Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ahmeti dhe Thaçi, me marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ahmeti dhe Thaçi, me marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike  Empty
MesazhTitulli: Ahmeti dhe Thaçi, me marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike    Ahmeti dhe Thaçi, me marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike  I_icon_minitimeThu May 05, 2011 2:32 pm

Dy partitë më të mëdha politike shqiptare - Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), kanë nënshkruar të mërkurën një marrëveshje me të cilën angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar liderët e dy partive Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, në prezencë të ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku i cili ishte promotor i kësaj marrëveshje dhe i mbështetur nga ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni, Philip Reeker dhe Peter Sorensen, raportoi Zhurnal.

Me marrëveshjen e nënshkruar dy partitë politike angazhohen për një proces zgjedhor të lirë të drejtë dhe të ndershëm me të cilin garantohet vullnetin politik i qytetarëve, t’i shmangen gjuhës së urrejtjes, fyerjeve provokimeve dhe akteve tjera që prodhojnë tensione dhe konfrontime.

Me këtë marrëveshje gjithashtu parashihet që partitë politike ti pranojnë rezultatet e zgjedhjeve i cili do të dalë nga një proces i lirë dhe demokratik.

“Imazhi i një kombi i një subjekti politik varet nga mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratik. Unë kam dashur që ne të kontribuojmë në rritjen e imazhit të popullit dhe shtetit tonë, pasi që vetëm zgjedhjet e lira janë vlera”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka deklaruar se ky është një hap mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe është zotuar se partia e tij do të bëjë çmos që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të lirë dhe demokratike.

“Padyshim se përgjegjësia e takon qeverisë por të njëjtën kohë edhe opozita ka përgjegjësinë e saj që të jep kontribut për zgjedhje të lira dhe demokratike. Unë si kryetar i PDSH-së mare për obligim dhe për përgjegjësi që së bashku me partinë që këta shkronja të bëhen të gjalla në njerëz. Është tepër e rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Ne si shqiptarë duhet të dëshmojmë që jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e strukturave euroatlantike”, ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ahmeti dhe Thaçi, me marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike
» Nënshkruhet deklarata për zgjedhje demokratike
» Kosova përshëndet ndryshimet demokratike në Libi
» Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti
» Marrëveshje të panënshkruar?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: