Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti Empty
MesazhTitulli: Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti   Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti I_icon_minitimeThu Nov 04, 2010 8:39 pm

Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti 04-georgievski4
Shkup, 4 nëntor - Bashkimi Demokratik për Integrim ka formuar një grup special punues që do të merret me hetimin e dosjeve të publikuara dhe të lëna nëpër oborre. Grupi i punës do të përbëhet nga pesë anëtarë: Abdilaqim Ademi do të menaxhojë me këtë grup, ndërsa anëtarë do të jenë Blerim Bexheti, Izet Mexhiti, Tahir Hani dhe Talat Xhaferi. Ata për këtë çështje do të ngrenë padi penale ndaj disa personave dhe subjekteve të involvuar në fabrikimin dhe publikimin e dosjeve.
“Falsifikimi i dosjeve kanë si qëllim politik destabilizimin e Maqedonisë. Gjithashtu, qëllimi i tyre është që të diskreditohet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe shqiptarët në Maqedoni dhe në rajon”, ka thënë nënkryetari i Qeverisë, Abdilaqim Ademi.
Në një tjetër zhvillim lidhur me dosjet famoze, ish kryeministri maqedonas Lubço Georgijevski, ka deklaruar për Alsat-M se dosjet i ka dërguar Bozhidar Spasiq për përfitime personale. Sipas tij, për këto dosje, struktura të caktuara në Maqedoni kanë paguar shuma të majme.
“Për mua është e qartë se dosjet në Maqedoni janë dërguar nga ai, Bozhidar Spasiqi, edhe pse sërish do të them se ndoshta janë të vërteta apo të falsifikuara 50 për qind, 70 për qind, 30 për qind, por kjo është çështje tjetër, është çështje që duhet dikush tjetër ta analizojë. Megjithatë, për mua është më se e qartë se bëhet fjalë për dosje që janë dërguar nga ai. Supozoj se bëhet fjalë për njeriun i cili është pensionuar në vitet ‘92-93, bëhet fjalë për një njeri i cili dikur e ka dridhur nëntokën e Jugosllavisë, dhe sot me siguri jeton me 200 apo 300 euro pension në Serbi, andaj ka menduar vetë më vete se “ja tani është momenti që ta shfrytëzoj”. Unë mendoj se bëhet fjalë për biznes, nuk bëhet fjalë për ndonjë politikë nacionale apo politikë përçarëse, por se bëhet fjalë për interes, për biznes për të cilin është paguar një shumë e majme. Cilat janë strukturat në RM të cilat e kanë paguar atë çmim, nuk mund ta them, ajo është çështje tjetër”, deklaroi Georgievski, Ish-Kryeministër i Maqedonisë
Ndërkohë, sipas të përditshmes Dnevnik, për dosjet e fabrikuara në Serbi dikush nga Maqedonia ka paguar një shumë prej 60 mijë eurove.
“Bashkëpunëtor me pseudonimin ‘Ibar’, ekziston, por emri i tij i vërtetë është Alija Ahmedi, dhe jo Ali Ahmeti”, shkruan Dnevnik, për të shtuar se...
“Dosja është përpunuar në Serbi nga shtetasi serb, ndërkohë që pas kontakteve të shërbimeve sekrete serbe dhe atyre maqedonase, nga Beogradi janë kërkuar të gjitha dokumentet kontestuese që të mund të bëhet hetimi dhe falsifikatori të arrestohet. Burimet e njëjta të kësaj gazete theksojnë se dokumentet janë shitur në Maqedoni për 60 mije euro, me garanci se bëhet fjalë për dokumente origjinale”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dosjet u paguan 60 mijë euro: “Ibar” është Alija Ahmedi e jo Ali Ahmeti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria ende paguan 5 milionë euro për qira
» Gecët dënohen me një mijë euro për “kuvendin e karrigeve”
» 60 mijë euro laptopë për deputetët
» Policia konfiskon mbi 130 mijë euro të falsifikuara
» Hedh 260 mijë euro për të hutuar policinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: