Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mladic, vërtet i vdekur?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Mladic, vërtet i vdekur? Empty
MesazhTitulli: Mladic, vërtet i vdekur?   Mladic, vërtet i vdekur? I_icon_minitimeWed May 26, 2010 9:01 pm

Mladic, vërtet i vdekur? Ratko-mladic_1374045c-490x320

Pas paralajmërimit të së hënës se familja e tij mendon ta shpallë për të vdekur, edhe bashkëpunëtorët më të afërt të Ratko Mladic besojnë shumë seriozisht se ish-komandanti i tyre vërtet ka vdekur.

Sipas mediave serbe, avokatët e familjes së tij, bashkëshortes Bosa dhe djalit Darko, thonë se ata vërtet besojnë se Mladic më s’është i gjallë, meqë asnjëherë nuk është shëruar nga sulmi në tru që e kishte mbijetuar pak kohë pas përfundimit të luftës dhe vdekjes tragjike të vajzës, Ana.

Një ish-oficer i lartë i Ushtrisë së Republika Srpska, i cili deshi të mbetej anonim, citohet të ketë thënë se, “është i shqetësuar me faktin që komandanti i tij vërtet mund të ketë vdekur”.

“Është e mundur që Ratko ka vdekur. Pas gjithë asaj që i ka ndodhur dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, kjo nuk do t’më befasonte. Vërtet ishte njeri i fuqishëm, por pasojat e sëmundjes dhe të tragjedisë familjare mund ta kenë mposhtur”, ishte komenti i tij.

Avokati Milos Saljic, i cili po përgatit kërkesën e familjes së Mladic që ai të shpallet i vdekur nga Gjykata e Parë Themelore në Beograd, mendon se një vendim i tillë do të duhej të ishte obligativ për të gjithë, përfshirë këtu edhe Tribunalin e Hagës.

“Nëse Prokuroria e Hagës dyshon se Mladic ka vdekur, ajo mund t’i verifikojë dyshimet e saj më tej, por do të ishte normale që procesi të ndërpritej derisa ato të mos dëshmohen. Procesi gjithmonë mund të vazhdojë, nëse konfirmohet se personi që është shpallur i vdekur në fakt është i gjallë”, deklaroi Saljic për mediat serbe. Ai madje shton se, megjithatë, nuk beson që Tribunali do të pranojë një vendim të tillë të gjykatave serbe, “sepse ai është më tepër një institucion politik, sesa juridik”.

Ndaj deklaratave të kryetarit të Këshillit Nacional për Bashkëpunim me Hagën, Rasim Ljajic, se ky vendim i familjes Mladic paraqet një tallje me shtetin”, Saljic përgjigjet se “presionet që organet shtetërore dhe Ljajic po ia bëjnë familjes Mladic paraqesin tallje të sistemit dhe të humanitetit”.

“Motivi i familjes që gjeneralin ta shpallë të vdekur, para së gjithash, është ndërprerja e maltretimit ndaj të cilit është ekspozuar tash sa vite. Ata janë të bindur që Mladic ka vdekur, ngase më 1996 përjetoi një sulm në tru, andaj ai s’do të mund të fshihej diku në atë gjendje, pa një përkujdesje mjekësore”, theksoi Saljic. Sipas tij, as ai që eventualisht e di se ku dhe kur vdiq Mladic nuk do të guxonte të njoftonte as familjen as organet shtetërore për këtë gjë, sepse do të shpallej si strehues i tij, dhe me gjasë do të gjykohej si i tillë.

Megjithatë, ka dhe të atillë që mendojnë ndryshe.

Zoran Dragisic, profesor në Fakultetin e Sigurisë në Beograd, deklaroi për mediat serbe se ka pak gjasa që Ratko Mladic vërtet të ketë vdekur.

“Është interes i familjes, por edhe i shtetit, që lajmi për vdekjen e Mladic sa më parë të dal në opinion. Ky do të ishte një interes praktik për familjen, sepse, për shembull, do të rregullohej pensioni për bashkëshorten e tij, ndërkohë që organet shtetërore do të frikoheshin sa herë që në Serbi të vjen kryeprokurori i Tribunalit, Serge Brammertz. Kështu që, jam pothuajse i sigurt që ai nuk ka vdekur”, theksoi Dragisic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mladic, vërtet i vdekur?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga sulmi në Afganistan 33 të vdekur
» Reagon AKSH e vërtet?
» Mbi 40 të vdekur si pasojë e trazirave në Kirgistan
» Pakistan, 57 të vdekur nga përleshjet
» Mali i Zi, një e vdekur nga H1N1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: