Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë  Empty
MesazhTitulli: LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë    LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë  I_icon_minitimeSun Apr 17, 2011 4:11 pm

Lidhja Demokratike e Kosovës është në opozitë dhe ajo ia ka shkurtuar mandatin qeverisë aktuale, të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi- ka deklaruar nënkryetarja e parë e LDK-së, Teuta Sahatçia, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Duke folur rreth asaj se LDK është nënshkruese e marrëveshjes me kryeministrin Hashim Thaçi, e cila solli zgjidhjen e nyjës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Sahatçia ka thënë se LDK-ja është parti që i çmon institucionet dhe drejtuesit e saj kanë menduar që nuk është e udhës të dalin jashtë institucioneve, por të jenë pjesë e tyre, me kusht që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të sillet reforma e ligjit zgjedhor dhe e Kushtetutës, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme, përmes këtij ligji dhe veprimeve të tjera, ta minimizojnë sa më shumë mundësinë e manipulimit të votave.

“Duke pasur parasysh se kjo mënyrë e votimit, çfarë ka qenë edhe ky ligj, i ka mundësuar partisë që ka dalë me më së shumti vota që të vazhdojë, nuk ka qenë e pritshme që Partia Demokratike e Kosovës të jetë ajo, e cila do të kërkonte ndryshimin e këtij ligji. Prandaj, mendojmë se në këtë mënyrë, LDK-ja është ajo e cila e uli Hashim Thaçin në tavolinë dhe filloi bisedimet për këto ndryshime”, është shprehur ajo.

Sipas nënkryetares së parë të LDK-së, “kjo marrëveshje tashmë nuk është vetëm marrëveshje... (por) ajo është rezolutë, e cila është aprovuar me 75 vota dhe tash është në agjendën e Kuvendit të Kosovës”.

Duke komentuar kritikat e opozitës se LDK i ka dhënë një mandat shtesë kryeministrit Thaçi dhe qeverisë së tij, Sahatçia ka deklaruar: “Në asnjë mënyrë. Mendoj se është një opinion i gabuar që LDK-ja është në pozitë. LDK-ja është në opozitë, vazhdon të jetë opozitë, do të jetë opozitë e zëshme, e fuqishme, çfarë nuk ka pasur Kosova deri më tash.
Ai që di matematikë, e di që 4 është shumë më e madhe se 2.5. Prandaj, mandatin që e kanë pasur të garantuar prej katër vjetësh, tani nuk e kanë, por e kanë dy vjet e gjysmë. Çdokush që pak mendon, mund të thotë se kjo nuk është zgjatje, por, përkundrazi, është zvogëlim apo shkurtim i mandatit të qeverisë”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtatori me riformatim të Qeverisë
» Sllovakia para ndërrimit të qeverisë
» KEK, 157 milionë euro borxh Qeverisë
» Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?
» Ultimatum i SBASHK-ut Qeverisë për mësimdhënësit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: