Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Djajtë drejt finales

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Djajtë drejt finales   Empty
MesazhTitulli: Djajtë drejt finales    Djajtë drejt finales   I_icon_minitimeTue Apr 26, 2011 8:45 pm

Djajtë drejt finales   F.0426223743737_m

Manchester United ka arritur që të bëjë një hap gjigant drejt finales së Wembleyt me fitoren prej 2-0 si mysafir i Schalkes në gjysmëfinalen e parë të Ligë së Kampionëve të zhvilluar në Arena auf Schalke para tifozëve të flaktë gjermanë.
Fillimi i pjesës së parë ishte i nivelizuar, me të dyja skuadrat që tentuan me anë të gjysmërasteve të arrijnë pranë golit. Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë dhe Manchester United filloi ta gëlltitë Schalken.

Rastet deri në fund të pjesës së parë nuk munguan, me Chichariton dhe Fabio da Silvan të cilët shpërdoruan rastet më të mira për Djajtë e Kuq, por nuk ishte vetëm faji i tyre, pasi portieri gjerman Manuel Neuer shfaqi formë jashtë-planetare me anë të disa intervenimeve të jashtëzakonshme.

Pasi pjesa e parë përfundoi pa gola, në fraksionin e dytë vetëm sa rritet presioni në portën e vendasve. Manuel Neuer vazhdoi të bënte intervenime bravoroze, por qëndresa heroike e Mbretërve të Kaltër bie pas më shumë se një ore lojë.

Përvoja e Ryan Giggs tregohet vitale në minutën e 67-të. Pasi humbi një rast të qind për qindtë në pjesën e parë, ishte legjenda uellsiane ai që zhbllokoi rezultatin, pasi pranoi një pasim nga Wayne Rooney për ta mposhtur portierin deri në atë moment fantastik, Manuel Neuer.

Dhe ky gol e demoralizoi tej mase skuadrën vendase, e cila përsëri dorëzohet. Vetëm pas tre minutash (70’), Javier Hernandez gjen Rooneyn të lirë, me sulmuesin anglez që tregohet i pa shmangshëm për të realizuar për 2-0 dhe fitoren e madhe në këtë takim.

Me këtë fitore Manchester United ka siguruar praktikisht kualifikimin në finale, pasi avantazhi prej dy golave në terrenin mysafir është i vështirë për t’u shkrirë për gjermanët, kur dihet se më 4 maj Schalke i shkon Unitedit në ndeshjen kthyese në Old Trafford. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Djajtë drejt finales
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ibrahimovic drejt Milanit?
» Djajtë e Kuq barazojnë në Villa Park
» Mourinho ia dhuron një tifozi biletën e finales
» Milani drejt titullit
» Ibrahimi drejt Ukrainës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: