Londër, Uashington, Shtutgart, 20 mars (E plotësuar ) – Janë ndërprerë sulmet ajrore të mëngjesit në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, dhe në Bengazi, që është bastion i kryengritësve,dhe tash për tash në këto dy qytete mbretëron qetësi, ka njoftuar agjencia France Press. Gjatë orëve të paradites, bombardimet janë ndërprerë në Tripoli me rrethinë dhe në Bengazi.
Banorët e Bengazit, të cilët kishin ikur nga qyteti të shtunën për shkak të sulmeve të forcave të Muamer Gadafit, kanë nisur sot të kthehen në qytet.
AFP, duke u thirrur në burime zyrtare, njoftoi se janë ndërprerë të gjitha sulmet ajrore dhe nga deti dhe se gjendja është e qetë.
Agjencia Reuters raportoi se gjatë sulmeve janë dëmtuar më dhjetëra tanke në rrugën që shpie prej Tripolit për në Bengazi.
Ndërkaq, nga burime të autoriteteve të Libisë, raportohet se nga bombardimet kanë humbur jetën 148 libias.
Ndërkohë, banorët e qytetin Misrata thonë se forcat besnike të Gaddafit janë duke vazhduar të mbajnë në shtetrrethim qytetin që disa ditë është në duart e kryengritësve.
Ndërkaq, siç është raportuar më herët, bombarduesit britanikë të tipit "tornado" herët në mëngjes u nisen për sulme të reja ajrore në Libi, është kumtuar në Londër.
Shpërthime dhe të shtëna kundërajrore janë dëgjuar sot herët në mëngjes në Tripoli. CNN nuk e di burimin këtyre shpërthimeve. Rrejti televiziv amerikan CBS thekson se tre avionë amerikanë B-2 kanë hedhur 40 bomba në një aeroport të Libisë.
Kryetari amerikan Barack Obama ka deklaruar se ka lejuar operacione të kufizuara ushtarake kundër Libisë dhe ka shtuar se lider libian Gadafi po vazhdon me sulme,
Ai ka përsëritur se SHBA nuk do të dërgojë trupa tokësore në Libi dhe ka shtuar së është shumë i vetëdijshëm për rrezikun nga çdo ndërhyrje ushtarake.
Anijet amerikan dhe ato britanike kanë marrë pjesë në fazën e parë të sulmeve raketore kundër mbrojtjes ajrore të Libisë duke shkrepur të shtunën 12 raketa kryqëzore dhe raketa në më shuam se 20 shënjestra në bregdet për të pastruar rrugën të patrullave nga ajri të cilat do t’i mbajnë në tokë avionët libianë
Goditje të shënjestruara kundër objektivave libiane të forcave britanike e amerikane kanë vazhduar gjatë natës.
Sulmet ajrore kundër Libisë janë koordinuar në shtabin amerikan në Shtutgart , ka thënë për AFP një zyrtar francez. Ky shtab koordinon aksionet me qendrat operative në Lion dhe në Nortvud. SHBA kanë rol strategjik në koordinim e komandimit me këtë operacion e komanda do të caktohet më vonë.
Deri më tash vetëm tri vende janë angazhuar ë sulmet kundër Libisë: Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA.
Avionët francezë kanë kryer operacione të shtuan dhe janë kthyer në bazat e tyre.
ShBA insistojnë në një ndërhyrje të kufizuara.
«Ne jemi në linjat e para të operacioneve të koalicionit “, ka shpjeguar viceadmirali Bill Gortney, drejtor i Shtatmadhorisë së Ndërarmatave. Por në ditët në vijim ne do ta transferojmë këtë përgjegjësi një komande të koalicionit.
Edhe disa vende të tjera, si Kanadaja, Belgjika e Katari kanë paralajmërua pjesëmarrjen në operacion.
Emiratet e Bashkuara kanë dhënë 24 aeroplanë ndërsa Katari 4 sish.
Në Belgjikë janë të gatshëm 150 - 220 persona nga të cilët 12 -13 pilotë, ka thënë nj zyrtar i Mbrojtjes i këtij vendi.
Italia aktualisht ofron bazat e veta ushtarake.
Kanadaja, Danimarka, Norvegjia dhe Spanja kanë njoftuar pjesëmarrjen me avionet e tyre në operacione
Japonia sot ka përkrahur operacionin e koalicionit ndërkombëtar kundër Libisë.
Ky koalicion ka filluar të shtunën operacion “Mëngjesi i Odiseut. Sulmet e para janë bërë të shtunën në mbrëmje në orën 17.45 nga forcat franceze.