Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Në Qeveri flet veç kryeministri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Në Qeveri flet veç kryeministri Empty
MesazhTitulli: Në Qeveri flet veç kryeministri   Në Qeveri flet veç kryeministri I_icon_minitimeThu May 26, 2011 5:25 pm

Ministrat e Qeverisë së Kosovës janë për ta dëgjuar shefin e tyre dhe
për të votuar vendimet që sponsorizon ai. Ata nuk kundërshtojnë.

mbledhjen e së mërkurës të ekzekutivit, anëtarët e kabinetit qeveritar
nuk kanë debatuar për asnjërin prej vendimeve të marra. Ftesës së
kryeministrit Hashim Thaçi për t’i votuar vendimet të gjithë i janë
përgjigjur me unanimitet, shkruan sot “Koha Ditore”. Asnjë nuk ka qenë
kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. E kur kanë dashur të flasin në fund
të mbledhjes, kanë marrë qortimin nga shefi.
“Ju çka keni në të
ndryshme (pikë e fundit e rendit të ditës ku trajtohen çështje jashtë
agjendës v.j.), paralajmëroni fillimisht para se me ardhë në mbledhje,
sepse të gjithë ministrat po planifikojnë agjendën, siç është e
planifikuar edhe agjenda e kryeministrit”, ka qenë reagimi i Thaçit ndaj
kërkesës së ministrave për të marrë fjalën.
Megjithatë, në këtë pikë
i pari ka folur ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai ka kërkuar një
sqarim – pse kryeministri nuk e kishte qitur për votim një
projektvendim që lidhej me importin e barnave, e që ishte pjesë e
agjendës së mbledhjes së Qeverisë.
“Desha ta sqarojmë pse u kthy
pika e rendit të ditës që pata me e paraqitë”, ka qenë pyetja e
ministrit për kryeministrin. “Më duhet me i informu palët”.
Kryeministri Thaçi i është përgjigjur shkurt. Ka thënë se “kanë mbetur edhe disa konsulta shtesë”.
Ka
qenë e vetmja që është shtyrë për një mbledhje tjetër pika e gjashtë e
rendit të ditës, e titulluar “Shqyrtimi i propozim-vendimit për
autorizimin e Agjencisë së Kosovës për Produkte Mjekësore, që të lëshojë
licencë importi për një sasi nga lloje të caktuara të produkteve
mjekësore pa autorizim të marketingut, dedikuar tregut të vendit për të
cilat aktualisht nuk ekziston zëvendësimi me produkte mjekësore
esencialisht të ngjashme të regjistruara në Republikën e Kosovës”.
Sikur
vendimi të miratohej, disa pacientë kosovarë më nuk do të detyroheshin
të dilnin jashtë vendit për të blerë barna specifike që nuk lejohen të
përdoren në Kosovë.
Prej 11 projektvendimeve të renditura në agjendë
dhe të miratuara nga kabineti qeveritar, 7 janë sponsoruar nga
kryeministri Thaçi. Kjo ka bërë që gati tërë kohën të flasë vetëm ai.
Fillimisht
Thaçi ka hapur mbledhjen me një fjalim që për kontekst ka pasur vizitat
bërë Kosovës javën e shkuar të presidentit të Komisionit Evropian, Jose
Manuel Barroso, dhe komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, si dhe
vizitën që do t’i bëjë Kosovës këtë javë përfaqësuesja e lartë e BE-së
për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton.
“Këto vizita të
nivelit të lartë të udhëheqësve të BE-së konfirmojnë perspektivën
evropiane të Kosovës dhe agjendën e integrimeve evropiane të Qeverisë së
Kosovës”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.
Pastaj, ka arsyetuar
nevojën e nxjerrjes së Ligjit për nismat legjislative. Ka thënë se me të
përcaktohen rregullat dhe procedurat për nismat legjislative nga
autoritetet relevante, duke përfshirë presidentin e Republikës,
deputetët e Kuvendit, Qeverinë dhe më së paku dhjetë mijë qytetarë me të
drejtë vote. Ligji është miratuar dhe është proceduar për miratim në
Kuvend.
Po me propozimin e tij është futur në Strategjinë
legjislative të 2011-s ndryshimi i Ligjit për mërgatën e Kosovës.
Kryeministri ka thënë se me formimin e Ministrisë së Diasporës është
kërkuar që të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme legjislative për
funksionimin dhe funksionalizimin e kësaj ministrie.
Vendimin për të
emëruar ministër të Diasporës Ibrahim Makollin, kryeministri e ka marrë
javën e shkuar, ndërsa pjesëmarrja e këtij ministri në mbledhje të
Qeverisë ka qenë e para të mërkurën. Megjithëkëtë, Makollit nuk i është
dhënë fjala për të folur, madje as për nevojën e ndryshimeve që duhet
bërë në këtë ligj.
Po me propozimin dhe arsyetimin e kryeministrit,
kabineti qeveritar ka miratuar përzgjedhjen e anëtarit dhe kryesuesit të
Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovë. Ejup Qerimi është
zgjedhur anëtar i Bordit dhe Ymer Havolli për kryesues.
Ngjashëm
është vepruar edhe kur është miratuar propozimi për fillimin e
procedurës për zgjedhjen e një anëtari në Bordin e Komisionit të Pavarur
për Miniera dhe Minerale.
Është miratuar në të njëjtën formë dhe pa
debat edhe propozimi i kryeministrit Thaçi për strukturën e stafit në
kabinetin e zëvendëskryeministrit.
Ndërkaq, me propozime të
ministrave janë marrë më pak vendime – është hequr nga Strategjia
Legjislative për vitin 2011 Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e
Ligjit për letërnjoftimin; është emëruar Basri Rrahmani kryeinspektor i
punës e Veton Firzi sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve; është bërë shpronësimi për interes publik (për
Universitetin Amerikan të Kosovës) i pronave të paluajtshme të cilat
evidentohen në ngastrat kadastrale nr. 257, 259, 260, 261 dhe 382, në
sipërfaqe prej 39.99 arësh, që ndodhen në zonën kadastrale të
Hajvalisë; si dhe janë akorduar 20 mijë euro ndihmë për përballimin e
pasojave të motit të keq në shtetin Santa Luçia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Në Qeveri flet veç kryeministri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Të enjten kryeministri në interpelancë
» Kryeministri akuzon presidentin
» Kryeministri Thaçi i implikuar në rastin e PTK-së
» Pacolli mbetet në Qeveri
» Cameron, kryeministri i ri britanik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: