Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 UPZ rrezikon të mbyllet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

UPZ rrezikon të mbyllet  Empty
MesazhTitulli: UPZ rrezikon të mbyllet    UPZ rrezikon të mbyllet  I_icon_minitimeSat Apr 16, 2011 9:22 am

Universiteti Publik i Prizrenit pa i mbushur mirë një vit nga ekzistimi i tij rrezikon të mbyllet. Çelësi këtij universiteti mund t’i vihet për një vit nga Agjencia për Akreditim e Kosovës (AAK), duke mos e lejuar UPZ-në, sipas ligjit, të pranojë studentë të rinj vitin e ardhshëm si dhe duke ia ndaluar të dalin në vit të dytë studentët e pranuar në vitin akademik 2010-2011, si pasojë e mosaplikimit për riakreditim.
Udhëheqësit e kësaj agjencie kanë konfirmuar për “Zërin” se UPZ nuk ka aplikuar për riakreditim në afatin e paraparë, duke ia pamundësuar vetes të inkuadrohet në agjendën e procesit të akreditimit për këtë vit. Vonesa, sipas tyre, mund t’i kushtojë UPZ-së. Ndërsa, krerët e këtij universiteti kanë kritikuar për mosbashkëpunim zyrtarët e AAK-së, procedura jokorrekte të punës nga kjo agjenci, duke ua pamundësuar atyre t’i përgjigjen me kohë këtij procesi.

Të dyja palët kanë etiketuar njëra-tjetrën si jobashkëpunues, duke e nxjerrë veten të gatshëm për bashkëpunim dhe respektim kriteresh.

Drejtori ekzekutiv i AAK-së, Basri Muja, ka thënë se UPZ-ja është akredituar për një vit dhe ka qenë paraparë të aplikojë për riakreditim sipas ligjit para katër muajve. Mirëpo, sipas tij, udhëheqësit e kësaj agjencie nuk e kanë bërë këtë. “I kemi ftuar disa herë, kemi pasur takime edhe me rektorin. Jam shumë skeptik që UPZ-ja do të mund të procedohet këtë vit, për të filluar në tetorin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Muja për “Zërin”.

Ai nuk ka mohuar se UPZ mund të ndërpresë veprimtarinë për një vit, pasi drejtuesit e saj nuk kanë riaplikuar.

Rektori i UPZ-së, Ronald Monch, ka theksuar se ka qenë AAK-ja, ajo që nuk ka qenë jo bashkëpunuese dhe nuk ka respektuar rregullat që duhet të ndiqen në këtë proces.

Monch i ka thënë gazetës se është angazhuar maksimalisht që ky Universitet t’i ngjasojë një institucioni të mirëfilltë shkencor. Në këtë rrugë, ai ka përmendur se fillimisht ka kërkuar që të shqyrtohen programet e studimeve, të cilat, sipas tij, janë në shpërpushje me tregun e punës dhe prodhojnë vetëm letra pa vlerë.

“Programet që jemi duke i zhvilluar si Juridik, Gjuhë gjermane dhe dy programe të Biznesit nuk janë për kërkesat që ka shteti”, ka thënë Monch, duke përmendur edhe një marrëveshje me AAK-në që të inkuadrohen programe të reja si arkitekturë, planifikim urban, inxhinieri industriale..., të cilat, ai thotë se i ka menduar me perspektivë dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë që studiojnë në këtë universitet. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
UPZ rrezikon të mbyllet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Facebook mbyllet më 15 mars 2011?
» Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën
» Vullkani në Ekuador, mbyllet aeroporti i Guajakuil
» Giggs do të mbyllet një javë nëse humb
» Mungesa e parave, rrezikon UP-në

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: