Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjeni dhe Funksioni i tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Gjeni dhe Funksioni i tij Empty
MesazhTitulli: Gjeni dhe Funksioni i tij   Gjeni dhe Funksioni i tij I_icon_minitimeMon May 10, 2010 1:53 pm

Gjeni është nje copë e Molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN). Gjenet janë njësitë e trashigimisëorganizmat e gjalla. Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe virusëve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike (proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.
Fjala "gjen" u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhem Johansen për njësinë themelore trupore dhe funksionale të trashigimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet eHugo de Vries që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangeneze, të cilën e krijoi Darvini në vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët Greke pan: parashtesë që do të thotë "mbarë", "krejt" dhe genesis: lindje ose genos: prejardhje.
Funksioni i gjenit


Gjenet janë segmente të caktuara të molekulës së ADN dhe kanë vend të caktuar në krozom. Madhësia e gjenit llogaritet të jetë prej disa qindra deri disa mijëra çifte të nukleotideve, ndërsa mesatarisht merret se një "lokus gjeni" ka 600-1800 çifte të nukleotideve. Secili gjen ka funksionin e tij për kontrollin dhe krijimin e proteinës së caktuar në qelizë. Te qelizat nuk janë të gjitha gjenet në aktivitet, por vetëm ato gjene që i nevoitet qelizës për krijimin e proteinës të caktuar. Aktivitetin e gjeneve e rregullojnë gjenet rregullatore. Bashkësia e të gjitha gjeneve të një qelize shënohet si gjenotip. Pra gjenotipi paraqet materialin trashëgues që ka një qelizë. Gjenet me aktivitetin e tyre në qelizë, bëjnë zhvillimin e veçorive të organizmit, dhe këto veçori mund të jenë: morfologjike, mikroskopike, molekulare-fiziologjike edhe aftësi të ndryshme biologjike të organizmit për kryerjen e funksioneve të caktuara. Bashkësia e të gjitha veçorive të një organizmi shënohet si fenotip. Zhvillimi i fenotipit fitohet nga prindërit si dhe nga faktorët e ambientit të jashtëm. P.sh., për krijimin e klorofilit tek bimët janë të domosdoshme, si gjenotipi përkatës për enzimet që sintetizojnë klorofilin, ashtu edhe drita si faktor i ambientit të jashtëm. Në mungesë prej cilitdo prej këtyre faktorëve, klorofili nuk do të sintetizohet. Gjenet mund të pësojnë ndërrime të caktuara, të cilat shënohen si mutacione. Ndonjëherë edhe pse ndodh mutacioni, radhitja dhe kuptimi i shifrës gjenetike nuk ndërrohet, me ç'rast nuk ndërrohet struktura e proteinës, përkatësisht nuk ndërrohet aktiviteti i saj biologjik. Mutacionet e tilla shënohen si të heshtura. Pasardhësit nuk trashëgojnë nga prindërit fenotip të gatshëm, ata e fitojnë atë dhe gjatë zhvillimit të tyre e krijojnë atë fenotip. Prej kësaj rrjedh edhe ngjashmëria ndërmjet prindër-pasardhës, si dhe ndërmjet të gjithë individëve pjesëtarë të një lloji biologjik. Mirëpo, mes individëve të të njëjtit lloj ka edhe dallime në fenotip, si pasojë e kombinimit të veçorive (gjeneve) ekzistuese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Gjeni dhe Funksioni i tij Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeni dhe Funksioni i tij   Gjeni dhe Funksioni i tij I_icon_minitimeMon May 10, 2010 1:54 pm

Tessa faliminderit per postet qe po i sjell
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Gjeni dhe Funksioni i tij Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeni dhe Funksioni i tij   Gjeni dhe Funksioni i tij I_icon_minitimeMon May 10, 2010 1:55 pm

Ska gje:D
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjeni dhe Funksioni i tij Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeni dhe Funksioni i tij   Gjeni dhe Funksioni i tij I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjeni dhe Funksioni i tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si te na gjeni !
» Zbulohet gjeni që shkakton mbipeshën
» Jodi, ushqimet ku mund ta gjeni
»  Zbulohet gjeni që ndikonte në përhapjen e kancerit
» Si te gjeni vendin e pershtatshem per te ruajtur medikamentet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Biologji & Kimi-
Kërce tek: