Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova pa president, çka tash

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Kosova pa president, çka tash  Empty
MesazhTitulli: Kosova pa president, çka tash    Kosova pa president, çka tash  I_icon_minitimeTue Mar 29, 2011 8:25 am

Kosova pa president, çka tash  29presidenti4

Prishtinë, 29 mars – Vetëm 35 ditë pas zgjedhjes së kontestuar, Gjykata Kushtetuese ia mohon Behgjet Pacollit postin e presidentit të shtetit. Me aktgjykimin e shpallur të hënën, vendimi i Kuvendit të Kosovës i datës 22 shkurt 2011, me të cilin Pacolli u zgjodh president i Republikës së Kosovës, u gjykua si jokushtetues.
Sipas njoftimit të bërë publik të hënën pasdite, Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka vendosur se zgjedhja e presidentit është bërë në kundërshtim me nenin 86 të Kushtetutës. Këtë vendim nuk e kanë mbështetur vetëm dy anëtarë të Gjykatës, ndonëse nuk është sqaruar se cilët kanë qenë ata.
“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpallë kërkesën të pranueshme (kërkesën e LDK-së v.j) dhe, me shumicë votash, me dy gjyqtarë mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, më datë 22 shkurt 2011, është jokushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kushtetuesja.
Sipas njoftimit, teksti i plotë i aktgjykimit do t’u dërgohet palëve gjatë ditëve në vijim.
Nga Zyra e presidentit të deritanishëm, Pacolli, të hënën nuk është dhënë asnjë deklaratë në lidhje me vendimin, ndërsa vetë Pacolli nuk është parë në publik fare.

Shkeljet e Kushtetutës

Burime të gazetës brenda Presidencës së Kosovës, të cilat iu kanë referuar argumenteve të paraqitura nga trupi gjykues i Kushtetueses, kanë treguar se Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë sugjerim për Kuvendin e Kosovës sesi duhet të veprohet tutje. Gjithashtu nuk është dhënë ndonjë afat kohor se brenda sa kohe duhet të zgjidhet presidenti. Të njëjtat burime kanë treguar se në arsyetimin e Gjykatës nuk është përmendur fare termi “kuorum”. Por është lënë të kuptohet se në procesin e votimit për zgjidhjen e presidentit të Kosovës medoemos duhet të jenë të pranishëm në sallë 2/3 e deputetëve e që në rastin e zgjedhjes së Pacollit president nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Përveç kësaj Kushtetuesja thuhet të ketë gjetur edhe një shkelje tjetër - atë të procedimit të raundit të tretë, i cili nuk është dashur të mbahej pasi që nuk ka pasur kundërkandidat, si dhe kuorum të mjaftueshëm.
Në nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës specifikohet se zgjedhja e të parit të shtetit duhet të bëhet me 2/3 e votave të gjithë deputetëve, gjë që nuk ka ndodhur me rastin e Pacollit. Në zgjedhjen e tij, kanë marrë pjesë vetëm 67 deputetë në të tri raundet e votimit. Pacolli ka arritur t’i marrë 62 vota vetëm në raundin e tretë të votimit, pas “presioneve” që lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, thuhet t’u ketë bërë deputetëve të partisë së tij gjatë një “pauze të dhunshme”, të mbajtur pas përfundimit të raundit të dytë të votimit.
Në dy raundet e para, Pacolli kishte marrë vetëm 54, përkatësisht 58 vota. Dy nga figurat qendrore të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, më vonë e kanë konfirmuar trysninë që Thaçi ua kishte bërë bashkëpartiakëve të tyre, për ta votuar Pacollin.
Pacolli ishte zgjedhur edhe pa kundërkandidat, ndonëse me Kushtetutë parashihet gara mes kandidatëve për ta fituar postin e presidentit.
“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet president i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86, pika 5 e Kushtetutës.

Rrugëdalja, ende e paqartë

Mungesa e kuorumit dhe e kundërkandidatëve gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit, ishin marrë si argumente të mjaftueshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për ta ngritur lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Lënda e njohur si “Sabri Hamiti dhe deputetët e tjerë”, ishte deponuar në Gjykatën Kushtetuese më 1 mars nga ish-këshilltarja e presidentit, Fatmir Sejdiu, tani deputete, Vjosa Osmani. Lënda e LDK-së, e cila ishte mbështetur edhe nga deputetët e AAK-së, nuk e ka përfshirë edhe argumentin e shkeljes që Pacolli kishte bërë pak minuta pas ishte zgjedhur president, duke marrë pjesë në votimin e kabinetit qeveritar. Dhe pikërisht këto argumente të paraqitura nga dy partitë e sipërpërmendura kanë bërë që mënyra e zgjedhjes së presidentit të shpallet jokushtetuese nga gjykata.
Në tashmë ish-partinë e Pacollit, AKR, kanë thënë se duhet ta presin vendimin e plotë të Kushtetueses për të dhënë përgjigje në këtë çështje. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk ka pasur koment, meqë tha se në parti nuk e kanë parë arsyetimin mbi të cilin është marrë vendimi.
Në anën tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës është thënë se do të priten zhvillimet e mëtutjeshme, ndërsa nuk kanë parë arsye për shqetësim rreth mundësisë që vendimi i Kushtetueses të ndikojë në koalicionin qeverisës.
"Nuk besoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund ta destabilizojë koalicionin qeverisës. Megjithatë presim zhvillimet e reja konsekuente dhe vendimin që do ta marrë Kuvendi i Kosovës. Vetëm atëherë mund të saktësohen qëndrimet tona te ardhshme", ka thënë Blerand Stavileci nga PDK-ja, që është edhe ministër i Bujqësisë në Qeverinë e re.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i është përcjellë të hënën edhe Kuvendit të Kosovës. Sekretari i këtij institucioni, Ismet Krasniqi, është shprehur se ky institucion duhet ta presë aktgjykimin e plotë të Gjykatës për të kuptuar sesi do të procedohet tutje pas vendimit të Kushtueses.
“Kuvendi i Kosovës ka pranuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të na tregojë se ku është bërë shkelja dhe të na sugjerojë neve si të procedojmë tutje”, ka deklaruar Krasniqi. Legjislativi i Kuvendit nuk pritet të marrë ndonjë vendim rreth kësaj çështjeje deri pas kthimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka udhëtuar të hënën për një vizitë zyrtare në Hungari. “Kryesia duhet të mblidhet dhe të diskutojë për këtë çështje, por kryetari i Kuvendit nuk është këtu dhe ai kthehet nga udhëtimi zyrtar më 31 mars”, është shprehur Krasniqi.

Opozita, sërish bojkot Pacollit nëse rikandidohet?

Partitë opozitare të cilat e kanë dërguar në Kushtetuese këtë çështje e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni. Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se argumentet të cilat i kemi dërguar kanë qenë të qëndrueshme”.
“Por kjo çështje edhe më tutje është në dorën e Gjykatës Kushtetues se ajo duhet të sugjerojë sesi do të procedohet tutje që të kemi një president të zgjedhur sipas normave kushtetuese”, ka thënë Osmani. Ajo ka shtuar se LDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit nëse Behgjet Pacolli do të rikandidohet për këtë post. “Nuk e di, sepse kjo çështje nuk është diskutuar ende në parti, por supozoj që nëse shkohet në rivotim gjithsesi duhet të jenë dy të tretat në sallë si kuorum, se përndryshe zgjedhja e presidentit është e pamundshme”, ka theksuar Osmani.
Vendimi i Kushtetueses është përshëndetur edhe nga AAK-ja.
Shefi i Grupit parlamentar të këtij grupi, Ardian Gjini, e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Është vendim i drejtë. AAK-ja kur e ka nënshkruar peticionin ka besuar se ajo zgjedhje nuk është konform Kushtetutës dhe jemi të bindur se Gjykata Kushtetuese e ka kryer punën në mënyrë të pavarur”, ka thënë Gjini. Duke e komentuar vendimin e këtij institucioni ai ka shtuar se “një përkthim i asaj që ka thënë Kushtetuesja është se Kosova nuk ka pasur fare president, kjo do të thotë që të gjitha vendimet që i ka marrë ai duhet të shpallen të pavlefshme dhe Kosova duhet ta zgjedhë presidentin”, tha Gjini.
Ai ka thënë se AAK-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj nëse Pacolli do të rikandidohet për ta marrë postin e presidentit të cilin e mbajti një muaj e një javë. “AAK-ja nuk e ka ndryshuar asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje”, është përgjigjur Gjini.

Zgjedhja e presidentit - nga pika zero

Shumica e ekspertëve të fushës nuk kanë dëshiruar të analizojnë vendimin pa e parë aktgjykimin e plotë, i cili, sipas burimeve të gazetës, pritet të bëhet publik të mërkurën.
Megjithatë, një ekspert i së drejtës kushtetuese, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka vlerësuar se pas vendimit të Kushtetueses çështja e zgjedhjes së presidentit duhet të kthehet në pikën zero.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit do të mbetet problem i madh nëse Behgjet Pacolli do të rikandidohet për këtë post dhe mbetet kandidati i vetëm.
“Është proces që duhet të nisë nga fillimi. Do të ketë shumë telashe nëse Pacolli do të jetë prapë kandidati i vetëm, sepse partitë opozitare sërish do ta lëshojnë seancën dhe ngjashëm nuk do të ketë kuorum të mjaftueshëm për ta proceduar zgjedhjen e presidentit. Do të krijohet një situatë e rëndë në këtë drejtim që lë të hapur mundësinë edhe për koalicione të reja apo edhe kërkim për votëbesim të Qeverisë, duke pasur parasysh se Pacolli kërkon me ngulm që ai të rimarrë postin e presidentit”, ka vlerësuar profesori i së drejtës kushtetuese, i cili ka preferuar që mos t’i përmendet emri.
Sipas tij, “duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, del se Behgjet Pacolli nuk ka qenë president fare”.
Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë juridik i vendit që brenda më pak se një viti mori dy vendime për dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit, Fatmir Sejdiun, për të cilin pati vlerësuar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës duke i ushtruar dy poste, atë të partisë dhe postin e presidentit të vendit, si dhe këtë të fundit për Pacollin.

Edhe ICO-ja pret aktgjykimin e plotë

As Zyra Civile Ndërkombëtare nuk ka dashur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit vendimi i Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, më 22 shkurt 2001 ka qenë jokushtetues.
Zyrtarët e ICO-së i kanë thënë “Kohës Ditore” se nuk do të komentojnë çështjen derisa të mos bëhet publik aktgjykimi i plotë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova pa president, çka tash
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Janë ndërprerë tash për tash bombardimet ndaj Libisë
» Evropa tash për tash pa buxhet për vitin 2011
» Elokobi: Tash e ka radhën Arsenali
» Maicon tash dëshiron të qëndrojë në Inter
»  Pacolli do të rikandidojë për president

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: