Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të
tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të
personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të
karakterit të atyre që kemi përballë. Ja se si...Femrat- Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e
vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…
- Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me
dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një
grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të
hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.
- Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e
përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën
ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime
impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.
- Në rast se gjatë të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo
tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza
racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.
- Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.
Meshkujt- Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka
plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të
mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të
arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por
gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…
- Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur
hedh kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa
mendjelehtë dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në
marrëdhënie me gratë, ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri
të tillë mund t’ia kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj
shpresa se do të të dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të
lidhësh marrëdhënie serioze…
- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën,
zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i
shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por
në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një
njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por
asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për
një libër që ka lexuar…
- Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e
zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me
një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në
momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta
meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken
simpatikë, ruhuni prej tyre...
- Në rast se një burri, gjatë të qeshurës, i shkon buza nga e majta
në të djathtë, ky është një njeri shumë i ndershëm, i rregullt, por në
të njëjtën kohë, pedant. Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një
kavalier i tillë mund të bëjë të lumtur çdo femër… /Telegrafi/