- indira kruja shkruajti:
- psh nje shoqe imja i ka thonjte te rrudhur dhe te dobet dhe i kane keshilluar tu beje banje me uthull.por nuk e di sa efektive eshte
Llaku për thonj vështirë t’i rezistojë kripës së detit dhe pastrimit, por një kundërezistues shumë lehtë mund të rregullohet nga uthulla e zakonshme. Para se të vendosni llakun për thonj, një copëz pambuku e lagni në uthull dhe lyeni thonjtë.
Pas tharjes së thonjve, vendosni ngjyrën tuaj të preferuar. Uthulla e bardhë po ashtu është shumë e preferuar për manikyr apo pedikyr shtëpiak, ngase zbut thonjtë dhe përgatit ata për lyerje.
Nëse dëshironi që të keni thonj të mirë, atëherë para se të vendosni llakun në thonj, si për ata të duarve po ashtu edhe për thonj të gishtave të këmbëve, atëherë duhet t’i vendosni në një enë të mbushur me uthull dhe t’i mbani aty për së paku pesë minuta.
Por nëse mendoni se mund të keni probleme me lëkurën tuaj, atëherë në këtë rast më së miri do të ishte të konsultoheni me dermatologun.
Superushqimi që forcon thonjtë është majoneza, e nëse keni dëshirë t’u shtoni një sasi më të madhe të vitaminave, atëherë përdorni vajin e ullirit. Thonjtë tuaj i lyeni me përgatitjen e lartpërmendur dhe i lini që të ndikojë për pesë minuta, më pas duart i pastroni me ujë të nxehtë dhe një gjë të ngjashme e bëni për disa herë në javë.
Kundër llakut dhe ngjyrës së verdhë që paraqitet si pasojë e mosndërrimit të llakut të thonjve për një kohë të gjatë, ndihmon soda bikarbon dhe lëngu i limonit, ndërsa krejt në fund thonjtë i pastroni me një brushë dhëmbësh.
Lëkura e ashpërKundër lëkurës së ashpër në thembra shtoni edhe gjysmë gote me ujë. Vloni gjysmë gote të vajit të preferuar për pastrim. Nxejeni në mikrovalë për 30 sekonda dhe i vendosni në një enë të thellë. Me kujdes kontrolloni trupin e ujit që të mos nxehet tepër dhe pas 15 minutave vendosni thembrat e më pas edhe i lyeni me një krem.
Vazelinë para se t’i lyeni thonjtëNëse llaku që planifikoni t’i lyeni thonjtë rrëshqet apo largohet nga thonjtë, atëherë hapësirën rreth gishtërinjve më së lehti do të ishte ta pastroni nëse paraprakisht i lyeni me vazelinë.
Masazh për thonjVaji ricini që përmban vitamina e zbut lëkurën dhe ushqen thonjtë. Vendosni disa pika dhe bëni masazh për çdo ditë.Sekretet e profesionistëve: Profesionistët japin këshillat e tyre për thonj më të mirë duke u bazuar në uthull