Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shtatori me riformatim të Qeverisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shtatori me riformatim të Qeverisë  Empty
MesazhTitulli: Shtatori me riformatim të Qeverisë    Shtatori me riformatim të Qeverisë  I_icon_minitimeMon Aug 29, 2011 8:03 am

Brenda një muaji kryeministri Hashim Thaçi ka në plan të zëvendësojë disa ministra dhe zëvendësministra, si dhe të bëjë rokada përbrenda Kabinetit qeveritar.

Procesin e riformatimit të Qeverisë do ta bëjë në kohën kur i duhet ta zëvendësojë një ministër të partisë së tij, të PDK-së, me një të partnerit kryesor në koalicion, AKR-së, në mënyrë që ta përmbyllë marrëveshjen e bashkëqeverisjes, ka thënë të shtunën një burim i “Koha Ditore” i afërt me kreun e Ekzekutivit. Deri atëherë i duhet të bëjë zëvendësministra edhe dy njerëz që do t’i propozojë AKR-ja.

“Kryeministri tashmë ka një pasqyrë vlerësimi të punës së secilit ministër. Do t’i marrë edhe pak kohë për të vendosur. Besoj se nga fundi i shtatorit do të dihet rezultati i vlerësimit të punës së secilit anëtar të Kabinetit qeveritar”, ka thënë ky burim.

“Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në Qeveri dhe Qeveria nuk do të freskohet vetëm me ndërrimin e ministrave të PDK-së”.

Sipas këtij burimi, janë duke qarkulluar emrat e tre-katër ministrave aktualë që do t’i nënshtrohen procesit të riformatimit, por ai nuk ka përmendur emrat e tyre. Po kështu, ai ka theksuar se gjatë këtij procesi nuk do të ndërrojnë partnerët e koalicionit.

Një burim tjetër ka treguar se kryeministri Thaçi, që është edhe kryetar i PDK-së, ka pasur një takim të gjatë të premten me zëvendësin e parë të tij në Qeveri, Behgjet Pacollin, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit në emër të AKR-së. Sipas këtij burimi, një nga çështjet e diskutuara midis tyre ka qenë edhe implementimi i marrëveshjes së partneritetit qeverisës, por ky është shprehur skeptik se riformatimi mund të ndodhë shumë shpejt.

Zyrtarë të të dyja subjekteve politike që janë pjesë e Qeverisë, kanë thënë të mos dinë për veprimet që mund të ndërmarrë kryeministri, por as për vendimet e përbashkëta që mund të marrë me Pacollin sa i takon implementimit të marrëveshjes së koalicionit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, që është nënkryetar i PDK-së, nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë informatë, megjithëkëtë nuk e ka mohuar mundësinë e riformatimit të Qeverisë.

Ndërsa, Ibrahim Gashi, që është zëvendësministër i Jashtëm dhe nënkryetar në AKR, ka thënë se Thaçi e Pacolli janë ata që i dinë detajet, por ka pranuar se planet janë që ministria AKR-së t’i jepet menjëherë pas pushimeve të verës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Shtatori me riformatim të Qeverisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtatori i arrestimeve?
» Nga 1 shtatori – Avokati i Popullit me adresë të re
» LDK ia ka shkurtuar mandatin qeverisë
» LDK: Testi i maturës dështim i qeverisë
» Limaj, padi Qeverisë dhe kryeministrit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: