Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Regjistrimi në veri- pas një marrëveshjeje të re

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Regjistrimi në veri- pas një marrëveshjeje të re   Empty
MesazhTitulli: Regjistrimi në veri- pas një marrëveshjeje të re    Regjistrimi në veri- pas një marrëveshjeje të re   I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 10:32 am

Kanë kaluar dhjetë ditë që nga fillimi i procesit të regjistrimit civil, por regjistruesit ndërkombëtarë të UNOPS-it ende nuk e kanë filluar këtë proces në pjesën veriore të Kosovës.
“Pushtimin” e veriut këta regjistrues nuk pritet ta bëjnë as në këto pesë ditët e mbetura, shkruan gazeta Koha Ditore. Burime nga veriu i Mitrovicës i kanë thënë gazetës se tashmë është arritur një marrëveshje në mes të përfaqësuesve të serbëve dhe zyrtarëve të UNOPS-it që regjistrimi në këtë pjesë të bëhet gjatë muajit maj.

Bartësit kosovarë të këtij procesi e mohojnë arritjen e marrëveshjes, por konfirmojnë se janë duke biseduar për të gjetur një zgjidhje të kënaqshme.

Ndonëse zyrtarisht regjistrimi civil ka filluar në Kosovë me 1 prill dhe pritet të përfundojë me 15 po të këtij muaji, organizata ndërkombëtare e angazhuar për ta kryer regjistrimin në pjesën veriore të Kosovës UNOPS-i është duke e pritur përfundimin e marrëveshjes së re në mes të akterëve të kyçur në këtë proces në mënyrë që të zbarkojë në veri.

Megjithëse shtyrja e afateve të regjistrimit përbën shkelje të ligjit, duket që institucionet e Kosovës janë mësuar tashmë me këtë, pasi që edhe vetë angazhimi i kësaj organizate është bërë duke e shkelur Ligjin për regjistrim, i cili e parasheh vetëm Entin Statistikor të Kosovës si realizues të këtij procesi.

Kryetari i Komisionit shtetëror për regjistrim, Rifat Blaku e ka konfirmuar se procesi i regjistrimit në pjesën veriore mund të shtyhet.

Ai ka thënë se “të gjithë akterët që janë të përfshirë në procesin e regjistrimit, si Qeveria, Fondi i Donatorëve, EUROSTAT-i dhe të gjithë të tjerët jemi duke diskutuar mundësinë më të mirë për të dalë nga kjo situatë dhe të mos e pranojmë ndërhyrjen e Beogradit”.

Sa u përket informacioneve se tashmë është arritur një marrëveshje në mes të serbëve dhe UNOPS-it, Blaku ka thënë se janë spekulime.

Shtyrja e fillimit të regjistrimit në pjesën veriore do të ishte e pranueshme edhe për Qeverinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, duke mohuar që të jetë diskutuar për këtë ka thënë se “çështjen e shtyrjes ne do ta diskutojmë, nëse ka efekt do ta mendojmë, por ende nuk është vendosur ose diskutuar për këtë”.

Zhvillimet e fundit rreth regjistrimit civil e kanë ish ministren e Administratës Publike, Melihate Tërmkolli të konsiderojë se është duke u shkelur Kushtetuta.

“Si duke regjistrimi në pjesë veriore është shtyrë në muajin maj. Kjo është shkelje e Kushtetutës... Shqetësimi im është se shtyrja e regjistrimit në pjesën veriore është duke u bërë me qëllim që të shikohet njëherë se sa po dalin në këtë pjesën tjetër, e pastaj aty të shkruhen shifra të paqena”, është deklaruar ajo. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Regjistrimi në veri- pas një marrëveshjeje të re
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ende s’ka filluar regjistrimi në veri
» Regjistrimi i serbëve në veri, ndoshta në vjeshtë?
» Regjistrimi nga Serbia i papranueshëm
» Maqedoni, 1/3 e shqiptarëve përjashtohen nga regjistrimi
» KMDLNJ: Regjistrimi i popullsisë proces i dështuar!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: