Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mbikëqyrjes s’i dihet fundi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mbikëqyrjes s’i dihet fundi  Empty
MesazhTitulli: Mbikëqyrjes s’i dihet fundi    Mbikëqyrjes s’i dihet fundi  I_icon_minitimeSat Apr 16, 2011 9:24 am

Faza e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nuk ka një afat të përcaktuar, thonë në Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO).
Kjo Zyrë Ndërkombëtare ka mandatin të mbikëqyrë zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i njohur si Plani i Ahtisaarit. Përderisa mbikëqyrja e zbatimit të këtij plani vazhdon, për aq vazhdon edhe mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës, shkruan Zëri.

Zëdhënësi i ICO-së në Prishtinë, Andy McGuffie, thotë se Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm që nga pavarësia e saj. “Një pjesë e tij mund të shihet në arritjet që ka Qeveria e Kosovës ka bërë së bashku me ICO-në në implementimin e Planit të Ahtisaarit”, tha ai.

“Përmbushja e vazhdueshme e objektivave ka bërë që ICO-ja të reduktohet me rreth 25 % këtë vit, pas reduktimit prej 13 % të vitit të kaluar, kështu që stafi ynë aktualisht përbëhet 165 punjonës, shumica prej të cilëve janë kosovarë. Kjo tregon se ne jemi organizatë dinamike, që i përgjigjemi progresit të bërë nga Kosova”, thotë McGuffie.

Nëse do t’u referoheshim deklaratave publike të kryeministrit Hashim Thaçi, Kosova qysh para një viti e gjysmë kishte përmbushur 90 % të planit të Ahtisaarit dhe rrjedhimisht këtë vit do ta përfundonte edhe atë 10 përqindëshin e mbetur.

Përgjigja ndërkombëtare për kosovarët tash për tash është se nuk duhet se kur do të mund të qëndrojnë në këmbët e veta pa ndërkombëtarët anash tyre.

Marrë parasysh se ngecjet më të mëdha në shtetin e Kosovës janë në veriun e saj ku komuniteti serb mbetet peng i politikave të Beogradit zyrtar, edhe ICO premton angazhim më të shtuar në këtë pjesë.

“Duke punuar së bashku me Qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë të adresojmë prioritetet e mbetura me të cilat jemi pajtuar në mënyrë sa më efikase që të jetë e mundur. Këto prioritete përfshijnë krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut, sigurimin dhe shfrytëzimin si bazë të arritjeve në decentralizim dhe përkujdesjen për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe të drejtave të komuniteteve”, sqaron McGuffie. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mbikëqyrjes s’i dihet fundi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbikëqyrjes së pavarësisë i vjen fundi kur të jem të gatshëm
» Fitou: Mbikëqyrjes së pavarësisë po i vjen fundi
» Fundi i një koalicioni të panatyrshëm PDK-LDK
» Kuçi thotë se durimi po i afrohet fundi
» Sejdiu: Në Kuvendin Zgjedhor do të dihet se kush do ta drejtojë LDK-në

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: