNj-së nuk kanë hasur në asnjë pengesë nga pjesëtarët e policisë as të stafit mjekësor të QKUK-së, njofton Shërbimi për Informim i KMDLNj-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
KMDLNJ: Arrestimi i Albin Kurtit përcillet me dhunë policore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Katër furgonë e 40 policë për arrestimin e Kurtit me shokë
» Procesi i shpronësimit përcillet me probleme
» FSK-në s’e lë KFOR-i të marrë kompetenca policore
» KFOR: FSK-së të mos i jepen detyra policore
» Gjykimi i Kurtit, në kundërshtim me interesat e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: