Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mungesa e parave, rrezikon UP-në

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mungesa e parave, rrezikon UP-në  Empty
MesazhTitulli: Mungesa e parave, rrezikon UP-në    Mungesa e parave, rrezikon UP-në  I_icon_minitimeSat May 07, 2011 1:52 pm

Universiteti i Prishtinës (UP) nuk ka buxhet për të mbuluar shpenzimet e procesit të akreditimit dhe riakreditimit. Agjencia për Akreditim e Kosovës (AAK) nuk do të kryejë vlerësimin e programeve, me të cilat UP-ja ka aplikuar për akreditim dhe riakreditim, derisa ky universitet të sigurojë fondin për mbulimin e shpenzimeve të këtij procesi.
Por, UP ende nuk i ka konfirmuar AAK-së se ka zgjidhur problemin e kostos financiare, që do të paguheshin ekspertët ndërkombëtarë për inkuadrim në vlerësimin e programeve.

Ndonëse, UP i është përmbajtur afatit për aplikim të akreditimit të programeve të reja dhe riakreditim të programeve që vjet morën akreditim njëvjeçar, duke dorëzuar deri më 30 dhjetor formularin me dokumentacionin e nevojshëm, nuk është treguar serioz me fondin financiar. UP nuk ka planifikuar në buxhet mjete që do të mbulonin akreditimin.

Ky universitet është bazuar në përkrahjen e donatorit të mëparshëm austriak, organizatës KAIP, që ka mbuluar këto shpenzime për UP-në. Kjo organizatë për sivjet nuk ka projekt që do të ndihmonte Universitetin e parë publik me mjete financiare për akreditim.

Ndërkohë UP shpresën e vetme parë shpëtim e ka te Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, së cilës të premten i është dërguar një letër nga menaxhmenti i Universitetit duke kërkuar ndihmën e këtij dikasteri për ta ndihmuar me mjete financiare që të mbulojë akreditimin, ndonëse me projektbuxhetin e vitit 2011, nuk është paraparë ndarja e mjeteve për këtë çështje.

Megjithëkëtë, përfaqësues të agjencisë theksojnë se UP-ja nuk ka qenë serioze lidhur me fondin financiar për akreditim, i cili do duhej të ishte gati kohë më parë.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë (KKC) në AAK, Ferdije Zhushi-Etemi, ka thënë për “Zërin” se UP-ja vjet ka pasur fond për financim të akreditimit me ndihmën e një projekti austriak, ndërsa për sivjet ky universitet, sipas saj, nuk ka siguruar fond për të mbuluar procesin e akreditimit. Ajo ka theksuar se kjo agjenci nuk mund të kontraktojë ekspertë, përderisa UP nuk ka buxhet për t’i paguar ata.

Sipas saj, vullneti i agjencisë është që të sigurojë ekspertë kompetentë dhe të njohur. “Ne si agjenci kemi vërejtje pse UP nuk ka garantuar fond kur e ka ditur se është në proces të akreditimit”.

Ndërsa, ka theksuar se edhe me statut të Universitetit parashihet krijimi i një fondi për ngritjen e cilësisë në Universitet, i cili do të përdorej edhe për mbulimin e procesit akreditues. “UP nuk mund të planifikojë as regjistrim të studentëve në UP, nëse nuk kryhet proces i akreditimit për drejtimet çfarë kanë konkurruar”, ka thënë Zhushi-Etemi.

Përfaqësues të UP-së, kanë pranuar se iu mungojnë mjetet financiare për të paguar AAK-në. Prorektori për çështje akademike në UP, Bajram Berisha ka thënë se Rektorati është në komunikim të drejtpërdrejtë me ministrin e Arsimit për të arritur një zgjidhje financiare. Ai ka bërë të ditur se sot do t’i dërgohet një letër ministrit që të mbulohen shpenzimet për programet që ka aplikuar UP-ja në AAK.

“Jemi dakorduar që t’i ofrojmë ministrisë të dhënat tona për numrin e programeve të studimit për të gjitha fakultetet dhe ministria t’i financojë ato drejtpërdrejt, sepse ne me buxhetin aktual nuk kemi paraparë buxhet për akreditim, pa fajin tonë. KAIP një organizatë e huaj, e cila ka bërë gjithmonë financimin dhe ka qenë e rregullt, ka ngelur aktualisht pa projekt”, ka sqaruar Berisha.

UP ka aplikuar në agjencinë për akreditim dhe riakreditim të gjithsej 24 programeve. Për secilin program parashihet që kosto financiare të jetë rreth 10 mijë euro. /Zëri//Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mungesa e parave, rrezikon UP-në
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeveria nis betejën me ndërkombëtarët për kthimin e parave
» UPZ rrezikon të mbyllet
» Rehn:Evropa rrezikon të bllokohet nga kriza
» Pesic: Tadic po e rrezikon shansin e fundit
» Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: