Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Krimet Komuniste Në Shqiperi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:49 pm

Varrezat, shperblim per informatoret


Shperblim per te gjithe ata persona qe kane dijeni, apo mund te kontribuojne ne gjetjen e varreve masive per ekzekutimet e bera gjate kohes se komunizmit. Kryeministri Sali Berisha, duke shprehur dje tronditjen per lajmin e zbulimit te varrezes masive ne veri te kryeqytetit, ku u gjeten 19 trupa te ekzekutuar me plumb ne koke gjate sistemit komunist, u shpreh se qeveria e tij do te jape shperblim per te gjithe ata qe do kontribuojne apo qe kane dijeni per varreza te tilla. "Qeveria do te vendose shperblim, per te gjithe ata qe do te kontribuojne dhe qe kane dijeni. Personi qe e gjeti kete varreze do te shperblehet edhe per kete rast. Ne e kemi nje detyrim te madh qe te mos leme ne harrese, te gjitha ata qe u martirizuan per lirine dhe vlerat e saj", tha Berisha. Sipas tij, ende nuk dihet se kush jane personat e gjetur diten e djeshme dhe koha e te ekzekutuarve, aq me pak nese kane qene apo jo pjese e grupit te deputeteve, apo jane te ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta jane te vitit' 90 dhe te ngjarjeve te ambasadave. "Me duhet t'u rrefej ketu, se ne 12 gusht te viti 1990 ne takimin me intelektualet qe diktatori Ramiz Alia zhvilloi, ishte skulptori Montaz Dhrami qe me nje kuraje qytetare, teksa po diskutonin per lirine e informacionit dhe po e kerkonin lirine e informacionit si nje te drejte, zoti Dhrami tha keto fjale: "Shoku Ramiz, kjo eshte e domosdoshme, sepse ne Tirane flitet per 50 te pushkatuar ne "Malin me Gropa". Pergjigja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma",-tha kryeministri, duke shtuar se do te behet nje analize e hollesishme dhe kufomat do te identifikohen nepermjet AND-se dhe te gjitha analizat e tjera. Per te shkuar me tej, Berisha u shpreh se qeveria e tij do te krijoje shume shpejt nje organizem te vecante per te kerkuar te ekzekutuarit e asaj kohe, kudo. Nderkohe qe ne Parlament eshte ligji per Institutin e Kujteses Kombetare. "Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe te avanconi ngritjen e ketij instituti, i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky eshte nje institut i ngjashem me institutin cek, i cili synon te zbardhe te gjithe te verteten e barbarive te regjimit komunist", vijoi kryeministri. Sipas tij, instituti ka gjithashtu te drejten e dergimit ne prokurorine e vendit te materialeve te cilat faktojne krime te renda, por nuk ka te drejte te kete as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. Kryeministri shprehu besimin se nje institutit i tille, me punen e tij dhe studimet, do te nxjerre te vertetat ne shesh perballe shqiptareve si dhe mund te jape nje kontribut ne ndarjen e shoqerise shqiptare nga periudha me e zeze, me mizore, me barbare e historise se saj, qe ishte diktatura hoxhiste. "Ngritja e nje institucione apo e nje task force, e cila te mund te gjeje trupat e te reneve per liri dhe dinjitet njerezor, per besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, eshte e domosdoshme", u shpreh Berisha.



Kryeministri kerkon shpalljen deshmore, te "diversanteve"

Qeveria do t'i shpalle deshmore te lirise, luftetaret e lirise qe hyne nga te gjitha anet ne territorin e Shqiperise, per te permbysur diktaturen. Ishte pikerisht kryeministri Sali Berisha, qe informoi dje deputetet ne grupin e tij parlamentar, se qeveria ka marre nje vendim qe t'i shpalle keta persona, deshmore te lirise. "Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftetareve te lirise, qe ne kuadrin e kompanise 4000 hyne nga te gjitha anet ne territorin e Shqiperise per te permbysur diktaturen. Qeveria ka marre nje vendim qe t'i shpalle ata, deshmore te lirise. Vendimi duhet te konkretizohet sepse ata erdhen me nje mision te madh per te cliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hyne nga territore te tjera, me nje qellim te vetem, permbysjen e regjimit komunist. Po keshtu ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kane shoqeruar diktaturen deri ne fundin e saj vitin 89", tha dje kryeministri. Sipas tij, keta persona nuk i ekzekutoi as serbi as pushtuesit e tjere, por regjimi i Enver Hoxhes "Ne vende te tjera ish komuniste eshte bere shume me teper per gjetjen e varrezave dhe te trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolose dhe intelektuale te kombit, luftetare te paepur te lirise se tij, themelues te pavaresise se ketij vendi, por edhe qytetare te thjeshte te cilet ekzekutoheshin vetem e vetem qe Shqiperia te mbahej nen terror", vijoi kreu i qeverise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:50 pm

Dosjet e Diktaturës, zbulohen dokumentet e torturave çnjerëzore



Fati i tyre ishte i vendosur. Rruga drejt vdekjes ishte e projektuar tashmë për të gjithë ata, qindra e qindra klerikë, intelektualë, dhe gjithkush tjetër që u cilësua “Armik i pushtetit popullor”. Por, deri në momentin që dhanë shpirt, shumë prej tyre provuan torturat më të tmerrshme.
Prej 20 vitesh pëshpëriten nën zë ngjarje makabre, dalin dëshmi rrëqethëse, e megjithëkëtë, ende sot, gjysmë shekulli më vonë, ende nuk kemi zbuluar as majën e ajsbergut. Përmasat e asaj që ka ndodhur janë përtej çdo caku të imagjinueshëm.
Viti 2009. Muaji nëntor. Në veri të kryeqytetit, në rrëzë të malit të Dajtit zbulohet një varr masiv, ku “preheshin” eshtrat e 19 personave të panjohur. Dyshohet të jenë 19 viktima të diktaturës. Historinë e tyre ende nuk e dimë. Ç’vuajtje hoqën? A i kishin torturuar? Cilat ishin fjalët e fundit që thanë? Kush ishte ekzekutori? Kush e urdhëroi këtë ekzekutim…?
Dhe kjo është vetëm një ngjarje, një prej shumë e shumë të tjerave, ngjethëse, të paperceptueshme.
Përtej kësaj ngjarje, që na shërben si një shtysë, një personazh mund të na zbulojë pak më tepër se maja e ajsbergut, në gjithë këtë histori makabre, që ende rri pezull, e fshehur, ndër gropa e varre masive e ndër dosje të errëta të ish-Sigurimit të Shtetit. Ky personazh është Dr.Pjetër Pepa. Sapo ka botuar librin e tij “Dosja e diktaturës”, ku shumë dëshmi e dokumente arkivore të panjohura, janë përfshirë në të. Ai e sheh këtë libër si një përpjekje për të zbuluar këtë histori të errët dhe e thekson që në krye “…ia kushtoj dhimbjes shqiptare”.
“Një libër-dëshmi aq shumë llahtarisës, përvojë e zezë, absurde, tragjike, që të bën të ulërish: “O Zot, ku jetuam ashtu! Në ç’sistem? Si duruam?...” Kështu shkruan Visar Zhiti, ndërsa thekson se Pjetër Pepa “s’bën asgjë më tepër, veçse nxjerr nga thellësitë e ferrit një pjesë fare të vogël të viktimave të diktaturës komuniste shqiptare, nxjerr skelete e kafka të grumbulluara në një ajsberg makabër mbi oqeanin e gjakut dhe të lotëve. Ishin shumë, ishin tmerrësisht shumë të vrarët, edhe më shumë ishin ata që interesoheshin të zhuritur për ta. Kërkonin vendet e pushkatimit, kërkonin eshtrat baltërave, hendeqeve, humnerave të harrimit, kërkonin klithmat, amanetet, kërkonin nderin e shpuar me plumb…”
Në një pjesëz rrëfimi në vetën e parë, Pjetër Pepa shkruan: “Tani jam futur në atë godinën m’u në qendër të Tiranës, pozante në të parë, por e sikletshme kur hyn brenda... Është ajo... Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e zbulimit të krimit, por që mjerisht, për një gjysmë shekulli u kthye në ministri të sajimit të tij... Aty u projektuan tmerret e vrasjet, aty filloi çdo gjë që shpiku e zbatoi diktatura e zezë... E jam në atë zyrë ... para meje qëndron një njeri si gjithë të tjerët, që puna i kërkonte qetësi e gjakftohtësi e ai përpiqej ta gjente sido që jeta i kishte ngarkuar dhe halle të tjera... e ndërsa flisja me të, ose më saktë ai fliste me mua, mendja më kishte fluturuar në ato 50 vitet e kalvarit të popullit tim, në ato sa e sa jetë të këputura në mes... e të gjitha këto nga kjo shtëpi e bukur, nga kjo zyrë, nga kjo Ministri! E destinuar për 50 vjet të luftojë krimin, ajo s’bëri tjetër veçse e sajoi atë... Gllabëroi qindra, mijëra njerëz të pafajshëm dhe hëngri edhe kokën e vet, aq sa nuk mund të gjendet ndërtesë apo institucion tjetër në botë që gjatë 50 viteve të ketë ngrënë në këtë mënyrë kokat e titullarëve të vet... Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mehmet Shehu... të gjithë të pushkatuar, të vrarë, ose të vetëvrarë për po ato faje që ata kishin sajuar për të tjerët... Pikërisht në atë godinë ka marrë rrugën për të zbardhur shumë të vërteta të dhimbshme, ka mbërritur tek shumë dosje, brenda të cilave fshiheshin ngjarje të tmerrshme.
Ky libër zbulon shumë histori të fshehura, makabre, thuajse në çdo faqe të tij. Por, në këtë prezantim vlen të veçojmë disa faqe ku zbardhen dokumente arkivore rreth gjyqit të Koçi Xoxes, ku dëshmitarët, ish-shërbyes të zellshëm të tij, në momentin kur Xoxe është në bankën e të akuzuarve, nuk hezitojnë të rrëfejnë edhe detajet më të imëta e thellësisht tronditëse nga torturat që aplikonin me të burgosurit e të gjithë ata që i vranë pa gjyq. Ata dëshmojnë, duke synuar t’i çjerrin maskën mizorit Xoxe, me një ndjenjë neveritëse sinqeriteti, për torturat më çnjerëzore, që kanë aplikuar ndaj të burgosurve dhe të gjithë atyre klerikëve dhe intelektualëve, fatin e të cilëve e kishin vendosur ata vetë, pa gjyq.

*
DEKLARATA MBI SHKELJEN E LIGJEVE NË FLAGRANCË: NGA ZOI THEMELI
1. “Mbas ngjarjeve të 9 shtatorit në Shkodër, 4-5 ditë, s’më kujtohet mirë, më thirrën nga DSSH në Tiranë. Këtu, mbasi u takova me Nestin K. (Kerenxhin) arthi edhe Koçi Xoxe. Ky mbasi më pyeti për ngjarjen që ndodhi dhe pse ndodhi, më tha se duhej patjetër të bënim çarmatimin rrënjësor në popull. Në këtë rast unë i thashë se nuk ishte e lehtë dhe se populli nuk i dorëzonte armët kollaj, ai është i lidhur ngushtë me armën dhe ishte e zorshme që të bëhej çarmatimi. Por Koçi me nervozitet më thotë se duhej bërë patjetër çarmatimi, situata s’ishte e qartë dhe s’duhet të kishte armë në popull. Pastaj shtoi se duhej kapur patjetër Jup Kazazi dhe duhej bërë çarmatimi, të pushkatonim njerëz me influencë dhe patjetër duhej t’ia arrinim atij qëllimi. Me kaq edhe u largue. Më vonë, pas 3-4 ditësh, kur vajta në Shkodër, mësova se këtë urdhër ua u kishin dhënë edhe organeve të tjera si policisë, këtë e mora vesh pasi në këtë kohë organet e policisë filluan nga veprimi pa asnjë marrëveshje me organet e sigurimit. Kjo shkaktoi që ne ta shtrojmë në komitet dhe t’i koordinojmë veprimet sido që u vranë pa gjyq më se 6-7 vetë. Këtu vlen për t’u shënuar se në këtë kohë nuk u bë vetëm në Shkodër çarmatimi por në gjithë Shqipërinë. Dhe i njëjti urdhër i është dhënë të gjithëve, ku janë përdorur torturat në masë dhe janë pushkatuar njerëz pa gjyqe, duke shkelur në flagrancë ligjet e shtetit. Me sa kam dëgjuar, në këtë kohë ky veprim është bërë pa dallim, si në krahinat që kishin luftuar kundër okupatorit, edhe në njerëz që kishin marrë pjesë në rreshtat partizane, ku edhe shumë nga këta janë torturuar poshtërsisht. Për të gjitha këto veprime dhe për shkeljen e ligjeve në flagrance, siç u theksua edhe më sipër, ka urdhëruar personalisht vetë Koçi dhe ky është përgjegjës në radhë të pare”.
2- “Në fillim të vitit 1945, pas lëvizjes së Llesh Marashit, Preng Calit e të tjerëve, në qarkun e Shkodrës, Koçi Xoxe i dërgon një letër Vaskë Kolecit, të cilin e kishte dërguar në Shkodër në atë kohë, ku e udhëzonte që të bëheshin vrasje të fshehta në njerëz të dyshimtë dhe tek paria e vendit, vrasje të cilat të justifikoheshin në popull se gjoja ikën etj. Për këtë gjë Vaskë Koleci më urdhëron mua në emër të Koçit duke thënë se për këtë veprim kishte vënë në dijeni edhe gjeneral Mehmetin, që kishte ardhur në atë kohë për të drejtuar operacionin. Letrën unë vetë s’e këndova, mbasi Vaska nuk ma dha por e pashë kur e mori dhe, mbasi e këndoi, më tha se si duhej të vepronim, sipas urdhrit të Koçit, i cili fliste se këto veprime ishin në interes të Partisë. Për këtë çështje dhe sipas udhëzimeve, unë shkova në shtabet e brigadave dhe bisedova që të bëhen vrasje të fshehta, se ashtu urdhëronte Koçi. Ky urdhër është dhënë dhe në operacionin e Kelmendit ku u bënë vrasje të tilla. Në kohën e operacionit (fillim i 1945-ës) në Shkodër u bënë arrestime në masë dhe për këto veprime Koçi Xoxe kishte dërguar Vaskë Kolecin. Arrestimet u bënë duke përpiluar lista me emrat e atyre që dyshoheshin por që në realitet për pjesën më të madhe s’kishte fakte për t’ia paraqitur gjyqit. Për këtë të fundit i kemi thënë shpeshherë Vaskë Kolecit, por ky thoshte se “tani do t’i arrestojmë dhe mbasi t’i procedojmë, atë që s’ka faj e lirojmë”. Mirëpo kjo ishte demagogji dhe mbasi u arrestuan u shqyrtuan edhe ata që s’kishin faj, të cilët jo vetëm nuk u liruan sipas udhëzimeve të para dhe propozimeve tona, por na kërkohej edhe llogari që pse ishin arrestuar, duke na thënë se tani duhej të procedonim etj. Nga kjo mënyrë veprimi s’kishte se si të mos ndodhte që të mos bëheshin sugjerime për të proceduar atë që s’kishin fakte fajësie”.
3. “Po kështu ka ndodhur edhe mbas lëvizjes së 9 shtatorit 1945, kur u dërgua në Shkodër Nesti Kerenxhi, i cili dha udhëzime për arrestimet e të dyshuarve edhe sikur këta të mos kishin fakte fajësie, mjafton që të ishin të dyshimtë. Për ata që s’kanë faj u tha që “do t’i lirojmë më vonë”, por edhe këtë radhë ndodhi si në veprimet e para. Kështu që s’është e vështirë të kuptohet veprimtaria e udhëheqjes së sigurimit e cila ishte krejt trockiste dhe bashibozuke; këta vetë urdhëronin dhe pastaj kërkonin gjoja edhe llogari se si ishin bërë arrestimet”.
4. “Për sa i përket legalizimit të atyne që burgoseshin, në qarkun e Shkodrës ka patur një numër nga këta që nuk legalizoheshin brenda kohës që caktonte ligji, ka ndodhur që disa të rrinin me muaj të tëra gjersa t’i paraqiteshin gjyqit për t’i gjykuar, kjo ka ndodhur më 1945-1946 dhe jo vetëm që nuk legalizoheshin, por as që kishin të drejtë prokurorët të kontrollonin të burgosurit se udhëzimet nga lart ishin që derisa organet e sigurimit t’i paraqisnin proceset gjyqit, asnjëri s’kishte punë me të burgosurit”.
5. “Nga mesi i viteve 1947, me urdhrin e Koçi Xoxes është varur toger Hodo Habibi, unë nuk di që të ketë një ligj ku të përmbajë dënimin me litar për ushtarakët. Megjithëse kjo gjë iu kujtua nga mua Koçit, (nëpërmjet Nesti Kerenxhit), ai (Koçi) pa marrë parasysh asgjë urdhëroi ekzekutimin”.
DEKLARATA NGA NAUM BEZHANI
1. …Prej kohësh qysh në çlirim ka qenë në burgun e armiqve të popullit trockisti Aristidh Qendro. Ky më 1946 është hequr nga divizioni i mbrojtjes së popullit gjoja për t’u përcjellë në burgun e Burrelit dhe është ekzekutuar nga kapiten Kapo Kapaj.
2. ... Eshtë ekzekutuar pa gjyq nga kapiten Kapo Kapaj (i divizionit të mbrojtjes) Jak Kodheli që I mbaronte dënimi si armik i popullit. Kjo ka ndodhur në mars-prill 1947. Ky ishte mbuluar pak dhe i kishin dalë këmbët jashtë.
DEKLARATA NGA KAPITENI I LEFTER LAKRORI
...Në këtë kohë është zhvilluar gjyqi i deputetëve dhe si u dha vendimi për të gjithë ata që u dënuan me vdekje jemi ngarkuar t’i torturojmë për të nxjerrë ç’ka kishin, Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku Nesti shkoi me Komandantin në Jug. Në vend të tij ishte Zihni Muçua. Gjithë materialin që nxuarëm nga ata e mbajta unë derisa ardhi Nesti dhe si ardhi Nesti për gjithë elementin që implikohej janë zhvilluar hetime, aty ka pasur dhe AP që implikoheshin ku dhe dhe janë survejuar. Më kujtohet Mark Ndoja, Shefqet Musaraj etj.
METODA PËR FSHEHJE GJURMESH TË KRIMEVE
DEKLARATA NGA KOPI NIKO
“Unë i nënshkruari major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe i Ksanthipit, lindur në Pogradec dhe tash banues në Gjirokastër deklaroj sa më poshtë: Gjatë kohës që kam punuar në organet e Sigurimit të Shtetit me urdhër ose me dijeninë e eprorëve (emrat e të cilëve do t’i theksoj në rastet konkrete) kam kryer këto vepra të poshtra trockiste, antipopullore dhe antimarksiste: Kur kam qenë në seksionin e Korçës druri dhe tortura kanë qenë mjete pune për ne. Unë këtu do të përmend vetëm një rast, i cili karakterizon me të vërtetë metodën e punës dhe deri ku mbërriti poshtërsia e saj. Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona të vazhdueshme ka vdekur në seksionin e Korçës një person nga katundet e Ersekës (emri i të cilit nuk më kujtohet) por më vonë mund ta gjej, di se kishte qenë xhandar). Për ta maskuar vdekjen e tij para opinionit, kemi vepruar në këtë mënyrë: Kemi therur një qengj dhe gjakun e tij e kemi futur në një shishe, mbas kësaj e kemi marrë kufomën dhe e kemi vënë në një makinë xhips dhe jemi larguar nja 15-20 km larg Korçës në drejtim të Ersekës, ku kemi qëndruar në afërsi të një katundi (shtoj se ka qenë natë). Mbasi ndaluam, e zbritëm kufomën nga maqina, e vumë poshtë xhadesë në një arë dhe e qëlluam dy herë me revole në kokë dhe mbas kësaj i derdhëm në vrimat ku kishte përshkuar revolveri gjakun e qengjit që kishim marrë me vete për t’u treguar se ishte vrarë gjoja në ikje e sipër...
DEKLARATA MBI METODAT DHE LLOJET E TORTURAVE:
Metodat e torturave.
1- Rrahje me dru deri sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi.
2- Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru.
3- Çpuarje e mishit me tel të djegur.
4. Elektrik në veshë.
5. Futje e kripës në mish të djegur.
6. Lagia me ujë të ftohtë
7. Lënia pa bukë deri në vdekje.
8. Lënia pa bukë për disa kohë.
9. Lënia zhveshur në të ftohtë.
10. Jeleku
11. Dinamiti nën vehte
12. Shtrëngim i gishtërinjve me
pinca
13. Të pëgërët (fekale) në gojë
14. Varje me kokë poshtë
15. Lidhje për liri (për peme)
16. Lënie në diell
17. Maçoku në tumane
18. Përgatitje varri, pushkë në gojë
19. Tentativë për çnderim të vajzës.
Llojet e torturave
DEKLARATË
Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë: Po rrjeshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këto vetë na ispironin dhe na mësonin kështu megjithëse në dukje tregoheshin disa herë kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri) Janë përdorur këto forma torturash:
1. Jeleku (tortura më e tmerrshme)
2. Kamxhiku dhe druri.
3. Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
4. Korenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët.
5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
6. Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).
8. Kripë në gojë
9. Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit.
10. Tortura morale në lidhje me familjen: “Do të ta burgosim, do të t’i vrasim”, bile në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra, ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t’i çnderonin.
11. Futja kokëposhtë në vozën plot me ujë.
12. Një herë Myftar Tarja i futi një prej Toptanasve nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13. Djegie e mishit me cigare...
DEKLARATË
- Janë vënë në korent dhe telefoni qëndronte gjithnjë në dhomën ku pyeteshin të burgosurit.
- Janë rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte sa u është bërë kurrizi plagë.
- Në sigurimin e ushtrisë janë djegur në pulpën e këmbës me thupër pushke të nxehtë.
- Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve e të këmbës varesh në frona, gjë që i bënin njerëzit si breshkë dhe u shkaktonte dhimbje të mëdha. Kjo u përdor në fillim nga seksioni i sigurimit të ushtrisë.
- U janë djegur organet seksuale me benzinë si Alfred Ashikut nga Gole Beshiri.
- Vërtiteshin njerëzit në një metër vend me kokë nga drita elektrike në tavan me orë të tëra deri sa binin përtokë.
- Në dimrin e ftohtë u hidhej ujë, kur të burgosurit ishin lakuriq e pa rroba dhe liheshin ashtu për shumë kohë.
- Disa të burgosur detyroheshin natën të këndonin si Hoxhë, gjë që e bënte qesharake punën e hetuesisë. Kjo përdorej nga Stavri Xhara.
- Futnin nëpër biruca të errëta një njeri dhe në mesin e natës një tjetër, i cili ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër. Përdorur nga Tomas Beqari.
- Janë lyer me marmalatë në sy, në veshë e hundë dhe kanë marrë një tjetër për t’i lëpirë. Edhe kjo është përdorur nga Tomas Beqari
- Janë marrë në mesin e natës, janë qitur përjashta dhe janë kërcënuar për pushkatim.
- Natën në dhomat e burgut u thuhej disave se do të pushkatoheshin prandaj t’i shkruanin familjeve fjalët e fundit.
- U premtohej se do t’i lironin në rast se kallëzonin dhe për këtë me vulën e intendencës, gjoja të drejtorisë, përgatisnin deklaratën për ta liruar. Metodë e përdorur nga Raqi Zaralani.
- U viheshin në hundë çorape të qelbura që t’i mbanin erë (përdorur nga Avram Koja).
- Janë rrahur me vizore duarve, sa këto u bëheshin plagë.
- Detyroheshin njerëzit të këndonin si këndezë dhe të kakarisnin si pula (kështu ia ka bërë Islam Radovickës, sigurimi i ushtrisë).
- Janë lejuar ushtarët roje të burgut që t’u hipnin të burgosurve në kurriz dhe të shëtisnin nëpër korridor njëlloj sikur të ishin kuaj.
Vaskë Koleci nuk thoshte përdorni dru por bëni presion dhe botëkuptimi i presionit ishte: me i lënë njerëzit pa bukë për ditë të tëra, me i varur për muri me zinxhirë që vinin 100 kg, me i hedhë ujë të ftohtë në dimrin e akullt, me i lënë të vërtiteshin rreth një pike të caktuar për orë të tëra derisa t’u binte të fikët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:50 pm

Diktatura, 11 thasë me eshtra për Fehmi Abdiun dhe Ramën


Gjendet në malin e Dajtit një varrezë masive, viktimat e së cilës janë pushkatuar nga regjimi komunist. Vendi ku u gjetën eshtrat ndodhet në komunën e Linzës, rrëzë malit të Dajtit, 50 m larg arkivës së Bashkisë së Tiranës në malin e Dajtit, ndërsa gërmimi për nxjerrjen e tyre ka zgjatur disa ditë. Eshtrat u gjetën të futura në 11 thasë dhe dyshohet se kishin shumë vite që ishin të groposura në zonën e malit të Dajtit. Ekspertët mjeko-ligjorë kanë transportuar të gjitha eshtrat në Morgun e QSUT-së, ku pritet të nisë ekspertimi për të zbardhur se kujt i përkasin. Ka qenë një person që duke kërkuar ditë më parë eshtrat e babait të tij të vrarë nga regjimi diktatorial komunist ka gjetur skeletet e trupave njerëzorë. Pas kësaj u gërmua në zonë nga ekspertë të fushës, të cilët gjetën varrezat e vogla me trupa të varrosur çdo 5 metra larg nga njëra-tjetra. Eshtrat nuk ishin të lidhura as me pranga dhe as me ndonjë mjet tjetër lidhës, por thjesht kanë qenë të futura në qese të zeza. Në disa prej skeleteve janë gjetur edhe sende personale si orë, varëse etj. Sipas disa pjesëmarrësve në ekzekutime, zona ku u gjetën eshtrat njihet si zonë ku pushkatoheshin njerëz nga regjimi i egër komunist. Mësohet se ekzekutimet në këtë zonë kanë filluar nga viti 1975 e më pas. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj u shpreh për gazetën "RD" se, pranë Morgut të Tiranës kanë mbërritur 11 thasë me eshtra njerëzish. Ymaj pohoi se viktimat janë sjellur në morg nga Jovan Plaku, oficer policie dhe një mjek, të cilët po kryenin gërmime privatisht për të gjetur eshtrat e të afërmeve të tyre të pushkatuar nga regjimi komunist. Ymaj u shpreh se eshtrat janë administruar nga morgu më datë 6 shkurt në orën 15:20 minuta. Shefi i Mjekësisë Ligjore u shpreh se instituti që drejton nuk mund të kryejë asnjë veprim pa pasur një vendim nga Prokuroria. Ymaj u shpreh se në thasët që janë administruar nga morgu nuk mund të thuhet një shifër e saktë se sa viktima ka, pasi duhet bërë më parë verifikimi, i cili bëhet me vendim të Prokurorisë. Ai shpjegon më pas procedurën që ndjek Instituti i Mjekësisë Ligjore për rastin në fjalë. Sipas tij, prokurori duhet të sjellë një vendim ku i kërkohet Institutit të Mjekësisë Ligjore që të futet në procedurat e verifikimit të viktimave. Kërkimet pritet të jenë më të përqendruara në njerëz të zhdukur gjatë viteve të monizmit, pasi besohet se eshtrat i përkasin periudhës së viteve të diktaturës komuniste kur regjimi ekzekutonte shtetas që i shihte si kundër vijës së partisë dhe ndërmerrte vrasje masive. Ndërkohë që ish-të përndjekurit pohojnë se duhet të ketë më shumë varre masive të krijuara nga diktatura komuniste në malin e Dajtit dhe në vendin e quajtur Mali me Gropa. Zbulimi i varrit masiv në Linzë të Tiranës ka risjellë dhe njëherë në kujtesën e shqiptarëve krimet e komunizmit dhe detyrimin e shtetit për t'i kthyer të zhdukurit pranë familjeve të tyre. Drejtori i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, shprehet se gjetja e varreve është një dëshmi e krimeve monstruoze të komunizmit. Mirakaj tha se shumë të burgosur apo të pushkatuar pa gjyq gjenden në çdo cep të Shqipërisë. Sipas tij, arkiva e shtetit në Ministrinë e Brendshme nuk ka të dhëna të sakta për ata të humbur, që janë pushkatuar në kohën e diktaturës, por theksoi se numri i tyre është i madh, duke pasur parasysh se shumë prej disidentëve vriteshin pa gjyq dhe në fshehtësi të plotë. Komisioneri i Avokatit të Popullit, Skënder Haluca, i cili është i prekur direkt nga diktatura, pasi regjimi komunist i burgosi e më pas i vrau babain, thotë se ky varr nuk është i vetmi dhe kjo bazohet në dëshmitë e familjarëve të viktimave të pushkatuar nga komunizmi, të cilët kërkojnë në vite të afërmit e tyre. "Një rast është në periferi të Shkodrës, pranë antenave të Radio-Shkodrës, ku janë varrosur Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, dy persona të ekzekutuar pas revoltës së Qafë Barit në vitin 1984. Familjarët e tyre i zbuluan pas shumë vitesh kërkimesh në gjithë vendin. Tjetër rast është një person në pyllin e Sodës në Vlorë, ku familjarët gjetën eshtrat e dikujt tjetër dhe i qajnë sikur të ishin të familjarit të tyre dhe ky nuk është rasti i vetëm", thotë komisioneri Haluca. Sipas tij, Avokati i Popullit ka nisur një hetim prej dy vitesh për gjetjen e të zhdukurve prej regjimit komunist.


Elis KUÇI






Abdiu mbrojti krimet e komunizmit

Shqipëria është vendi i fundit në Europën Lindore që nuk i ka hapur ende arkivat e shërbimit sekret të kohës së komunizmit. Moshapja e dosjeve erdhi pasi Gjykata Kushtetuese nën dirigjimin e Femi Avdiut rrëzoi me unanimitet ligjin e lustracionit. Kushtetuesja e cilësoi këtë ligj antiligjor dhe antikushtetues me të vetmen arsye se ky ligj do të nxirrte në shesh të palarat e Avdive të Gjykatës Kushtetuese dhe komunistëve të veshur me imunitet. Pas këtij vendimi, Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë, i cili nuk është ndarë ende nga krimet barbare të diktaturës komuniste dhe nuk ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Ky vendim arbitrar erdhi si pasojë e konfliktit të interesit, pasi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekt verifikimi. Një vit më parë, Partia Socialiste në mbrojtje të rrethit familjar të Ramës, paditi në këtë gjykatë ligjin, i cili kërkonte hapjen e dosjeve të kohës së komunizmit për një kategori të gjerë ish-funksionarësh shtetërorë. Edi Rama, i cili ka bërë ankesën pranë Gjykatës Kushtetuese, ka vepruar në konflikt të plotë dhe flagrant interesi, sepse janë me dhjetëra e dhjetëra dosje, të cilat kanë firmën e njerëzve të tij më të afërt për ekzekutimin e qytetarëve shqiptarë.


Torturat

Nga mbishkrimet e lëna nga Zoi Themeli dhe Naum Bezhani, dy ish-të dënuar politikë, thuhet një pjesë e torturave çnjerëzore. Tortura kryesore ishte jeleku, i cili ishte i nxehtë dhe u vishej të torturuarve direkt në trup. Torturë tjetër ishte kamzhiku dhe druri në shputën e këmbës, kjo e sillte goditjen nga lart poshtë, në mënyrë të njëtrajtshme. Tortura për njerëzit që duheshin eliminuar nga Sigurimi, presupozonte që i burgosuri të rrinte pa bukë, pa ujë, në këmbë me ditë të tëra, çka sillte dobësimin tejmase të të dënuarve, të cilët më pas vdisnin brenda dy viteve. Gjithashtu, nga torturat më të dhimbshme ishte vendosja në trup e rrymës elektrike, derisa të burgosurit t'i binte të fikët. Për të burgosurit që nuk e kishin arritur normën e punës në burg, i hidheshin në qafë zinxhirë të rëndë, si dënim për permomancë të dobët në çarjen e gurëve. Tjetër torturë makabër e hetuesisë ishte varja në tavan nga duart, derisa t'i arrinin gishtërinjtë në dysheme. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë, si dhe futja në gojë e kripës në sasi të mëdha, ishte një tjetër torturë që bënin policët e burgjeve të urdhëruar nga hetuesit. Kur hetuesit kishin dyshime se i burgosuri nuk po raporton siç duhet tek Sigurimi i Shtetit, atëherë ata shtireshin sikur do i pushkatonin duke iu gjuajtur me plumba afër këmbëve. Djegia e mishit me cigare ishte një formë tjetër e torturimit, e cila përdorej për dënim për ata që thyenin disiplinën. Gjithashtu, tek malësorët përdorej tortura morale, duke i përgojuar anëtaret femra të familjes. Në disa shkrime nga librat e ish-të burgosurve ka dhe tortura të tjera, të cilat shkaktonin vdjekjen.


Viktimat e sistemit komunist

Të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit 6535

Të pushkatuar 5548, mes tyre 91 gra

Të burgosur 14563, mes tyre 445 gra

Të vdekur në burg 987, mes tyre 7 gra

Të futur në psikiatri 308, mes tyre 35 gra

Të internuar e të dëbuar 21401, mes tyre 9322 gra

U pushkatuan, burgosën dhe vdiqën në burgje:

Klerikë katolikë 120

Klerikë bektashinj 83

Klerikë myslimanë 60

Klerikë ortodoksë 39

U shkatërruan dhe u mbyllën

2169 institucione fetare

Xhami 740

Kisha e manastire ortodokse 608

Kisha e manastire katolike 157

Teqe e tyrbe 530






Tre shoqata të ish-të burgosurve politikë dënojnë njëzëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër ligjit të dosjeve


Ish-të përndjekurit: Kushtetuesja mbron kastën e saj të inkriminuar

Vendimi i njëanshëm, krejtësisht i padrejtë i Gjykatës Kushtetuese në favor të kërkesës së Partisë Socialiste dhe në dëm të zhvillimeve demokratike në Shqipëri, nuk ishte krejt i papritur. Me një qëndrim unanim (8-0) ashtu siç i ka mësuar PPSH, ata i hoqën përfundimisht maskat si "gjyqtarë të pavarur" dhe nxorën në shesh fytyrat e tyre të egra prej inkuizitorësh komunistë. Siç dihet, qeverisja tetëvjeçare socialiste e zgjodhi me shumë kujdes trupën e asaj gjykate, midis përfaqësuesve më tipikë të organeve të diktaturës komuniste dhe e vuri në roje të së majtës ekstreme. Kjo gjykatë ka dhënë edhe vendime të tjera, që tregojnë njëanshmëri dhe besnikëri ndaj kastës së inkriminuar, së cilës i përket. Mjafton të kujtojmë njohjen nga ana e saj të një numri deputetësh të majtë, në zbatim të skemës së "Dushkut" në zgjedhjet e përgjithshme që i dhanë mandatin e dytë të majtës. Anëtarët e asaj gjykate, për shkak se në të kaluarën komuniste kanë dhënë dënime të rënda për motive politike, janë në konflikt të fortë interesi me demokracinë dhe veçmas me ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga regjimi komunist, pra, logjikisht nuk mund të pritej që gjyqtarë të këtij kallëpi të miratonin ligje për hapjen e dosjeve dhe lustracionin, gjë që do të ishte një vetëvrasje për ta, mbasi do të duhej të largoheshin menjëherë nga karriget, që mbajnë prej shumë vjetësh. E pastaj edhe shokët e tyre të krimeve komuniste.

Vlen të theksohet se kjo Gjykatë Kushtetuese ka mbajtur qëndrim të njëanshëm e selektiv dhe në shqyrtimin e kërkesave që i janë drejtuar asaj nga shtresa të ndryshme shoqërore, duke u përgjigjur në afate kohore sipas parapëlqimeve të veta. Madje, nganjëherë ajo nuk është përgjigjur fare, i tillë është rasti i një kërkese të paraqitur nga dy shoqata të të dënuarve politikë, e cila mbahet peng prej më shumë se një viti e gjysmë, pa asnjë lloj përgjigjeje. Kësaj gjykate, si asnjë institucion tjetër nuk i janë caktuar afate kohore për dhënien e përgjigjes së kërkesave, gjë që është lënë krejtësisht në dëshirën dhe në tekat e këtyre gjyqtarëve.

Pilatët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nuk mund t'i lajnë duart, me përgjigjen evazive të Komisionit të Venecias, i cili me sa duket nuk është i mirëinformuar për krimet e komunizmit në vendin tonë, si dhe për gjendjen e sotme social-politike, kur në organet e drejtësisë, në administratën shtetërore, në disa prej mediave, nëpër partitë politike dhe OJQ-të, dominojnë persona të implikuar dhe të përlyer me veprimtarinë kriminale të Sigurimit të Shtetit. Për këtë, ata do të duhet të jepnin llogari me kohë, por kanë përfituar nga toleranca e tepruar e demokracisë shqiptare, prandaj vazhdojnë të livadhisin të qetë e të patrazuar edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë, të ngjashmit e tyre në krime, ish-nazistët, edhe pse në moshë të thyer, vazhdojnë të ndiqen, të arrestohen e të dënohen, jo për hakmarrje, po për hir të drejtësisë. Rasti më i fundit është ai i 89-vjeçarit Xhon Demjanuk, ish-oficer i SS, i arrestuar në nëntorin e vitit të kaluar.

Këshilli i Europës ka dërguar dy rezoluta, për dënimin e krimeve të komunizmit, një në vitin 1996 dhe tjetrën dhjetë vjet më vonë, në vitin 2006, posaçërisht për Shqipërinë, të cilat ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste nuk kanë gjetur zbatim gjer më sot, për shkak se janë penguar nga ekstremistët e majtë brenda Partisë Socialiste, ndonëse kjo parti parimisht nuk e kundërshton hapjen e dosjeve. Kjo pengesë dhe vonesë e qëllimshme, bëhet në një kohë kur shqiptarët presin me ankth të hyjnë në familjen europiane. Pra, nuk do të ishte aspak normale që të pretendonim të shkojmë në Europë të papastruar, domethënë, pa hapur dosjet dhe pa bërë "lustracionin", siç e kanë bërë prej kohësh të gjitha vendet europiane ish-komuniste.

Duhen larguar sa më parë nga organet e drejtësisë, nga administrata shtetërore dhe nga politika shqiptare, "xhaketat e vjetra", të inkriminuarit dhe të indoktrinuarit me ideologjinë marksiste-leniniste. Me këtë as që mund të bëhet fjalë për reforma demokratike, mbasi koha ka treguar se janë të pandreqshëm. Vendin e tyre duhet ta zënë menjëherë të diplomuarit e këtyre dy dekadave të fundit, të cilët janë të pajisur me dije e mendësi bashkëkohore dhe që shumica e tyre janë prej vitesh në pritje për vendet e punës.

Shqiptarët që përmbysën sistemin komunist, tok me simbolet e tij, nuk mund të heshtin e të pranojnë vendimin e një gjykate tejet të politizuar e të inkriminuar, por do të kërkojnë me të gjitha mjetet dhe format e mundshme ligjore (me referendum ose në Gjykatën e Strasburgut) dënimin real të krimeve të komunizmit dhe pastrimin e shoqërisë shqiptare nga krimbat e kuq.


Shoqata e Internim-Dëbimeve Politike të Shqipërisë

KRYETARI

Abdurrahman Çekiçi


Shoqata e Trashëgimtarëve të Pushkatuarve Politikë të Shqipërisë

KRYETARI

Gjoç Gjoçi


Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë

KRYETARI

Tanush Kaso





Kryeministri u shpreh i vendosur për miratimin e ligjit të lustracionit duke nënvizuar se demokracia s`mund të flejë mbi varre


Berisha: Varreza masive e Dajtit, apel i fuqishëm për ndërgjegjen qytetare


Lajmi tronditës i zbulimit të një varreze masive në veri të kryeqytetit solli dhe reagimin e menjëhershëm të Kryeministrit Berisha, i cili e cilësoi këtë ngjarje si një apel të fuqishëm ndaj shoqërisë shqiptare për të dënuar krimet e komunizmit. Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha theksoi se gjetja e trupave të 19 të ekzekutuarve me një plumb në kokë është një ngjarje tronditëse për mbarë opinionin publik. Megjithëse nuk dihet me saktësi koha kur janë bërë ekzekutimet, Kryeministri theksoi se çdo gjë do të bëhet e ditur pas kryerjes së analizave përkatëse. "Mjerisht më duhet të kaloj në një lajm thellësisht tronditës, prekës deri në thellësi të shpirtit dhe ndërgjegjjes njerëzore - zbulimin e varrezës masive në veri të Tiranës. Në këtë vend në afërsi të një reparti ushtarak janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve me një plumb në kokë. Nuk dihet koha. Nuk dihet nëse janë këto të grupit të deputetëve, apo janë të ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta janë të vitit '90 dhe të ngjarjeve të ambasadave. Këtë do ta thonë rezultatet e analizave", u shpreh Kryeministri. Por, duke iu referuar pikërisht vitit 1990, Kryeministri theksoi se asaj kohe disa gazeta flisnin për rreth 50 të ekzekutuar në Malin me Gropa. Nga ana tjetër, Kryeministri përmendi edhe takimin e 12 gushtit të vitit 1990 të intelektualëve me diktatorin Ramiz Alia, ku ky i fundit është pyetur pikërisht për ekzistencën e një varri masiv tek Mali me Gropa dhe ky informacion është përgënjeshtruar menjëherë nga regjimi i atëhershëm. Kryeministri kërkoi nga autoritetet përkatëse ekzaminimin dhe analizën e hollësishme, ndërsa theksoi rëndësinë që ka identifikimi i kufomave sipas ADN. "Për sa i përket vitit '90 unë nuk kam dijeni, por në atë kohë, siç e dini, gazeta gojore fliste se janë rreth 50 të ekzekutuar në Malin me Gropa. Më duhet t'u rrëfej këtu se në 12 gusht të viti 1990 në takimin me intelektualë që diktatori Ramiz Alia zhvilloi ishte skulptori Montaz Dhrami, që me një kurajë qytetare teksa po diskutonin për lirinë e informacionit dhe po e kërkonin lirinë e informacionit si një të drejtë, zoti Dhrami tha këto fjalë: Shoku Ramiz, kjo është e domosdoshme sepse në Tiranë flitet për 50 të pushkatuar në Malin me Gropa. Përgjigjja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma. Nuk mund të bëj asnjë lidhje për kohën e ekzekutimit, por e vërteta është se ato janë ekzekutuar me një plumb pas koke. Do të bëhet një analizë e hollësishme. Duhet të identifikohen kufomat nëpërmjet ADN-së dhe të gjitha analizat e tjera", u shpreh Kryeministri. Në sintoni me ngjarjen, kreu i qeverisë reagoi edhe për rrëzimin e ligjit të dosjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim u mor në konflikt të hapur interesi. Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht këtij gjykimi demokracia nuk mund të heshtë mbi këto krime, ndaj dhe kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme për të kërkuar dhe identifikuar më pas njerëz të ekzekutuar gjatë regjimit famëkeq komunist. "Ligji i lustracionit në konflikt të plotë interesi u hodh poshtë. Por pavarësisht nga ky gjykim, demokracia mbi varre nuk mund të flejë. Ne, së pari, duhet të krijojmë një organizëm të veçantë, ta pajisim me të gjitha mekanizmat e duhura për të kërkuar të ekzekutuarit, kudo. Di që një grup deputetësh, intelektualësh po shqyrtojë mundësinë e referendumit", u shpreh kreu i ekzekutivit.


Institut i Kujtesës Kombëtare do të zbardhë barbaritë e regjimit komunist


Berisha u kërkoi dje deputetëve demokratë shqyrtimin me shpejtësi të ligjit për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare. Duke iu referuar pikërisht këtij ligji, Kryeministri vuri në dukje ngjashmëritë e tij me institutin e ngritur në Çeki, i cili synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist. Nga ana tjetër, Kryeministri bëri të ditur se instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në Prokurorinë e vendit të materialeve të cilat faktojnë krime të rënda, por nuk ka të drejtë të ketë as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. "Në Parlament kemi ligjin për ngritjen e Institutit të Kujtesës Kombëtare. Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe të avanconi ngritjen e këtij instituti, i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky është një institut i ngjashëm me institutin çek, i cili synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist. Instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në Prokurorinë e vendit të materialeve të cilat faktojnë krime të rënda, por nuk ka të drejtë të ketë as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. I tillë është vetëm Instituti i Kujtesës së Republikës së Polonisë. Edhe ky institut me punën e tij, me studimet e tij, me të vërtetat që do t'u paraqesë shqiptarëve, mund të japë një kontribut në ndarjen e shoqërisë shqiptare nga periudha më e zezë, më mizore, më barbare e historisë së saj, që ishte diktatura hoxhiste. Por ngritja e një institucioni apo e një Task-Force, e cila të mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor për besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, është e domosdoshme", u shpreh Berisha. Por në mënyrë të veçantë, Kryeministri theksoi se janë të shumtë qytetarët që atij i adresohen me mesazhe. Nga ana tjetër, ai theksoi se nuk ka emision televiziv që ata të mos shprehin kërkesën e parë me aq pak zë sa kanë në media, pikërisht për mundësinë e gjetjes së varrit. "Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftëtarëve të lirisë që në kuadrin e Kompanisë 4000 hynë nga të gjitha anët në territorin e Shqipërisë për të përmbysur diktaturën. Qeveria ka marrë një vendim që t'i shpallë dëshmorë të lirisë ata. Vendimi duhet të konkretizohet, sepse ata erdhën me një mision të madh për të çliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hynë nga territore të tjera me një qëllim të vetëm, përmbysjen e regjimit komunist. Po kështu, ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kanë shoqëruar diktaturën deri në fundin e saj, vitin '89", vijoi më tej Kryeministri.


Qeveria, shpërblime për ata që japin informacion për varrezat e të ekzekutuarve

Varri i përbashkët që u zbulua është një apel i madh për shoqërinë shqiptare. Duke theksuar se trupat e gjetur në Malin me Gropa në veri të Tiranës i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhës, kreu i qeverisë kërkoi që kjo çështje të trajtohet në mënyrën më serioze. Gjithashtu, ai vuri në dukje se në vende të tjera ish-komuniste është bërë shumë për gjetjen e varrezave dhe trupave të ekzekutuar. Kryeministri theksoi se në këto varreza masive dergjen trupat e njerëzve kolosë e intelektualë që ngritën zërin e tyre për liri dhe demokraci. Gjithashtu, ai vuri në dukje se qeveria do të vendosë parime, do të vendosë shpërblim për të gjithë ata që do të kontribuojnë dhe që kanë dijeni. Në këtë drejtim, Berisha theksoi se personi që e gjeti këtë varrezë do të shpërblehet edhe për këtë rast. Ne, u shpreh Kryeministri, e kemi një detyrim të madh që të mos i lemë në harresë të gjithë ata që u martirizuan për lirinë dhe vlerat e saj. "Shpirtrat e tyre u dërgojnë një apel të madh shqiptarëve: Mos na harroni, ky është apeli i tyre. Ata nuk i ekzekutoi as serbi, as pushtuesit e tjerë. Ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhës. Ndaj dhe ne duhet ta trajtojmë në mënyrën më serioze, më të vendosur këtë çështje. Në vende të tjera ish-komuniste është bërë shumë më tepër për gjetjen e varrezave dhe të trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolosë dhe intelektualë të kombit, luftëtarë të paepur të lirisë së tij, themelues të pavarësisë së këtij vendi, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët ekzekutoheshin vetëm e vetëm që Shqipëria të mbahej nën terror. E nisa me një lajm shumë pozitiv, por u detyrova të ndalem këtu sepse varreza e përbashkët e Dajtit është një apel për ndërgjegjen qytetare, të shqiptarëve që sot janë të lirë. Qeveria do të vendosë parime, do të vendosë shpërblim për të gjithë ata që do të kontribuojnë dhe që kanë dijeni. Personi që e gjeti këtë varrezë do të shpërblehet edhe për këtë rast. Ne e kemi një detyrim të madh që të mos i lemë në harresë të gjitha ata që u martirizuan për lirinë dhe vlerat e saj", tha Kryeministri.


Blerina TOSLLUKU






Policia: Varri masiv në vendstrehimin në kohë lufte të Ish-Komitetit Ekzekutiv


Pas gjetjes së një varreze masive ka reaguar Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, përmes zëdhënëses së saj Alma Katragjini, e cila sqaroi se eshtrat në varrezën masive janë gjetur nga familjarë të të pushkatuarve. Zëdhënësja e Policisë tha se eshtrat janë gjetur në një luginë në fshatin Qerret, Komuna Dajt, në afërsi të vendstrehimit për kohë lufte të ish-Komitetit Ekzekutiv Tiranë. Në këqyrjen e vendit të gjetjes së këtyre eshtrave, përveç eshtrave të gjetura nga famijarët, dje më datë 8 shkurt 2010 u gjet edhe një kafkë njeriu, e cila u dërgua për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Katragjini tha se janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, pjesëtarë të familjeve të viktimave të ish-regjimit komunist, që kanë bërë kërkime për gjetjen e të afërmëve të tyre të pushkatuar. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, vazhdon puna për këqyrjen e të gjithave eshtrave dhe mbetjeve kockore, të cilat ndodhen në Morgun e Tiranës. Katragjini u shpreh se po vazhdon puna për kryerjen e të gjitha ekzaminimeve kriminalistike, mjekoligjore dhe antopologjike, për identifikimin e tyre. Nga deklarimet paraprake, bëhet fjalë për skeletet e 19 personave të ekzekutuar në periudha të ndryshme në kohën e regjimit komunist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:52 pm

Varreza në Dajt, emrat e të dyshuarve
SHEKULLI ONLINE | 11/02/2010 | ARTI I TE JETUARIT | 102 KOMENTE | SHARE | - +
Zbulimi i varrezës në periferi të kryeqytetit ka ringjallur shpresat e shumë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë regjimit komunist. Edhe pse të afërmit pretendojnë për 3500 të vrarë që nuk iu dihet varri, deri tani është hartuar lista konkrete dhe e dokumentuar për 43 prej tyre. Ata janë vrarë në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Avokati i Popullit ka përpiluar dosjet përkatëse.

Kryesisht informacioni është mbledhur në rrugë vullnetare por më kryesorja janë vendimet e gjykatave për ekzekutimin e njerëzve. Sipas komisionerit të Avokatit të Popullit, Skënder Haluca, ekzistojnë dyshime që në varrezën masive të gjendur disa ditë më parë në rrëzë malit të Dajtit ndodhen eshtrat e 43 njerëzve që ndodhen në listën e publikuar sot nga "Shekulli".

Ekziston gjithçka në ta, por jo ajo copë letre që do të ishte dhe fundi i makthit të mijëra njerëzve që prej 20 vitesh janë në kërkim të eshtrave. Pikërisht ajo copë letre ku përpiloheshin të dhënat e sakta të vendit të ekzekutimit të të dënuarve politikë të regjimit komunist mungon në të gjitha dosjet që ka mundur të grumbulloje Avokati i Popullit. Sipas praktikës së atyre viteve, dosja e vendimit të gjykatës plotësohej me firmën e prokurorit të çështjes, mjekut ligjor që vërtetonte vdekjen, ekzekutorit dhe hartën ku groposej viktima pas vrasjes së tij, kryesisht me një plumb pas koke.

Por në të gjitha dosjet që ekzistojnë aktualisht në këtë institucion, fletët e fundit mungojnë, kjo për faktin e vetëm se dosjet janë siguruar jo në rrugë ligjore.
Kështu lista e hartuar nis me Xhelal Koprenckën, e përfundon me Dali Ndreun. Sipas komisionerit Haluca, në këto dosje flitet vetëm për akuzat që kanë rënduar mbi viktimat e regjimit komunist, ku në të shumtën e rasteve ato janë qesharake. Ndërsa për vendin e saktë të varrosjes së tyre ende nuk dihet asgjë, kjo për faktin e thjeshtë se dokumentacioni i këtyre dosjeve konsiderohet ende sekret.

Deri më tani varrezat e zbuluara janë falë bashkëpunimit të familjarëve të viktimave me anëtarët e togave të pushkatimit. Po në këtë mënyrë duket se është hartuar dhe dosja e parë e të ekzekutuarve në Shqipëri. Ka qenë pikërisht ndihma që kanë kërkuar të afërmit e të ekzekutuarve që ka çuar në hartimin e kësaj liste. Sipas komisionerit Haluca, të afërmve të viktimave të regjimit komunist deri më tani nuk iu është dhënë informacioni i duhur nga institucionet shqiptare.

Ndërkohë, falë bashkëpunimit, apo dhe blerjes së informacionit me para, përveç malit të Dajtit dyshohet të ketë varrezë masive në Yzberish, në zonën e quajtur repartit kundratankeve, apo dhe në Shkodër dhe Vlorë. Megjithatë, përveç hartimit të kësaj liste me 43 persona deri më tani, asnjë prej institucioneve Shqiptare nuk ka ndërmarre një nismë për zbulimin e eshtrave të viktimave të regjimit komunist.


LISTA
Xhelal Koprencka
Fadil Kokomani
Hajro Pashaj
Skender Doja
Pol Zefi
Dervish Bejko
Sokol Sokoli
Tonin Ndoj
Fran Mirakaj
Petro Daja
Fuat Kurti
Skender Muço
Zef Prela
Riza Zoti
Kamber Prishta
Petref Prishta
Myrteza Prishta
Qamil Prishta
Sherif Prishta
Ali Çoku
Çerçiz Qendro
Xhaferr Qendro
Feti Mema
Musa Mema
Atem Qendro
Lab Shena
Haziz Kaloshi
Asllan Kaloshi
Muharrem Kaloshi
Sefedin Kaloshi
Mahmut Kaloshi
Qemal Kaloshi
Selim Sul Kaloshi
Elez Kaloshi
Rabije Kaloshi
Nazif Bajraktari
Sulltana Ndreu
Gani Ndreu
Zenel Qendro
Dali Ndreu
Liri Gega
*****


Nipi i Hysni Kapos heton varrin masiv
TIRANË - Misteri i varrit masiv në periferi të Tiranës do të zbardhet nga një prokuror që ka lidhje me diktaturën komuniste. Hetimet po drejtohen nga prokurori Etien Kapo, nipi i ish-sekretarit të Komitetit Qendror të asaj kohe dhe anëtari i Byrosë Politike e deputet në Kuvendin Popullor.

Prokurori Kapo është i biri i Pëllumb Kapos, i cili deri në vitet '90-të ka qenë një nga drejtorët e Degës së Punëve të Brendshme. Por, paradoksi qëndron se gjyshi i tij bënte pjesë në nomenklaturën e lartë shtetërore të asaj kohe, ndërsa sot ai duhet të zbardh vrasjet e kryera nga ai regjimi ku edhe gjyshi i tij ishte një nga drejtuesit e atij shtetit.

Sipas burimeve, mësohet se Hysni Kapo i lindur në Tërbaç të Vlorës më 4 mars 1915, vdiq më 23 shtator 1979 në një klinikë në Parisit, ndërkohë mbante postin e Sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Popullore të Shqipërisë. Të pyetur për këtë fakt, zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, shprehen se ditën e zbulimit të eshtrave në afërsi të fshatit Qesarakë në rrëzë të malit Dajt, pranë seksionit të vrasjeve dhe krimit kundër personit në Prokurorinë e Tiranës, ka qenë i gatshëm prokuror Kapo, i cili automatikisht ngarkohet me hetimin e çështjes.

"Nuk mund ta paragjykojmë punën e prokurorit Etien Kapo për shkak të kaluarës së familjarëve të tij. Ai është korrekt në respektim të ligjit dhe punës dhe nuk mendojmë se është ndonjë shqetësim për ndonjë persona. Ai do të hetojë çështjen deri në fund për të parë se kush janë personat e ekzekutuar dhe identifikimin e tyre" - thanë zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët nuk deshën të identifikohen për shkaqe "morali" karshi kolegut të tyre.

Ndërkohë, dy ditët e fundit, prokurori i çështjes Kapo, ka zbarkuar në vendin e gjetjes së këtyre eshtrave bashkë me një grup oficerësh dhe ekspertësh të Mjekësisë Ligjore. Nga këqyrja e vendit mësohet se oficerët ndër të tjera kanë gjetur edhe një kafkë njeriu, e cila nuk përkon me asnjë nga eshtrat e gjetura që ndodhen pranë morgut të kryeqytetit. Kjo ka ngritur dyshime se në atë zonë ndodhen të varrosur edhe shumë persona të tjerë të ekzekutuar në kohën e regjimit komunist.

Sipas burimeve nga prokuroria, deri më tani janë gjetur dhe dërguar në morg 18 apo 19 skelete personash, që mendohen se janë të seksit femër. Vetëm pak ditë më parë ishte një qytetar që kërkonte prej kohësh eshtrat e babait të tij, që gjatë gërmimeve zbuloi eshtrat e këtyre personave që janë ekzekutuar gjatë viteve të regjimit.
****


Dje Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Mjekësise Ligjore fillimin e ekzaminimit të eshtrave të gjetura në malin e Dajtit. Pas plotësimit te formave te skeleteve, te cilet u zhvarrosen ne menyre jo profesionale do te kryhen edhe analizat e ADN-se per te bere identifikimin.
Muaj të tërë kërkimesh kanë përfunduar në gjetjen e një grope masive varrimi. Në 19 qese plasmasi gjendeshin copëza kockash që askush nuk di se kujt i përkasin. Megjithëse kërkimet kanë nisur falë rrëfimit të një prej anëtarëve të togës së pushkatimit gjatë regjimit komunist, sot askush nuk di të thotë me saktësisht se kush janë viktimat eshtrat e të cilëve janë gjendur tre ditë më parë.
Të gjitha viktimat janë ekzekutuar me plumb pas koke e më pas trupat janë futur në qese të zeza plasmasi.
Eshtrat janë gjetur në varr të shpërndarë në një sipërfaqe mbi 100 metra katrore. Mënyra e vendosjes së varreve vërteton në mënyrë hipotetike se, periudha e ekzekutimeve ka qenë e shtrirë në kohë, pasi nuk ka një varr të përbashkët, por varre të ndara me një apo dy skelete njerëzish, në afërsi prej katër apo pesë metra me njëri-tjetrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:52 pm

Avokati i Popullit: S’kemi dërguar propozime zyrtare për eshtrat tek qeveria, mediat po përcjellin deklarime të pavërteta



Avokati i Popullit Ermir Dobjani, në një deklarim të sotëm zyrtar për mediat ka përgënjështruar shkrimet e një gazete pranë Edi Ramës, e cila bën aluzion për një përplasje institucionale mes Avokatit të Popullit dhe qeverisë shqiptare. Duke sqaruar gjithë korrespondencën, sqarime të cilat ai i bëri publike edhe tek gazeta “55” një ditë më parë, Avokati i Popullit thekson se qeverisë nuk i është dërguar asnjë propozim për gjetjen e eshtrave apo ndonjë ndryshim ligjor lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar krejt zhurmën si të shkaktuar nga deklarimet e paautorizuara të komisionerit të këtij institucioni Skënder Haluca.



Ja edhe deklarata e plotë e Avokatit të Popullit Ermir Dobjani



"Duke marrë shkas nga shkrimi i botuar sot më datën 11.02.2010 në gazetën e përditshme “Shekulli” me autore Lindita Çela me titull kryesor “Avokati i Popullit i propozuam Berishës për eshtrat, por na injoroi”, institucioni i Avokatit të Popullit, në respekt të parimit të transparencës dhe të drejtës që ka publiku për të marë informacion të vërtetë dhe të saktë, bën këtë përgënjeshtrim:



Institucioni i Avokatit të Popullit nuk i ka dërguar Kryeministrit asnjë lloj rekomandimi zyrtar me propozime për çështjet që kanë të bëjnë me eshtrat e personave të pushkatuar nga regjimi komunist. Në fakt më datën 17 dhjetor 2009 Avokati i Popullit ka udhëzuar Komisionerin Skënder Haluca që propozimet e tij t’i formulonte në formën e një projekt ligji për t’ja dërguar Qeverisë, gjë të cilën ai nuk e ka kryer deri tani.



Titulli në fjalë konsiderohet tendencioz dhe artikulli është i pasaktë për pjesën që bën fjalë për veprimtarinë e Avokatit të Popullit dhe marrëdhënien me Qeverinë. Kjo gazetë, por edhe të tjera që kanë shkruar këto ditë për këtë çështje janë bazuar në prononcimet e zotit Skënder Haluca, me detyrë Komisioner pranë institucionit të Avokatit të Popullit, i cili nuk ka qenë dhe nuk është i autorizuar zyrtarisht nga Institucioni për të dhënë informacion për këtë çështje. Sipas nenit 12 të Rregullores së Brendshme të punës së institucionit të Avokatit të Popullit, të miratuar nga Avokati i Popullit dhe tre komisionerët e tij më datën 28.05.2008, “...Vetëm deklaratat apo personat e caktuar nga Avokati i Popullit kanë vlerën e qëndrimit zyrtar të këtij institucioni për çështjet apo problemet në diskutim. Të gjitha deklaratat e tjera konsiderohen opinione personale të individëve që i bëjnë”. Kështu që prononcimi zyrtar i Avokatit të Popullit për këtë çështje është bërë publik nga Gazeta 55 dhe intervista në TV. Vizion Plus më datën 10.02.2010".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:54 pm

Të gjithë të ekzekutuarit apo të " persekutuarit" s'mund të quhen viktima ngaqë ka nga ata që e kanë merituar dhe atë që ç'ke bile!
Viktima të Komunizmit janë dhe duhet në këtë mënyrë të trajtohen vetëm nga viti 1948-et e këtej ngaqë në vitet 1944/5 kryesishtë ishin pushkatuar dhe burgosur mbeturinat kuislinge fashisto-naziste, tradhtarë dhe keqbërës të popullit tonë!
Mirëpo edhe pas vitit 1948-t s'mund të shpallen që të gjithë viktima të komunizmit dhe për këtë arsye një komision duhet të hetoj secilin rast veç e veç!
Do jap dy shembuj për këtë gjë:
S'pari shtrohet pyetja se përse s'mund t'i quajmë viktima të komunizmit ata që ishin pushkatuar në vitet 1944/45 e gjerë tek 1948-ta?
Po e marrim shembullin e Koqi Xoxes. Ay me gjithë qenjen ishte vë në dispozicon të Jugosllavëve. Kur u vra Koqi Xoxe në shenjë përkujtimi JUgosllavët një rrugë në BEOGRAD i vunë emrin e Koqi Xoxes dhe ajo rrugë edhe sot e kësaj dite mbanë emrin e tij!
Mjafton kjo gjë!
Kur u pushkatua Bahri Omari ( dhëndërri i Enverit) e kishte merituar ngaqë ay duke qenë në qeverin renegate, pak para se me ikë gjermanët kishte dhënë urdhërin për minimin dhe eksplodimin e Portit të Durrësit! E meritoj plumbin në ballë!

Shembulli i dytë

Pse janë viktima të komunizmit të pushkatuarit dhe të burgosurit pas vitit 1948-t dhe pse rastet duhet të hetohen veç e veç?
S'do mendë që vetëm një i marrë mund të besoj që të gjithë ata kanë qenë të pafajshëm. Me vetë faktin që bë diverzantizëm ndajë shtetit pamarrëparasysh rregullimin shoqëror që ka ay shtetë, ti ke bë një vepër armiqësore dhe për këtë dënohesh. Për gjëra të tilla të dënojn edhe në SHBA!
SHBA-es janë vendi i demokracis dhe i fjalës së lirë po ec e shko atje dhe thuaj se po e formojm një Parti Komunsite pa shiko se kur t'i vejnë prangat menjëherë në duar!
Pra shumica nga ata që ishin dënuar në Shqiperi ishin të pafajshëm në një mënyrë ngaqë u ishte mohuar shprehja e lirë!
Por të marrim një shembull i cili e ka emrin KAPLLAN RESULI.
Ky njeri u dënua nga shteti si armik i shtetit! Bëri disa vite burgë! Kur doli, ay tha " se nuk është me kombësi shqiptar por malazez dhe se emri i tij qenka Kapllan Resuloviq Buroviq".
Sikur ky njeri të kishte vdekur në burgun e Burrelit sot do ta trajtonim si HERO dhe nuk do ta dinim se ay nuk paska qenë Kapllan Resuli por Kapllan Resulbegoviq Buroviq, një malazez siç thotë vet me ide internacionaliste! Këtë gjë e ka thënë vet Kapllan Resulbegoviq Buroviqi!
A e ka merituar ky burgun?
Unë mendoj që JO - Ky e ka merituar Plumbin!
Është edhe shembulli i Kasem Trebeshinës i cili vet deklaron se që në vitin 1953 paska kërkuar nga shteti shqiptar që t'i hiqet shtetesia shqiptare!
Pse e ka bë këtë gjë?
A e ka merituar burgun!
Mendoj që po!
Pastaj një herë në një emision me titull" Dosje" e paraqitnin si viktimë të komunizmit njëfarë ILia Rankoviqin dhe kur e pashë këtë gjë sa su shkula së qeshuri! MU kujtua se kishte mbiemer të njejtë me satrapin dhe anti shqiptarin Aleksander Rankoviq! Se si u bë viktimë e komunizmit ky Ilia Rankoviqi s'mund ta themë por këtë le ta thonë ata që e kanë shenuar atë në listë si viktimë!
Me një fjalë kishte viktima sa të doni por kishte edhe nga ata që e kanë merituar sa të doni!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:55 pm

E dija së sistemi komunist ishte barbar, por jo deri në atë shkallë siç përjetova
Hasan Hasanramaj
Rugovasi Selim Kelmendi dëshmor i demokracisë shqiptare (14)
Vitet e kampit, krahasuar me ditët e hetuesisë, ishin një dhembje e parëndësishme. Në hetuesi përjetova realitetin e kohës. Vendi ku koha gozhdohej brenda meje. E gozhda është gozhdë. Ne të burgosurit në kamp në ditët dhe momentet më të vështira e mbanim gjallë njeri tjetrin. Kjo për mua ishte një përvojë e jashtëzakonshme, një shkollë e veçantë. Aty, vetëm aty mësova lakuriqësin e përbindshme të sistemit komunist, çka po të ma thoshte dikush më parë, nuk do ta besoja. E dija së sistemi komunist ishte sistem barbar, por jo deri në atë shkallë, çka pash dhe dëgjova dhe përjetova nga ai. Aq të rënda e të larmishme ishin dhimbjet e shumicës së bashkë bujtëseve të mi, tejet trishtuese pa i merituar, sa hallet e mia me dukshin shumë të vogla. Në këtë moment nuk është vendi dhe as momenti me përshkruar fatin e zi, jetën e shkatërrua deri në themel të burgosurve, por po ndalem në anën e jashtme, të asaj që dukej përditë e që me therte në zemër. Me dridhet trupi kur i shihja të burgosurit duke u zvarritur me dy këmbë të këputura deri në rrajzë si të nacionalistit të mirënjohur shkodran Eduard Sokolit nga qyteti i Shkodrës martire, të verbit dy sysh Urim Elezin nga Floqi i Shkodrrës, Jashar Durit nga Bilibishti i Korçës i paralizuar i cili qëndronte në shtratin e burgut, e shokët e luanin më lugë, se nuk mundte të lëvizte këmbën as dorën!...
Me nacionalistët shqiptarë në burgun e Tiranës
Nuk po i përmendi emrat e shumë pleqve dhe të tjerëve, shumica intelektual në zë të rraskapitur psiqikisht, shpirtërisht dhe fizikisht nga maltretimet e pa papara nga kriminelet komunist të diktatorit Enver Hoxhës që mezi lëviznin. Gjithashtu këtu ishte numri mjaftë i madh i atyre që i kishin krye mbi njëzetë vjet nëpër birucat e burgut famëkeq të Tiranës dhe të njëjtit kishin edhe shumë vite për të krye dënimin e pa merituar
dhe të montuar nga organet e pushtetit komunist. Në mesin e shumë burrave të kombit të
burgosur si kampion ishte Sami Dangllia, i cili nacionalist i mirënjohur- sekretar i
Rinisë të Ballit kombëtar po sa hynë “çlirimtaret” në qytetin e Korçës, me njëzet e katër tetor të vitit 1944 e burgosen dhe nuk e pa më dritën e diellit me sy. Samiu në burgun famëkeq të Tiranës i beri hiq më pakë së katërdhjetë e dy vjet burg të rëndë.
Për atë që donë për të mësuar, kampi ishte një universitet. Aty kishte shumë pleq që krye shkolla jashtë shteti të profileve të ndryshme. Në mesin e tyre shumica ishin shkrimtar, gazetar,, filozof, epror ushtarak, priftit, hoxhallarë e dervish e shumë të tjerë qëllimi i pushtetit të atëhershëm komunist në Shqipëri dhe Kosovë ishte t’i burgos, dhe t’i shkatërroi fizikisht dhe psiçikisht dhe t’i pushkatoi, gjë të cilën në të shumtën e rasteve diktatori Enver Hoxha në bashkëpunim të ngushtë me UDB-ën Jugosllave ia arriti qëllimit.
Bashkëbisedimet me secili prej tyre, të mundësonte njohje të reja. Dhe koha në burg nuk mungonte. Andej, mendoj së burgu më shumë së askund tjetër njeriut ia mundëson që ta njoh vet vetën së cili është. Në momentet kur e ndihsha vetën të lodhur e të pa fuqishëm më shumë rrija me djem të rinj që e brenin hekurin me dhëmbë. Prania e tyre me falte energji. Njeriu që ka ndikuar tej masën të unë ishte nacionalisti i ndjeri shkodran Ruzhdi
Çoba i cili kishte të kryer fakultetin në Torino të Italisë dhe si i tillë kishte një misteri të mirëfilltë. Ai dinte shumë, por fliste pak. Vetëm kur e pyesja për diçka ai me jepte përgjigjeje.
Andaj, mendoi se Zotit i beson edhe ai që e mohon. Njeriu lind bashkë me besimin. Çdo njeri besonte në mënyrën e tij. Edhe unë pse isha i dënuar me vdekje-pushkatim kisha në vete një shpëtim së do t’i shpëtoi dënimit me të rëndë. Ky besim nuk vonoi shumë dhe mu bë realitet- dënimi me vdekje-pushkatim mu zbrit në njëzet vjet burg të rëndë. Parashikimet e mija u realizua qysh atëherë kur një natë e pash një ëndërr: “Isha hipur në një karrocë, ku në këmbë qëndronte diktatori Enver Hoxha. Në të njëjtën karrocë ishte i shtrirë Mehmet Shehu i vrarë. Shoku Enver e ktheu kokën në drejtim të trupit të Mehmetit të vrarë dhe në mes tjerash tha:” Kështu do t’ua bëjmë të gjithë armiqve tanë që e tradhtojnë këtë tokë shqiptare.” Në atë moment unë nuk e fola asnjë fjalë. Pasi edhe mua mu kërcënua disa herë. Kur me karrocë hymë në një kthesë të rrugës unë zbrita në tokë dhe shoku Enver nuk me vrejti .
Kur me doli gjumi i thash vetvetes:” Çka është kjo, kjo është një ëndërr. Nuk u durova përsëri dhe i bëra vetvetes edhe pyetjen tjetër nuk ka kuptim ka kjo ëndërr?...
Mu kujtuar Mehmet Shehu i cili ishte vrarë atë kohë, kurse pas t’i shumë shpejt do të vdes edhe shoku Enver Hoxha u ula në tokën e zotit dhe pa vonua shumë ëndrra mu bë realitet. Po vonua shumë pas kësaj ëndrre në birucën ku isha në pranga në duar e këmbë dhe helmetë në kokë erdhi oficer u burgut i shoqëruar me një gardian dhe e hapi derën e birucat tim dhe me shikoi aq vrazhdët sa mu dok se po donë të me përpij. I thash vetvetes çka i kam bërë këtij njeriu të cilin sot po e shoh për herë të parë?
Sikur vendimin e Gjykatës shtetërore për zbritjen e dënimin nga pushkatimi në njëzet vjet oficeri të ma lexonte me buzëqeshje dhe menjëherë mu nga gëzimi do të me ngacmonte ndonjë infarkt klasik dhe i papritur, si ka ndodhur më shumë të burgosur të tjerë në këtë dhe burgje të tjera në Shqipëri. Ky oficer shpirt dhe pedagog i mirë ishte Isuf Haluci nga fshati Bujan në rrethin e qytetit të Bajram Currit të cilin e vranë në vitin 1990/91.
Asnjëherë në detyrën e arsimtarit nuk jam bërë rob i plan programit mësimor
Gjatë jetës sime më së shumti e kam adhurua profesionin e mësuesit dhe të profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të afirmimit e kombit tim. Gjatë e tridhjetë e katër vjetëve të punës si mësues dhe profesor: shtatë vjet punova në pesë shkolla në Kosovë dhe njëzet e shtatë vjet në pesë shkolla në Shqipëri. Sa herë kam hy në klasë jashtë i kam lënë gjithmonë hallet, shqetësimet e mija jo të pakta. Gjatë kësaj kohe asnjë herë me nxënësit e mijë të paharruar nuk jam bërë rob i plan programit mësimor. Të nxënësit e mijë gjithnjë kam ngulmuar t’ua fusja në zemër dhe shpirt dashurin për gjuhën shqipe, historinë tonë dhe të njëjti të behën myqet më të mëdha të librit jashtë shkollor- ku edhe kam arritur suksesin më të madhe në jetën time.
Në jetën time aq shumë e kam adhurua gjuhë dhe letërsinë shqipe, sa nuk po mundem me e kalua këtë bisedë tonën pa u tregua një episod të shkurtër: Në burgun e katërt në Shqipëri një shokë në mes tjerash me tha: “ Sikur ta dija se ka shqiptar që e urreja komunizmin më shumë së unë, do të isha mërzitur shumë”.
Vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:56 pm

Shqipëria Etnike dhe padronët komunistë ateistë

Nga Broz Simoni


Çlirimi i Shqipërisë e gjeti vendin tonë të zhvilluar në të gjitha fushat e artit dhe të kulturës, si letërsi shqipe e të përkthyer në të tëra llojet e gjinive letrare. E gjeti me teatër, muzikë e kinematografi, folklor, gjuhësi, etnografi, filateli. E gjeti me biblioteka me literaturë të pasur vendase dhe të përkthyer nga kreyveprat e letërsisë botërore, posaçërisht evropiane perëndimre dhe muzeume arkeologjike nga më të pasurit. Kishim pra një kulturë brilante.
Në të gjithë këto lloje arti e kulture, një meritë të padiskutueshme, për të mos thënë parësore e pati kleri katolik, veçanërisht ai i Shkodrës. Në qoftë se qytetin më verior të Atdheut, Shkodrën, e quajnë dhe është djepi i kulturës shqiptare, vulë të pashlyeshme në shekuj kanë për të pasur klerikët katolikë. As servili më profan s'mundtë belbëzojë të kundërtën. "Janë klerikët ata që vazhdonin të zhvillonin edhe në fushën letraro - pedagogjike një veprimtari të dendur përmes shkollave fetare, të ulëta dhe të mesme, si ajo e Jezuitëve me 1887 dhe ajo e Françeskanëve me 1882".
"Kushdo që e njef historinë e Krishtënimit në Shqipëri, - shkruan z. Sami Repishti, me banim në SH.B.A. - dhe rolin që ka luejtë popullsia e Kleri Katolik në vendin tonë që nga zanafilla..., arrin përfundimin e paevitueshëm se çdo gja që ka të bajë me Shqipninë dhe mbijetesën e popullit Shqiptar, mban në bërthamën e vet elementin Shqiptar Katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojt toka shqiptare, aty u majtën lidhjet e pandërpreme me Europën". Po ç'qëndrim mbajti ndaj kësaj trashëgimije të pasur kulturore e klerit katolik pushteti?
Filloi shkatërrimet me kulm e themel të objekteve kulturore që u përkisnin françeskanëve e jezuitëve, sepse, sipas tyre, do të "helmonin" mendjet e të rinjve të dalë nga lufta dhe brezit të ardhshëm revolucionar.
Në një shkrim të Lame Kodrës, pseudonim i Sejfulla Malëshovës, lexojmë: "Kam dëgjuar se në disa rrethe (intelektualësh B.S.) ka tendenca që Faik Konica e Fishta të fshihen fare nga defteri... Faik Konica, Fan Noli dhe Fishta janë fytyrat më të mëdha të Shqipërisë në fushën e kulturës". Për këtë thënie të ish ministrit të parë të kulturës shqiptare të cilin më vonë diktatura e la në hije, në "Historinë e Letërsisë Shqiptare të Realizmit Socialist" shkruhet: "S. Malëshova ishte për integrimin e kulturës antipopullore çifligaro - borgjeze në kulturën e re. Letrarët reaksionarë, si: Gj. Fishta, F. Konica etj., ai i vinte barabar përsa i përket rëndësisë për Shqipërinë socialiste...
Dhe dihet si u veprua nga filokomunistët injorantë me eshtrat e Fishtës, të cilat ia zhvarrosën për t'ia hedhur në lumin Drin. Ky veprim makabër sllavo - bizantino - komunist nxiti poeten Tringë Dukagjini që në dhe të huaj, Itali, të shkruajë vargjet:
"Kur të varrosën / edhe gurët kjanë /. Kur të zhvarrosën, / të shkelën e të shanë. / Eshtrat rrugicave, prap i gëlltiti dheu, / dhe ti mbete pa varr, si Skënderbeu."
Citojmë nga shkrimi i profesor Sami Repishtit, i cili konkludon: "Kleri shqiptar katolik asht grupi fetar ma i persekutuem në tanë Europën Lindore. Kleri Katolik ka qenë i vetmi grup i caktuem "Për Asgjësim" nga kriminelët e rregjimit komunist dhe në një masë të madhe ia ka mrritë qëllimit. Ata kanë njoftë për së afërmi jetën dhe vuejtjet e Klerit e popullsisë Shqiptare Katolike, ashtu si e kam jetue unë vetë për vite tëgjata në Shqipëri, kanë krijue përshtypjen e pashlyeshme se rrezistenca antikomuniste në Shqipni ka qenë ma e ndërgjegjshme, ma masive dhe ma pa kompromis në mesin e kësaj popullsie, viktimë e terrorit të kuq."
***
Në letërsinë e "realizmit" socialist vërshuan krijues pa kurrfarë përvoje letrare, mjaftonte të kishin kohë për të zhgarravitur e librat u botoheshin si specat në varg për tu vendosur pastaj nëpër vatrat e kulturës të kooperativave bujqësore, salla leximi reparteve ushtarake, biblioteka të shkollave 8 -vjeçare e të mesme. Shumica prej tyre mbetën stoqe, pa iu lexuar asnjë faqe. Kjo letërsi ishte uniforme, sikur i kishte shkruar një dorë, mjaftonte që ideologjia e partisë dhe "mësimet" e Enver Hoxhës ta përshkonin si "një fill i kuq".
Në një këso librash shkruhej: "Ne s'kemi hall për tokën dhe për mollët, / (Ti Qazo, këtë mirë le ta dish) / Ne duam trutë e zemrat të shartojmë / , në trungun e përbashkët socialist."
Në këtë amalgamë krijimesh bën pjesë edhe libri "Akuzojmë fenë" i Hulusi Hakos që po marrim në analizë, faqet e të cilit mund të jenë shfletura nga ndonjë komisar politik në reparte ushtarake për t'u lexuar rekrutëve të rinj në të ashtuquajturën "orë e punës politike", ose sekretar partie për t'u bërë edukimin "ateist" masave.
Ky librë është botuar pas fjalimit të Luciferrit Enver Hoxha me 6 shkurt 1967. Është një "prozë dokumentare" ku janë montuar materiale të gjuajtura në arkivin e Ministrisë së Brendshme ose të fallsifikuara nga vetë autori. Faqja tre e këtij libri hapet me një citat të K. Marksit: "Braktisja e fesë si një lumturi e rreme e popullit, ishte kërkesa e lumturisë së tij të vërtetë." "Këtë libër "akuzues të fesë" thotë autori se ia kushton rinisë të shkollës së mesme, "N. Frashëri", Durrës. Kuptohet, që këtë dhuratë pa vlerë, ia kushton asaj rinie të pashpresë që për pesëdhjetë vjet nuk mundi të shohë gjë përtej hundës së vet në Shqipërinë - burg, rrethuar me tela me gjemba.
Libri është mbushur me citate tashmë të dalura jashtë kohe, të bracuara nëpër veprat e pluhurosura të marksizëm - leninizmit e thënie të ish - diktatorit. Nëprë faqet e tij, si të kishte dalë nga fundi i ferrit dantesk, shprehet një urrejtje biologjike e mllef mesjetaro - bizantin ndaj klerikëve katolikë, duke i quajtur "veladonzez", të lidhur me gjithfarë armiqsh imagjinar, të fabrikuar me urdhër nga lart dhe të "pasuruara" nga imagjinata e shpërlarë ateiste e autorit. Ky i fajëson klerikët për faje të pabëra, vetëm se ashtu i është mbushur mendja, si: për prapambetjen e gruas shqiptare, të cilën e la të mbuluar e të mbështjellë në branavekë për pesëqind vjet pushtim turk, të cilës diktatura i zhduku rrobën kombëtare dhe i veshi një palë pantallona gjoja se po e "emancipon", mashtron për priftërinjë që gjoja u kërkojnë besimtarëve nga një kokë berre (dele) për ditën e pranverës, për priftërinj që mbajnë ditar vetiak për poshtrësirat që bëjnë si puna e priftit të Kërcinajt në rrethin e Mirditës që shënon, gjithnjë sipas autorit: "10 korrik 1954; 10 babune drith; 31 dhjetor 1954; shuma në arkë 27 985, mirëfort prej zotit..."
Ndërsa me 30 maj 1956, (me siguri "dejshëm" prifti i atij fshati me emër qesharak B.S.) në ditar shënon: "Pagëzova 16 fëmijë, 17 gra në uratë, bekova 260 shtëpi, kungova 172 vetë, por me u shpërblye u shpërbleva pak..." Sipas autorit, të gjithë këtë volum pune prifti e ka bërë brenda një dite. Kësaj i thonë: Shpif, shpif, se diçka mbetet: Të mos kishte qenë prifti, autori, bashkë me shokë, do ta kishte shpallur "Hero të punës socialiste". "Akuzojmë fenë për rolin reaksionar... kuhndër lëvizjes punëtore, kundër demokracisë, paqes së vërtetë dhe socializmit", - përfundon kapitullin e parë akuzuesi.
Në të vërtetë Marksi në "Manifestin komunist" të vitit 1848 u bënte thirrje punëtorëve që të këpusin zinxhirët e robërisë së tyre, por Daniel Robs në "Historinë e Kishës" shkruan se qysh në vitin 1822 (d.m.th. 26 vjet para Marksit B.S.), prifti Lemenais, në dy artikuj, (nënvizimi im), të botuar në "Kujtime të përtej varrit", duke u nisur nga vizioni kristian i shoqërisë... qenë ndër të parët që filluan trajtimin e çështjeve shoqërore. Në vitin 1931, me rastin e 40 - vjetorit të shpalljes së "Rerum NOvarum",Papa Piu XI botoi enciklikën e vet me temë shoqërore të titulluar "Viti 40". Aty trajtoheshin çështje shoqërore në relacion me situatat e reja të krijuara në botë..., por gjithmonë duke marrë si orientim ato që ishin thënë në Enciklikën e Leonit XIII. "Komunizmi, - thekson Papa Piu XI, - është për zhdukjen e plotë të pronës private, zbaton në formën më të egër luftën e klasave dhe është armik i betuar i Zotit dhe i kishës".
Philipe Bucher, në vitin 1829, nëntëmbëdhjetë vjet para Marksit, në emër të parimeve të krishtera, kritikoi rreptë rendin shoqëror të kohës, padrejtësitë, skandalet duke ia kaluar për rreptësi edhe shpirtit luftarak të Marksit. "Feja dhe traditat e përhapura më pas, - shkruan autori, - nuk ishin në gjendje të zhduknin krejtësisht të parat".
Ai, pa dashje, pohon një të vërtetë të padiskutueshme. Tingëllon si paradoksale dhe ishte një nismë donkishoteske e regjimit komunist që festat fetare, si të Krishtlindjeve, Pashkëve, Bajramit, ditëve të shenjtorëve etj, t'i zëvendësonte me hije festash të improvizuara në tavolina heretikësh ku me marrëveshje "unanime", nga frika e njëri - tjetrit, vendosej të festoheshin Dita e formimit të Partisë Komuniste, Revolucioni Socialist i Tetorit, ditëlindja e E. Hoxhës, dita e formimit të kooperativës bujqësore, e shumë marrina të tjera.
Një kapitull në vete në librin prej 179 faqesh "Akuzojmë fenë", zë edhe ky "zbulim". "Feja vegël e pushtuesve, e politikës së tyre reaksionare të armiqve të kombit tonë".
Që fenë e krishterë nuk e solli asnjë pushtues, kjo dihet. Ajo i ka rrënjët në Shqipëri që në fillimet e lulëzimit të saj në Evropë. Rreth vitit 61 pas Krishtit, Shën Pali Apostull, erdhi edhe në Iliri (Durrës) për të përhapur e propaganduar fenë e re të krishtërimit. Ai nuk ishte pushtues, por dëshmues i një feje të vërtetë.
Ismail Kadare shkruan: "Për një habi të pashpjegueshme qartë, dy nga popujt më të moçëm e kokëshkretë të rajonit, shqiptarët në Veri dhe kretasit në Jug bënë kthimet e para në fenë islamike... Askush s'mund të shpjegojë gjer në fund enigmën". Askund Kadareja nuk thotë se pushtuesit turq erdhën në Shqipëri. Historikisht shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre pagane. Konvertimet në fe të tjera i kanë bërë vullnetarisht, sipas preferencave. Në fund të fundit fakti është se janë bërë.
G. Kastelan, në "Historia e Ballkanit", shkruan: "Pati në fillim vendosje kolonësh nga Anadolli... këta turq ishin myslimanë. Por pati edhe konvertime shqiptarësh... të cilët udhëtarët i cilësonin si "turq" dhe që silleshin shpesh si të tillë..., sepse besnikëria e tyre ndaj Islamit kishte bërë që të zhdukej tek ata përkatësia në grupe kombëtare."
Nga të parët tanë ne trashëgojmë cilësi pozitve dhe negative të cilat ua lëmë si atavizma pasardhësve.
Poeti i Rilindjes sonë kombëtare, N. Frashëri thotë:
Mos thuaj se vdes njeriu,
Se është fjalë çilimiu,
Tek i biri jetëgjati
Është fshehur i ati.
Kjo thënie e poetit iluminist po shihet fare qartë tek qëndrimet që millosheviqët e rinj, trashëgimtar të karaxhiqëve po mbajnë ndaj vëllezërve tanë të një gjaku, kosovarëve.
Ashtu si autori akuzues hulumtoi në Arkivat e shtetit dhe i shfrytëzoi ato dokumente për të vjellur vrerë ndaj klerikëve katolikë, edhe zhbirilues të tjerë, për hir të së vërtetës, gërmojnë në fondin e Shtabit të Përgjithshëm për të pasqyruar saktësisht atë që përgojohet ndaj brigatave të ushtrisë nacional - çlirimtare në Kosovë. Citojmë dosjen 447, Fondi i Shtabit të Përgjithshëm, Brigada e Pestë dhe e gjashtë, komisar Ramiz Alia: "Në bashkëpunim me divizionin e tretë e të njëzetedytë Jugosllav, pasi këta na komunikuan urdhërin... vumë në ndjekje të reaksionarëve kosovarë Brigadën e 5 - të (Shevqet Peçin)... Janë asgjësuar 68 "reaksionarë". Pastaj si i mblodhën qindra kosovarë, i mashtruan gjoja se do t'i çonin në "shtetin amë". I tutën pak, i drejtuan nga Shkodra, pastaj i ngjitën prap lart me tortura, i vranë udhës e në Tivar..."
Kësaj i thonë të tradhëtosh e shesësh interesat kombëtare te armiku shekullor serb e jo të akuzohen klerikët katolikë që në unitet predikuan e u përpoqën për një Shqipëri Etnike. Autorit nuk i ka pëlqyer ose ka qenë i udhëzuar të mos ballafaqojë të vërtetën, përkundrazi e ka shtrembëruar atë për t'ua bërë qejfin padronëve komunistë.
Një mendimtar i madh ka thënë: "Kush nuk do të arsyetojë, është një fanatik, kush nuk di të arsyetojë, është njeri i marrë, kush nuk do të arsyetojë, është një skllav."
Ata që kanë bërë historinë sikur futen tek skllevërit.
Nuk ka si të jetë në shërbim të armiqve një klerik katolik që jep kushtrimin: "Çohi, o bij të Skënderbegut, / turq e t'kshtenë, mos t'u ndajë feja! / Çohi e bini në fushë t'bejlegut, / tue gjimue ju porsi rr'feja."
Ishin klerikët katolikë që ngritën zërin lart nëprë diplomacitë e Evropës dhe kryengritjet e parreshtura të popullit shqiptar që e detyruan diplomacinë evropiane t'i vërë gishtin kokës e ta shpallë Shqipërinë të pavarur. Ishte një smirë e diktaturës për klerikët, të cilët kishin bërë shumë më tepër për Atdheun me motivin "Fe e Atdhe" se sa pushtetmbajtësit e rinj.
Gjusti thotë: "Smira është vesi më i prapë, më i turpshëm që ndyn zemrën njerëzore. Smirëziu, duke e parë veten më poshtë se të tjerët e duke mos pasur cilësi për t'u lartësuar, si dëshiron, jeton në një luftë të përhershme me veten e të tjerët."
Citojmë: "postulatin" refren të paprovuar as nga autori akuzues, as nga paraardhësit e tij, dishepull i të cilëve është: "Një nga krerët më reaksionarë të katolicizmit, Gj. Fishta që në vitin 1933 në Hagë do të deklaronte: "E ta dijë bota mbarë se At Fishta s'asht ma shqiptar". Për këtë thënie të Fishtës që gjoja e paska shprehur në Hagë, akuzuesi sqaron në shënimet e tij se e paska marrë nga libri "Historia e Shqipërisë së Re", f. 11, me autor N. Ivanaj. Kjo akuzë një refren i paskrupull i kalemxhinjëve të diktaturës, i ngjan asaj këpuce shkarpë të hedhur në mes të rrugës si e pavlerë,të cilën e kap një qen, e zhungullon dhe duke e kuptuar se është e pavlershme, e hedh pak më larg për ta kapur ndonjë qen tjetër i uritur... Me sa kuptohet, akuzuesi nuk ka njohur ose nuk ka dashur ta dijë një polemikë të Fishtës me M. Ivanaj, ish Ministër i Arsimit në Qeverinë e Zogut, pas Hilë Mosit, për çështjen e mbylljes së të gjitha shkollave private me një dekret të datës 23 prill 1933, ku thuhej: "Shkollat private, çdo kategori qofshin, që kanë veprue deri sot, mbyllen." Shkolla e pater Gjergjit u mbyll dy ditë pas daljes së dekretit, me 25 prill 1933. Fishta përlotshëm tha: "Shqipnia le të rrnojë edhe pa ne".
Me atë dekret u mbyllën edhe shkolla të tjera private, si shkollat private industriale të italianëve, shkollat katolike të Shkodrës, Instituti Qirias, Instituti Kenedy, shkollat e komunitetit muhamedan, etj.
Për sa i përket vargut që cituam më lart, ai është shkëputur nga konteksti i poezisë "Metamorfoza", një poezi satirike botuar në përmbledhjen e stirave të Fishtës "Anzat e Parnasit", botuar në vitin 1909. Komentet e atij vargu janë bërë nga studiues seriozë të jetës e veprës së Fishtës dhe nuk kemi ç'të shtojmë më tej. Por duam të theksojmë se me atë varg, smirëzinjtë janë përpjekur të shpifin e spekullojnë për të zhvlerësuar meritat e Fishtës si atdhetar, i cili vikat: "Urra!, po djelm! Shqyptar kushdo ka le. / N'mos mujtet Shqyptar me metë, Shqyptar t'hijë n'dhe!" Ne, kur flasim për jetën e Fishtës duhet ta kuptojmë se flasim për jetën e Shqipërisë.
Autori, faqe pas faqeje, duke shfrytëzuar Arkivin e Shtetit (Fondi i Klerit), me pikësynim që të rëndojë sa më shumë klerikët, për qëndrimin e tyre antikomunist, citon nga dokumentat e më sipërm: "Klerikët tradhëtarë shfrynin: "Mallkuar qofshin komunizmi dhe partizanët!..., u bënin thirrje besimtarëve për t'u ngritur në luftë..."
Nuk ka si u bëhet më nder klerikëve katolikë, të cilët i bënin thirrje popullit të ngrihej në luftë kundër komunizmit. Ata e dinin shumë mirë se ç'farë e keqe e "dreq i kuq", si e vulos Fishta, ishte komunizmi, metastazat e të cilit kishin filluar të përhapeshin edhe në Shqipëri, si në mbarë Evropën. Në revistën "Hylli i Dritës", organ i klerit katolik që e drejtonte Fishta lexojmë: "Ndodhitë e Spanjës dëftojnë shka asht bolshevizmi: nji rregjim rrënimi, shkatërrimi e gjaksish...". Priftërinjtë ishin të ndërgjegjshëm se retë e zeza të komunizmit të kuq do të mbulonin qiellin shqiptar dhe se viktimat e para do të ishin klerikët katolikë. Dhe vërtetë, për atë që kishin frikë, ajo i gjeti. Filluan menjëherë pas çlirimit arrestimet e pushkatimet në masë të gjerë.
Kur u pushkatua Pater Anton Harapi, Enveri, për servilizëm, i thotë ambasadorit jugosllav në Tiranë: "E pushkatuam Pater Anton Harapin". "Ambasadori i përgjigjet se të gjithë klerikët katolikë janë pater Anton Harapë, prandaj duhen zhdukur."
Përmes këtij dialogu kuptojmë se çdo udhëzim për eleminimin e klerikëve diktohej nga udbashët jugosllavë. Komunizmi, i ulur këmbëkryq në Shqipëri, ishte një rregjim gjaku e urie, i bazuar në gënjeshtra e terror. Një diktator ka htënë për një diktaturë më të egër se e vetja: "Komunizmi është një organizm i çorganizuar në mënyrën më të përsosur dhe nuk është gjë tjetër veçse personifikim i degjenerimit njerëzor".
Akuzuesi orvatet të trajtojë edhe çështje e edukatës në të cilën ndikon feja, kuptohet, për keq. Ai shkruan: "... kur feja lindi dhe vuri dorë edhe në edukatën morale, këtu ajo ka luajtur rolin më shkatërrimtar dhe reaksionar". Është një shpifje e paskrupullt. A është feja ajo që jep një edukim të shëndoshë moral a s'është asnjë lloj shkolle, e aq më pak shkolla jonë e revolucionarizuar që e mbështeste edukatën në mësimet e m - l, të partisë e të E. Hoxhës. Tek fëmijët jepej një edukatë fallco që nuk zuri fare rrënjë tek shoqëria. Moralizime të tilla të thata, si: "të vëmë interesin e përgjithshëm mbi atë personal, prona e përbashkët socialiste është e shenjtë, partia nëna jonë, ishin vetëm një çorientim i fëmijëve për të cilat ato nuk u ndërgjegjësuan asnjëherë. Prona e përbashkët, jo vetëm që nuk u arrit të quhej e shenjtë, por përkundrazi u shpërdorua duke filluar nga masat e rrënuara punëtore e fshatare e deri tek krerët e lartë të pushtetit njeringrënës. Duke hequr edukatën fetare të fëmijëve, u zhduk ajo ndjenjë njerëzore që jepej në familje: Mos e bëj, se është gjynah". U zhduk humanizmi njerëzor dhe u zëvendësua me humanizmin e përgjithshëm proletar, pa adresë të dashurisë për sllavë, rusë e kinezë...
George Kastelan, në librin "Historia e Ballkanit", shkruan: "Edhe ikja dramatike e shqiptarëve 14 - vjeçarë, që donin të shihnin dritat e Brindisit, treguan jo vetëm mangësitë e edukimit në familje, por edhe dështimin e plotë të formimit ideologjik të të rinjve të Enver Hoxhës."
Si mund të edukohet keq moralisht një fëmijë me mësimet e fesë së krishterë kur niset nga këto parime morale:
"O Zot, më bëj vegël të paqes sate,
Ku është mëria, të sjell dashurinë,
Ku është fyerja, të sjell faljen,
Ku është përçarja, të sjell mirëkuptimin,
Ku është mashtrimi, të sjell të vërtetën,
Ku është dyshimi, të sjell besimin,
Ku është dëshpërimi, të sjell shpresën,
Ku është terri, të sjell dritën,
Ku është pikëllimi, të sjell gëzimin".
(Urata e Shën Françeskut)
Papa Wojtila, Gjon Pali i Dytë predikon:
"Ideologjia marksiste dhe shthurja morale kanë ndikuar që disa njerëz të mendojnë që të ndërtojnë një shoqëri më të mirë pa Zotin, por përvoja na mëson se shoqëria pa Zot zvetënohet e njeriut i hiqet gjëja më e shtrenjtë." Libri "Akuzojmë fenë", ka një kapitull, i parafundit, që titullohet: "Viti 1967". Në "kokë" citatin: "Revolucioni përmbys një botë të tërë, dhe jo më një traditë" (E. Hoxha. 22).
I gjithë ky kapitull është mbushur me "heroizmat" e rinisë "që me duart e saj prishi kishat dhe xhamitë" dhe i ktheu, kuptohet, me urdhër të partisë, në palestra sporti e salla kinemaje. Shteti i diktaturës së proletariatit nga ky vit e pas, vazhdoi jo akuzat, por një shfarosje totale të klerikëve. Në Shqipëri u ringjall një Holokaust tjetër ndaj tyre, pa i lënë gjë mangut atij të Hitlerit ndaj hebrenjve. Emrat e klerikëve katolikë të terrorizuar, varë e pushkatuar me gjyq e pa gjyq, gjenden në gazetat "Liria" e "Kushtrimi" të vitit 1992 dhe më hollësisht në librin e dr. Pjetër Pepës, "Viktimat e Diktaturës", "Portrete Klerikësh Katolikë" të ipeshkvit të Shkodrës, dom Zef Simonit, etj.
"Viti 1967 do të hyjë në historinë e sotme të Shqipërisë si vit i vendimeve dhe zhvillimeve katastrofike për kulturën shqipëtare, ideologjinë shoqërore dhe prangat shpirtërore që i vuri trurit të kombit".
Pikat kulmore të luftës kundër klerit janë vitet 1944 - 1946 sipas udhëzimeve të jugosllavëve dhe 1967 - 1968, sipas shembullit të revolucionit kinez. As sundimtarët e egjër turq nuk i rrafshuan nga themelet institucionet fetare katolike si veproi diktatura komuniste, por u bë ajo që thotë populli: "Çohu prift të ulet hoxha"; d.m.th. u kthyen në xhami. Ajo që ngjau tek ne në ato vite, kishte ndodhur edhe në Perandorinë Romake, por atëhere ishte fjala për shtet i cili në emër të fesë pagane luftonte atë që mbështetej në Ungjillin e Krishtit. Në Shqipëri shteti zhduku çdo shfaqje fetare në emër të ateizmit të mbështetur në një sistem universal.
"Ndërsa në shqipëri shkatërroheshin kishaat dhe xhamitë me "Kushtetutë ateiste" dhe shpallej shteti i parë pa Zot, në Poloni, Hungari, Rumani, Çekosslovaki, Gjermani Lindore dhe sidomos në Jugosllavi, ku komunizmi ka qenë më i moderuar, priftërinjtë dhe hoxhallarët kryenin shërbimin fetar me vetura nëpër kisha dhe xhami luksoze."
Komunitetet shqiptare donin t'u "jepnin mend" edhe vendeve të Lindjes... Kësaj i thonë: Eja baba, të të tregoj kufinjtë ose të tregohesh më katolik se Papa.
Gjatë vitit 1967 e më pas u botuan me dhjetëra libra ku "demaskohej" kleri. Disa prej tyre, pa pretenduar për cilësinë e sasinë e tyre, ishin: 1. "A ka ekzistuar Krishti?" T. 1967. Libërth anonim, shkruar nga "qoftëlargu".
2. "Mbi fenë", V. I. Leninit, J. V. Stalinit dhe Mao Ce Dunit.
3. "Mbi gruan" T. 1967, broshurëz simë sipër me sitate Co.
4. "Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar", autor Rakip Beqaj, pa vit botimi, por, meqë në parathënie shkruhet "Ky botim që po del me rastin e 25 - vjetorit të çlirimit të Atdheut, pohuar nga Prof. Dr. Jup Kastrati, me një llogari të vockël del viti 1969, dy vjet më vonë nga shembja e kishave... "asht rezultat gjurmimesh dhe hulumtimesh, pre disa vjetësh nga ana e autorit", - shkruan parathënësi i parathënies së "veprës". Ky është një libër mbushur me mllef kundër klerit katolik të Shkodrës, pavarësisht se në titull pretendohet për "Klerin katolik Shqiptar".
5. "Gjurmat të çojnë në qelë" T. 1969, tirazhi 12 000 kopje, autor Ilo Bodeci. Është një roman ku priftërinjtë jo vetëm që janë lidhur me agjentura të huaja e banditë, por njëri prej tyre na vuaka edhe nga sëmundja e inçestit dhe kryen marrëdhënie me njeriun që me të ka lidhje gjaku, Luçien, por që një prift tjetër përmes rrëfimit ua fal këtë mëkat...
6. "Cuca e Maleve" T. 1967, (dramë), autor gazetari Loni Papa. "Dramaturgu" me të vetmen dramë, nuk mundi të gjejësubjekt për veprimtarinë e ndonjë popi që helmoi mësuesin që u mësonte fëmijëve gjuhë shqipe, por bëri personazh të veprës së tij priftin katolik, dom Markun, që, sipas autorit, është i lidhur (si të gjithë priftërinjtë e tjerë) me banditë dhe që u vë gurë në shpinë besimtarëve për të larë mëkatet.
7. "Shembja e idhujve" autor Skënder Drini. Përmes këtyre veprave autori mundohet të patjetër të fajsojë priftërinjtë që të justifikohej në turmë e drejta e eleminimit fizik të tyre. Kjo të kujton atë anekdotën që është bërë qesharake, sipas së cilës duhej varur njëri prej tre rrobaqepësve të fshatit, sepse i vetmi kovaç i atij fshati kishte kryer një krim që dënohej me vdekje. 8. Muzeu Ateist i Shkodrës me autor Niazi Vadahi është një shtupë letre me vrerë e helm ndaj klerit katolik...
Autorët e mësipërm, shkrimtarë pa vepra, me krijime të tilla bastardhe, jo vetëm që kërkonin të "shartonin tru e zemra" në "trungun socialist", por kishin përfitime materiale: qëndronin në qytete dhe merrnin leje "krijuese" për të masturbuar nëpër Arkivat e Shtetit, siguronin një dhomë shtëpi më tepër në apartamente ose të drejtë studimi për fëmijët e tyre, pavarësisht nga niveli i dijeve, mjaftonte që dilnin "kuadro besnikë të partisë". Ç'është më e keqja, krijuesit e sojit të mësipërm, me "veprat" e tyre "shkencore" morën dhe tituj shkencorë, që mund t'i gëzojnë edhe tani dhe shteti demokratik mund t'i shpërblejë.
Për priftërinjtë vazhdonte Kalvari i mundimeve, gjyqet e hakmarrjes komuniste më të egra se ato të mesjetës. Javë për javë shpalleshin dënime me vdekje, konfiskime pasurishë dhe bashkë me ta përvetësime vlerash kulturore e shkencore të lëna në dorëshkrim nga priftërinjtë, të cilat ndonj pseudoshkenctar i ka mbledhur si plaga qelbin dhe i publikon pikë - pikë "pa rënë në sy2, pa u hequr asnjë presje, por vetëm duke i kthyer në gjuhën e ashtuquajtur të përbashkët letrare.
Vetëm Fishta la 700 faqe krijime të daktolografuara, ndërsa gjuhëtari Justin Rrota, lajmëronte përmes revistës "Kumona e së Dielës", vj. 5, nr. 45, 8 nëntor, 1942 se do tinte në shtyp pjesën e parë të morfologjisë me titull: "Gramatika e gjuhës shqipe". "Gjer më sot nuk ka asnjë të dhënë të sigurtë që të mund t'na vinte në dijeni se ku ndodhet ky libër në dorëshkrim", - shkruan dr. i shkencave gjuhësore z. Mina Gero.
S'duhet të harrojmë se gjatë revolucionit kulturor u shkatërruan nga themelet kisha të urdhërave katolike, domenikane e françeskane të shekullit të 13 - të, që kur ata u futën në Shqipërinë katolike.
Të tilla ishin: Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, me piktura murale origjinale që i shërbenin popullit analfabet të lexonte përmes tyre "Biblën" "thonë se kisha e Dejës (Dagno), kje e ndreqme me shpenzime të Skanderbegut lexojmë në "Historinë e Skanderbegut simas gojëdhanave" të priftit katolik Marin Sirdani. U la në harresë gjatë viteve të diktaturës, megjithëse s'kish ç'të rrafshohej në kishën e Shën Bakut, Shën Shirqit a Shna Prendës, si e quan populli atë kishë 700 - vjeçare të ndërtuar në vitin 1290, në shekullin e 6 - të nga perandori Justinian. Është një ndër tri kishat më të vjetra të Ballkanit. Kishës vazhdon t'i afrohet çdo vit rrjedha e lumit Buna, deri sa një ditë ta rrëmbejë e pasardhësve t'ua tregojmë si legjendë: "Na ishte një herë një kishë në Shirq...".
U gremis nga themelet Kisha e Zojës së Shkodrës, e cila ishte një ndër më të vjetrat në Shqipëri. Kjo kishte edhe vlera të pakrahasueshme arkitektonike. Kandidati i shkencave, Mikel Prendushi shkruan: "Kisha e Zojës së Nju Jorkut, është ndërtuar në ngjasim arkitektural me atë të Kishës së Zojës në Shkodër". Për këto shkatërrime katastrofike nga histeria e shfrenuar komuniste populli i prekur në shpirt thoshte: "Zoti s'ka nevojë me na l'shue tërmetin, se ka prue djalli Enverin e Mehmetin".
Feja në vitet 1967 - 1990, u duk se ishte harruar, por rrënjët e saj të nëndheshme lëviznin dhe i ngjante një ajzbergu që pjesën më të vogël e ka mbi sipërfaqe. Këtë e tregoi thënia e meshës së parë në varret e Rrmajit me 11 dhe me 16 nëntor, pas një heshtjeje të gjatë 23 - vjeçare në të cilën morën pjesë mbi 33 mijë besimtarë të feve të ndryshme që jetonin në harmoni prej shumë shekujsh në këtë qytet.
Fenë e krishterë s'arritën ta zhduknin Perandorët e Romës e as Sulltanët e Stambollës e jo më ta gjunjëzonin liliputët me tru të tredhur, konformistët komunistë shqiptarë.
Nga faqet e fundit të librit autori e ka zgjeruar gjeografinë e akuzës duke gjykuar për "vdekje" vendet Perëndimore, Papët e Romës etj. Citojmë fragmentin: "Prej vetë thelbit të tij Vatikani ka qenë dhe mbetet armik i paqes dhe i klasës punëtore, armik i socializmit dhe i m - l".
Tani autori është shprehur qartë dhe s'ka pasur arsye të pluhroset nëpër qilaret e Arkivave të Shtetit për t'na mbushur mendjen se armiqësia që paskan Vatikani e kleri për socializmin e m - l, qenka shkaku që diktatura i akuzoi, burgosi, internoi e zhduku fizikisht predikatorët e paqes e vllazërimit dhe jo se kanë qenë antikombëtarë të lidhur me armiq të pushtetit e mashtrues të popullit, si është munduar t'na mbushte mendjen akuquesi pa kurrfarë faktesh bindëse. E pse luftuan e luftojnë me fjalë marksizmin si ideologji ateiste, kjo është puna e tyre, ashtu si dogmatiku marksist ka të drejtën e tij që t'i dojë e mos t'i lëshojë aspak mendimet e veta...
Mjafton t'i kujtojmë "bukinistit" Papën e sotëm, Gjon Palin e Dytë që mban "Çmimin Nobel për Paqen" dhënë në vitin 1992 për rolin e madh që ka luajtur për përmbysjen e komunizmit në Evropën Qendrore e atë Lindore e bekimet e Tij për shuarjen e vatrave të luftës në të gjithë globin. Janë më shumë vlerë për të sotmen e të ardhmen e popujve fjalët profete të Papës së sotëm, Wojtila, që thotë: "Një demokraci pa vlera mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapur siç po na e tregon historia".
E përsërisì, se klerikët katolikë u asgjësuan nga diktatura komuniste vetëm e vetëm se kritikuan hapur komunizmin si kundërshtarë të fesë e përhapjes së ideologjisë ateiste në popull.
E përfundoj këtë analizë modeste të atij libri akuzues të fesë duke shpresuar që rilindja e saj në Shqipëri të ndikojë në ringjalljen shpritërore të këtij kombi të martirizuar në gjithë historinë e ekzistencës së tij e Paqja të mbretërojë në zemrat e të gjithëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:56 pm

THIRRJA E NDËRGJEGJES


Nga Reshat KRIPA


Një fushatë e shfrenuar ka shpërthyer këto ditë në politikën shqiptare. Në këtë fushatë janë përfshirë të gjitha mediat, bile do të thoja që është përfshirë pothuajse i gjithë populli ynë. Ngado dëgjon zëra që thonë: “ Të hapen dosjet “. Në këtë kor janë përfshirë të gjithë, të djathtë dhe të majtë, kriminelë dhe viktima, ujqër dhe dele. Zhurma është aq e madhe sa nuk meret vesh se kush është fajtori dhe kush viktima. Të gjithë thërrasin se qenkan të pafajshëm. Po fajtorë a nuk paska patur ajo periudhë e kobshme?
Me thënë të drejtën kjo pyetje më bren nga brenda. A do të zbardhet ndonjëherë e vërteta e këtij vendi? A po do të mbetemi vetëm në llafe dhe thirrje patetike gjoja patriotike? Dhe në këtë garë të shfrenuar janë vënë partiakë dhe qeveritarë, analistë dhe gazetarë, pedagogë dhe intelektualë të tjerë, bile gara ka aritur deri në shtresat më të ulta, deri te ata që ndoshta nuk arrijnë të sigurojnë as bukën e gojës dhe jetojnë duke lipur.
Por ajo që më shqetëson më tepër është mungesa e vetëdijes për të pranuar të keqen që ka sejcili prej nesh brenda vetes së tij, brenda ndërgjegjes së tij. A keni dëgjuar ndonjë zë që të pranojë se në veprimtarinë e tij të asaj periudhe ishte i detyruar të kryente vepra që i shërbenin sistemit kriminal? Zërat janë fare episodik, për të mos thënë se pothuajse nuk ka patur fare zëra të tillë. Në këto momente ia vlen të citoj fjalët e thëna nga zonja Saks ( Estoni ) në debatin e zhvilluar në Këshillin e Europës:
“ Historia kërkon që të gjejë të vërtetën dhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste “
Një deklaratë kuptimplote, një thirrje e sinqertë e ndërgjegjes. Po në vendin tonë a keni dëgjuar ndonjë intelektual të bëjë një deklaratë të ngjashme? Të gjithë kemi jetuar në atë kohë të tmerrshme. Të gjithë e dimë se atëhere nuk guxoje të mendoje dhe jo të veproje. Të gjithë e dimë që për të mbijetuar ishe i detyruar të kryeje veprime që ndoshta ndërgjegja jote nuk i pranonte. Po sot, që kohët kanë ndryshuar, përse heshtin? Përse nuk e hedhin poshtë të keqen që i depersonalizoi?
Personalisht i përkas shtresës që në atë kohë bënte pjesë në kampin armik me rregjimin. Kur dola nga burgu u detyrova të mbyllesha në veten time për të mos rënë për të dytën herë në atë skëterrë. Megjithatë edhe unë isha i detyruar të kryeja veprime që nuk m’i pranonte ndërgjegja. Edhe unë isha i detyruar të duartrokisja diktatorët , kur na nxirrnin detyrimisht nëpër mitingjet e organizuara. Edhe unë isha i detyruar të shkruaja për ato që nuk i doja, kur në shkollën e mbrëmjes profesori i letërsisë na jepte si temë hartimi përshkrimin e epërsisë së sistemit socialist mbi atë kapitalist, edhe unë isha i detyruar të dërdëllisja lloj lloj mbroçkullash nëpër mbledhjet që organizoheshin në qendrën e punës. Kurse sot më vjen turp nga vetja e ime për të gjitha këto.
Ku janë intelektualët e shquar të asaj periudhe? Përse nuk i thërret zëri i ndërgjegjes? Përse nuk e hedhin poshtë atë pjesë të aktivitetit të tyre që i shërbeu atij sistemi? Përse shkrimtarët e realizmit socialist nuk thonë asnjë fjalë për ato vepra të shkruara prej tyre ku hymnizoheshin diktatorët dhe bëmat e tyre? Përse nuk thonë asnjë fjalë kineastët për ata filma ku degjenerohej borgjezia dhe ngrihej në piedestal llumi i shoqërisë shqiptare? Po kompozitorët, skulptorët dhe piktorët e shquar ku janë? Përse nuk i hedhin poshtë ato vepra që më shumë i diskreditojnë, mbasi populli vetë i ka hedhur ne koshin e plehrave. Dua të më kuptoni. Nuk jam për hedhjen poshtë të gjithshkaje të krijuar në atë kohë. Jam i sinqertë që janë krijuar edhe vepra dinjitoze. Por këto vepra i errësojnë ato bajatet, pa vlerë që bëheshin për t’i bërë qejfin idhujve të atëhershëm.
Nuk e di kush është shkaku për një gjë të tillë. Mungesa e kurajos, apo ndoshta nostalgjia për atë kohë. Në rast se do të ishte e para do ta quaja një pasojë të shtypjes së pësuar gjatë asaj kohe, ku edhe sot mbas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk u ka dalë frika që u kishte hyrë në bark nga ai system. Ndërsa po të jetë e dyta do t’u thoja se me veprat e tyre i shërbyen me ndërgjegje qëndrimit në këmbë të atij sistemi. Dhe kjo është shumë e rrezikshme.
Dua t’ju kujtoj të gjithë shqiptarve shprehjen lapidar të Hamletit drejtuar nënës së tij:
“ Nënë, hidhe poshtë gjysmën e keqe të zemrës tënde dhe jeto me gjysmën tjetër më të mirë! “
Nuk e di nëse do të ketë vullnet inteligjenca shqiptare të bëjë një gjë të tillë. A mund të ketë “ dosje “ më të sakta se këto?




Kush është Reshat Kripa?


Kam lindur më 28 janar 1936 në qytetin e Vlorës. Rrjedh nga një familje tregëtare e këtij qyteti. Im atë. Qazim Hamdi Kripa, pasi mbaroi studimet në “Robert College” të Stambollit, preferoi t’i futet rrugës së tregëtisë. Ndërtoi një fabrikë ku prodhohej vaji i ullirit dhe u mor me tregëtimin e tij. Tregëtinë e ushtronte kryesisht në Vlorë dhe Tiranë, por edhe jashtë shtetit si në Itali, Austri e të tjera. Kishte fituar disa çmime në konkurse të ndryshme të zhvilluara nëpër panaire. Pas vendosjes së sistemit totalitar gjithçka u shtetëzua dhe im atë mbeti i papunë deri ditën që mbylli sytë.
Im vëlla, Besnik Kripa, së bashku me dy shokë të tij, Lavdosh Beqon dhe Alajdin Alemin, në vitin 1950 krijojnë një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte në gjimnazin e qytetit. Arrestohen dhe dënohen me nga 15 vjet burg. Lirohet në dhjetor të vitit 1961.
Në vitin 1951 unë së bashku me dy shokë, Myrteza Baboçin dhe Jorgo Beshon, të tre në moshën 15 vjeçare, formojmë një organizatë tjetër antikomuniste, duke shpërndarë trakte nëpër rrugët e qytetit. Arrestohemi dhe dënohemi me nga 5 vjet burg. Lirohem në dhjetor 1955.
Pas lirimit kam punuar në punë të thjeshta si punëtor apo murator në ndërmarrje të ndryshme. Përfundova gjimnazin e mbrëmjes me rezultate të shkëlqyera, por nuk m’u dha mundësia për të vazhduar më lart, megjithë dëshirën e madhe që kisha.
Që i vogël kam patur dëshirë për të shkruar. Kam tentuar me disa poezi dhe tregime, por drita e botimeve të tyre ishte e mbyllur. Atëhere heshta. Pas rivendosjes së sistemit demokratik rifillova përsëri të shkruaj. Kam botuar shumë artikuj nëpër gazeta të ndryshme si dhe kam mbajtur disa kumtesa nëpër mbledhje shkencore.
Në vitin 2004 botova përmbledhjen e parë me tregime të titulluar “Një tregim për mikun tim”. Në vitin 2008 botova romanin “Shkallët e ferrit” dhe librin me kujtime “Rini e copëtuar”. Tani kam gati për botim romanin tjetër “Trëndafila të bardhë” si dhe një përmbledhje me poezi modeste për të cilat nuk jam i sigurtë nëse duhen botuar apo jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:56 pm

ËRSE TË NDODHTE KËSHTU?


Qyteti zhurmëronte nga lëvizja e qytetarëve dhe makinave të shumta si dhe sirenave të vazhdueshme të automjeteve të policisë apo ambulancave që qarkullonin nëpër rrugët e mbuluara nga pluhuri dhe mbeturinat e plehrave apo gjethet e fishkura të pemëve dekorative që shtriheshin në të dy anët. Një smog tymi dhe mjegulle e kishte zaptuar atë mëngjes qytetin. Qielli ishte gjysmë i mbuluar nga retë. Por shiu kishte harruar të binte. Qytetarët ishin të etur për një pikë shi. Mendonin se ai do të sillte ndryshimin e gjendjes shpirtërore të tyre.
Në mes të kësaj turme qarkulloja edhe unë. As vetë nuk e dija se ku shkoja. Kisha dalë nga shtëpia dhe dija vetëm se duhej të ecja dhe të ecja. Rreth e rrotull më kalonin tipa të ndryshëm. Dikush ecte krenar, me kokën lart, thua se ishte ndonjë kokë e madhe që kishte kontribuar në ngritjen e qytetit. Një tjetër lëvizte sa te njeri tek tjetri, me dorën e zgjatur, duke lipur lëmoshë. Një i tretë kalonte duke fëshkëllyer dhe qeshur, ndërsa një i katërt duke qarë
Në mes të këtyre njerëzve pashë një burrë të moshuar të veshur mirë dhe me një borsalino në kokë. Papritmas m’u duk se fytyrën e tij diku e kisha parë. Ktheva kokën për ta vështruar më mirë dhe vura re se edhe ecja e tij më dukej e njohur. Ishte shumë më i madh se unë megjithatë, çuditërisht, më dukej shumë i njohur. Shtrydhja trurin për të gjetur se ku e kisha njohur atë njeri, por ishte e kotë. Mosha, skleroza apo ku e di unë se çfarë e kishin bërë punën e tyre. Ndërkohë dëgjoj një zë që më foli:
- Hajde tutkun, hajde! E paske humbur si Xhaferi simiten!
Ktheva kokën dhe pashë Pirron, shokun tim të fëminisë. Dikur ishim shokë klase por stuhitë që na përfshinë na ndanë për shumë vite. Më pas u takuam dhe vazhduam shoqërinë tonë. E ftova të pimë një kafe.
- Di unë një vend ku bëhet kafe e mirë, - tha Pirrua.
U nisëm dhe pas pak mbërritëm te një kafe në qendër të njerës nga lagjet më të njohura të qytetit.
- Dy kafe dhe dy raki, - porosita unë.
Po pinim kafet dhe bisedonim për çështjet e ndryshme që kishte secili prej nesh. Papritmas para tavolinës tonë qëndroi një burrë i moshuar. Hodha vështrimin nga ai. Njoha burrin që kisha parë pak më parë në rrugë. Përsëri m’u duk si një fytyrë shumë e njohur.
- Profesor, - i foli dikush nga një tavolinë pranë. – Ejani uluni t’ju ofrojmë një kafe.
Burri ktheu kryet nga erdhi zëri dhe buzëqeshi. Pastaj hodhi vështrimin nga unë dhe po më shikonte, duke qëndruar në këmbë.
- Uluni! – e ftuam.
U ul. E pyetëm se me çfarë dëshëronte ta qerasnim. Nuk foli por vazhdonte të na vështronte me një shikim ku shprehej një mall i madh. Na u duk sikur edhe ai na njohu.
Formuam bindjen se diku duhej të ishim parë.
- Mund të prezantohemi? – i thashë duke i treguar emrin tim. Të njejtën gjë bëri edhe Pirrua.
Fytyra filloi t’i shkëlqejë. Sytë i shndrisnin. Diçka donte të thoshte por nuk mundte. Kapi duart tona dhe filloi t’i puthë. Me siguri që diku ishim njohur me të, por çuditërisht kujtesa e jonë ishte shuar. Vitet kishin bërë punën e tyre. Megjithatë, nga xhesti i tij, kuptuam se mysafiri duhet të kishte qenë ndonjë nga ish të dënuarit politikë të rregjimit totalitar. Intuita na shtyu të besojmë se duhej të kishim qenë së bashku në ndonjë nga kampet e punës së detyruar, nëpër të cilët kishim kaluar.
- Ju lutem, - iu drejtova, me zë të ulur që të mos më dëgjonte ai, personit në tavolinën pranë që e kishte ftuar për kafe. – A mundeni të më thoni kush është zotnia?
- Nuk e di. Dikush më ka thënë se ka qenë profesor i njohur i letërsisë. Ka mbaruar studimet në perëndim. Në këtë kafe vjen vazhdimisht. Nuk flet. Qëndron në këmbë dhe vështron. Pastaj largohet përsëri. Nuk pranon nga asnjë që ta qerasë. Është hera e parë që pranoi nga juve. Ndonjëherë vjen edhe e shoqja, një zonjë grua, që e merr.
Ndërkohë na afrohet një zonjë e vjetër shumë e mbajtur.
- Më falni! – na drejtohet. – Është im shoq. Ju falemnderit shumë për gjithçka keni bërë për të!
- Oh, asgjë! – iu përgjigja. – Urdhëroni uluni.
Nuk ngurroi. U ul dhe ne porositëm kafen.
- Më falni, e nderuar zonjë! – i thashë me një ndjenjë respekti. Kam përshtypjen se burrin tuaj diku e kam njohur.
- Nga jeni? – më pyeti me kureshtje
I thashë emrin e qytetit
- Si ju quajnë?
Përsëri i ktheva përgjigje. Më përqafoi sikur të isha një fëmi i vogël dhe me një buzëqeshje të ëmbël më tha:
- Ju qenkeni “çapkëni” im i vogël? Oh, sa kënaqësi që po ju takoj përsëri pas kaq vitesh!
Zonja kishte përmendur nofkën që më kishin ngjitur në fëmininnë time. Me këtë nofkë më thërrisnin mësuesit e mi dhe pas tyre edhe të gjithë nxënësit e shkollës.
- Më thoni, ju lutem, kush jeni! – pyeta unë i habitur nga fjalët e saj.
- Jam mësuese Bardha, ndërsa im shoq profesor Hektor Kelmendi
U ngrita në këmbë. Mora duart e tyre dhe fillova t’i puth me respekt të madh. Të njejtën gjë bëri edhe Pirrua. Bardha ishte mësuesja jonë e shkollës fillore, ndërsa Hektori profesori i letërsisë në shkollën unike. Nuk ishin nga qyteti ynë. Në atë kohë gati pjesën më të madhe të mësonjësve e përbënin të ardhurit nga qytetet e tjera. Kështu Bardha kishte ardhur nga kryeqyteti ku kishte kryer shkollën normale “Nana Mbretëreshë“, ndërsa Hektori, që kishte kryer studimet e larta në Paris, ishte emëruar edhe ai në qytetin tonë. Dy vjet pas ardhjes në qytet Hektorin e arrestuan për agjitacion dhe propagandë. E akuzuan se kishte propaganduar në nxënësit për poetët e shpallur armiq si At Gjergj Fishtën, Pater Xanonin, Mikel Prendushin, Faik Konicën e të tjerë. Një gjë e tillë ishte e vërtetë. Shpesh herë ai na recitonte poezi të tyre të cilat ne i dëgjonim me etje. Nuk kishe se si të mos i dëgjoje me kënaqësi kur në to ngrihej në tempullin hyjnor thirrja për lirinë e atdheut dhe për flamurin.
Ndoshta ishte fryma që na edukoi profesori ynë që më shtyu mua dhe dy shokë të mi të ndiqnim rrugën e tij. Kështu përfunduam edhe ne në humnerë. Atje takova profesorin tim. U endëm nga kampi në kamp. Nga Ura Vajgurore në Vlashuk dhe nga Shtyllasi në Bulqizë. Edhe atje ai ishte profesori im. Nuk më linte të gaboja. Ai më zëvendësoi prindërit e mi. Në kampin e Bulqizës u ndamë. Unë u lirova, ndërsa ai vazhdoi edhe për disa vjet dënimin.
- Ejani ndonjë ditë nga shtëpia, - tha mësuesja duke më treguar adresën. –
Shkojmë Hektor! – i foli të shoqit.
Ai nuk u përgjigj. U ngrit duke buzëqeshur, i bindur në fjalën e saj. Pasi na përshëndeti ajo i futi krahun dhe u larguan ngadalë ngadalë. Ai vazhdonte të mos fliste.


Një mbrëmje vendosëm t’u bëjmë një vizitë mësuesve tanë. I gjetëm në sallonin e ndejtjes. Profesorin të ulur në një kolltuk duke parë televizorin, që trasmetonte një emision të titulluar “Fokus”, ndërsa mësuesen duke lexuar diçka. Ajo u ngrit dhe mbylli televizorin duke i thënë me një zë të butë:
- Tani na kanë ardhur djemtë tanë. Do bëjmë edhe pak muhabet.
Ai u kthye nga ne dhe buzëqeshi. Fytyra filloi t’i ndriçonte.
- Si e pini kafen? – pyeti mësuesja.
- Shqeto.
Në pak minuta kafja ishte gati. I pimë pa folur. Së fundi mësuesja foli:
- Kur i fola për juve, në fillim nuk reagoi. Duket sikur i ishte fshirë nga kujtesa. Por nuk ishte ashtu. Mori fletoren ku, në pamundësi për të folur, shkruan ato që do të thotë dhe me dorën që i dridhej, shkruajti emrat e Urës Vajgurore, Bulqizës, Spaçit dhe Qafës së Barit.
- Kur ishim në kampin e Spaçit e goditi një ishemi cerebrale, e cila u bë shkak që, pas disa vitesh, ta lironin nga burgu, - foli Pirrua.
- Është pikërisht ishemia cerebrale që e solli në gjendjen që ndodhet sot, - u përgjigj mësuesja.
- Ura Vajgurore ishte kampi i parë ku u ritakuam, ndërsa me Bulqizën na lidh një ngjarje që nuk mund ta harroj kurrë, - ndërhyra unë.
Fillova t’i tregoj ngjarjen ashtu siç kishte ndodhur. Ishte shtator. Me nismën e profesorit dhe doktor Isuf Hysenbegasit kishim organizuar një mbremje përkujtimore me rastin e tridhjetepesë vjetorit të luftës së Vlorës. Ndërsa unë po recitoja poezinë “Një ditë vjeshte” të poetit të burgosur vlonjat Kudret Kokoshi, kushtuar kësaj ngjarje, vjen toger Ademi, një xhelat i vërtetë dhe kur më sheh mua duke recituar urdhëron të më lidhin duart me hekura dhe të më fusin në qeli. Profesori filloi të protestojë me forcë.
- Mos vallë qenka krim t’i këndosh atdheut dhe luftrave të tij për liri? – thërriste ai me zë të lartë. – Ju jeni kriminelë!
Profesorin e mbyllën së bashku me mua në qeli. Atë natë e gdhimë pa fjetur. Hekurat që na ishin futur në mish nga shtrëngimi i tepërt dhe të ftohtit e Bulqizës në atë natë vjeshte, kur ne ishim në fill të këmishës, bënë që pas mezit të natës të më zinin një palë ethe të forta. Profesori thërriste për ndihmë mjekësore, por askush nuk e dëgjonte. Atëhere hoqi këmishën e tij dhe më mbështolli. Më fërkonte fort me duar dhe më fliste që të mos humbisja vetëdijen.
Të nesërmen temperatura e lartë vazhdonte ende. Xhelatët donin të më nisnin në punë. Por ishte ndërhyrja e vendosur e profesorit dhe doktor Isufit që më shpëtoi. Më shtruan në atë që ne e quanim infermieri. Gjenia e tyre më shpëtoi.
Mësuesja më dëgjonte me vëmendje dhe dy pika lot rrodhën prej syve të saj.
- E gjithë jeta e tij ishte një vetmohim, - më tha së fundi. – Ndodhesh kudo ku
ndjente se vuanin. A dëshëroni t’ju tregoj historinë tonë?
E pritëm me kureshtje propozimin e saj. Kishim një dëshirë të madhe për të mësuar gjithçka mbi jetën e këtij çifti të përsosur. Pranuam me kënaqësi.
- U dashuruam që kur ishim në shkollë në qytetin tuaj, - filloi. – Po bëheshim gati
për t’u martuar, kur atë e arrestuan. E prita plot dymbëdhjetë vjet. Kur u lirua u martuam. Megjithse në kondita të vështira, e ndjenim veten të lumtur. Ai punonte si puntor në ndërmarrjen bujqësore. Me të u bashkova edhe unë që më pushuan nga puna si arsimtare. Qëndronim të veçuar. Nuk bisedonim me asnjeri. Hektori filloi t’u jepte mësimet e gjuhës frënge disa të rinjve. Ishin bijtë e disa të njohurve tanë. Shpesh herë u lexonte atyre edhe poezi nga poetë tanë të ndaluar. Një gjë e tillë ra në sy të sigurimit të shtetit që e survejonte hap pas hapi. . Nuk kaloi më shumë se dy vjet kur e arrestuan përsëri. E dënuan me pesëmbëdhjetë vjet. Nuk kishim fëmijë. Mendonim të merrnim pak veten dhe pastaj të mendonim për trashëgimtarë. Kështu që mbeta përsëri e vetme
Mësuesja heshti. Mori frymë thellë dhe nga gjoksi i doli një psherëtimë e
dhimbëshme. Ne qëndronim të heshtur dhe prisnim që ajo të vazhdonte.
- Më pas e çuan në kampin e Spaçit, - vazhdoi mësuesja. – Megjithë gjendjen e vështirë, bëja si bëja dhe i shkoja me një trastë me ushqime në takim. Një ditë më thanë se e kishin shtruar në spitalin burg të Tiranës. Gati sa nuk u çmenda. Shkova në kryeqytet. E takova. Ishte në një gjendje shumë të rëndë. U interesova me disa miq të familjes. Më rekomanduan disa barna që vinin nga jashtë. Bëra si bëra dhe ia gjeta dhe ato. Ia dërgova në spital. Filloi të merrte veten.
Pas kësaj ngjarje e çuan në kampin e Qafës së Barit. E njëjta gjendje. E mbajtën deri në ditën që u lirua. Kur doli m’u duk sikur para meje qëndronte një hije, një fantazmë. Duhej të bëja diçka. Me ndihmën e disa miqve e shtrova në një klinikë në Milano. Kur doli prej andej kishte një pamje më ndryshe. Megjithatë mbeti në gjendjen që shihni.
U larguam me zemër të thyer.
- A e di përse i ndodhi ishemia? – pyeti Pirrua.
-Përse?
- Ishim në kampin e Spaçit. Operativ të sigurimit kishim një kanibal të vërtetë. Donte me çdo kusht që profesorin ta bënte vegël të tij. Ditëziu harronte se para vetes kishte një titan. Në atë kohë në kamp kishin arrestuar tre të burgosur. Njeri prej tyre, Xhemili, ishte një nacinalist i vërtetë. Katër herë ishte dënuar më parë. Dy të tjerët, Vasili dhe Faslliu, gazetarë të njohur. I kishin shkruar një letër proteste diktatorit. Operativi kërkonte me çdo kusht të sajonte dëshmitarë për dënimin e tyre. Viktimë u bë profesori. Por a mund të përulet mali. E arrestuan, e torturuan egërsisht, por ai vazhdoi të qëndronte si hero. Ishte pikërisht në birucat e sigurimit kur e goditi ishemia. U detyruan ta shtronin në spitalin e burgut në Tiranë. Për këtë shkak nuk e dënuan. Shokët e tij i pushkatuan. Sëmundja e paskësh transformuar aq tepër sa nuk mundëm as ta njihnim. Megjithatë kanë kaluar tridhjet vjet që atëhere.
- Kurse unë kam pesëdhjetepesë vjet, - plotësova unë.

Pas disa ditësh tingëlloi zilja e telefonit. Ishte mësuesja.
- Ejani! – na tha me një zë të dridhur. – Hektori mbaroi!
U nisëm menjëherë. E gjetëm të shtrirë në shtrat me sytë mbyllur, të mbuluar me një jorgan atllas. E puthëm në ballë dhe dy pika lot na rrodhën nga sytë.
- Lerini lotët! - na tha mësuesja. - Njerëzit e vërtetë nuk qahen dhe ai ishte i tillë.
U ngritëm dhe i shtrënguam duart mësueses pa thënë asnjë fjalë. Lajmëruam të gjithë shokët që e njihnin. Të nesërmen e përcollëm në banesën e fundit. Një grup shumë i madh njerëzish shoqëronin kortezhin. Një numër kurorash prinin para. Dikush mbajti
një fjalim mortor para varrit. Kishte vdekur një njeri!
Nuk e di sepse, por në mendje më vinin rrotull fjalët:
“Përse të ndodhte kështu? Përse?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 5:58 pm

Masakrat e partizanëve në Tiranë

Po si vepruan partizanë me kundërshtarët politikë dhe me familjet e atyre që ata i quanin "reaksionare", ato ditë të nëntorit 1944 kur hynë në Tiranë? Lidhur me këtë, Islam Lleshi kujton: "Që kur Divizioni i Parë partizan ishte i dislokuar në Priskë, nëpërmjet njerëzve të tyre dhe këshillave Nacional Çlirimtare që ekzistonin në çdo lagje, ata kishin marrë të gjithë emrat e kundërshtarëve të tyre politikë (kryesisht të Ballit e Legalitetit) dhe familjeve të tyre, të cilat i kishin shënuar në lista të sakta. Kështu, pas çdo përparimi që ata bënin në drejtim të qendrës së Tiranës (pas tërheqjes së gjermanëve), duke hyrë nëpër lagje, ekzekutonin të gjithë personat që i kishin në ato lista, të cilat ua tregonin dhe këshilltarët komunistë, që dhe ua nxirrnin nga shtëpitë e tyre për t‘i ekzekutuar. Këtë gjë partizanët e zbatuan pikë për pikë edhe me familjen tonë nacionaliste, duke na vrarë babain, Muharremin, sepse në atë kohë unë isha në çetat e Ballit Kombëtar me armë në dorë dhe vëllai, Sulejmani (i diplomuar në Torino për Veterinari), ishte një nga të parët që aderuan me Ballin Kombëtar dhe asokohe gjendej i arrestuar nga partizanët. Kështu, rreth orës 03:00 të mëngjesit, duke u gdhirë 13 nëntori i vitit 1944, nga oborri i shtëpisë sonë u dëgjua zëri i Telat Kalos që ishte mhallali i joni, e njëkohësisht sekretar i Këshillit Nacional Çlirimtar, i cili thërriti babanë duke i thënë që të dilte jashtë, pasi kishte një fjalë me të. Babai u vesh dhe sapo doli jashtë, akoma pa u afruar te Telati, i cili u tërhoq disa hapa më prapa nga vendi ku thërriti, disa breshëri automatiku të tre partizanëve që ishin fshehur mbas një peme të avllisë sonë, e lanë babanë të vdekur në vend. Pas kësaj, partizanët hynë brenda në shtëpi duke tmerruar nënën Fitneten, dy vëllezërit e vegjël: Njaziun 10-vjeçar (para viteve ‘90-të, trajner i famshëm i basketbollit të Partizanit), motrën Dylberen 12-vjeçare dhe Bardhulin 2-vjeçar. Po kështu, në shtëpi ishte dhe vajza e kushëririt tonë, Fadil Lleshit (Ikbalja), motra e Mustafa Lleshit (shoku i ngushtë i Kajo Karafilit), partizan, që ishte vrarë në Pezë. Kur partizanët që hynë brenda filluan të bërtisnin duke kërkuar armë, Ikbalia u tha atyre se në atë familje ishin njerëzit e Mustafa Lleshit. Pas kësaj, ata u shtangën dhe njëri nga partizanët, që si duket ishte komandanti i tyre, u bëri thirrje të tjerëve që po kontrollonin, duke u thënë: "Hajde të ikim". Të nesërmen, në shtëpinë tonë erdhën disa nga të afërmit tanë dhe babain e varrosën në oborrin e pasmë të shtëpisë, pasi për vetë situatën ku ndodhej kryeqyteti, nën breshëritë e armëve dhe bombave, nuk mund të shkonin te varrezat e Bamit. Njerëzit që vinin në shtëpinë tonë për të na ngushëlluar, tregonin se ato ditë kudo nëpër Tiranë partizanët kishin vrarë dhe masakruar shumë nacionalistë e intelektualë të njohur. Shtabi i partizanëve, me komandant Halit Tafanin, që kreu vrasjen e babait tonë, u vendos aty afër nesh, te shtëpia e Ferit Vokopolës (ish-deputet i Zogut) dhe pas largimit të tyre aty u gjet dhe një listë me personat që ishin pushkatuar, ku bënte pjesë dhe babai ynë". Kështu e kujton 80-vjeçari Islam Lleshi ngjarjen e vrasjes së babait të tij, Muharremit, duke u gdhirë 13 nëntori i vitit 1944.

Dhjetëra të ekzekutuar në hotelin "Bristol"

Por ato ditë të nëntorit të vitit 1944, forcat partizane që kishin marrë detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Enver Hoxhës për të marrë Tiranën, ekzekutuan nëpër shtëpitë e tyre edhe shumë nacionalistë dhe intelektualë të tjerë të njohur. Lidhur me këtë, Islam Lleshi dëshmon: "Pasi vranë babanë tonë, forcat partizane kaluan bulevardin dhe ekzekutuan edhe Anton Mazrekun, i cili e kishte shtëpinë jo më larg se 100 m nga ne, pranë kinemasë "Rozafat". Po atë natë partizanët ekzekutuan edhe disa nacionalistë e intelektualë të njohur si: Aleks Mavraqi, Ismail Petrela, Lluka Xhumari, vëllezërit Muntaz e Vesim Kokalari, gazetarin e njohur Nebil Çika, një grua mirditore që quhej Dila (pronare e një pijetoreje) dhe disa të tjerë, të cilët i kishin arrestuar ato ditë dhe i mbanin të lidhur në bodrumet e hotelit "Bristol" (ku sot është Muzeu Kombëtar). Masakra që komunistët kryen në hotelin "Bristol" ishte e fundit në Tiranë, sepse pas asaj dite e deri me largimin e gjermanëve, nuk u ekzekutua asnjë nacionalist apo person tjetër në kryeqytet. Thuhet se urdhri për ndalimin e masakrave ndaj nacionalistëve erdhi nga Enver Hoxha, i cili asokohe ndodhej në Berat bashkë me qeverinë provizore, në pritje për të ardhur në Tiranë. Lidhur me këtë, në kujtimet e tij (seria e veprave) Enveri shkruan: "Kur ishim në Berat, më erdhi në zyrë me një frymë Sejfulla Malëshova dhe më tha: Enver në Tiranë po vrasin oficerët. Ky është gabim i madh, se ata do na duhen nesër kur të ngremë pushtetin. Unë i thashë nëse e fliste me përgjegjësi atë gjë", shkruan Enveri në kujtimet e tij. Nga sa shihet edhe prej debatit që Enveri ka bërë me Malëshovën, Enveri mund të jetë frenuar dhe ka dhënë urdhër që të ndaloheshin ekzekutimet e nacionalistëve në Tiranë. Nga ky urdhër i shpëtoi jeta edhe Osman Kazazit, kur në mëngjesin e 13 nëntorit partizanët shkuan për ta ekzekutuar në shtëpinë e Dem Xhepës (tregtar i njohur që kishte financuar komunistët dhe mik i ngushtë i Myslym Pezës). Partizanët i kërkuan Demës që t‘ua dorëzonte Osmanin, por ai duke i pasur krahët e nxehta nga miqësia me parinë e komunistëve, rezistoi e nuk e nxori, duke u thënë se do ua jepte të nesërmen. Dhe vërtet Dema e nxori të nesërmen Osmanin, duke ua çuar partizanëve, të cilët nuk e pushkatuan, siç duket pas urdhrit që kishte dhënë Enveri", kujton Islam Lleshi, rreth vrasjeve që partizanët bënë ndaj nacionalistëve ato ditë nëntori të vitit 1944 dhe masakrën në bodrumet e hotelit "Bristol".

Në Tiranë nuk u luftua

Po a ka pasur luftë mes forcave partizane dhe atyre naziste gjermane në qytetin e Tiranës në nëntorin e vitit 1944? Lidhur me këtë, Islami Lleshi kujton: "Që nga fundi i tetorit e deri në datën 17 nëntor 1944, kur gjermanët u larguan përfundimisht nga Tirana, nuk ka pasur fare luftë në mes tyre dhe partizanëve. Gjithë ato ditë jeta në kryeqytet ishte krejt normale, tepër e qetë dhe funksiononin rregullisht të gjitha aktivitetet tregtare në të gjitha zonat e Tiranës, si në qendër të saj, ashtu dhe në periferi. Edhe kur partizanët e Brigadës së Parë u afruan nga periferitë e kryeqytetit dhe kontrollonin gjithë zonën lindore të Tiranës, deri te rruga "Bardhyl", gjermanët rrinin lirisht pa asnjë lloj problemi në hotel "Dajti" (ku ishte rezidenca kryesore e tyre) në Tiranën e Re dhe gjatë gjithë bulevardit kryesor nga stacioni i sotëm i trenit e deri te korpusi qendror i Universitetit Shtetëror të Tiranës, ku asokohe ishte vendosur komanda gjermane. Ajo situatë e qetë që mbretëronte ditën, ndryshonte krejtësisht natën, ku dëgjoheshin krisma bombash dhe breshëri armësh pothuaj në gjithë Tiranën. Kjo gjë vinte sipas një plani që kishin bërë më parë partizanët, të cilët kishin urdhëruar komunistët dhe ilegalët që ishin në qytet të qëllonin gjithë natën kot në ajër, me qëllim që popullsia e kryeqytetit të kujtonte se po bëhej luftë e madhe dhe se po vinin partizanët për t‘i çliruar. Pasi gjermanët u tërhoqën nga rruga "Bardhyl" për në qendër, ku instaluan vetëm një tank në një gropë të madhe te sheshi "Skënderbej", partizanët përparuan pa shkrepur asnjë armë dhe u afruan deri aty ku sot është "Estrada e Tiranës". Aty ata ngritën një barrikadë të gjatë me fuçi dhe mjete të ndryshme, duke e bllokuar krejt bulevardin. E vetmja luftë që është bërë deri më datën 13 nëntor në Tiranë në mes partizanëve dhe gjermanëve, është ajo për marrjen e bunkerit (tankut) që ishte vendosur në qendër të Tiranës. Kjo gjë është më se e vërtetë dhe në mënyrë absolute luftë tjetër nuk ka pasur gjatë gjithë atyre ditëve që propaganda komuniste prej vitesh ka pretenduar se është bërë luftë e madhe për çlirimin e Tiranës. Le të dalë një familje tiranase dhe të thotë se ato ditë ka parë ndonjë partizan të vrarë brenda qytetit. Nuk është aspak e vërtetë se 134 partizanët e Brigadës së Parë u vranë për çlirimin e Tiranës. Ata janë vrarë në rrethinat e në fshatrat e kryeqytetit si: Sauk, Selitë dhe në Laprakë, te Fusha e Aviacionit, në përpjekje për të hyrë në qytet. Vetëm gjatë tërheqjes së tyre nga Rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit, më 17 nëntor, gjermanët ekzekutuan tek-tuk ndonjë person nga popullsia civile, vetëm pasi ata u goditën me armë. Këtë gjë gjermanët e bënë pasi më parë kishin lajmëruar tërheqjen e tyre dhe se po të goditeshin, do të hakmerreshin". Kështu shprehet 80-vjeçari Islam Lleshi, për ato ngjarje të largëta të vitit 1944, të cilat në historinë e Shqipërisë njihen si ditët për çlirimin e Tiranës, duke këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë lloj lufte në mes partizanëve dhe gjermanëve brenda qytetit. Për të cilat propaganda e regjimit komunist, për gati gjysmë shekulli me radhë ka bërë jehonë të madhe, duke thënë se "është luftuar shtëpi më shtëpi dhe rrugë më rrugë, ku gjaku është derdhur rrëke". "Gjaku që u derdh në rrugët e Tiranës në ato ditë ishte ai i 40 intelektualëve nacionalistë, të cilët u ekzekutuan nga forcat partizane në bodrumet e hotel ‘Bristol‘-it dhe rrugëve të Tiranë", e përfundon dëshminë e tij Islam Lleshi, ish-eksponent i Rinisë së Ballit Kombëtar, babanë e të cilit komunistët e ekzekutuan pa asnjë shkak në pragun e shtëpisë së tij, duke u gdhirë 13 nëntori i vitit 1944
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:00 pm

"Ja si na pushkatoi 10 burra, motra e dëshmorit Çelo Sinani"

Historia e panjohur e 28 nënorit 1944, ku partizanët e Jaho Gjolikut dhe Haki Toskës ekzekutuan një grup malësorësh në fshatin Bruçaj të Dukagjinit. Rrëfimi i 84 vjeçarit, Prek Sokoli

Sapo ata mbërritën diku në një përrua, motra e Çelo Sinanit, nxorri revolverin dhe e qëlloi dy-tre herë në kokë Nikoll Mirashin, duke e lënë atë të vdekur në vënd. Ndërsa kur grupi i partizanëve të batalionit të spastrimit të Brigadës së gjashtë, së bashku me tetë malësorët e lidhur mbërritën në Qafë-Thanë ku ndodhej shtabi i brigadës, sipas premtimit që i kishin dhënë motrës së Çelo Sinanit, të tetë burrat ia rreshtuan të lidhur përpara saj. Në atë moment, ajo nxorri pistoletën nga brezi dhe nisi t'i qëllonte malësorët e lidhur, duke i goditur të tetë me nga dy plumba në kokë. Kur po bëhej gati të qëllonte mbi të fundin, që ishte 17-vjeçari Mëhill Vocrri, disa partizanë iu lutën që ta falte, por ajo vazhdoi të qëllonte edhe mbi të duke thënë: "Lëreni se qenka moshatar me Çelon tim". Pasi i la të vdekur në vënd të nëntë malësorët (së bashku me Nikoll Mirashin që e vrau gjatë rrugës) motra e Çelo Sinanit u dha urdhër partizanëve të tjerë që t'i zhvishin shpejt e shpejt dhe t'ua merrnin rrobat e trupit të vrarëve, pasi ato u duheshin për partizanët e brigadës që ishin duke marshuar për në drejtim të Malit të Zi". Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për "Gazetën", është 84-vjeçari Prek Sokoli, i cili rrëfen të gjithë historinë e asaj ngjarje të largët të ndodhur në 28 nëntorin e vitit 1944, ditën e fundit të luftës për forcat partizane të Enver Hoxhës që ishin duke marshuar në krahinën e Dukagjinit, për në drejtim të Malit të Zi. Po si ndodhi ajo ngjarje, kush ishin dhjetë malësorët që u ekzekutuan nga dora e motrës së dëshmorit Çelo Sinani dhe përse e kreu ajo atë vrasje makabre që nuk është harruar ende në atë trevë të largët të Veriut të Shqipërisë?
Vrasja e Çelo Sinanit
Lidhur me atë ngjarje, Prek Sokoli dëshmon: "Më 26 nëntor të vitit 1944, vëllau im 25 vjeçar, Pëllumb Sokoli, kishte shkuar në qytetin e Shkodrës për të blerë ushqime pasi na duheshin për festën e Shën-Kollit, që na binte për ta kremtuar disa ditë më vonë, më pesë dhjetor. Bashkë me Pëllumbin, atë ditë për në qytetin e Shkodrës kishin shkuar dhe një grup tjetër malësorësh, të cilët pasi kishin blerë ato që u duheshin, kishin marë rrugën e kthimit për në fshatrat e tyre të zonës së Dukagjinit. Duke qenë se ajo rrugë mbante rreth tetë orë larg nga qyteti i Shkodrës, grupin e shtegëtarëve e zuri nata në fshatin Bruçaj të Dukagjinit ku një pjesë e tyre bashkë me vëllain tim Pëllumbin, qëndroi aty në atë fshat për të kaluar natën duke bujtur në shtëpitë e malësorëve. Ndërsa pjesa tjetër që mbeti, vazhdoi rrugën duke ecur për në drejtim të fshatit Xhan, duke shpresuar që të ecte pas mushkave të cilat ndiqnin rrugën pa asnjë vështirësi edhe natën. Në këtë grup që vazhdoi udhëtimin për në drejtim të fshatit Xhan, bënte pjesë edhe Lulash Gjoni i Xhanit, i cili ishte i vetmi malësor i asaj krahine që merrej me tregëti dhe kishte dyqan të vetin. Gjatë rrugës duke udhëtuar nëpër natën e errët nga fshati Bruçaj për në drejtim të fshatit Xhan, në vëndin e quajtur Shtruga, i cili ndodhet në një qafë të vogël mali, grupi i malësorëve u përball me një pritë partizane që komandohej nga partizani Çelo Sinani, vetë i tretë, i cili kryente detyrën e korrierit të Brigadës së gjashtë partizane, që komandohej nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska. Partizani Çelo Sinani i bëri thirrje grupit që të ndalonte duke duke u thënë: qëndro, por malësorët nuk e kuptuan fjalën e tij dhe u shtrinë të gjithë barkas në dëborë duke zënë secili nga një pozicion, pasi i gjithë grupi ishte i armatosur. Nga që Çelo nuk i shikonte dot ata se ku ishin, qëlloi në drejtim të tyre me automatikun e tij, dhe breshërive të tija iu përgjigj po me zjarr njëri nga malësorët, duke qëlluar edhi ai për andej nga erdhën të shtënat. Pas atij shkëmbi zjarri, malësorët shtetgtarë qëndruan një cop herë ashtu të shtrirë nëpër dëborë dhe pasi nuk dëgjuan më të shtëna armësh në drejtim të tyre, ata vazhduan rrugën nëpër natën e errët, pa ditur gjë se nga të shtënat e tyre kishte mbetur i vrarë partizani Çelo Sinani", kujton 84 vjeçari Prek Sokoli lidhur me atë ngjarje të largët të 28 nëntorit të vitit 1944, kur në afërsi të fshatit Bruçaj të zonës së thellë të Dukagjinit që ndodhet në malësinë e mbi Shkodrës, mbeti i vrarë korrieri i Brigadës së 6 Sulmuese, partizani Çelo Sinani nga fshati Picar i Gjirokastrës.
Arrestimi i malësorëve nga partizanët
Por ç'ndodhi më pas me grupin e malësorëve që kishin shkëmbyr zjarr me partizanin 15-vjeçar që kryente detyrën e korrierit në ato forca partizane të cilat nuk e dinin se ajo ditë shënonte dhe mbarimin e Luftës? Lidhur me këtë, 84-vjeçari Prek Sokoli dëshmon: "Dy partizanët e tjerë që ishin në pritë bashkë me Çelo Sinanin, sapo konstatuan se shoku i tyre nuk kishte më asnjë shenjë jete nga plumbat që kishte marrë, zbritën menjëherë në fshatin Bruçaj aty ku ndodhej shtabi i komandës së Brigadës së gjashtë partizane, së bashku me një batalion të asaj brigade që ishte lënë aty në fshatin Xhan për spastrime. Po ashtu aty në atë fshat atë natë ndodhej edhe një pjesë e grupit të malësorëve shtegëtarë që ishin kthyer nga Shkodra dhe kishin bujtur nëpër shtëpiat e malësorëve për të kaluar natën. Komanda e brigadës së bashku me partizanët e batalionit që ishte lënë aty për spastrime, nuk kishin dijeni për malësorët shtegtarë që kishin bujtur në atë fshat, dhe po ashtu as malësorët shtegtarë nuk kishin dijeni për partizanët që ndodheshin në atë fshat. Sapo erdhi lajmi për vrasjen e Çelo Sinanit, në fshat filluan lëvizje të shumta dhe partizanët e batalionit të spastrimit morën urdhër që të bënin rrethimin e plotë të fshatit në mënyrë që prej andej të mos dilte as miza. Pas kësaj ata filluan kontrollet nëpër të gjitha shtëpitë ku kishin të dhëna se ishin strehuar për të bujtur një pjesë e grupit të shtegëtarëve. Gjatë kontrolleve që bënë nëpër shtëpitë e fshatit Xhan, partizanët e batalionit të spastrimit ua morën armët grupit të malësorëve shtegëtarë, të cilët pranuan t'i dorzonin ato, pasi partizanët u thanë se do t'ua kthenin përsëri sapo të dilin në Qafë Thanë ku ishte vendosur komanda e brigadës. Komandantët e grupeve partizane të batalionit të spastrimit u dhanë besën malësorëve shtegëtarë se armët do t'ua kthenin përsëri të nesërmen më datën 27 nëntor, sapo të takoheshin me komandën e tyre. Të nesërmen, sapo zbardhi dita, partizanët e batalionit të spastrimit i mblodhën në një vënd të gjithë malësorët shtegtarë që ishin në fshatin Bruçaj, për t'i bashkuar me ata të grupit tjetër që ishin në fshatin Xhan, meqënëse afër atij fshati ishte vrarë Çelo Sinani. Qëllimi i komandës së brigadës së gjashtë, ishte që të bënte seleksionimin e tyre për të gjetur se kush ishin ata që kishin qëlluar dhe vrarë korrierin e brigadës, partizanin Çelo Sinani. Në grupin e malësorëve që kishin bujtur në fshatin Xhan, bënte pjesë edhe një djalë i ri, 17-vjeçar, i quajtur Mëhill Vocrri, i cili kishte aty dhe tre probatinë (vëllezër që pinë gjak me njëri tjetrin) nga e njëjta shtëpi. Kur e morën vesh partizanët se Mëhilli ishte nga fshati Shosh, i thanë të ikte, por ai nuk iku, duke u thënë se nuk mund të ndahej nga probatinët e tij. Sipas urdhërit të komnadës së brigadës, partizanët e batalionit të spastrimit ku bënte pjesë dhe motra e Çelo Sinanit, bënë seleksionimin e malësorëve shtegëtarë dhe një pjesë të tyre e lanë të lirë të ikte, kurse grupin tjetër ku bënin pjesë: Tom Martini, Pëllumb Sokoli, Kol Vata, Pal Pëllumbi, Nikoll Mirashi, Mëhill Vocrri, Pal Vata, Shytan Deda dhe Prenush Zefi, ata e morën me vete për të shkuar në Qafë-Thanë atje ku ndodhej Shtabi i Brigadës", kujton 84-vjeçari Prek Sokoli lidhur me arrestimin e nëntë malosorëve shtegëtarë nga forcat partizane të batalionit të brigadës së gjashtë, i cili ishte lënë në atë zonë për spastrime.
Motra e Çelos qëllon malësorët e lidhur
Por çfarë ndodhi më pas me grupin e malësorëve që u arrestuan nga partizanët e batalionit të spastrimit, si të dyshuar për vrasjen e korrierit të brigadës, Çelo Sinanit? Lidhur me këtë, 84-vjeçari Prek Sokoli, i cili e ka akoma të freskët në kujtesën e tij atë ngjarje makabre ku mbeti i vrarë edhe i vëllai i tij, vazhdon rrëfimin duke u shprehur: "Meqënse njëri prej atyre malësorëve, i quajtur Nikoll Mirashi, ishte i sëmurë dhe nuk ecte dot, motra e Çelo Sinanit që ishte partizane në atë batalion, i tha komandantit të saj, se do të rrinte ajo me Nikollën për ta ndihmuar të ecnin, deri sa të mbërrinin në Qafë-Thanë. Por sapo ata mbërritën diku në një përrua, motra e Çelo Sinanit, nxorri revolverin dhe e qëlloi dy-tre herë në kokë Nikoll Mirashin, duke e lënë atë të vdekur në vënd. Ndërsa kur grupi i partizanëve të batalionit të spastrimit së bashku me tetë malësorët e lidhur mbërritën në Qafë-Thanë ku ndodhej shtabi i brigadës, sipas premtimit që i kishin dhënë motrës së Çelo Sinanit, të tetë malësorët ia rreshtuan të lidhur përpara saj. Në atë moment, ajo nxorri pistoletën nga brezi dhe nisi t'i qëllonte të tetë burrat e lidhur, duke i goditur me nga dy plumba në kokë. Kur ajo po bëhej gati të qëllonte mbi të fundit e grupit, që ishte 17-vjeçari Mëhill Vocrri, disa partizanë iu lutën që ta falte, por ajo vazhdoi të qëllonte edhe mbi të duke thënë: "Lëreni se qenka moshatar me Çelon tim". Pasi i la të vdekur në vënd të nëntë malësorët (së bashku me Nikoll Mirashin që e vrau gjatë rrugës) motra e Çelo Sinanit u dha urdhër partizanëve të tjerë që t'i zhvishin shpejt e shpejt ata dhe t'ua merrnin rrobat e trupit të vrarëve, pasi u duheshin për partizanët e brigadës që ishin duke marshuar për në drejtim të Malit të Zi. Ndërsa ata zbatuan urdhërin e saj duke i zhveshur lakuriq të tetë trupat e pajetë që ishin pladosur pa frymë mbi dëborën e ngrirë kallkan, disa prej tyre filluan t'i godisnin përsëri kufomat me tytat e pushkëve dhe me bajoneta duke i shpërfytyruar keqas ato. Pasi ua hoqën rrobat e trupit dhe i lanë ashtu të zhveshur në dëborë në një fushë të vogël, motra e Çelo Sinanit me gjithë partizanët e tjerë vazhduan rrugën për të arritur forcat e brigadës që ishin duke marëshuar për në drejtimin e Malit të Zi", kujton Prek Sokoli lidhur me ngjarjen makabre të pushkatimit të nëntë malësorëve të pafajshëm të ndodhur në 28 nëntorin e largët të vitit 1944, ku midis nëntë malësorët që u qëlluan me nga dy plumba në kokë nga motra e Çelo Sinanit, njëri prej tyre ishte i vëllai i Prekës, 25-vjeçari Pëllumb Sokoli.
Vrasin edhe Lazër Vuksanin
Vrasja makabre e nëntë malësorëve të pafajshëm të cilët u ekzekutuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e korrierit të brigadës, 15-vjeçarit Çelo Sinani, nuk u mbyll me aq. Kështu shprehet malësori 84-vjeçar Prek Sokoli, i cili e vazhdon rrëfimin e tij për atë ngjarje tragjike, duke u shprehur: "Pasi motra e Çelo Sinanit së bashku me partizanët e tjerë vazhduan rrugën për t'u bashkuar me pjesën tjetër të brigadës, në drejtim të vëndit ku ndodheshin trupat e pajetë të tetë malësorëve, nisën të shkonin fshatarë të atyre anëve të cilët kishin dëgjuar krismat, por në të vërtetë nuk dinin asgjë mbi gjëmën e madhe që kishte ndodhur aty. Të parët që mbërritën në vëndngjarje, ishin burrat e shtëpisë së Halil Zenelit, të cilët u kthyen përsëri në shtëpinë e tyre dhe morën me vete disa batanije e rroba të tjera për të mbështjellë të tetë kufomat, pasi ashtu siç ishin të zhveshura lakuriq, ata nuk mund t'i transportonin për në fshatrat e tyre. Ndërsa familja e Halil Zenelit ishte duke u marrë me veshjen e kufomave, motra e Çelo Sinanit së bashku me partizanët e tjerë që po udhëtonin për t'u bashkuar me forcat e tjera të brigadës së gjashtë, rrugës u takuan me një malësor nga fshati Bruçaj i quajtur Lazër Vukasni, i cili po vinte nga fshati i tij i hipur në mushkë. Sapo u ndeshën përball Lazërit, grupi i partizanëve së bashku me motrën e Çelo Sinanit, e qëlluan menjëherë atë duke e lënë të vdekur në vënd. Vrasjen e tij ata e bënë me qëllim që ai të mos shkonte në vëndin e ngjarjes ku ndodheshin trupat e pajetë të tetë malësorëve, pasi po të shkonte ai atje, do jepte kushtrimin dhe fshatarët e atyre anëve do rroknin pushkët dhe do dilnin në kërkim të vrasësve. Pra me qëllim që ajo ngjarje të mbahej e fshehtë, deri sa të largoheshin të gjitha forcat partizane që andej, motra e Çelo Sinanit së bashku me partizanët e tjerë e ekzekutuan edhe Lazër Vuksanin që ishte duke udhëtuar me mushëkn e tij për në fshatin Bruçaj ku ai kishte shtëpinë", kujton Prek Sokoli lidhur me vazhdimin e asaj ngjarje e cila shënoi edhe viktimin e dhjetë nga ana e malësorëve të asaj ane, prej forcave partizane të brigadës së gjashte që komandohej nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:00 pm

"Ja përse Gjin Marku nuk e la Gjolikun të pushkatonte 37 burra"


Për herë të parë pas 59 vjetësh nga masakra e partizanëve të Jaho Gjolikut e Haki Toskës, dëshmojnë familjet e viktimave që u vranë në shenjë hakmarrje për Çelo Sinanin

Dëshmia e 69-vjeçarit Dedë Marashi: "Më kujtohet si tani kur erdhi haberi dhe e sollën me vig trupin e pajetë të kushuririt tim, Tom Martinit. Babai i tij, Martin Gjoni, kur e ka pa syrin e djalit të varun poshtë fytyrës nga goditjet e bajonetës, u tha atyre që e prunë: pse ma keni sjellë kështu, dhe e shkuli synin e të birit dhe e hodhi në përrua".

Arrestimi i 37 malësorëve
Por pushkatimi i dhjetë malësorëve dukagjinas në afërsi të fshatit Bruçaj, duket sikur nuk i kënaqi kuadrot drejtuese të Shtabit Brigadës së gjashtë që komandoheshin nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska, pasi forcat e shumta të asaj brigade u rikthyen përsëri në fshatin Xhan e Bruçaj, ku kryen arrestimin e 37 fshatarëve të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje, 84-vjeçari Prek Sokoli me origjinë nga Dukagjini dhe me banim në Rranxat e Bushatit të Shkodrës, dëshmon: "Pas pushkatimit të atyre dhjetë burrave nga një partizane për të cilën u tha se ishte e motra e Çelo Sinanit, forcat partizane, të udhëhequara nga Jaho Gjoliku, u kthyen përsëri në fshatin Xhan dhe aty arrestuan edhe 37 fshatarë të tjerë, të cilët ashtu të lidhur i rreshtuan në një bregore për t'i pushkatuar të gjithë. Në atë çast që pritej pushkatimi i tyne sipas urdhërit që kishte dhënë Jaho Gjoliku, vendimi u anallua dhe të 37 burrat e lidhur mundën që të shpëtonin nga vdekja e sigurtë. E gjithë ajo mrekulli, pra falja e tyre ndodhi pas ndërhyrjes së Komandantit të Divizionit partizan, Gjeneral Gjin Markut, që kishte nën vartësi Brigadën e gjashtë, i cili e ndaloi Jaho Gjolikun që ta kryente atë masakër. Sipas atyre burrave që kanë qenë prezent në atë vënd, Gjin Marku i tha kështu Jaho Gjolikut: "Nesër kemi festën e Çlirimit të Shqipërisë dhe nuk bën që atë ditë të shumëpritur ta festojmë me gjak". Pas atyre fjalëve të Gjin Markut, ata 37 burra të pafajshëm u lanë të lirë për të shkuar në shtëpitë e tyre", e përfundon dëshminë e tij, 84-vjeçari Prek Sokoli, vëllai i njëri prej dhjetë burrave të pushkatuar në fshatin Xhan, i cili shton se që nga ajo ditë e deri në vitin 1990, familja e tij u quajt reaksionare dhe vazhdimisht u përmëndej vëllai i vrarë. "Prej asaj ne s'kena mujt me lyp kurgja" shprehet Prek Sokoli, familjen e të cilit në vitin 1971 e hoqën nga fshati Xhan dhe e dërguan aty në Rranxat e Bushatit, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Por edhe pse ata u shpërngulën nga fshati i tyre, nuk e kanë harruar ende atë histori tragjike ku 59 vjet më parë nga plumbat e partizanëve mbeti i vrarë i biri i tyre, 25-vjeçari Pëllum Sokoli.

Dëshmia e tre familjeve të viktimave
Për atë histori tragjike të ndodhur në 28 nëntorin e largët të vitit 1944, Prek Sokoli, nuk është i vetmi dëshmitar që hedh dritë mbi çka ndodhi aty. Ajo histori është ruajtur e freskët në kujtesën e shumë malësorëve të asaj ane dhe sidomos në familjet e viktimave, ku njeri prej tyre, 67-vjeçari, Dedë Marashi dëshmon: "Më kujtohet si tani kur në fshatin tonë erdhi haberi për vrasjen e kushëririt tim, Tom Martinit, të cilin e sollën mbi një vig. Sapo trupi i tij mbërriti para shtëpisë, sipas zakonit i pari doli babai i Tomës, Martin Gjoni, i cili kur e pa syrin e të birit që varej poshtë fytyrës prej goditjeve të bajonetës, iu drejtua atyre burrave që e prunë trupin e tij duke u thënë: "Pse ma keni sjellë kështu" dhe e shkuli syrin e të birit e e flaku tutje në përrua", kujton Deda lidhur me atë histori rrënqethëse, kur trupat e pajetë të malësorëve të vrarë u përcollën nëpër shtëpitë e tyre. Një tjetër dëshmitare e asaj ngjarje, është dhe 85-vjeçarja Drane Vata, e motra e Kol Vatës që u pushkatua nga partizania e brigadës së gjashtë, e cila dëshmon: "Lajmi për vrasjen e dhjetë burrave, na erdhi në atë kohë që unë isha e martuar në fshatin Gjuraj. Nga Gjuraj për në Xhan, mban rreth dy orë dhe rrugës për aty unë po mundohesha që të nxirrja të vërtetën se kush ishte vra. Sepse për vëllanë tim Kolën, nuk më treguan që ishte vra, pasi e kisha vëlla të vetëm dhe mua më treguan vetëm për vrasjen e kushërinjëve tanë dhe të tjerëve. Por unë shumë shpejt e mora vesh për vrasjen e vëllait tim, Kol Vatës, nga një fshatar i cili thirri: "Kujdes mos i dëftoni asaj për atë njeriun që kan vra". Nga ai e mora vesh se bëhej fjalë për mue dhe vëllanë tim Kolën, i cili kishte marrë dy plumba në vetull dhe dy në sy, të cilët i kishin dalë sipër kokës. Shtëpia jonë ku kisha lindur unë kishte tre të vrarë dhe bashke me probatinin (vëlla gjaku prej gishti) bëheshin gjithsej katër që po qaheshin së bashku. Që nga ajo natë dhe për gjithë jetën e jetës unë mbeta qyqe pa vëlla dhe po kështu prej asaj dite e deri sot që jam në moshën 85-vjeçare, unë nuk kam vesh gja tjetër në trup përveçse ngjyrës së zezë", kujton Drane Vata lidhur me vrasjen e vëllait të saj. Po kështu, Lezja, motra e Mëhill Vocërrit, njërit prej dhjetë viktimave që u pushkatuan atje, dëshmon: "Në atë kohë që ka ndodh ngjarja, unë isha e martueme në fshatin Pog të Komunës së Pultit. Natën e 28 nantorit, aty erdhën dy fshatarë tek kojshiu jonë dhe kërkaun burrin tim, Kol Zefin. Meqënëse shtëpia e kojshisë sonë nuk ishte ma larg se 30 m. nga kurioziteti unë u afrova fshehurazi dhe dëgjova të gjithë bisedën që bënë dy fshatërt me burrin tim, të cilit në mes të tjerash i thanë: "Kan plagosë partizanët në Xhan vëllanë e Lezes dhe e kanë nisë për në Shosh". Në ato momente kur dëgjova ato fjalë për vëllanë tim të vetëm, një tmerr i madh më pushtoi trupin. Burri im me dy fshatërt nuk më treguan të vërtetën dhe unë u nisa menjëherë për në Shosh, që mbante rreth katër orë larg ditën, e natën akoma më shumë. Gjatë gjithë rrugës unë mendojsha se përse vallë vëllanë tim të plagosur e kishin sjellë në vëndlindjen e tij në Shosh, në një kohë që atë fare mirë atë mund ta dërgonin për në Shkodër, që ishte fare pak më larg nga Xhani dhe atje kishte spital. Me këtë shpresë të pashpresë unë arrita deri në Shosh, ku shumë shpejt mora vesh gjamën e zisë së përjetëshme që na pllakosi. Që nga ajo ditë, e 29 nantorit të vjetit 1944 e deri më sot, ne dy motrat e Mëhillit mbetëm me rroba të zeza dhe me dhëmbje në shpirt", kujton Leze Vocrri, e motra e Mëhillit 17-vjeçar, të cilin para se ta pushkatonte, partizania e brigadës së gjashtë i tha: "Lëreni këtë se qenka moshatar me Çelon tim".

Reagimi i fshatarëve ndaj partizanëve
Masakra e kryer nga forcat partizane të Brigadës së gjashtë mbi ata dhjetë burra të pafajshëm, nuk kaloi lehtë nga malësorët e atyre anëve të cilët reaguan menjëherë. Lidhur me këtë, 63-vjeçari nga Shkodra. Zef Zeka, i cili prej kohësh merret me hulumtime për terrorin dhe genocidin komunist të ushtruar mbi ato treva të veriut të vëndit, ndërmjet të tjerash dëshmon: "Vrasja e dhjetë burrave të pafajshëm i indinjoi pa masë malësorët e atyre fshatrave të cilët u ngritën menjëherë me armë në dorë dhe dhanë besën për hakmarrje. Kështu pas disa ditësh, më pesë dhjetor 1944, një grup i madh fshatarësh nga Xhani dhe Kiri, filluan pushkën kundër forcave spastruese të Brigadës së gjashtë partizane. Nga ajo përplasje me armë, mbeti i vrarë një partizan, ndërsa nga fshatarët u vranë katër vetë, tre nga shtëpia e Gjon Palit dhe një probatin i tyre. Pas kësaj në shenjë hakmarrje, forcat spastruese partizane dogjën shtatë shtëpi të atyre fshatrave dhe u larguan për në drejtim të Malit të Zi", shprehet Zef Zeka lidhur me vazhdimin e konfliktit në mes partizanëve të Brigadës së gjashtë dhe fshatarëve dukagjinas, konflikt i cili në forma të tjera ndoshta dhe më të egra vazhdoi edhe për gati një gjysëm shekulli me rradhë.

Versioni zyrtar i vrasjes së Heroit të Popullit Çelo Sinanit
Nga ajo ditë pioneri Çelo Sinani u bë partizan. Në çetën e ****eleshit e në batalionin "Asim Zeneli", në grupin e parë të ****eleshit e në brigadën e 6 sulmuese Çelua u dallua ndër shokët. Pushka e tij u rreshtua përkrah pushkëve të partizanëve të tjerë. Më vonë pushkën e zëvendësoi me automatik, me mitraloz. Me mitraloz në krah zbriti dhe ngjiti qafën e Dhëmbelit, kapërceu Vjosën, Osumin, Shkumbinin, Drinin. Me opinga të shqyera, me një mushama, që e përdorte herë-herë si batanie, me bukë e pa bukë, në shi, në breshër e në dëborë luftonte dhe këndonte këngën aq të dashur: Mbi çdo vend të Shqipërisë / Brigad' e gjashtë kur kalon,/ Drithet fron' i tiranisë / Mali e fusha ushëton… Dy vjet luftë e kalitën Çelon. A u rrit nga shtati, mësoi shumë gjëra. Në një përpjekje që bëri me armikun grupi i parë i ****eleshit, Çelua papritur mbeti i rrethuar. -Të zura, more rjepacak, s'ke ku më shkon,- i tha një ballist dhe iu vu prapa Çelos. Pioneri, sadoqë ndjeu frikë nuk e dha veten. E priti të afrohej dhe e qëlloi. Ballisti klithi dhe ra shul në tokë. Nuk e humbi besimin në vetvete dhe vendosi të çante rrethimin. U shtri barkas dhe rrëshqiti pa u vënë re nëpër gërxhe e shkrepa gjersa doli jashtë çdo rreziku e u bashkua përsëri me shokët. … Nëntor 1944. Çelua, partizani i Brigadës së gjashtë, bashkë me një shokun e tij bënte roje në Theth, në fshatin piktoresk në zemër të Alpeve. Kur partizanët e tjerë bisedonin përzemërsisht me malsorët, dy rojet që nga bregorja vërenin me kujdes çdo lëvizje. Nga deriçka e kishës doli nëj "prift", i cili, si hodhi sytë rreth e përqark u largua me të shpejtë në drejtim të bregut të lumit. Çelua dyshoi: "Pse ecën i trembur"?! Zuri vend mbi rrugë dhe i thirri të ndalej. "Prifti" shtangu në vend. Nisi të bënte kryq dhe në çast nxori "valterin" nga gjoksi dhe shtiu tri herë. Ciflat e gurit mbi të cilin ranë plumbat e gjakosën në njërën dorë pionerin, por ai nuk u tërhoq. Iu kundërpërgjigj menjëherë me një breshëri automatiku. "Prifti" vrapoi duke shtënë në të rrallë, ndërsa pioneri i gjakosur iu qep pas duke shtënë. "Prifti" hyri në ujë për të dalë në bregun tjetër. Në përpjekje për t'u mbrojtur nga plumbat e Çelos përdrodhi këmbën, ra në ujë u ngrit, po revolveri i ra nga dora. Në ndihmë të Çelos shkoi Alemi, shokët e tjerë dhe "prifti" u kap. Gjatë kontrollit Alemi i tha Çelos:"- Shih dreqi, na qenka toger gjerman! Akte trimërie të vogëlushit i gjen të shkrira në gjurmët e brigadës së tij. Kudo Çelua i vogël luftoi si trim. Episode nga më të ndryshme tregojnë shokët e tij për Çelon. Ai në kujtesën e tyre mbeti fëmijë i gëzueshëm, luftëtar trim që, si thotë populli, të merrte "gjak në vetull". Po afronte dita e çlirimit të plotë të Atdheut. Brigada e gjashtë ndodhej në afërsi të Qafë Thanës, në malësinë e Dukagjinit. Natën, duke u gdhrë 26 nëndor 1944 partizanët të lodhur e të pangrënë ishin grumbulluar në një vend, ku mund të mbroheshin sadopak nga shiu e furtuna. Papritmas hidhen dy bomba nga mercenarët. Çelua i ndezur nga urrjetja për armiqtë vrapon bashkë me partizanët e tjerë për t'u hakmarrë. Ndodhet përballë me tre mercenarë. Qëllon me automatik, vret një mercenar dhe plagos nji tjetër. Mercenari i tretë qëllon nga dukej flaka e automatikut dhe plumbi armik godet trimin pioner, që puthi për herë të fundit tokën e shtrenjtë të Atdheut. Nga fytyra i rrodhën currila gjaku. Malësorët i kënduan trimërisë së heroit të vogël: "Kush lufton në atë breg / Çelo Sinani vetë i tret, / Çelo Sinani kuq si molla / Qit dhe njëherë, të lumtë dora, / Jo me një po qit me dy,/ T'lumshin krahët e ay sy". Ndërsa në gazetën lokale të vendlindjes së Çelos, për të u shkruan këto vargje:"… Kush tha se s'di Çelua / Në male të luftojë?!/ Kush tha se s'di Çelua / Me pushkë të qëllojë?!/ Përballë me armikun, / Në krah me shok'lufton,/ Dhe kurrë ai s'trembet…/ Me pushkë ai qëllon. … Po plumbi seç e gjeti,/ Bariun tonë të ri; / Ia ngatërroi flokët era,/ Me kapënë mbi sy…".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:01 pm

Ramiz Alia u thotë "më fal" viktimave të komunizmit


Që nga rrëzimi i sundimit komunist në Evropën Lindore në vitin 1989, vendet e përfshira kanë ndjekur mënyra të ndryshme të përballjes me të shkuarën. Shqipëria mori një rrugë të ndryshme nga shumë vende të tjera, diçka që ende po ndikon në vend sot, thotë Iain MacInes i BBC-së.

Jani Plaku

"Gjithë jetën, që kur isha fëmijë kam kërkuar për informacione lidhur me babanë tim. Doja të dija kush ishte im atë."

Ky është Jani Plaku, i cili jeton në periferi të Tiranës. Ndërsa flet, para tij shtrihet një copë toke e rrethuar nga kordonet e verdha plastike të policisë.

Ky është një nga hapat më të fundit në kërkimin e tij për të gjetur informacione për babanë e tij - 19 kufoma të varrosura në një pjesë toke ku më parë ishte një repart ushtarak.

Reparti 313, që gjatë sundimit komunist ka qenë një repart ndërlidhjeje, tani po zbulon sekretet e së shkuarës.

I ati i Janit ishte ekspert nafte, por autoritetet komuniste besonin se ai punonte kundër regjimit, dhe e akuzuan për sabotim.

Pas gjyqit, ku ai protestoi se ishte i pafajshëm, ai u ekzekutua në vitin 1976.

Jani kishte marrë informacione për këtë vend nga një prej atyre që kishte marrë pjesë në ekzekutim, të cilin e kishte takuar pas shumë vite përpjekjesh në kërkim të informacioneve për fatin e babait të tij.

Gati 20 vjet pas rënies së komunizimit në Shqipëri, ka shumë vetë që ende kërkojnë informacione për njerëzit e tyre të dashur që u zhdukën gjatë regjimit.


Dokumenta të humbur


Ish-udhëheqësi i Partisë së Punës, dhe më vonë presidenti i parë në Shqipërinë pas-komuniste, Ramiz Alia, flet për BBC-në.
Zoti Alia, i cili qëndroi në pushtet deri në vitin 1992, shpreh keqardhje për kohën kur ai ishte në krye të shtetit komunist.

Më vjen keq dhe e konsideroj gabim që ka pasur njerëz që janë bërë viktima të pakujdesisë sonë, veprimeve tona të ashpra.

Zoti Alia, i cili qëndroi në pushtet deri në vitin 1992, shpreh keqardhje për kohën kur ai ishte në krye të shtetit komunist.

"Më vjen keq dhe e konsideroj gabim që ka pasur njerëz që janë bërë viktima të pakujdesisë sonë, veprimeve tona të ashpra, apo ... gabimeve, apo institucioneve tona, si policia sekrete," thotë zoti Alia për BBC-në.

"Ka pasur raste të tilla. Më vjen keq për këtë, me vjen absolutisht keq, dhe mendoj se për ta duhet të ketë drejtësi," shton ai.

Besohet se gati 6 000 vetë janë ekzekutuar gjatë sundimit komunist, por shumë nga dokumentat që lidhen me këto ekzekutime janë shkatërruar apo humbur.

Ndoshta burimi i fundit i informacionit lidhur me atë që ndodhi - ata që në fakt ishin dëshmitarë apo pjesëmarrës të ngjarjeve - po plaken gjithnjë e më shumë, ose kanë vdekur tashmë.


I kënaqur me hakmarrjen


Zbulimi i varrit masiv në Repartin 313 e ka nxitur qeverinë e kryeministrit Sali Berisha që të ngrejë një grup pune për të hetuar çështjen e të humburve.

Qeveria e zotit Berisha ka ngritur grup pune për të hetuar zhdukjet

"Nuk mendoj që një qeveri mund të vazhdojë duke mos bërë asgjë për të gjetur eshtrat e mijëra qytetarëve të cilët u ekzekutuan vetëm pse kishin kurajën për të mbrojtur të njëjtat vlera për të cilat luftojnë qytetarët e botës së lirë," thotë zoti Berisha.

Megjithatë, zoti Alia beson se ajo që ndodhi në të shkuarën është më mirë të lihet në të shkuarën.

"Mendoj se është më e rëndësishme për Shqipërinë që të mos merret me të shkuarën, por me të tashmen," thotë ai.

"Shqipëria përballet me një krizë të ashpër ekonomike dhe politike. Është e varfër dhe ka një krizë politike," shton ai. "Nuk është një krizë për ideologji politike, por një krizë se kush do të largojë tjetrin nga pushteti."

Tek Reparti 313, ku nuk janë gjetur ende eshtrat e babait të tij, Jani Plaku thotë se ai nuk është i interesuar për ideologjitë politike, apo as për të marrë hak për atë që ndodhi.

"Nuk ka nevojë të shoh gjak që të kënaqem. Po kënaqem tashmë me hakmarrjen time," thotë ai.

"Është koha në të cilën po jetojmë. Ju jeni pjesë e hakmarjes sime. Kjo intervistë është hakmarrja ime."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:02 pm

TË GJITHË RAMIZËT NJËSOJ FLASIN,MENDOJNË DHE SHKRUAJNË
Shkruan: Gëzim LLOJDIA

Urat e sistemit të Ramiz Alisë u rrëzuan në vitet 90,gjegjësisht rranë në humnerë,u shkatërrua më në fund një sistem që mbajti në vathën e tij herë me zjarr dhe në mungesë të tij, hekur dhe drurin mbi dy milion shqiptarë. Honet në të cilët u rrëzuan mbeteshin fillimisht të pjerrtë të vështirë por të pangjitshme për ndërtuesit e sistemit. Dhe mirë u bë . Mirëpo si një rrugëtim të brendshëm pas ca vitesh ata i kapërcen honet .Vendet në të cilat u rrëzuan mendimi ynë definitivisht por cuditwrishtë ata çanë barkun e kalit të Trojës dhe erdhën një ditë sërish ,hynë në shtëpitë e shqiptarëve përdhunshëm, nëpër ekrane TV ,nëpër faqe gazeta, nëpër biseda nëpër kuvende partish,nëpër seli partish ,nëpër forume partish .Nuk ishin më ata të tremburit e natë së fundit të pranverës së vitit 91 . Një rikthim i tyre na kujtoi se nga vendi ku rrjedh ferri ringjallja që ne mendonim e pa-ardhshme vjenw çuditërisht. Nuk ishin të fortë , një farë Ante , por kishin përdorur mashtrimin për tu ngjitur deri sipër që nga koha e rrëzimi i tyre në zgrip. Ishin kalitur prej 50 vjetësh . Ishin rrahur me vaj e uthull. Harruan çfarë lanë pasë .Në të vërtetë ata e dinin fare mirë se çfarë lanë pasë . Ndërkaq e kishin fare të qartë se nuk do ti gjente gjë. Ca firuan një nga një. Mirëpo koka dhe kreu i tyre jeton . Në llagëme janë kthyere eshtrat e eshtrat e të masakruesve njësh me baltën Rënkon dheu . Ka vite që rënkon rëndshëm . Ata ishin njerëz perëndie me mish, gjak eshtra, por u shpërbënë një ditë. I vranë pabesisht. I qëlluan me plumb. Nuk kishin vrarë ,as krime nuk kishin bërë . Por sistemi i diktaturës u vuri pushkën . Dhe ajo pushkë i shpuri në botën e pazëshme dhe të shurdhërisë së përhershme. I qanë me ligje madje dhe fshehurazi. Nuk i linin as të qanin . Iku ajo kohë .Iku vërtetë. E fshehën pas mjegullave të viteve 90. Iku ,shyqyr që iku .Mirëpo më thanë se kishin parë të kalonin fantazmat e asaj kohe. I monitoruan dhe panë se ishin ata. Nuk ka mjet ti fshehim dot as fantazmat. Mirëpo përditë del në bulevard ish diktatori i këtij vendi. Mirëmëngjes , shoku Ramiz e përshëndesin. Ai ua kthen përshëndetjen. Dje ishte tek stacioni i BBC. Sot tek shumica e gazetave të majta. Kishte rrëmbyer faqe gazetash. Dërgova mbi tre herë tek njw gazetë për një zbulim të gjuhës të shqipes së hershme që kishte bërë Ilo Mitko Qafezezi. Mirëpo kush botonte për Ilon e shkretë,kush i vinte dispozicion faqe gazete shqiptarisë,kur në sytë e tyre dhe më mëndjet e tyre lëvrinte gjaku i Ramizë Alisë. Siç duket ai kontrolluaka vërtetë shtypin e majtë aq sa nuk u bëhej vonë fare as për një shkrim për shqiptarizmin por vetëm , që shoku Ramiz të dilte mirë në intervistën faqet e së cilës ua kishin lënë me dëshirë në dispozicion .Pavarësisht se shkruhej poshtë BBC. Një kujtim i hidhur rri përherë në portat e shpirtit .Si në Tiranë edhe në Vlorë është një farë profesori që kontrollon mediat dhe jep urdhër e mesazhe se kujt duhet ti botohet e kujt jo. Siç duket zinxhiri i lëshuar në Tiranë paska gjurmë deri poshtë. Mirëpo le të shqyrtojmë pak nga historia që rrëfen ish-komunisti dhe diktatori i fundit që jeton në këtë vend demokratik. Ish diktatori flet për kohën e partizanllëkut. Nuk dua ti bie në hak por kam lexuar një material në internet që një ish-oficer i lartë rrëfente nga Amerika për Alinë as emrin nuk e tregonte ata të vrasin thoshte. Ky ish-oficeri aludonte se kur ishin vrarë motër e vëlla Kristaqi e Margarita një person kishte dijeni edhe në vrasjen tjetër. Madje ai thotë se kur e zunë italianët Ramizin e liruan shpejt dhe e dërguan në Berat. Filloi karrierën e heshtur duke harruar se pas krahëve vinte erë gjaku. Kështu Ramizi bëri karrierë duke eliminuar deri kryeministrin,ministra e të tjerë. Këto do të kishin më shumë interes të zbërthente ish-diktatori,në intervistën e tij se që ka qenë partizanë kjo dihet. Ai rishton drejtuesit duke bërë një perifrazim të shkurtër ishte Enveri ,Mehmet Shehu deri në vitin 82 vjen Adil Carcani . Për këto lanë bosh faqet gazeta nuk e dinin shqiptarët se kush ishte kryeministri pas vitit 82 në Shqipërinë komuniste të Hoxhës. Çfarë roli kishte aty shoku Ramiz në eliminimin e ish-kryeministrit komunist .Kjo përbënë skup. Dhe përse e eliminuat një natë dimri të vjeshtës së tretë. A mund të tregonte si u eliminua ministri i brendshëm Hazbiu edhe ky komunist në luftën për pushtet. Çfarë ishin tunelet që shtriheshin nën banesat e bllokmenëve .Po skutat e erta ku thureshin intrigat. Po dhomat ku përgatiteshin vrasjet lexoni historinë e Genci Lekës dhe Vilson Blloshmit. Çfarë ishte në një farë mënyre ky zinxhir që u shtrëngohej shqiptareve dhe për 50 vjet bëri kërdinë në të vrarë,të zhdukur,të internuar,të masakruar. Kjo ka lidhje me pyetjen që ju bënë :”Mund të na thoni se cili ka qenë roli juaj në periudhën e komunizmit?Po të shqyrtosh pyetjen që i bëri reporteri ara se të shkojmë te viti ‘90, a mund të na thoni diçka mbi funksionimin e pushtetit në kohën e komunizmit?Përgjigja e diktatorit:” Gjatë asaj periudhe kishte vetëm një parti që ishte partia komuniste ose partia e punës e Shqipërisë. Udhëheqësi i saj qe Enver Hoxha. Kryeministri zgjidhej nga parlamenti, por edhe aty Partia e Punës kishte rol të dorës së parë. Kryeministër ka qenë Mehmet Shehu deri në vitin 1982 dhe pas kësaj, u bë kryeministër Adil Çarçani. Veprimet e saj i bënte si çdo qeveri tjetër si në çdo vend tjetër. Padyshim kishte konceptet e kohës, të lidhura edhe me pikëpamjet e partisë.Besoni vërtetë se Alia është një tuhaf, ishte një skile fushe. Si zgjidheshin deputetët. Ish ministri dhe deputetet i Vlorës Bujar Leskaj hartoi për qytetin e tij një libër për deputetë e këtij qyteti që nga viti 12. Mirëpo ata të periudhës së komunizmit mezi i gjetën emrat dhe jo më veprimtarinë e tyre .Ja se çfarë shkruhej në një :’Ishte anëtar i PPSH. Me këtë u bë deputet. Njerëz që nuk dinin të lidhnin dy fjalë,por që u deshën për të mbajtur në këmbë sistemin .Dhe mbajtën mirë si të lidhin një lopë pas një huri .Një gjysmë shekulli. Gjithshka që e bënë me vetëdije të plotë. Ky sistem u duhej për të ndërtuar jetën e tyre , të fëmijëve të tyre dhe të pasardhësve të tyre në bollëk. Për bllokun asnjëherë thuhej nuk ka .Qumështi vinte nga ferma e Kamzës,perimet,frutat nga frutoret e vendit, coha dhe rrobat e shtrenjta nga jashtë,udhëtimet jashtë vendit,specializimit gjithshka ndërtohej sipas një skeme që mirëfunksiononte dhe mirëfunksionoi për 50 vjet. Në një fshatë diku në jug një djalë i vogël kishte marrë në njërën dorë bukë misri dhe në dorën tjetër bukë gruri dhe po hante bukën e misrit në vend të djathit bukën e grurit. Nuk u ndërtua në rastësi një sistem që i rezistoi 50 vjet dhe për ta ruajtur ata bënin gjitshka duke përdorur deri armët për ta mbajtur në këmbë deri në frymën e fundit. Sistemi kishte mekanizma që punonin për ta mbajtur në këmbë kishte fije dhe rrjeta të endura aq mirë dhe aq përsosur sa që edhe agjentura të huaja dështuan përpara pabesisë dhe dinakërisë së ish-komunistëve fanatik që sistemin e ruajtën si sytë ballit. Një punë skllavëruese bëhej kur kazma,lopata zëvendësonte mjetet moderne për të hapur rrugë,trase,kodra të cilat bëheshin me punë vullnetare .Një sistem i tërë banesash jepeshin nëpër qytete dhe ferma bujqësore me qera duke mos u blerë prej pronarëve dhe nëse merrte vendim Komiteti ekzekutiv të shpërngulnin për tërë natën. Një varfëri ekstreme mbizotëronte nëpër qytete dhe fshatra të këtij e vendi. Mungonin produktet bazë ,ndërsa ushqimet jepeshin me racion duke përdorur një skemë tmerruese për popullatën të jetojmë si në rrethim.Si mundej të shpjegohej që brenda këtij rrethimi, blloku jetonte ditët më të lumtura të jetës së tij i papërfshirë dhe ia pandjeshëm karshi varfërisë që ekzistonte tek shqiptarët .Ndarja që krijoji regjimi ,qyteti me pagë më të lartë,fshati me ditë punë,qyteti me bukë gruri dhe fshati me bukë misri ,kryeqyteti me dyqane plot që se shikonin ambasadat dhe minoriteti se ankoheshin fqinjët ,ndërsa për shumicën dyqanet ku vetëm do të gjeje kripë të zezë deti dhe presh. Përgjithcka kishte rradhë madje edhe për cohat turke,qumështin,200 gr sallam. Dhënia e 1kg mish,vici,derri,dhie dhe 1 kg moll dhe agrume njëherë në vit në vitin e ri,nga ku lindi tradita e festimit të Vitit të ri, festë që festohet sot. Puna skllavëruese punohej 24 orë ,rasti i blegtorëve ,paguheshin 8 orë,një ditë pushim,shpallja e ditëve vullnetare pothuajse cdo të dielë. Shpikja” ‘E diela e Enverit”. Puna vullnetar e institucioneve arsimore sidomos shkollave të mesme për mbledhjen e të korrave,grurit,misrit,panxharit. Përdorimi u ushtrisë si skllevërit për punët e rënda në ndihmë të bujqësisë dhe hapja tuneleve ,mbjellja e vendit me bunkerë, hapja e transheve. Përdorimi i të burgosurve në ndërtimin e veprave të pesëvjeçarit ,në ndërtimin e qyteteve,në nxjerrjen mineraleve, në ndërtimin e digave ,hekurudhave,bonifikim etj. Sesa djallëzor veproi ky sistem duhen net dimri për tu ritreguar me të gjithë etapat e ndërtimit të tij. Nuk ishte kaq i thjeshtë,por një sistem i sofistikuar. Nuk drejtohej nga budallenj,por nga ish-komunistë, që kishin dhënë besën regjimit deri në frymë të fundit. Nuk ishin të pazotë, por ndoshta më shumë me koshiencë të plotë kishin zgjedhur rrugën e jetës së tyre përmbi gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve përderisa kishte njerëz që verbërisht besonin,përderisa kishte njerëz që nuk bindeshin merrnin plumb,përderisa kishte njerëzë që ruanin themelet e këtij sistemi,përse të mos i gëzonin këto privilegje. Si do të vinin kohët me të parë dhe me të bërë. Këta ishin sheik të një populli të varfër .Vetëm të shikoni fotot e viteve 90 ku shqiptaret e hollë,të nxirë nga dielli, me flokët e gjatë ngjasonin të zbritur nga një planet përtej nesh. Këta ishin banorë të tokës të populluar nga antikiteti që jetonin në troje të tyre të varfër të mjerë. Ramiz Alia dhe gjithë propaganda e tij hedh tym sikurse bëri 50 vjet shefi i propagandës komuniste duke thënë se vendi doli nga lufta i rrënuar. U shkatërrua krejt Berlini,dhe u bombarduan qytete të tëra në luftën e dytë botërore,mirëpo rindërtimi dhe jetesa e tyre nuk pati kut ta maste. Këta refuzuan ndihmat e huaja. Këta shpallnin tradhtar dhe i shpinën në satër ata që thoshin duhet ndihma e huaj. Këta prishnin çdo marrëdhënie me shtetet që i ndihmonin jo se mbronin interesat e shtetit ,por sepse u rrezikohej seriozisht karrigia,dhe ai bllok u ikte nga sytë këmbët siç u fluturoi në vitet 90. Gjithë Europa doli nga lufta e dytë botërore e shkatërruar. Diku me plagë të mëdha mandej dhe të vogla në shtetet të tjerë. Edhe vendi ynë pësoi dëme të mëdha .Por ish komunistët zgjodhën rrugën për ty mbyllur kësaj bote që kërkoi të ndihmonte. Lexoni raportet e shërbimeve të huaja për Shqipërinë ku flitej për ndihmat që ju afruan .mirëpo refuzimi shkoi deri atje sa Enveri dhe ramizët ti tregonin kufiri tek thana këtyre ndihmave madje deri në vitet 90,dhe këto ata i kthyen në folklorizma ca barcaleta të palvera se si ua kishin punuar të huajve dhe misioneve të ndihmës .Këtë udhë e ndoqën vetë duke ndjekur yllin e marksizmit .Dhe përgjegjësia bie pikërisht mbi ata. Pati përpjekje titanike nga vendet e huaja për ti kthyer në udhën e sotme,por ku dëgjonin nga veshët ata që sot i quajnë rastësi apo përdorin një fjali për të kaluar përsipër 50 vjet jetë. Dhe këto histori sot mund ti mësoni në gazetat shqiptare. Në këto të përditshme shfaqet zgjuarsia se si ua hodhën atij këtij ndërsa vendi zhytej në një varfëri që kapte caqe të pamata . Bëjnë mirë redaktorët që na sjellin ato fletë të hidhura të asaj kohe,sikurse bëjnë mirë që me arkivat e ASHQKK na japin dokumentarët me fjalimet propagandistike të Enverit dhe Ramizit se si e bënë zap këtë popull 50 vjet me metoda dhe dinakëri me zjarr,hekur dhe dru. Gjuha e Ramizit heshtë për të gjitha këto. Heshtja e tij e madhe do të ishte të mos kishte më punë me intervista sepse si shefi i propagandës ai kurrë nuk mund të thotë të vërtetën. Druri i shtrembër nuk drejtohet në pleqëri të thellë. Ata që shprehen për rrëfime. Duhet kuptuar. Ku ka rrëfime për ateistët. Ata nuk besojnë në asgjë. Prandaj bënë krime,sepse nuk e njohin ferrin dhe parajsën. Prandaj mashtrojnë ,sepse nuk e njohin kodet e besimit që në këtë vend kanë eksituar që në lashtësi me mënyra pagane dhe më vonë me Krishtin e Muhametin. Kjo dëshmi përmendet te letra Apostull Pavli drejtuar Romanëve (15;19): “Nga Jerusalemi deri në Ili*ri kam kryer shërbimin e Krishtit”. Mirëpo ku njihte Krisht e Muhamet të pafetë e këtij vendi që e kandisën vendin si në sundimin e talebanëve. 5orë program TVSH, muzikë simfonike. Dokumentarë për Enverin më vonë për Ramizin. Burgje për ata që sillni muzikën bashkohore. Karton dhe biruca për shkrimtarët rebelë edhe plumba në fund. Ramizi ishte në krye të luftës kundër institucioneve të besimit. Shpallja vend ateist dhe dënimi i priftërinjve,hoxhallarëve ,dervishëve e ktheu këtë vend në një qyqe që përgjërohej ditë-natë. Humbja e besimit ishte e dëmshme për ardhmen dhe të shkuarën e tij. Mirë që vetë , zgjodhën rrugën e ateistëve por me të tjerët ç’patën xhanëm . Zgjidhja e kësaj rruge ishte krejt e fund një varfëri shpirtërore për popullin. Atje ku binte miu e thyente kokën , kishte dhe rrëzime shpirtërore. Dhe mbeten gjegjësisht të përhershme. Ngërzit të cilët shkruan libra kundër Papës,sot shkruajnë reportazhe gjoja i haka meraku i mëmëdheut. Mëmëdheu do të ishte më i fortë, më i bukur dhe më i zhvilluar nqs do të kishin lejuar të gjithë lirit komunistët. Kur këto u kufizuan me ligje,pushkë,zjarr dhe hekur çfarë kërkojnë të shfaqësohen pas 50 vjetësh.S a mund duhen tash për ta bërë që në këtë vend të fryjë era hyjnore. Dhe Ramizi ka përgjegjësi të mëdha për këto,mirë Enveri që iku dhe spa gjë por bashkwpunëtori i tij më i afrtë të mos na shitet si hero dhe trim. Nuk kemi nevojë për heronj komunistë dhe trima mëkatarë as për dinakë dhe as për mashtrues. Mos prisni që këta të kërkojnë falje jo me një fjalë. Falje kërkohet si dikur. Do ta shlyejë këtë që bëra duke u mundura të heqë gjithë jetën deri në perëndim të saj gurë nga fusha dhe ti hedhë në lumë. As kështu nuk shlyhen fajet dhe bëmat që kanë kryer komunistët në këtë vend. Mëkatari ai me dorë perëndie e ndjen thellë në shpirt pendimin. Këta me brumë djalli as që ndjenë gjë ,se prapa deklaratave në BBC dhe në gazeta shqipe të majta fërkojnë duart në mos mërmërijnë :”çua hodha budallenjve? Do ti djeg zjarri i ferrit. Kjo s’diskutohet se vetëm në këtë vend u vu në diskutim fjala e Perëndisë .Dhe pësimi është ende prezent , ne shqiptarëve gjërrat na venë gjërat deri atje pastaj nuk piksen. Morëm mallkim kur mbyllën institucionet e Zotit,dhe vumë kazmat,hodhëm gurë,përmbi to duke u ç’kërnitur keqasi por që nuk bënim tjetër gjë ,dënonim veten tonë dhe Ramizi ka pjesë në këtë histori si të të tjera historitë. Kur u pyet në lidhje me ekzekutimet që janë bërë gjatë kohës së komunizmit, besoni që qe drejtësi?Përgjigja Nuk them në mënyrë kategorike që nuk ka pasur hakmarrje, gabime. Me doemos mund të ketë pasur. Por këto janë të kontrollueshme, dokumentacioni për to ekziston. Por kanë kaluar 50 vjet që atëherë. Unë nuk besoj se do t’iapë ndonjë gjë Shqipërisë për të parë dokumentacionin e 50 vjetëve më parë. Them unë, nuk e di. Ekzekutimet në këtë vend janë të tmerrshme. Për nj copë bukë,për një llaf goje,për nj veprim,për mos arsye për dicka ,plumba kishte me bollëk ,Poliçani prodhonte plumba e kallash për tua lehtësuar punën. Mund të thotë Ramizi. Nëse jemi në demokraci mendojë se gjykimi më i rëndë do të ishte që ky shoku Ramiz të ngrinte gurë nga fusha dhe ti shpinte në mal,për të shlyer 0.1 % ,jo të gjithë se shlyen as kjo jetë dhe as to që vijnë. Mirëpo ky diktatori që hiqet kaq i pafajshëm ka të paktën vite që mëson ish0bllokistët se dihet të punojnë shtrembër në kohët që erdhën pas kohës së tij. Të racës së tij janë drurët e prerë nga blloku që aktualisht gjenden tek e majta si deputetë ,ku vetë kryetar i sajë është nipi i i ish-anëtarit të byrosë së Enverit. Deri tek ministri i brendshëm. Mirë në diktaturë po në demokraci sikur trazon ende drutë e shtrembër ky Ramua,si shpjegohet fakti që shtypi i majtë të vret për Ramizin dhe djemtë e bllokut si shqyrtohet fakti që ligjin e ende nëpër media e bënë propaganda e Ramizit dhe që nga cila kohë? Ky mashtrues që përpiqet prej 60 vjetësh të përhap mjegull ,panik e thëllim është ende në krye të punëve të majta dhe me njërën dorë hedh shkëndije dhe fsheh ndërkohë tjetrën. Shikoni si përgjigjet kur e pyesin për :”Po në lidhje me ato familje që humbën njerëzit e afërt në ekzekutime. A kanë të drejtë që së paku të gjejnë trupat? Shumë dakord. Ata kanë të drejtë jo vetëm që të gjejnë trupat, por edhe të shikojnë arsyen pse ka ndodhur ajo. Nuk kam kundërshtim për këtë, por jo që të përgjithësohet siç po përgjithësohet problemi. Si të përgjithësohet problemi. Llafurina që ke bërë 60 vjet mundohet ti shesi e përditë si të vërteta. Një realitet ka qenë këtë vend , ishte tragjik zhdukjet pa nishanë, ende të varrë. Dhe e dini si thonë shokët e Ramizit :“Na jepni 1000 euro t’ju tregojmë varrin. Përfundimi i kohëve të brejtjes morale ka shkuar madje vonë. Të gjithë ramizët njësoj flasin,mendojnë dhe shkruajnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:03 pm

Fate Njerzishe Neper burgje Komuniste

Kalimi ilegal i Tre Kadeteve Shqiptare Ne Shqiperi

Remziu gezohet shume kur strugani shprehet keshtu dhe vendosin per tu nisur ilegalishte drejte Shqiperise.I dhane besen njeri-tjetrit per tu nisur per Shqiperi,por me nje kushte,-kthime mbrapa nuk ka,-Duam te kalojme kufirin,ku mund edhe te vritemi,kurse te gjalle kursesi te dorzohem,se dihet qka na pret,prandaj,ne gjithsesi ishim te humbur,keshtu qe vendosen,duke i marre qantat me pajiset ushtarake,duke nenkuptuar edhe revolet me municion.

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Attachment

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:03 pm

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Attachment

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Attachment

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:04 pm

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Attachment

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Attachment

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:05 pm

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Attachment

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:05 pm

Si të dënohen krimet e komunizmit?


Radio Evropa e Lirë

“Krimet e komunizmit” është titulli i konferencës që ka filluar në Pragë e që po fokusohet te trashëgimia e komunizmit, rrugët e ndëshkimit për shkelësit e të drejtave të njeriut të asaj kohe, si dhe në faktin se regjimet komuniste ende ekzistojnë.

Zyrtarë qeverish, intelektualë dhe ish-disidentë, shumica nga vendet e Evropës qendrore e lindore, po ndjekin punimet e konferencës.

Irzhi Liska, nënkryetari i Senatit çek, në fjalën hyrëse theksoi nevojën për të ekzaminuar në tërësi të shkuarën komuniste dhe veprimet që duhen marrë sot.

“Është detyra, përgjegjësia dhe angazhimi ynë, jo vetëm ndaj miliona viktimave të komunizmit totalitar, por ndoshta edhe më shumë për hir të së ardhmes sonë të lirë e demokratike, që të analizojmë të shkuarën tonë”, tha Liska.

Dështimi për t’iu qasur si duhet së shkuarës komuniste ka çuar në thyerjen e besimit ndaj institucioneve demokratike që zëvendësuan komunizmin, tha Liska.

Shumica e vendeve të Evropës qendrore e lindore e kanë dënuar të shkuarën e tyre komuniste. Shumë prej tyre kanë ndaluar me ligj kthimin në pozita të caktuara për ish-funksionarët e regjimit komunist.

Në Poloni, shumë nga krerët e komunizmit, përfshirë dhe gjeneralin Jaruzelcki, janë në gjyq për krimet e kryera gjatë komunizmit.



Pamje nga konferenca "Krimet e komunizmit".Por, hapa të tillë kanë qenë të rrallë në vendet e tjera. Liska, megjithëse kërkoi dënimin e përgjegjësve për krime, pranoi dhe faktin se është e vështirë për t’u bërë një gjë e tillë në praktikë.

“Mendoj se duhet të pranojmë që totalitarizmi është fenomen që përfaqëson krim kundër shoqërisë e moralit në tërësi, që nuk mund të dënohet thjesht me mjete juridike. Së paku kështu duket prej brenda vendeve që dolën nga totalitarizmi”, tha Liska.

Ky i fundit kërkoi hapjen e plotë të arkivave si dhe studimin e dëbimeve, ekzekutimeve, kampeve të punës në kohën e komunizmit, në mënyrë që gjithçka e çdokush të ketë një emër.

Një nga folësit kryesorë të konferencës ishte një kujtesë për shumëkënd se komunizmi nuk është diçka e së shkuarës.

“Komunizmi është krim. Por, sot, ju po mbani një konferencë, ku flisni për të dhe kjo është e jashtëzakonshme. Duhet ta vlerësojmë si duhet trashëgiminë e komunizmit. Por, komunistët ende janë në drejtimin e punëve në Kinë. Nuk mund ta harrojmë këtë”, tha Harri Vu, i cili ka kaluar afro 20 vjet në kampet e punës së detyruar në Kinë.

Në vitin 1979, pas lirimit nga kampet e punës, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe drejton një fondacion që merret me studimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Vu theksoi se Perëndimi është përfshirë ekonomikisht me Kinën, por nuk duhet të harrojë natyrën shtypëse të regjimit komunist.

Kina është një nga katër vendet komuniste sot në botë. Të tjera vende komuniste janë: Laosi, Kuba dhe Vietnami. Ka nga ata që e konsiderojnë dhe Korenë e Veriut si shtet komunist.

Konferenca është organizuar nga Instituti për Studime të Regjimeve Totalitare, i cili e filloi aktivitetin në vitin 2008.

Në të njëjtin vit, në Pragë u organizua nënshkrimi i Deklaratës së Pragës për ndërgjegjen evropiane mbi komunizmin, e cila bën thirrje për t’i dënuar përgjegjësit për krimet e kryera nën komunizëm. (I.B.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:06 pm

Zbardhja e krimeve të komunizmit në Shqipëri - Ndihmë nga Komisioni ndërkombëtar për gjetjen e të humburve

Komisioni Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur do të bashkëpunojë në Shqipëri me autoritetet lokale për të gjetur eshtrat e të pushkatuarve nga regjimi komunist dhe kryer çvarrosjen dhe identifikimin e tyre.

E vërteta për të pushkatuarit dhe të zhdukurit nga regjimi komunist në Shqipëri mbetet ende mister për t'u zbuluar. Megjithatë, Simon Mirakaj, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë, jep për programin shqip të DW shifra zyrtare për numrin e tyre.“Në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste, më egra në gjithë ish Evropën Lindore komuniste, u pushkatuan me gjyq dhe pa gjyq rreth 6 mijë vetë. Më shumë se 4 mijë prej tyre nuk u janë gjetur eshtrat dhe janë pa varr.”

Familjarë dhe të afërm të tyre kanë rreth 20 vjet që i kërkojnë privatisht eshtrat për t'u dhënë një banesë të fundit dhe nderuar kujtimin në përvjetorët e lindjes se të vdekjes nuk dihen. Por shumica nuk ia kanë dalë mbanë për shkak të mungesës së të dhënave të sakta dhe fondeve financiare të limituara. Shqipëria mbetet kështu i vetmi vend nga ish vendet komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore që nuk ka zbardhur krimet e komunizmit, që nuk ka ende një ligj për hapjen e dosjeve të informatorëve të Sigurimit famëkeq.

Zgjatja në kohë i ka dhënë kësaj çështjeje ngjyrime politike, akuza të ndërsjellta mes kundërshtarëve politikë për implikim politikanësh aktivë në ingranazhet e mekanizmit kriminal të regjimit të kaluar. Një vendim i kohëve të fundit të qeverisë së djathtë të Tiranës synon të fillojë fundin e kësaj situate. Vendimi ka të bëjë me ngritjen e një Task Force që merr përsipër t'i gjejë, çvarrosë dhe identifikojë eshtrat e të pushkaturave nga regjimi komunist. Sukses i parë i kësaj strukture është gjetja e një varri masiv, me eshtrat e ish të burgosurve të pushkatuar, për organizimin e një revolte në burgun politik famëkeq të Spaçit. Shumë varre të tilla masive pa emra, pa shenja presin për t'u zbuluar në Shqipëri. Ky mision nuk është i lehtë. Nga pushkatimi i të humburve ka kaluar më shumë se gjysëm shekulli, ende nuk egziston një listë për të pushkatuarit, mjaft dëshmitarë kanë vdekur, të tjerë janë shumë të moshuar, dokumentat kanë humbur. Është pikërisht Komisioni ndërkombëtar për njerëzit e humbur që mund ta bëjë kthejë atë në një një mision të mundur.

Simon Mirakaj, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë dhe anëtar i Task Force konfirmon ardhjen e këtij komisioni në Shqipëri. “Kanë ardhur përfaqësues të këtij komisioni, kemi marrë kontakte me ta. Shpresoj që gjithçka do të ecë mbarë, në rrugë institucionale. Komisioni ka një përvojë dhe ekspertizë të pasur dhe logjistikën e nevojshme” - thotë Z. Mirakaj.

Kjo logjistikë ka të bëjë në radhë të parë me laboratorin që ky komision ka për nxjerrjen e kodit gjenetik ADN nga eshtrat e gjetura dhe krahasuar atë me kodin e familjarëve të viktimave. Pa këtë analizë askush nuk është i sigurtë se të kujt mund të jenë eshtrat e gjetura. Ndihma e këtij komisioni për Shqipërinë është ofruar falas.

I krijuar në vitin 1996 me iniciativën e ish-presidentit amerikan Klinton, ky komision ka arritur sukses në gjetjen e të humburve gjatë luftës në Bosnje - Hercegovinë, Kosovë dhe madje edhe në fatkeqësi natyrore si tërmete dhe cunami. SHBA-ja dhe vende të tjera demokratike të botës, që financojnë aktivitetin e tij e vlerësojnë gjetjen e personave të zhdukur “një shqetësim kryesor politik pasi pasiguria rreth fatit të personave të zhdukur shpesh pengon procesin e paqes, zbatimin e plotë të sundimit të ligjit dhe dobëson besimin tek institucionet demokratike”.

Por për suksesin e tij në Shqipëri ka skepticizëm. Adrian Kati, ish i përndjekur politik, thotë për DW se mungon një listë e të pushkatuarve nga regjimi komunist, mungon vullneti politik për ta hartuar atë. Sipas tij më tepër se me gjetjen e eshtrave zbardhja e krimeve të komunizmit lidhet me dekomunistizimin e shoqërisë.

“ Ne, si shoqëri, kemi ende të hapur identifikimin e krimit komunist. Ne ende nuk e kemi magazinuar këtë krim, nuk e kemi identifikuar se çfarë do të thotë krim komunist, ende nuk arrij të mendoj sesi do të detyrohen të gjithë ata që e dinë, ata që kanë urdhëruar dhe ata që kanë ekzekutuar të tregojnë vendin e krimit. Për 20 vjet nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk shoh të ketë ndryshuar diçka tani”

Por situata duket se ka filluar të ndryshoje për mirë: së fundi ka një vullnet politik të shprehur me vepra për ta dekomunistizuar shoqërinë në Shqipëri. Me një ligj të posaçëm së shpejti do të fillojë nga funksionimi Instituti i Dekomunistizimit me një staf të përbërë nga akademikë, historianë, përfaqësues të njohur të shoqërisë civile. "Më mirë vonë se kurrë", thotë Simon Mirakaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:06 pm

Pendesa e Bedri Spahiut: Ndjesë që ndihmova Enver Hoxhën
Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur në burgjet e diktaturës dhe i privuar nga çdo e drejtë, ish-prokurori nuk mund të gjente rast më të mirë se verën e vitit 1991 për të "zbrazur" të gjithë të vërtetën e regjimit. Gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, të botuar 19 vjet më parë tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu është i vetmi funksionar i lartë i regjimit komunist që ka pranuar gabimet e veta gjatë kohës kur ishte prokuror si dhe ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Në këtë shkrim Bedri Spahiu tregon shumë nga të vërtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe për marrëdhëniet me Enverin si dhe të vërtetat e ngritjes së ish-diktatorit dhe të shumë prej figurave të regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur në një kohë kur në Shqipëri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punës (Komuniste) ishte duke bërë Kongresin e saj të 10, që do t'i jepte asaj një emër të ri.Këto kujtime ia dërgoj si një mesazh Kongresit të 10-të të PP, nëpërmjet gazetës "Republika". Që në fillim, me kënaqësinë më të madhe, përshëndes studentët tanë universitarë, bij të mrekullueshëm e fatlumë të Shqipërisë së martirizuar, që do të mbeten në historinë e saj, si një brez heroik i këtij kombi, si brezi nismëtar i demokracisë, që është gjëja më e çmuar në jetën e një populli.Është rregull ndërkombëtar që çdo parti, cilado qoftë, kur ndodhet para kërkesave të rinovimit të saj ideologjik e organizativ, puna e parë që bën është që t'i hapë dyert e saj për disidencën dhe të çelë në këtë mënyrë rrugën e rinovimit të saj. Përgatitësit e Kongresit të 10-të të PP nuk e bënë këtë gjë. Mos vallë është fjala për mungesë përvoje apo harrese? Jo, as njëra as tjetra, pasi ky veprim buron nga logjika komuniste e atyre që përgatisin Kongresin, nga mentaliteti enverist e totalitar i patriarkut të komunistëve. Një nismë e rrezikshme dhe fatzezë për anëtarët e këtij Kongresi, i cili pretendon të jetë Kongresi i rilindjes së Partisë e të komunistëve, i flakjes tej të sektarizmit e të miopisë, të prepotencës e të absolutizmit të botës shqiptare. Komunistëve u ndodhi si dikur trashëgimtarëve të mbretërve absolutë "Le roi est mort, vive le roi". (Mbreti vdiq, rroftë mbreti). Unë jam po ai disident që kam qenë atë ditë që më dhanë shkelmin e më përjashtuan nga partia. I tillë jam e i tillë do mbetem, se e çmoj përjashtimin tim si një fatbardhësi në jetën time. Jam një nga ata disidentët që i jam kundërvënë Enverit me tërë forcën dhe burrërinë e gjeneratës sime. Unë do të kisha vendin në Kongresin e 10-të, pavarësisht nga dëshira dhe qëllimet e liberalëve apo të konservatorëve. Do të isha me Ramiz Alinë, pasi ai, sapo mori fuqinë në dorë, i dha fund ndarjes së popullit me murin e klasave dhe konservatorët nuk mundën më të lëshojnë slogane denigruese e asgjësuese. Por ky liberator, duke qenë trashëgimtar i Enver Hoxhës, u bë më ëndërrimtar e më shkatërrues se prijësi i vet, më konservator e më represiv se paraardhësi i tij (nxënësi tejkalon mësuesin). Ai përdori forma represive që Enveri as nuk kish mundur t'i konceptonte. Ai jo vetëm që i ekzekutoi ata që tentuan të arratiseshin, por zvarriti trupat e viktimave në rrugët e qyteteve dhe të fshatrave, për të terrorizuar ata që tentuan të arratiseshin. Ai premtoi se do të ecte në rrugën e Enverit, sipas mësimeve të tij. Vuri ligjin mbi mbrojtjen e monumenteve kombëtare, që në praktikë do të thotë ligj për mbrojtjen e monumentit të Enverit. Në politikën e tij ekuivoke, që e bënte herë të distancohej e herë të afrohej, ai humbi kredinë e popullit në atë shkallë, saqë populli i refuzonte monoçartizmit ushtrimin e pushtetit. Ata që përgatisin Kongresin e 10-të u refuzojnë komunistëve materialet e të gjithë disidentëve, dokumentet e tyre historike e midis tyre, edhe ato që i përkasin Bedri Spahiut, testamentet e tij të dërguara nga burgu Komitetit Qendror, mbrojtja e tij në gjyq, materialin e plenumit që e dënoi atë më 1955 e gjitha materialin e luftës së tij për një shtet juridik e demokratik etj. E di fort mirë se askush nga ata që u dënuan të vazhdojnë të ushtrojnë pushtetin diktatorial në Shqipëri nuk ka nevojë e as të dëgjojnë mendimet e mia. Po diktatura që iu imponua mizorisht për 45 vjet këtij populli të marrë nëpër këmbë, të gënjyer, të mashtruar, ka marrë fund, dhe unë, Bedri Spahiu, i shpallur "armik i popullit", "fashist" dhe armiku më i përbindshëm që ka kaluar në gjyqet e Republikës", ndihem sot i fortë të shpërthej publikisht dhe të informoj në sajë të opozitës, duke qenë i bindur se të vërtetat e mia do të shërbejnë, që populli dhe komunistët të ndërgjegjësohen më shumë për disa ngjarje të rëndësishme të Partisë. Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi me unanimitet që unë të bëhesha Prokuror i Gjyqit Special, që të mbroja përpara këtij gjyqi çështjen e popullit. Ngjan se në këtë çështje si fitimtar unë e mbrojta mirë. Por, duke kujtuar këto 46 vjet terrori, mizorie, e mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special. Kam revizionuar veten, idealet dhe gjithçka të shenjtë që kam pasur në jetën time. Nuk jam më ai prokuror që nxori Lufta Nacionalçlirimtare, as përkrahës i utopisë komuniste më të lemerishme që nxori gjenerata jonë.
Kongresistë komunistë!
Po ju drejtohet një nga paraardhësit tuaj, një nga misionarët e parë të komunizmit shqiptar, pjesë e një gjenerate që i kushtoi rininë, ëndrrat e energjitë më të mira një ideali të lartë e fisnik, por, për fat të keq, utopik. Rinia universitare e sotme, me veprimet e saj, doli si një forcë disidente për liri e demokraci. Këtë ngjarje unë as kam mundur ta mendoja se do të ndodhte, edhe pse ishim tamam ne, të rinjtë e gjeneratës sime, që u vumë në ballë të luftës për çlirim. Por sot, ne, disidentët e djeshëm, jemi krenarë për gjithë rininë e sotme dhe e çmojmë atë, sepse u tregua jo vetëm heroike, por edhe më e ditur dhe më inteligjente se ne. Ne e kemi për nder të ecim në rrugën e rinisë sonë, t'i shtrohemi me bindje iniciativave të saj dhe të presim kritikat e saj, si një nevojë për t'u çliruar nga barra e rëndë e gabimeve tona, të shumta e të hatashme. Është detyra jonë t'i nënshtrohemi me ndershmëri dhënies llogari kësaj rinie. Dhe duhet filluar, qoftë paksa, me vitet 1930-38. Ç'është e vërteta, që në atë kohë kishte shumë rrethe antizogistësh që bisedonin për politikë, që merreshin me politikë. Ishin këta nga intelektualët më të shquar të vendit tonë, që ne, komunistët, ashtu siç ishim, megallomanë, prepotentë e absolutë i quanin njerëz të llogjeve e të kafeneve. Por kishte ardhur koha të dilnim nga guacka jonë në dritën e realitetit, të ballafaqimit, sepse gjendeshim jo vetëm përballë zogistëve, por edhe para pushtimit fashist. Ky kuptim që kishim ne për intelektualët nuk mund të mos më çonte mua të tregoja një interes të veçantë për Enver Hoxhën, që e kisha pasur në rini shok klase. Ai ishte kthyer në Shqipëri dhe dukej shpesh nëpër kafenetë e Tiranës, në mes të intelektualëve të saj. Ky njeri i "ndryshuar" e i "evropianizuar", sipas mendimit tim, do të qe i përshtatshëm për t'u aktivizuar në lëvizjen tonë. Por E. Hoxha i tha Tahir Kadaresë (që e dërgova për të biseduar) të refuzonte të takohej me mua dhe shtoi: "Mua mos më përzini në këto punë".
Lëvizja komuniste në Shqipëri ka lindur nga plejada heroike e komunistëve të grupeve të Korçës, të të Rinjve, Të Shkodrës, të Zjarrit dhe nga grupi i ushtarakëve të Tiranës dhe i komunistëve të Gjirokastrës. Në këto grupe përfshihen të gjithë ata që asgjësoi intriga e Kominternit. Konferenca e themelimit të PKSH, për të cilën flasin apologjistët e Enverit, është më shumë një tendencë diversioni, se sa një shpjegim i vërtet i gjendjes. Jo një, por dy janë konferencat për themelimin e Partisë. Konferenca e parë u thirr nga Dushan Mugosha. Në të bënin pjesë kryetarët e grupeve të asaj kohe, si Koç Tashko, Kristo Themelko, Qemal Stafa etj. Unë isha përfaqësues grupit të ushtarakëve dhe i Gjirokastrës. Të gjithë ishin për bashkimin e lëvizjes komuniste. Por u ndamë në çështjen nëse duhej të besohej që Dushani të ishte një i dërguar autentik i Kominternit për çështjen. Të gjithë delegatët këmbëngulën që ai të paraqiste një dokument autorizues. Mugosha, që ishte një organizator i kualifikuar, me një përvojë të madhe organizimi, u tregua jo në lartësinë e duhur. Ai u tha i inatosur përfaqësuesve të grupeve: "Ju doni të vij te ju si mushka e dërzhavës me vulë në prapanicë", dhe ngriti këmbën e djathtë. Dushani e mbajti fjalën. Nuk u kthye më për të sjellë ndonjë autorizim. Rrethanat e prunë që të lirohej nga burgu Miladin Popoviçi, i cili u ngarkua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave të vinte në dispozicion gjithë përvojën e tij të madhe për të ndihmuar komunistët shqiptarë që të bashkoheshin. Me Koço Tashkon kemi biseduar shpesh herë çështjen e organizmit tonë. Ai e shpjegon kështu: "Në konferencën për formimin e Partisë (e dyta) duhej të vinin nga dy delegatë për çdo grup. Kurse grupi im i Korçës u paraqit me një delegat, që isha unë, Koço Tashko. Miladini më thotë se duhej të sillja edhe delegatin e dytë të grupit. Dola nga dhoma për të gjetur shok të grupit. Rrugës takova E. Hoxhën, që ishte anëtar i grupit të Korçës në Tiranë. E mora Enverin dhe e çova si delegat në konferencë". Ndërsa Tuk Jakova më tregonte: "Unë kam qenë në konferencën e dytë të formimit të Partisë, por atje nuk u zgjodh kurrkush sekretar i parë. Si u bë dhe kur u bë sekretar i parë Enver Hoxha, kjo ka qenë gjithmonë një mister dhe kam ardhur në konkluzionin se sekretari i parë politikë i partisë sonë ka qenë prodhim i flirteve të Miladin Popoviçit me E. Hoxhën. Miladini ishte intelektual, Enveri gënjeshtar. Një dashuri e miqësi prej intelektualësh u krijua midis këtyre dy personave. Është fakt se Miladinit i pëlqenin gjërat e shërbimit personal, si stilografë e sahate të florinjta dhe tryezat e pasura, e këto gjëra i a servirte me bujari E. Hoxha, i cili dispononte këto nëpërmjet lidhjeve të tij dhe të ndihmave që populli jepte për lëvizjen komuniste".
Përse nuk u zgjodh sekretar i parë i Partisë Komuniste Shqiptare njëri nga kryetarët e këtyre grupeve komuniste që përfaqësoheshin në konferencë?
Miladin Popoviç mendonte sinqerisht se po përjashtonte krerët e grupeve nga udhëheqja monolite. Koha vërtetoi se një zgjidhje e tillë ishte sa utopike, aq edhe e dëmshme. Ditët e zhvillimit të asaj konference të formimit të Partisë takova Xhepin (Sadik Premtja) dhe Bacën (Ramdan Çitakun) në shtëpinë e Xhepit. Ky më informoi për zhvillimet e konferencës. "Venë mbrapsht",-tha ai. Kjo, sepse konferenca e akuzonte Xhepin se nuk kishte denoncuar të gjithë elementin e Grupit të të Rinjve (me që formohej Partia, të gjithë kryetarët e grupeve duhej të tregonin emrat e anëtarëve). Xhepi e shpjegonte këtë veprim të tij në mënyrën e vetë. Unë e justifikova në mënyrën time. Teza ime ishte, që kryesorja është bashkimi e ky bashkim do doemos denoncimin e plotë të anëtarëve të çdo grupi. Në qoftë se punët e konferencës kanë marrë atë kthesë që thua ti, i them, atëherë le t'ia lemë kohës për të gjykuar rezultatet. Baca, që kishte një natyrë që më shumë dëgjonte se sa fliste, heshtte me vëmendje në bisedën që zhvillohej midis meje dhe Xhepit. Koha tregoi se kishte të drejtë ai, labi i Vlorës dhe jo unë, labi i Gjirokastrës. Xhepi u dënua si tradhtar i Partisë dhe pësoi konsekuencat e një dënimi të padrejtë të tipit enverist. Ai shkoi në Francë ku militoi në Partinë Komuniste Franceze. Unë u shkriva në birucat e errëta të regjimit barabar e sadist të komunizmit enverian...
Në vitin 1953 kthehesha nga kongreset e partive komuniste të një sërë vendesh të demokracive popullore. Në fund të raportit që i bëra Komitetit Qendror kam bërë këtë shënim me penë me dorën time: "Në kongreset e Partisë Komuniste të Hungarisë e Çekosllovakisë u shtrua çështja e kultit të individit në këto dy parti. Besoj se ka ardhur koha të ngrihet kjo çështje edhe në partinë tonë". Në plenumin që pasoi, E. Hoxha doli me tezën e revizionimit të kultit të individit në Partinë tonë dhe e filloi raportin e tij kështu: "U krijua një gjendje e padurueshme në Partinë tonë. Mjafton që të shfaqem në penxhere apo në ndonjë tribunë, që masat të shpërthejnë në brohoritje të furishme "Enver, Enver"! U kam thënë shokëve shpesh herë që të marrë fund kjo praktikë, por shokët e Byrosë kanë pasur menduar se unë e ngrita këtë çështje duke u nisur nga konsiderata personale. "Është i thjeshtë shoku Enver", mendonin ata, prandaj e ngre këtë çështje dhe vazhdonin t'i linin punët ashtu siç qenë. Jo! Enver Hoxha nuk nisej nga konsiderata individuale siç kujtonin ata shokët e Byrosë, por nga konsiderata e kërkesave teorike të vetë jetës së Partisë. Pasi mbaroi kjo hyrje e shkurtër, ngrihet Hysni Kapua dhe thotë: "Është e vërtetë, shoku Enver na ka këshilluar përherë ashtu siç thotë, dhe që ne e kemi kuptuar ashtu siç e shpjegoi ai". E vërteta qe krejt ndryshe, që E. Hoxha kurrë as në Byro e as veças nuk ka folur kurrë për kultin e tij, madje s'kishte si të fliste, sepse vetë nocioni i kultit të personit ishte i panjohur për të atë kohë. Që të gënjente E. Hoxha ishte e natyrshme për mua, sepse ai ishte antiteza e ndershmërisë, por që të shndërrohej Hysni Kapo si dëshmitar i Enverit, kjo as më shkonte në mend. Megjithatë unë e nxora nga zemra Hysni Kapon, sepse kishte qenë një bashkëpunëtor i imi në të gjitha peripecitë e luftës së Zonës së Parë dhe zëvendëskomisar politik i kësaj zone. "Nuk shitet kali se pengohet për të parën herë". Asnjë nga anëtarët e Byrosë që ishin prezent nuk e aprovoi dëshminë e Hysni Kapos, por asnjë, dhe unë bashkë me ta, nuk e kundërshtoi atë. E. Hoxha ishte diktatori më i urrejtshëm e më shtypës, ishte organizator i sistemeve të goditjes me zona, me grupe shoqërore, me nacionalistët dhe komunistët. Enveristët i atribuojnë udhëheqësit të tyre të gjitha cilësitë e mira morale të një udhëheqësi. Unë, duke qenë kundërshtar i tij, nuk mund t'i atribuoj veçse cilësitë më negative që ka pasur ndonjëherë figura diktatoriale e të gjitha kohërave. I begatë ka qenë vendi ynë në nxjerrjen e udhëheqësve diktatorialë, si monarkisti konstitucional A. Zogu, pashallarët si A. Tepelena etj. E. Hoxha ishte i madh, se ishte i paturpshëm. Askush, veç logjikës satanike të këtij udhëheqësi, nuk do të mund të ideonte atë politikë që ndoqi sistemi ynë kundër gjithë botës, në emër të një populli aq heroik, i cili u dashka të rrojë me bar, të një populli që ka "çarë historinë me shpatë në dorë". Askush nga gjenerata jonë nuk mund të bënte atë që bëri Enver Hoxha, që të deklarohej e të paraqitej si i rrethuar, i izoluar, duke qenë ai vetë subjekti i këtij izolimi. Askush nga ne disidentët nuk do të guxonte ta bënte Shqipërisë pro sovjetike, pro kineze sot, për t'i deklaruar nesër si armiqtë më të tërbuar të vendit tonë.
Në raportin e Byrosë Politike të Plenumit të 9-të, Hoxha deklaroi:
1. "Është e vërtet se në Berat Liri Gegën e dënuam më shumë nga meritonte, por ajo me veprimtarinë që zhvilloi më vonë tregoi se e kishte të merituar dënimin që i dhamë ne".
2. "Thuhet se Kristo Themelko ka vrarë shumë veta me rastin e çlirimit të Tiranës, por çështja e rëndësishme është se të gjithë ata që u vranë nga ai ishin armiq".
Në qershor të vitit 1955 E. Hoxha konkludoi me propozimin e tij: "Është e vërtetë se ne s'kemi sot prova për një dënim kaq të rëndë të B. Spahiut, por Partia me siguri do të na i japë këto prova". Kjo ishte një tendencë e degjenerimit të plotë të Zeusit të drejtësisë, një sfidë kundër tërë mendimit juridik të popullit. Dhe padrejtësitë nisën nga Mukja. Ajo u paraqit si disfata më e madhe e kohës dhe Ymer Dishnica u bë viktima e asaj kohe. Çfarë ka të vërtetë në gjithë këtë?
Në plenumin e Helmësit u paraqit çështja e Mukjes, e oportunizmit të Beratit, përgjegjësia e Ymer Dishnicës në ndarjen e pushtetit dhe kompromisi i Gjin Markut me gjermanët. Dishnica dhe Gjin Marku ishin dy nga figurat e ndritura të Luftës Nacionalçlirimtare. Kam qenë unë ai që kërkoi në plenumin e Beratit largimin e Ymer Dishnicës nga Komiteti Qendror dhe kjo ishte për mua atëherë një domosdoshmëri e vetë jetës, një kërkesë e rrethanave, e kushteve ku kisha lindur, luftoja e punoja dhe jam përsëri unë ai disident që e hedh poshtë me përbuzje atë propozim dhe që rivendos në piedestal këto dy figura të ndritura të LANÇ. Fatkeqësisht propozimi im u pranua edhe nga Enver Hoxha. E s'kish si të ishte ndryshe. Në tërë jetën e tij, në të gjitha vendimet pro, kundra apo abstenime, E. Hoxha ka vepruar në këtë mënyrë nga baza oportuniste e sektare, nga baza e interesit personal të çastit apo të perspektivës. Kjo ka qenë një cilësi që e ka karakterizuar e që i ka dhënë epërsinë e diktatorit mbi disidentët e tij. Thonë në Mukje Ymer Dishnica ndau pushtetin me Ballin Kombëtar. Do të qe më mirë që ta kishte bërë, por Ymeri në Mukje veproi plotësisht sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Partia. Por këtë le të flas vetë Ymer Dishnica. Revizionimi i Beratit qe një përpjekje e Hoxhës për të nxjerrë veten e tij nga pozita e pulës së lagur. Në atë plenum u tha se E. Hoxha gjatë gjithë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë oportunist dhe sektar, veprimtari kjo nga të dy krahët e gabuar, dhe u sollën mjaft shembuj. Sejfulla Malëshova tha se Partia jonë ishte duke u shndërruar në një parti terroristësh. Jam një nga ata partizanë më të zjarrtë të Kongresit I, të atij kongresi që u cilësua kongresi i luftës kundër trockizmit dhe jugosllavëve. Në mbarim të seancës që u mbyll me diskutimin tim, Mehmet Shehu m'u afrua dhe më shtrëngoi dorën për atë diskutim, pastaj iu drejtua E. Hoxhës: "Ishte një diskutim që plotësoi analizën tënde të kongresit". Enverit iu errësua fytyra e nuk pipëtiu. Dy herë Enver Hoxha ka caktuar prokuror të dy gjyqeve më të rëndësishme historike të vendit tonë një injorant të fushës së drejtësisë si Bedri Spahiu. Herën e parë si prokuror të Gjyqit Special, për të dënuar të ashtuquajturin armiq të popullit dhe herën tjetër prokuror të Gjyqit të Koçi Xoxes. Sot ndihem i turpëruar që kam luajtur rolin e prokurorit të atyre gjyqeve. Komunistët e dinë pozitën time ndaj Kongresit I dhe ndaj Koçi Xoxes (që e kam nxjerr të pafajshëm në gjyqi kundër meje), dinë e dhe këngën që këndonte populli ato ditë të zhvillimit të Gjyqit Special: "Kush e çliroi Shqipërinë/ Koçi Xoxe me Partinë/ Kush e krijoi ushtrinë/, Enver Hoxha me Partinë,/ Tradhtarët porsi miu,/ i dënoi Bedri Spahiu".
Sot unë do të thosha: "Shumë lavdi për njerëz të palavdishëm". Si prokuror i Gjyqit Special mu desh, në bazë të ligjit, të asistoja në ekzekutimin e 17 fatzinjve. U gjenda ndërmjet të dënuarve dhe skuadrës së pushkatimit. Kur komandantit i skuadrës së pushkatimit dha urdhër, një lëvizje u pa në rreshtin e të dënuarve, të cilët i kthyen krahët tytave të armëve siç kishte urdhëruar komandanti. Vetëm një njeri pati guximin t'i kundërvihet urdhrit. "Jo askush s'duhet të kthejë krahët nga tytat, pasi nga shpina vriten vetëm tradhtarët, dhe ne nuk jemi tradhtar. Këtë do ta vërtetojë historia". Ky ishte Bahri Omari, një burrë i zgjuar e patriot. "Tjetër rrugë do të marrin ngjarjet", iu përgjigja unë me bindje. Disa nga ata nuk dëgjuan, kurse të tjerët më besuan amanetet e tyre. Midis tyre, Javer Rushiti dhe Bishqemi kërkuan të ruhej paprekshmëria e familjeve dhe e fëmijëve të tyre. Unë, u thashë, e u garantova se familjet e tyre do të kishin në Shqipëri po atë trajtim që do të kishin të gjithë banorët. Sa besuan në këto slogane të Prokurorit të Gjyqit Special, një perëndi e di. Por ngjarjet u zhvilluan në një mënyrë të tillë që përgënjeshtruan deklaratat e mia dhe turpëruan deklaruesin dhe gjithë ata që pretendonin ndërtues të një Shqipërie të re e të lumtur njerëzore.
Kush ishte Bedri Spahiu
Ka lindur më 13 korrik 1908, në lagjen "Palorto" të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë, gjendja ekonomike e familjes së tij ishte shumë e rëndë. Babai i tij, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t'u mëkëmbur. Gjatë kësaj kohe Bedri Spahiu ishte në shkollën fillore dhe deri më 1923 mbaroi filloren me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasa që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Periudha e jetës së tij me idetë komuniste, siç e ndan vetë, përbëhet nga tri faza, e para prej të cilave filloi në shtatorin e 1927-ës dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e artilerisë). Në këtë fazë aktiviteti i tij është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës së tij të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim - Dëbimeve. Bedri Spahiu ka qenë prokuror në gjyqin special, prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandës, pastaj ministër i Arsimit dhe Kulturës deri në kohën e Plenumit të vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq më 11 janar 1998.
Ka thene per...
Enver Hoxhen
"Enver Hoxha është një njeri pa principe, dhe unë tregoj mospërfilljen time për të. Përderisa Enver Hoxha nuk do të më dënojë me vdekje, kjo do të thotë që pozita e tij është dobësuar që nga dita që pushkatoi Liri Gegën dhe Dali Ndreun"
Mehmet Shehun
"Mehmet Shehu është një kriminel nga natyra, por të paktën është njeri me taban. Mehmeti ishte një njeri me karakter të fortë dhe, sipas meje, nuk mund të vriste kurrë veten, por atë e kanë vrarë"
Ramiz Aline
"Ramiz Alia doli më i fortë se mësuesi i tij, Enver Hoxha. Për mua ai ishte thjesht një mi gjirizi, që donte të bënte arrierë në atë kohë. Enver Hoxha ishte i keq, por më i keq na u shfaq pasardhësi i tij, Ramiz Alia"
Marrë nga gazeta “Republika” e datës 6 qershor 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:07 pm

Bedri Spahiu: Bisedat e mia sekrete me Enverin për pushkatimin e Koçi Xoxes
Pjesa e dytë e pendesës së ish-prokurorit të pergjithshëm

