Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!  Empty
MesazhTitulli: Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!    Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!  I_icon_minitimeTue May 03, 2011 6:17 am

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar të hënën se komunat e Luginës, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të duhej t’i bashkoheshin Kosovës, kurse veriu i Kosovës Serbisë. Ai ka vlerësuar se propozimi i kreut të delegacionit serb në bisedime me Prishtinën, Borko Stefanovic, që të bisedohet për ndarjen e Kosovës, do të duhej të shtrohej si çështje e përhershme në bisedime.
“Mendoj se kjo është e ardhmja për këtë rajon dhe se pas kësaj, të gjithë së bashku do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, citon FoNet Mustafën. Ai ka përmendur rezultatet e referendumit nga marsi i vitit 1993, kur shqiptarët e këtyre tri komunave u deklaruan masivisht se dëshirojnë të jenë pjesë e Kosovës.

Ndërkaq, ndër arsyet që këto tri komuna t’i bashkohen Kosovës ka përmendur edhe Platformën Politike nga viti 2006 të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë, si dhe “ajo për të cilën ka luftuar Ushtria Çlirimtare e Preshevës, e Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).

“Këto janë tri arsyet kryesore që na bëjnë ta shohim veten si pjesë të Kosovës”, ka thënë Mustafa, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve. Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është që të gjitha këto probleme të zgjidhen në mënyrë paqësore, ka thënë Mustafa, “që është në interesin e të gjithëve në rajon”.

Kryetari i Lëvizjes për Përtëritjen Serbe (SPO), Vuk Draskovic, ka reaguar ndaj deklaratës së Ragmi Mustafës. Sipas FoNet-it, që e transmeton Presheva.com, Draskovic ka thënë se është “joserioze” të flitet për gjoja ndarjen e Kosovës, meqë kjo do të mund të provokonte “pasoja afatgjata dhe jostabilitet në rajon”.

Sipas tij, “kërkesat e Preshevës e të Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës janë reale dhe këto i dinë ata që i shtrojnë”, është shprehur Draskovic. Sipas tij, Medvegja nuk takohet askund as me Bujanocin e aq më pak me Preshevën, meqë këto i ndan dy qytete dhe një komunë – Vranja, Leskoci e Lebane. /Telegrafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Veriu duhet të mbetet në Kosovë
» Kosovë-Serbi, arrihen tri marrëveshje
» BE me rol më aktiv në dialogun Kosovë-Serbi
» EULEX-i përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi
» BE-ja dëshiron normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: