Portali Goal.com i çjerr maskën Jose Mourinhos. Në një shkrim të detajuar, ky portal lider për futbollin tregon se pse Jose Mourniho s’ka fytyrë për t’u ankuar për referimin, e aq më pak të akuzojë Guardiolën se i ka fituar me skandal dy tituj të Ligës së Kampionëve.
Sipas Goal.com, as Mourinho nuk i ka fituar me djersë e fair-play titujt e tij të kampionëve me Porton e Interin. Ja vendimet skandaloze që kanë shkuar në favor të tij, e për të cilat Mou s’ka bërë zë.
1. Në edicionin 2003-04, Porto e tij në ndeshjen e kthimit në Old Trafford u ndihmua pas një vendimi skandaloz për anulimin e një goli të pastër të Paul Scholesit, me pretendimin se ishte offside. Porto fitoi 3:2 me rezultat të përgjithshëm, dhe Mourinho nuk u ankua, por vrapoi në krejt fushën për ta festuar
2. Edhe në gjysmëfinalen me Deportivo La Coruna, që Porto e fitoi 1:0, Jose përfitoi nga referimi i tmerrshëm. Në ndeshjen e parë në Portugali ylli kryesor i Deportivos, Jorge Andrade u largua me karton të kuq, për ndërhyrje ndaj ish-bashkëlojtarit Deco, që ishte veç për hajgare. Që të dy lojtarët kot protestuan tek referi Markus Merk, duke i thënë: “Jemi vetëm miq, jemi miq”, por ai nuk dëgjoi. Porto fitoi 1:0 dhe shkoi në finale, ku e fitoi Ligën e Kampionëve.
3. Ndihma vazhdoi edhe për Interin e tij më vonë. Në ndeshjen e parë në San Siro Chelsea me siguri do të kthehej në Londër me rezultatin 2:2, por gjyqtari Mejuto Gonzalez nuk ia dha penalltinë për ndërhyrjen e Walter Samuelit në Salomon Kaloun. Argjentinasi ishte lojtari i fundit dhe duhej të merrte karton të kuq.
4. Në gjysmëfinalen klasike me Barcelonën, Mourinho kishte të drejtë të ankohet për kartonin e kuq të padrejtë ndaj Thiago Mottas, por ai nuk e bëri të madhe golin e Militos nga offsidi, që në fakt ishte diferencë ndërmjet dy klubeve.
5. Mbase Pepe nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen e fundit, por portugezi duhet ta dijë se ai e meritoi të kuqin në finalen e Kupës së Mbretit. Fakti që ai mbeti në lojë shkoi në dobi të Real Madridit.