Pas gati 46 vitesh i internuar, i burgosur në burgjet e diktaturës dhe i privuar nga çdo e drejtë, ish-prokurori nuk mund të gjente rast më të mirë se verën e vitit 1991 për të "zbrazur" të gjithë të vërtetën e regjimit. Gazeta "Tirana Observer" riboton promemorien e Bedri Spahiut, të botuar 19 vjet më parë tek gazeta "Republika". Bedri Spahiu është i vetmi funksionar i lartë i regjimit komunist që ka pranuar gabimet e veta gjatë kohës kur ishte prokuror si dhe ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet e kryera nga regjimi komunist. Në këtë shkrim Bedri Spahiu tregon shumë nga të vërtetat e regjimit komunist. Ai tregon edhe për marrëdhëniet me Enverin si dhe të vërtetat e ngritjes së ish-diktatorit dhe të shumë prej figurave të regjimit komunist. Pendesa e ish-prokurorit ka ardhur në një kohë kur në Shqipëri sapo ishte vendosur demokracia dhe Partia e Punës (Komuniste) ishte duke bërë Kongresin e saj të 10, që do t'i jepte asaj një emër të ri.
(Vijon nga numri i kaluar)
Një ditë udhëtoja nga Tirana për në urën e Farkës. Në të zbritur të rrugës së Farkës, has një grup fshatarësh që bisedonin të eksituar me njëri-tjetrin. I them shoferit të ndalet dhe zbres e qepem në vendin ku ishin ata. Pranë tyre në tokë qe shtrirë një burrë i veshur me rroba ushtarake, pa grada dhe ngjante të ishte një oficer i vjetër i ushtrisë së Zogut. Afër trupit të të vdekurit gjendej varri i zbrazur, dhe aty ku fillonte varri, një pellg gjaku i freskët. "Vrisni sa të doni, por mos na përdhosni tokën tonë dhe mos na tmerroni fëmijët tanë"!- më tha një fshatar plak. Nga goja e tij mora vesh se në tokat e tij ishte varrosur trupi i personit të vrarë, të shtrirë përdhe. Lopa e fshatarit, duke kullotur kishte marre erën e gjakut të ngrohtë dhe kishte filluar të niste, siç bëjnë lopët në këto raste. Fshatari ishte afruar dhe gërmoi vendin ku ishte dheu i shkrifët, prej nga nxorën trupin e viktimës. Ne këto rrethana çfarë mund të bënte B. Spahiu që ishte në Prokurorinë e Përgjithshme në këtë "rifugium pecatorum"? Urdhërova shoferin të kthente makinën dhe "fluturova" drejt shtëpisë së E. Hoxhës. E gjeta Enverin ndanë zjarrit dhe i them i emocionuar, pa e përshëndetur: "Pa më tregoni, shoku Enver, sa kohë do të zgjas ky terrorizëm"? Ai u zverdh dhe filloi të çokanisë me mashën e tij të gjatë zjarrin që flakëronte në oxhakun e tij të bukur. U ktheva pa marrë as një përgjigje. Dola pa e përshëndetur, duke e lënë në të njëjtin pozicion. Ndan Bllokut, siç quhet sot, unë do ta quaja "Kremlini i Tiranës", kulloste dhentë Muhamet Karagjozi, një nga paria e madhe e qytetit të Gjirokastrës. Qenë dhëntë e fundit që i kishin mbetur pas rekuizimeve të vazhdueshme e të zgjatura. Ndeshet Enver Hoxha me këtë ish-aga dhe përqafohet me të si me një mik të vjetër, përmallohet dhe nga sytë i dalin lot nga mallëngjimi. Ku je, i thotë Muhametit, na ndau revolucioni. Ndërsa vazhdonte ta shtrëngonte në gji. Si t'ia vëmë emrin këtij takimi të mallëngjyeshëm me Muhamet Karagjozin? E pra, ky qe Enver Hoxha, një artist i madh, i aftë të angazhohej me mjeshtëri në të gjitha skenat e të dalë para publikut si përfaqësues autentik i çdo pjese si ushtrues i çdo roli.
Vetëvrasja konsiderohej dhe dënohej si një akt i turpshëm
Ç' ishte në të vërtetë vetëvrasja në atë kohë? Ishte një protestë e individit kundër dhunës dhe sundimit diktatorial. U hap fjala se u vra Nako Spiru. Fjala në veshin tim arriti në rrugët e thashethemeve dhe jo në rrugë zyrtare. Pyeta ku gjendej trupi i tij dhe për pak minuta u gjenda në dhomën e spitalit. Gjeta kirurgun dhe një grup gjermanësh (robër) me llërët e përveshura gati për transfuzion gjaku, dhe Nesti Kerenxhin (zëvendësministër i Brendshëm), me Kristo Themelkon. E pashë të udhës t'i drejtohem Nakos: "Do të shërohesh, ke për të parë". Ai ishte i plagosur në anë të zemrës, megjithatë unë besoja në atë që thashë. Por ai më hodhi një shikim plot kërcënim e përbuzje dhe më tha: "Jo, nuk do të shërohem dhe as dua të shërohem", dhe humbi ndjenjat. U shkëputa nga kjo sallë e përmortshme dhe u ktheva në shtëpinë e Enverit. Hyra brenda i pasuar nga Nesti Kerenxhi dhe Kristo Themelko. A ishte rastësi shkëputja e tyre nga shtrati i Nakos dhe ndjekja ime prej tyre deri në dhomën e Enverit? Këtë e dinë dy shokët në fjalë. Enverin e gjeta duke biseduar me Koçin për çështje të ndryshme. Unë u ula në një kolltuk aty pranë dhe fillova të shprehja e të argumentoja dyshimet e mia se N. Spiru nuk mund të kishte vrarë veten, por dikush e ka vrarë. "Ua, tha Koçi Xoxe, shiko ç'na nxjerr prokurori i Përgjithshëm!" "Sa të ketë nevojë vendi për një prokuror të Përgjithshëm, ia ktheva, do të ketë edhe variante të zbulimit të krimeve".
… Një herë në shtëpinë e E. Hoxhës hasa në një dokument që ka mundësi të jetë lënë aty me qëllim që ta lexoja unë. Aty jepeshin të gjitha përshëndetjet tona drejtuar Dushan Mugoshës që po largohej nga Shqipëria. Përshëndetja ishte e thjeshtë, por plot eufori për ndihmën e këtij militanti të vjetër të PK. Përshëndetja e Nakos ishte e një natyre tjetër. Ai hapte një çështje centrale të situatës, atë të biografisë së Enver Hoxhës dhe të rolit negativ të këtij intelektuali shqiptar në zhvillimin e LANÇ dhe në ndërtimin e vendit tonë. Përshëndetja e Nakos për punën e Mugoshës në Shqipëri zbulonte një të vërtetë të jetës shqiptare, sipas së cilës, diktatori nuk ishte ai që besohej të qe dhe që reklamohej në shtypin shqiptar. Vetëvrasja e Nakos ishte një protestë ala Nako Spiru kundër permanencës së një figure që ekzistonte në idealitetin e popullit tonë. E. Hoxha ishte shndërruar në një idhull dhe jetonte në sajë të idiolatrisë së masave të popullit tonë. Asnjë nga udhëheqësit e asaj kohe nuk do të mundte të jepte me një forcë vërtetësie figurën autentike të Hoxhës. Më 1946 kur frymëmarrja e popullit tonë dukej se po shuhej, unë lëshova kushtrimin me një promemorie të bërë në dy kopje, njërën prej të cilave ia dërgova E. Hoxhës dhe tjetrën Koçi Xoxes. "Kanë filluar, shkruaja, t'u marrin njerëzve edhe shtëpitë e tyre. Kështu ia morën një fshatari në Theth. Në Vasjar të Tepelenës një tregtari i kanë marrë tërë plaçkat e dyqanit të tij, ndër to edhe 8 sapunë me erë. Mos vallë ky ishte qëllimi i reformës sonë?" Disa ditë pas kësaj promemorie, që mbeti e papërfillur nga Enveri e nga Koci, unë u dërgova një tjetër. Është krijuar në vendin tonë një situatë e papërmbajtur në fushën e drejtësisë, shkruaja unë. Është Partia që gjykon e që merr vendime dhe jo gjyqet e Republikës. Kjo gjendje duhet të marrë fund sa më shpejt e ta kthejmë situatën në normalitet. Dhe aty shpjegoja si e mendoja unë rrugën për t'ia arritur këtij qëllimi. Një ditë shkova tek shtëpia e Hoxhës ku gjeta dhe Koçin. Po bisedonin. Kur unë u ula, Koçi tha si një vazhdim bisede të lënë përgjysmë a më saktë si ndërrim teme: "Të poshtër e të rrezikshëm janë këta priftërinjtë, të venë e të vënë armë në altarin e kishës...". Enveri përgjigjet: "Ata bëjnë punën e tyre, derisa ne na mungon vigjilenca dhe i mbyllim sytë parë tyre". "Jo, jo, tha Koçi nuk iu ka munguar vigjilenca organeve të Sigurimit, përkundrazi kanë qenë ata që e kanë zbuluar këtë krim të shëmtuar". Nga ky bisedim i të dyve kuptova se ata donin të më mbushnin mendjen jo për ekzistencën e një fakti, por të më bindur në vërtetësinë e një trillimi. Kur isha duke vuajtur dënimin tim 25-vjeçar në burgun e ri të Tiranës, një miku im shkodran, i burgosur politik, më tregoi: "Më 1948 në Shkodër është dënuar një grup antiparti, shumica e të cilëve ishin oficerë sigurimi që kishin marrë pjesë më parë në arrestime e dënime njerëzish e që dikur ishin mërzitur nga këto teprime. Në gjyq për ta u kërkuan dënime mesatare. Në pretencën e vetë prokurori i drejtohet Pjerin Kçirës: "Turp për ty, partizan, komunist, oficer, i vure njollë Partisë". Pjerini u ngrit dhe tha: "Për hir të asaj partie që thua ti, unë mbaj mbi ndërgjegje një njollë të madhe e një barrë të rëndë. Në filan natë, me udhëzim të Zoi Themelit me çelësa false kemi hyrë në kishën françeskane të Gjuhadollit dhe kemi futur prapa altarëve armë, dokumente e gjëra të tjera kompromentuese. Në mëngjes kemi rrethue vendin, kemi "zbulue" armët etj. Arrestuam shumë priftërinj françeskan, mjaft prej të cilëve edhe janë pushkatuar". Pas kësaj deklarate, gjyqi u mbyll. Seancën tjetër kryetari e ngriti dënimin, në dënim me vdekje. Pjerini u pushkatua për këtë dekonspirim. Ndodhesha përsëri në shtëpinë e Enverit, në një nga ditët që zhvillohej Kongresi I. Pas meje arriti Mehmet Shehu, i cili, para se të ulej, nxori nga çanta e vetë një letër të daktilografuar dhe ia vendosi në tryezë Enverit. "Lexoje, i tha, dhe firmose!" Letra u vu në tavolinë në të tillë mënyrë që të mund ta lexoja lirisht edhe unë, sigurisht kjo kishte qëllim. Ky ishte urdhër i Ministrisë së Brendshme që u dërgohej degëve të sigurimit në rrethe e që caktonte rregulla mbi përdorimin e torturave. Këtej e tutje, thoshte urdhri, nuk është e lejueshme tortura e të pandehurve pa marrë më parë autorizimin e ministrit. Autorizohet! Sekretari Politik i Partisë Enver Hoxha!
Kongresi I ishte një ngjarje e madhe
Në historinë e popullit tonë. Kurrë si atëherë nuk u ngritën të munduarit e fatkeqit në luftë kundër mizorive të një barbarie obskurantiste siç ishte Sigurimi i Shtetit. Hoxha i ngarkoi Koçi Xoxes gjithçka të keqe e që kishte bërë Arma e Sigurimit. Në këto rrethana kur punimet e Kongresit shkonin duke u mekur në sajë të ndërhyrjes së turpshme të Enverit, akti i paraqitur nga Mehmeti për të firmosur nga sekretari i Parë i Partisë e që e shndërronte Kongresin I, këtë eufori të kohës, në shumë zhurmë për asgjë, ishte tamam ajo që unë duhej për hakmarrje ndaj Enverit. Kur u dënova më 1958, në gjyqin tim unë e paraqita Enver Hoxhën si objekt të të gjitha fatkeqësive që i kishin ndodhur vendit tonë në vitet e socializmit, si përgjegjësin kryesor të këtyre dhe rehabilitova Koçi Xoxen. I thashë Siri Çarçanit, prokurorit të gjyqit se ishte e vërtetë që Koçi Xoxe kishte bërë të gjitha gabimet që i atribuoheshin, por ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat që i janë bërë, pasi të gjitha ato gabime ai ka bërë në marrëveshje dhe me Enverin. Ruaje, i thashë Siri Çarçanit, në sirtarin e tryezës tënde pretencën time, që po bën ti sot për Bedri Spahiun, pasi nuk do të jetë e largët dita kur këto dy pretenca historia do t'i flakë në koshin e plehrave. Pastaj vazhdova duke iu drejtuar trupit gjykues: "Kini parasysh se prokurori nuk është konsekuent me veten e tij. Ja duhet ta refuzoni kërkesën e dënimit të Bedri Spahiut me 25 vjet heqje lirie dhe të vendosni dënimin e tij me vdekje. Nëse ju vendosni dënimin tim me 25 vjet heqje lirie, kjo do të thotë se ju nuk keni guximin të kapërceni kufijtë e një vendimi që e keni në xhep, që është vendimi i Enverit, përderisa ai nuk më dënoi mua me vdekje, kjo do të thotë se pozita e tij është dobësuar që nga dita që pushkatoi Liri Gegën dhe Dali Ndreun.
Dëshmitarja e akuzës në këtë gjyq tha se unë e kisha njoftuar atë mbi të gjitha të fshehtat e Partisë. Ndërhyra, duke pyetur këtë dëshmitare: "A i kam folur dëshmitares për faktin se në Plenumin e 8-të E. Hoxha propozoi që të zgjidhej mareshali Tito si sekretar i Parë i KQ të Partisë Komuniste Shqiptare e se Koçi Xoxe kërcen përpjetë dhe i tha duke i u drejtuar plenumit: "Ç'na propozon kështu Enveri? Ne s'kemi nevojë për sekretar të Parë. Askush nuk ka shtruar zëvendësimin e Enverit, pra ai është dhe mbetet sekretari i Parë i Partisë. Përsa i përket propozimit për të vënë mareshalin Tito sekretar të Partisë sonë, unë them se ky propozim nuk ka vlerë nga ana parimore, se Partia jonë është e pavarur dhe si e tillë nuk mund të zgjedhë një sekretar që nuk është i Partisë sonë". Në vitin 1959, kur Bedri Spahiun e izoluan në një dhomë të një shtëpie të zakonshme të periferisë së Bllokut, pa lajmëruan familjen, Hoxha në prani të disa anëtarëve të Byrosë Politike i thotë një sovjetiku se kishin arrestuar Bedri Spahiun për disa dyshime që binin mbi të. Sovjetiku ia ktheu se kështu veprohej edhe në BS, në kohën e Stalinit, bile një anëtari të KQ i shkonte koka për gjëra të tilla, por tani nuk ndodh më kështu. Nuk dënohet më një anëtar i KQ vetëm pse dyshohet ose dha një mendim të ndryshëm. Shumë-shumë vetëm mund të përjashtohet, në rast se faktohet për çka akuzohet. Tri ditë më pas unë u lirova. Në këto rrethana që krijoi ndërhyrja e këshilltarit sovjetik, kuptohet se nuk mund të ekzekutohesha për çfarëdo akuze që të më bëhej. Arrestimi im ishte një ndalim "internim i izoluar", siç quhej. Më mbanin në Kalanë e Kaninës në Vlorë. U desh protesta ime drejtuar në tri kopje kryetarit të DPB Vlorë, Presidiumit të Kuvendit dhe Prokurorisë së Përgjithshme që ta bënin Kadri Hazbiun të ndryshonte opinionin dhe formën e atij burgu "siu generis" që kishte sajuar për mua. Shqipëria ishte katandisur në një qendër dezinformacioni ndërkombëtar të sovjetikëve. Më kujtohet që një herë Enveri më dha një informatë të marrë nga sovjetikët që t'ia jepja Thanas Nanos për ta transmetuar. Atëherë isha sekretar i agjitacion-propagandës. Nuk mbaj mend përmbajtjen e informatës, por më kujtohet se qe fjala që ATSH duhej të emetonte një lajm të marrë nga Zyrihu për diçka që diku kishte ndodhur. Ia dhashë këtë informacion fals Thanas Nanos dhe ai e dha si informatë të vërtetë të ATSH prej Zyrihut. Se sa të tilla informata ka dhënë ATSH, gjoja të marra nga vende të ndryshme të Evropës, këtë e di vetë Thanas Nano.
Shqipëria nënë diktaturën e Enver Hoxhës
Shqipëria nënë diktaturën e Enver Hoxhës u shndërrua sistematikisht në një pashallëk të Moskës staliniane, në një Vojvodinë dhe bregdeti i saj në një fushë minash për provokacionin e Titos. Unë përshëndes këtë vendim dhe jam gati të dëshmoj sot drejtësinë e një vendimi të tillë, në qoftë se është nevoja. Propaganda e Enver Hoxhës ka këmbëngulur vazhdimisht se shqiptarët nuk i kanë vendosur minat. Kjo është e vërtet, sepse minat nuk mund të t'i vinin shqiptarët, pasi nuk kishin nga ato, por i vunë jugosllavët me pëlqimin e Enver Hoxhës. Çështja e minave ka qenë një sekret shtetëror për ne dhe unë mund të akuzohem nga enveristët se sot po shkel këtë sekret. Por unë sot jam vendosur të shkel çdo sekret shtetëror të diktaturës dhe e ndiej këtë detyrë të qytetarit të çliruar nga të gjitha vargonjtë e diktaturës enveriane. Dihet se arkivat kanë një rëndësi kapitale për historinë e çdo populli. Të shpërdorosh në çdo mënyrë arkivat, është krimi më i madh që mund t'i bësh një kombi. Gjithë opozita përballohet sot, sikurse edhe dje, me kultin e Enverit. Unë mendoj se ajo do të vazhdojë gjithnjë të përballohet me këtë kult, sepse në qoftë se nuk hapen e nuk vihen në dispozicion të të gjithë popullit materialet e arkivave të shtetit, të Partisë, e sidomos të organeve të Sigurimit, në qoftë se nuk formohet ndërgjegjja e popullit mbi bazën e dokumenteve burimore e fakteve të realitetit enverist, atëherë ky Enver i diskretituar do të paraqitet nga simpatizantët e tij, sado të pakët, si viktimë e demokracisë, dhe kufiri i tolerancës do të kapërcehet në dëm të çështjes së demokracisë. Enver Hoxha, ky "teoricien" i madh i njeriut të ri shqiptar, ky partizan i zjarrtë i purifikimit të njerëzve nëpërmjet autokritikës, ky organizator i shpërnguljes së kuadrit për në bazë, si kusht i domosdoshëm që kuadri të gjallërohet, pastrohet, frymëzohet e burokratizohet nga fryma e shëndoshë e klasës punëtore, ishte po ai që kemi njohur të gjithë në praktikë, një demagogë i madh, një mashtrues po aq i madh, një falsifikator i historisë. Të vazhdosh të mbrosh Enverin do të thotë të mbrosh bëmat e tij, të marrësh përsipër të zezat e tij.
Roli i personaliteteve në krye të pushtetit shtetëror
Përsa i përket rolit të personaliteteve në krye të pushtetit shtetëror, unë kam arritur në të njëjtat konkluzione që ka arritur Shileri. Çdo udhëheqës pushteti sado i mirë që të jetë, do të shndërrohet në diktator, nëse i jepet pushtet i pakufizuar. Enver Hoxhës ia dhamë ne, shokët e tij, dhe këtu përgjegjësia jonë është e plotë. Përsa i përket konceptit të lirisë, unë bashkohem me mendimin e Engelsit, se liria është e drejta e informacionit të lirë, se vetëm informacioni i lirë formon atë ndërgjegje mbi të cilën ngrihet demokracia. Përsa i përket sundimit diktatorial të Hoxhës, unë konkludoj se asnjë kult personi të Enver Hoxhës nuk do të ishte i mundur, nëse nuk do mbështetej në cilësinë e popullit që ta ekzaltojë dhe në idolatrinë e vetë. Çdo popull i vogël apo i madh qoftë, ka në natyrën e vetë që të ekzaltojë udhëheqësit e vetë, qoftë popull i qytetëruar apo jo. Vetëm në fushën e kardinalizimit të pushtetit rezulton se demokracia dhe absolutizmi forma e regjimeve të prapambetura, se demokracia dhe absolutizmi, janë regjime tipike kauzave, dmth të atillë që janë të destinuar të jetojnë gjatë ose të zëvendësohen shpejt.
Kongresistë!
Qofshi komunistë me tesera të dorëzuara, qofshi komunistë me tesera në xhep, qofshi kundërshtarë të orëve të para të diktaturës së Hoxhës, unë ju përshëndes të gjithëve si pjesëtarë i lëvizjes demokratike në Shqipëri, por unë jam armiku më i tërbuar dhe më i papërmbajtshëm me diktaturën e Hoxhës e me atë vetë. Jam sot po ai rebeli i djeshëm i Labërisë që ngriti popullin në këmbë, e asaj Labërie në tërë zonën Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër, armik i përjetshëm i çdo lloj diktature. Si i tillë kam jetuar tërë jetën time e si i tillë jam persekutuar nga të gjitha regjimet në Shqipëri. Tani që lëvizja demokratike në Shqipëri është në hapat e para, partizanët e saj flasin për një komb e përjashtojnë nga ky komb të drejtën kombëtare të ballistëve, legalistëve apo të zogistëve, për të qenë pjesëtar të kësaj demokracie, të drejtën e këtyre shqiptarëve të kthehen në Atdheun e tyre, të shfaqin botëkuptimin e tyre lirisht dhe të kenë të drejtën t'i kërkojnë popullit shqiptar pushtetin në zgjedhjet e lira. Demokracia juaj është vetëm demokraci për ata që jetojnë në Shqipëri, brenda kufijve të vendit, pra është gjysmake. Demokracia që kërkon bota nga ne dhe interesi i vetë kombit është demokracia e plotë e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut. Unë nuk besoj se KSBE do ta pranoj këtë demokraci të cunguar në gjirin e vetë e nuk besoj se Evropa e sotme, e ngritur në këtë shkallë, të denjojë të ulet në tryezën e rrumbullakët me partnerë si Shqipëria e sotme e, në qoftë se e bën këtë, kjo do të jetë fillimi i mbarimit të Evropës së re. Unë e di se shumë nga komunistët dhe nga opozita do të jenë kundër pretendimit të një demokracie të tillë për tërë shqiptarët, për tërë kombin tonë; nëse ne nuk përdorim epitet e vjetra të Enver Hoxhës, do t'i quajmë këto pretendime si inoportunitete politike. Por unë dal nga burgjet e errëta të regjimit enverian, dhe jam shumë i preokupuar të them të vërtetat e asaj që do të vijë (ashtu si mendoj unë) se sa të vërtetat e sotme). Ju mund të thoni se unë mund të dua një demokraci edhe për kundërshtarët e mi të djeshëm. Unë do thosha diçka më tepër. Bedri Spahiu është kthyer në kristianizëm dhe predikon teorinë e Krishtit, po, po, të Muhametit, të Budës e të filozofisë fetare të gjithë njerëzimit. I tillë është Bedri Spahiu, që ka vuajtur mizoritë e diktaturës komuniste, diktaturës më të egër që ka parë toka shqiptare në historinë e saj.
Kush ishte Bedri Spahiu
Ka lindur më 13 korrik 1908, në lagjen "Palorto" të qytetit të Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë, gjendja ekonomike e familjes së tij ishte shumë e rëndë. Babai i tij, Sinani, shkoi në kurbet (në Turqi) me shpresë për t'u mëkëmbur. Gjatë kësaj kohe Bedri Spahiu ishte në shkollën fillore dhe deri më 1923 mbaroi filloren me nota të shkëlqyera. Në pamundësi ekonomike për të vazhduar ato klasa që i mbeteshin si dhe gjimnazin, më 16 maj 1923 u nis për Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresë për të vazhduar shkollën. Mbaroi shkollën fillore italiane në Stamboll dhe mori dëftesën e lirimit. Periudha e jetës së tij me idetë komuniste, siç e ndan vetë, përbëhet nga tri faza, e para prej të cilave filloi në shtatorin e 1927-ës dhe mbaron në gusht 1931 (në shkollën e artilerisë). Në këtë fazë aktiviteti i tij është propaganda komuniste në shkollë. Faza e dytë fillon në gusht 1931 (në ushtrinë e Zogut) deri në tetor 1941. Kur u formua Shtabi i Përgjithshëm, ai zgjidhet anëtar i këtij Shtabi. Në Berat u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe me këtë funksion ishte deri në 17 qershor 1955. Arrestohet sapo kaloi derën e sallës ku bëhej plenumi i KQ të PPSH-së më 17 qershor 1955 dhe izolohet për pesë ditë në një shtëpi. Kjo erdhi si pasojë e luftës së tij të gjatë kundër politikës së Enver Hoxhës. Mbas 15 ditësh, më 23 qershor 1955 internohet familjarisht në Elbasan. Më 1 qershor 1957, arrestohet dhe izolohet në Kalanë e Kaninës në Vlorë, prej ku transferohet në 4 janar 1958 për Tiranë. U dënua me 25 vjet. Në 6 tetor 1974 lirohet nga burgu dhe internohet drejt e në Selenicë. Lirohet nga internimi më 10 maj 1990, ditën kur u shpërnda Komisioni i Internim - Dëbimeve. Bedri Spahiu ka qenë prokuror në gjyqin special, prokuror në gjyqin e Koçi Xoxes dhe sekretar i Agjitacion-Propagandës, pastaj ministër i Arsimit dhe Kulturës deri në kohën e Plenumit të vitit 1955. Bedri Spahiu vdiq më 11 janar 1998.
Ka thene per...
Enver Hoxhen
"Enver Hoxha është një njeri pa principe, dhe unë tregoj mospërfilljen time për të. Përderisa Enver Hoxha nuk do të më dënojë me vdekje, kjo do të thotë që pozita e tij është dobësuar që nga dita që pushkatoi Liri Gegën dhe Dali Ndreun"
Mehmet Shehun
"Mehmet Shehu është një kriminel nga natyra, por të paktën është njeri me taban. Mehmeti ishte një njeri me karakter të fortë dhe, sipas meje, nuk mund të vriste kurrë veten, por atë e kanë vrarë"
Ramiz Aline
"Ramiz Alia doli më i fortë se mësuesi i tij, Enver Hoxha. Për mua ai ishte thjesht një mi gjirizi, që donte të bënte arrierë në atë kohë. Enver Hoxha ishte i keq, por më i keq na u shfaq pasardhësi i tij, Ramiz Alia"
Marrë nga gazeta “Republika” e datës 6 qershor 1991
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:08 pm

Makbethi i Shekspirit dhe Ramiz Alia
Nga: Albert P. NIKOLLA

Për qëllime personale studimore, por edhe për faktin se bashkëndaj me ndërgjegje të plotë fatin tim me atë të atdheut tim, lexoj me mjaft vëmendje intervistat apo librat e ish-krerëve të lartë të regjimit kriminal të komunizmit në Shqipëri. Në këtë kontekst, Ramiz Alia përbën një rast krejt sui generis, pasi ai jo vetëm ishte protagonisti i Shqipërisë pas 11 prillit të 1985-s, por ishte një ndër protagonistët e fillimeve të demokracisë së brishtë shqiptare. Madje, shumë analistë të dashuruar pas teorisë së komploteve, të cilave unë u besoj pak, e kanë për zemër të mendojnë se ai akoma drejton shumë aspekte të politikës shqiptare.
Ajo çka më nxiti për këtë shkrim, ishte intervista e fundit e tij, por nuk do të ndalem vetëm te ajo, për të parë pak më thellë se nga vjen mungesa e dëshirës për pendesë të këtij personazhi. Këtë veprim, pra mungesën e pendesës, e shikoj si një pengesë serioze për Ramiz Alinë si person që edhe ai të përfitojë një përmasë me të vërtetë njerëzore, sepse pa pendesë nuk ka person njerëzor autentik në kuptimin më të thellë të kësaj fjale. Është vetë personi që mohon vetveten, kur mohon pendesën në rastin e kryerjes së krimeve. Një situatë e tillë e çon njeriun drejt një çmendurie halucinacionesh, siç ndodh me Makbethin e Shekspirit.Pasi lexova intervistën e tij të fundit, dhënë BBC-së, u përpoqa të sillja ndërmend ndonjë personazh kriminal, qoftë nga historia, qoftë nga literatura artistike, për ta krahasuar me Ramiz Alinë. Mirëpo, vërtet ndodhesha në vështirësi, pasi të gjitha personazhet kriminale që më vinin në mendje, pendoheshin. Mendoja “Vëllezërit Karamazov” të Dostojevskit apo “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” të Markezit, por personazhet që kishin kryer krime, pendoheshin. Isha në kërkim të një personazhi që nuk pendohej dhe, megjithëse me disa ndryshime, mendja më shkoi tek Makbethi i Shekspirit, megjithëse ky i fundit në fillim të aventurës së krimeve të tij kishte tendenca pendese.Ashtu si Makbethi pas vrasjes së mbretit Dunkan, edhe Ramiz Alia bëhet “mbret” pas vdekjes së Enver Hoxhës. Por, po ashtu si Makbethi, ai nuk përmbledh në vetvete cilësitë e një udhëheqësi virtuoz e dinjitoz, por është i etur sa s’ka për pushtet e vetëm pushtet, qoftë edhe me krime për të cilat më vonë do të thoshte thjesht “më vjen keq”. Në fakt, në këtë pikë, ndoshta R. Alia është më fatkeq se Makbethi, pasi edhe paraardhësi E. Hoxha ishte një kriminel. Makbethi, kur vret kundërshtarët apo kur vdes gruaja, në vend që të provojë trishtim, thellë-thellë në zemrën e tij është i lumtur, pasi e shikon veten në një pushtet që nuk ka për ta ndarë me askënd, e ka vetëm për vete.Vendosmëria e R. Alisë për të ndjekur rrugën kriminale të regjimit komunist është evidente po të analizohet 5-vjeçari i “mbretërimit” të tij. Madje, edhe atëherë kur ai e kupton se regjimit i kishte ardhur fundi, kërkon të gjejë forma protagonizmi duke ruajtur prapë besnikërinë ndaj diktatorit famëkeq paraardhës. Ja se çfarë shkruan ai në ceremoninë e mortore të E. Hoxhës: “Nderimi më i madh për veprën e shokut Enver, mirënjohja më e madhe për gjithçka ai ka bërë për Partinë e popullin tonë, është të ecim me vendosmëri në rrugën e tij revolucionare, të përvetësojmë e të vëmë në jetë mësimet e Tij të pavdekshme…” (Fjala e shokut R. Alia, Miting i përmotshëm në kryeqytet, Rruga e Partisë, 1985, v. 4, f. 21). Pra, bindja e tij është që të ndjekë linjën e diktaturës. Shpeshherë, diktatura e Alisë ka efekte akoma më tragjike se ajo e Hoxhës, pasi njerëzit mendonin se diktaturës i “kishin rënë dhëmbët”, por dhëmbët e regjimit të Alisë shkaktonin viktima të panumërta. Mjafton të kujtojmë vrasjen e të rinjve që tentonin të kalonin kufirin në vitin ‘90 dhe trupat e tyre pa jetë që tërhiqeshin zvarrë me tanke. Kulmi i ironisë së Alisë mbi ngjarjet e atyre viteve arrin në një intervistë të dhënë kohët e fundit. Në gazetën “Korrieri” të datës 16 tetor 2009 (sic! Ditëlindja e E. Hoxhës!), kur gazetari e pyet R. Alinë për vrasjet në kufi, ai jep një përgjigje tragjikisht ironike: “... Kalimi i kufirit është i vështirë, nuk kalohet lehtë”. Apo pyetjes tjetër për përcaktimin “rrugaçë” që iu bë në korrik të 1989-s njerëzve që u futen në ambasadat e huaja, ai u përgjigj: “Fakt është se nuk ishin të gjithë rrugaçë”!!!

Le të kthehemi pak tek intervista e R. Alisë me BBC-në. Tek pyetja që gazetari thumbues e mjaft i saktë i BBC-së: “A keni keqardhje apo pendesë?”, ai përgjigjet: “… E dyta, pa dyshim më vjen keq… më vjen keq dhe e konsideroj një jetë të keqe për ne që ka pasur njerëz që kanë shkuar viktima të pakujdesive të veprimeve të ashpra, të veprimeve të gabuara të disa organizmave tanë, qofshin këta organizmat e Sigurimit të Shtetit apo të Partisë, që nga poshtë edhe lart. Dhe ka pasur edhe raste të tilla. Mua më vjen keq për ato, pa dyshim që më vjen keq…” (Gazeta “Shqip”, 01 prill 2010).Mendoj se R. Alia e kupton fort mirë ndryshimin midis “keqardhjes” dhe “pendesës”, por ka zgjedhur atë të parën, e cila natyrisht kërkon të lehtësojë krimin. “Keqardhja” si term nuk ka të bëjë me krimet, por me gabimet e vogla dhe madje nuk kërkon as detyrim apo përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Ndërkohë që “pendesa” është kusht bazik dhe i pazëvendësueshëm për pranimin e krimit dhe marrjen e përgjegjësisë për të, është një ndjenjë e fortë dhimbjeje për atë që ka ndodhur e që lidhet me përgjegjësinë direkte të personit që provon pendesën.Fare mirë, dikush që lexon këtë artikull, mund të pyesë: “Po ky, pse merret me R. Alinë?” Në fakt, disa herë më ka ndodhur që mjaft miq më pyesin të çuditur kur shkruaj ndonjë gjë për të kaluarën komuniste apo personazhe që lidhen drejtpërdrejt me të. Përgjigja, për mua, është mjaft e thjeshtë: veprimtaria e këtyre figurave dhe vetë qenia e tyre në vetvete përfaqëson e mishëron “të keqen” si të tillë dhe justifikimin e saj. Nuk mund të kemi iluzion si popull, si komb i qytetëruar se mund të ecim përpara pa një analizë të qartë të ndërgjegjes sonë. Mendësia që Ramiz Alia përfaqëson është mendësi e së keqes, e së shëmtuarës. Për të, jetët që regjimi i tij ka marrë, nuk kanë asnjë vlerë dhe për këtë arsye ironia e tij shfaqet lirshëm. Përsëri në këtë pikë i ngjason fort Makbethit në monologun pranë trupit të vdekur të gruas së tij: “Jeta është një përrallë e rrëfyer nga një idiot; e mbushur me zhurmë e stuhi e që nuk ka asnjë kuptim” (Shakespeare-Opere-Sansoni, pag. 972).

Por përballë këtij vizioni, që mjerisht gjen hapësirë në disa gazeta, duhet të përballim atë të respektimit me çdo kusht të jetës së çdo njeriu, pasi rruga jonë drejt Evropës është çështje thellësisht vlerash dhe jo vizash, çështje shpirtërore dhe jo gjeografike.Dhe përballë këtij vizioni cinik të R. Alisë, duhet të kujtojmë shpirtrat e mijëra viktimave të pafajshme që thërrasin drejtësi dhe që më së miri e përfaqësojnë këto fjalë të Ledi Makdafit para se të vritej nga ushtarët e Makbethit: “Unë jam në këtë botë të poshtër e të ulët, ku e keqja lavdërohet dhe e mira shpesh konsiderohet si marrëzi e rrezikshme” (Po aty. f. 966).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:08 pm

Zbulohen eshtrat e 80 viktimave në Ballsh
Nga: Aurora DAMINI

Një tjetër varr masiv është gjetur këtë herë në Mallakastër, ku janë gjetur 80 eshtra viktimash, të cilët mendohet se u përkasin personave të ekzekutuar me ose pa gjyq, por edhe ish-të burgosur në burgun e Ballshit, që mund të kenë vdekur gjatë torturave atje. Ka qenë një iniciativë e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj, asokohe ministër i Drejtësisë, i cili ka qenë në kërkim të eshtrave të gjyshit të tij, Bektash Alibeaj. Data e gjetjes së eshtrave e ka zanafillën në fillim të marsit, por u bë publike vetëm ditën e djeshme, nga kryetari i Institutit të ish- të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka. Janë plot 80 viktima në kufirin që ndan fshatrat Usonjë dhe Kalenjë, të cilët prej më shumë se një muaji i janë nënshtruar ekspertizës, për të gjetur identitetin e tyre dhe kohën kur janë ekzekutuar. Kryetari i Institutit për të Përndjekurit Politikë, shprehet se përbri kufomave janë gjetur dhe shishe me copa letrash, që mbanin shkruar emrin e gjithsecilit prej tyre. Lajmi për gjetjen e tyre konfirmohet dhe nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilët nuk japin më shumë detaje, për shkak të verifikimit që po i bëhet kufomave dhe për të mos pasur më pas keqkuptime me familjarët. Gjithsesi, të njëjtat burime shprehen se nuk përjashtohet mundësia që në këtë zonë të ketë dhe të tjera kufoma, të ekzekutuara apo të vdekura në burgun e Ballshit, i cili njihej për torturat çnjerëzore përgjatë periudhës së diktaturës.

Burgu i Ballshit

Burimet shprehen se prej kohësh dyshohej për një varr masiv në këtë zonë, por nuk kishte të dhëna të sakta për vendndodhjen e tyre. Fakti që në afërsi të zonës ku u gjetën trupat ka ekzistuar dhe burgu famëkeq i Ballshit (për torturat në këtë burg ka dhe dorëshkrime të shumta nga ata që kanë vuajtur në të, mjafton të përmendet ditari i at Zef Pllumit apo shkrimet e ish-deputetit të PD-së, Pjetër Arbnori), si dhe dëshmitë e banorëve të zonës, kanë çuar në zbulimin e tij. Kufomat mendohet se u përkasin viteve të para të çlirimit, por nuk përjashtohet mundësia që në këtë vend të jenë kryer pushkatime deri në një periudhë të mëvonshme. Gjithsesi, fjala e fundit do t’u mbetet specialistëve, të cilët do të përcaktojnë kohën dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre.

Rasti i dytë

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që gjenden varre masive që i përkasin kohës së diktaturës. Rasti i parë ishte ai i muajit shkurt, ku u gjetën eshtrat e 13 viktimave në periferi të Tiranës, të ekzekutuar gjatë periudhës komuniste. Nisur nga kjo, Qeveria ngriti një task forcë për kërkimin e personave të pushkatuar gjatë asaj periudhe. Mendohet se numri i të pushkatuarve gjatë periudhës komuniste i kalon shifrat e 6 mijë personave, ndërkohë që shumë pak prej tyre kanë arritur të gjenden. Kjo për faktin se ishte në politikën e diktaturës që të mos linte harta të vendndodhjes se ku ishin varrosur viktimat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 6:08 pm

LAVDI HEROJVE TË LIRISË


Nga Reshat Kripa


Kanë kaluar 65 vjet nga 14 prilli i kobshëm i vitit 1945. megjithatë ne sot ata i kemi përsëri të gjallë, përsëri me kokat lart ashtu si qëndruan para togave të zeza të pushkatimit. Ja tek i kemi para nesh të nderuar nga flamuri kombëtar i cili valvitet krenar ashtu si e ëndërruan ata, pa spatën e fashizmit dhe pa yllin e komunizmit.
Ndaj ne sot përulemi me respekt para figurave të Bahri Omarit, Kol Tromarës, Fejzi Alizotit, Kostandin Kotes, Javer Hurshitit, Ismail Golemit, Terenc Toçit, Shyqyri Borshit, Zef Kadares, Aqif Përmetit, Dik Camit, Daut Çarçanit, Beqir Valterit, Tahsim Bishqemit, Gustav Mirdashit, Hilmi Lekës, Reshit Merlikës si dhe të Patër Anton Arapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit, pushkatuar në të njëjtin vend një vit më vonë.
Viti 1945. Lufta kishte mbaruar. Krismat e armëve kishin pushuar. Por jo gjuetia e njerëzve. Ajo vazhdonte me gjithë egërsinë e saj. Viktima të kësaj në rradhë të parë ishin mendjet më të ndritura të vendit, intelektualët më të njohur, të diplomuar në universitetet më në zë të kohës së atëhershme.Dhe tragjedia e këtyre njerëzve të shquar ishte se gjykoheshin nga njerëz inkopetentë, që ishin të aftë vetëm për krime dhe jo për drejtësi. Kështu jo në pak raste teneqexhiu gjykonte mjekun apo avokatin, nallbani profesorin apo shkrimtarin, kovaçi inxhinierin apo klerikun e nderuar.
Turma injorantësh endeshin rrugëve të qytetit, plot urrejtje për bashkatdhetarët e tyre, të etur për gjak të pafajshmish. Një luftë e re kishte filluar, lufta kundër çdo shenje të nacionalizmit shqiptar. Pothuajse në çdo qytet zhvilloheshin gjyqe speciale. Vendimet ishin monstruoze. Me dhjetra të pushkatuar. Me qindra të dënuar me dënime të rënda. Me mijra të internuar në kampet e çfarrosjes. Shoqëria shqiptare ishte ndarë në dy kampe armike, në proletarë që duhej të sundonin dhe në borgjezë që duhej të çfarroseshin.
Të gjitha këto kryheshin nën dirigjimin e krerëve mizorë Enver Hoxha e Mehmet Shehu, Koçi Xoxe dhe Bedri Spahiu, Josif Pashko e Aranit Çela dhe plot të tjerë që vepronin simbas shkopit të dirigjentit të tyre kryesor, Mugoshave dhe Popoviçëve që i instruktonin se si duhej të çfarrosnin popullin, se si duhej të shkatërronin kombin e tyre. Kam qenë i vogël atë vit të kobshëm, vetëm 9 vjeç, por në veshin tim tingëllojnë akoma, sikur të kishin ndodhur sot, këngët e tyre barbare:

“Mbi kufomat e tradhëtarve do marshojmë!“

Oh, tmerr! Marshim mbi kufoma shqiptarësh! Kanibalizëm në mesin e shekullit të njëzetë. Një olokaust i ri po fillonte të lulëzonte. Ky olokaust zhvillohej kundër kujtdo që
kundërshtonte rregjimin, ndaj kujtdo që mendonte ndryshe.
Po kush ishin këta të ashtuquajtur tradhëtarë?
Ishin ata që kishin luftuar për flamurin kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, për një shqipëri të lirë, demokratike dhe etnike, mbi baza moderne. Për një Shqipëri ku do të mbretëronte liria e fjalës dhe e mendimit. Për një Shqipëri të rregulluar ekonomikisht dhe shoqërisht. Për një Shqipëri ku do të zbuloheshin dhe përkraheshin vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit. Për një Shqipëri ku do të vlerësoheshin drejtësisht të gjitha vlerat pa dallim moshe krahine, besimi dhe klase. Për një Shqipëri të drejtuar nga njerëz të pakompromentuar, nga shqiptarë që nuk janë kursyer për shpëtimin e këtij vendi. Për një Shqipëri ku do të dënoheshin antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, spiunët, spekullantët. Për një Shqipëri ku nuk do të kishte vend për dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengonin zhvillimin e saj, për bashkimin e të gjitha energjive të kombit, për bashkimin mendor dhe shpirtëror të gjithë shqiptarëve. Për një Shqipëri që do të kishte për moto “ Atdheu mbi të gjitha “. Për një Shqipëri që do të luftonte për Zot dhe fe. Ata luftuan që Shqipëria të mos bëhej as e italianëve dhe as e gjermanëve, as e grekëve dhe as jugosllavëve, as e rusëve dhe as e kinezëve. Ata luftuan që Shqipëria të ishte e shqiptarëve. Ky ishte krimi i tyre për të cilin ata dhanë edhe jetën.
Duke kujtuar figurat e tyre, nuk mund të mos na kujtohen ato vite të turbullta të luftës, kur historia nxorri në skenë lëvizjet e mëdha nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit, pjestarë të të cilave ishin edhe këta martirë. Nuk mund të mos na kujtohet Mukja, guri i provës që tregoi rrugën drejt së cilës do të shkonte atdheu, që për fatin e keq të tij, u shndrua nga rruga e bashkëpunimit dhe luftës së përbashkët, në rrugën e tradhëtisë, përçarjes dhe vllavrasjes, rrugë që solli shumë gjak, lotë dhe dhimbje.
Vitet kaluan. Mjegulla e errët që kishte mbuluar vendin filloi të shpërndahet. Eshtë detyra e historianëve që të paraqesin realitetin ashtu si ka qenë në të vërtetë, larg ndikimeve partiake, që në më të shumtën e rasteve e kanë shtrembëruar atë. Këtij populli duhet t’i shpjegohet se lufta për liri dhe demokraci nuk ka filluar në prillin e 39-ës, as nëntorin e 44-ës dhe as në dhjetorin e 90-ës. Ajo ka qenë e gjallë me shekuj në gjakun e shqiptarit. Rrënjët e saj janë në zemrën e këtij populli që për vite me rradhë ka luftuar për liri dhe demokraci.
Qindra arkivolë të tjerë bosh presin eshtrat e të rënëve. Qindra nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër, gra apo bij nuk kanë një varr të djalit apo vajzës, vëllajt apo motrës, nënës apo bijve ku të derdhin një pikë lot, apo të vendosin një tufë me lule. Unë do të doja t’iu thoja atyre:
-- O nëna, motra dhe bija krenare! O baballarë, vëllezër dhe bij të përvuajtur! Derdhini lotët dhe shpërndajini lulet në të gjitha skajet e këtij trualli, se kudo është derdhur gjaku i të afërmve tuaj, se kudo ndodhen eshtrat e martirizuara të tyre!
Ditët e fundit dëgjojmë për krijime komisionesh task-forcë për gjetjen e eshtrave te te reneve. Disa varre masive jane gjetur. Ne i drejtohemi shtetit shqiptar dhe i themi se është detyra e tij të mos i lërë ato eshtra pa varr. Shteti diktatorial i mblodhi eshtrat e të rënëve, kudo që ishin, dhe u dha një varr ashtu si e meritonin. Po të rënët tanë a nuk e kanë të drejtën e një varri? Edhe ne jemi pjesë e këtij shteti.
Për 46 vjet ndiem mbi shpatullat tona shtypjen e diktaturës më të egër që ka parë bota. Për 46 vjet provuam humbjen e njerëzve tanë më të dashur, mohimin e të gjitha të
drejtave njerëzore. Për 46 vjet tentuan të na thyenin, të na poshtëronin, të na kthenin në robotë të bindur të politikës së tyre të falimentuar që në lindjen e saj. Nuk lanë asnjë mjet dhe asnjë formë për ta zbatuar atë, por nuk mundën t’ia arrinin qëllimit të tyre. Ne mbijetuam se të pavdekshme ishin edhe parimet për të cilat luftuam. Ne mbijetuam se motua e jonë ishte: “PER LIRI, PER SHQIPERI, PER FLAMURIN KUQ E ZI!“
Por ne mbijetuam sepse kishim si shembull frymëzimi aktet heroike të të rënëve tanë. për të cilët poeti ynë i madh kishte shkruar:

“Kush ban dekën për atdhe,
Ai s’ka dekun por ka le!“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Krimet Komuniste Në Shqiperi    Krimet Komuniste Në Shqiperi  - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krimet Komuniste Në Shqiperi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Krimet e luftës do të kenë një adresë institucionale
» Krimet e luftës, EULEX heton në Durrës
» Serbia të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë
» Vukçeviç paralajmëron akuza të reja për krimet në Kosovë
» Suedi: Arrestohet serbi i dytë për krimet në Qyshk të Pejës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: