Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bojkoti i opozitës e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Bojkoti i opozitës e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme   Empty
MesazhTitulli: Bojkoti i opozitës e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme    Bojkoti i opozitës e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme   I_icon_minitimeSat Apr 02, 2011 7:57 am

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë të premten se shkelja e Kushtetutës së Kosovës me rastin e zgjedhjes së presidentit në seancën e 22 shkurtit ka ardhur nga opozita, e cila nëse do të vazhdojë sërish me bojkot, rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat nuk i meritojnë qytetarët e Kosovës, por nuk i pret as Uashingtoni dhe Brukseli.
Këto komente, Thaçi i bëri pas takimit me përfaqësuesin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa, me ç’rast ka bërë të ditur se seanca në të cilën do të bëhet zgjedhja e presidentit do të mbahet shumë shpejt.
Ai ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës në një mbledhje që ka mbajtur të enjten në mbrëmje i ka drejtuar një referencë Gjykatës Kushtetuese, me anë të së cilës ka kërkuar nga kjo gjykatë interpretim shtesë të nenit 86, përkatësisht sa i përket asaj se a përbënë shkelje të Kushtetutës bojkoti nga ana e opozitës.
“Qeveria i ka dërguar këtë kërkesë Gjykatës Kushtetuese pas paralajmërimit të partive opozitare, se ata përsëri do të bojkotojnë seancën e Kuvendit, në të cilën do të zgjidhet presidenti i Kosovës. Do të procedojmë me zgjedhjen e presidentit. Gjykata ka konfirmuar se shkelja ka ndodh nga bojkotuesit e seancës dhe jo nga ata që e kanë marrë pjesë në seancë. Nëse kjo pjesë e opozitës vendos të vazhdojë me bojkot, atëherë detyrimisht e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh. Por unë jam optimist se presidenti do të zgjidhet shumë shpejt”, ka thënë Thaçi.
Ai ka rikujtuar sjelljen e Partisë Demokratike si parti opozitare që nga viti 2001, kur në të gjitha rastet ka participuar në zgjedhjen e presidentit të vendit, përderisa për opozitën e tanishme, ai ka thënë se me mënyrën e bojkotit, do t’i dështojë reformat demokratike të Kosovës, do ta dështojë dialogun për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale me BE-në, do ta rrezikojë shtyrjen e agjendës euro-atlantike dhe investimet kapitale, e po ashtu do ta rrezikojë edhe buxhetin e Kosovës, për shkak se nuk ka kush ta nënshkruajë.
“Andaj unë do të luaj rolin tim që me takon me Kushtetutë dhe me besimin qytetarë, por eksperimente me vendin nuk bëjë dhe nuk marrë pjesë. Andaj theksoj se opozita duhet të marr pjesë dhe të mos i maltretoi qytetarët. Besimin që ata kanë marrë nga votuesit është obligim për participim dhe jo për bojkot. Bojkoti është i rrezikshëm dhe diçka që nuk e presin qytetarët, elektorati dhe as miqtë tanë në Uashington e Bruksel”, është shprehur Thaçi.
I pyetur për mundësinë e një presidenti konsensual, ngase Pacolli nuk është i pranueshëm prej opozitës, Thaçi ka theksuar se partnerët e koalicionit gjithmonë i kanë propozuar kandidatët e tyre qoftë për president, apo për kryeministër dhe në këtë rast ai ka rikujtuar se Kosova ka pasur edhe kryeministër më 7 për qind të votave. Por nuk ka dashur të komentojë as për deklaratën e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se është më mirë të gjendet një president konsensual.
Thaçi ka ftuar opozitën që të dalë mbi interesat e ngushta partiake apo individuale që mos ta lërë të ngrirë postin e presidentit, për të cilin ka thënë se nuk mund ta mbajë askush dhe se do të gjendet hapësirë legale që presidenti të zgjidhet shumë shpejt dhe në këtë drejtim ai ka thënë se kjo çështje do të procedohet brenda orëve të ardhshme./Kosovapress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bojkoti i opozitës e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të jashtëzakonshme
» Kacin: Bojkoti i Tadicit i pakuptimtë
» Markovic: Bojkoti në Luginë, vendim politik!
» Stefanovic kritikohet nga deputetët e opozitës
» Isufi thërret për bashkim të opozitës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: