Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Krasniqi:Brukseli, pengesë për EULEX-in

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krasniqi:Brukseli, pengesë për EULEX-in Empty
MesazhTitulli: Krasniqi:Brukseli, pengesë për EULEX-in   Krasniqi:Brukseli, pengesë për EULEX-in I_icon_minitimeWed May 11, 2011 2:52 pm

Puna e misionit të EULEX-it po pengohet nga Brukseli dhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, e jo nga Prishtina, tha kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Sipas tij, për Kosovën nuk është prioritet që EULEX-i të merret vetëm me krimet e luftës, ngase ky mision prioritet e ka sundimin e ligjit. Në anën tjetër, EULEX-i vazhdon të pohojë se po e përmbush misionin e vet në Kosovë.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës vazhdojnë të shprehin pakënaqësi me punën e misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit – EULEX.
Kritikave të deputetëve për punën joefikase të EULEX-it u është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai tha se EULEX-i po merret me krimet e luftës, në vend se të punojë në prioritetet e veta që i ka si mision, duke veçuar si prioritet vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit.
Sipas Krasniqit, bashkëpunimi me EULEX-in nuk duhet të pushojë, por duhet të ridefinohen prioritetet midis Qeverisë vendase dhe këtij misioni.
Jakup Krasniqi“Qeveria dhe institucionet e Kosovës me EULEX-in duhet t’i ripërcaktojnë prioritetet. Ne konsiderojmë se për Kosovën, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë, nuk është prioritet marrja me krimet e luftës, por për EULEX-in dhe institucionet e Kosovës është me prioritet vendosja e sundimit të rendit dhe ligjit në çdo pjesë të Kosovës”, tha Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit tha se kritikat që i adresohen EULEX-it nuk nënkuptojnë acarimin e marrëdhënieve me këtë mision, por janë vërejtje korrekte për punën dhe angazhimin e deritashëm.
“Zërat kritikë të deputetëve nuk duhet parë si kërkesë për t’i acaruar apo prishur marrëdhëniet me EULEX-in, por duhet parë si një vërejtje korrekte të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, jo për punët që nuk i ka bërë EULEX-i ose i ka bërë keq… Por, ne kërkojmë që EULEX-i t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë, për të cilat ka ardhur në Kosovë”, theksoi Krasniqi.
Zyrtarja e EUELX-it, Irina Gudeleviq, tha se ky mision i kupton ata njerëz që me padurim presin të shohin fundin e hetimeve për disa raste, sidomos ato të korrupsionit, por në shoqëritë moderne e demokratike, sipas saj, nevojitet kohë që të ketë një vendosje të vërtetë të sundimit të rendit dhe ligjit.
“EULEX-i po e përmbush mandatin e vet në fushën e sundimit të ligjit. Siç e dini, ne kemi shtrirje në fushat e policisë, gjyqësisë dhe doganave”, tha Gudeleviq.
Edhe për veriun e Kosovës, ku më së shumti kritikohet EULEX-i, Gudeleviq tha se misioni i BE-së po vazhdon me punën e vet, duke u angazhuar në fushat, të cilat janë përgjegjësi e këtij misioni.
Ndërsa EULEX-i po kërkon më shumë kohë që të dëshmojë punën e vet në Kosovë, Jakup Krasniqi tha se pengesat kryesore për punën e misionit evropian vijnë nga Brukseli dhe jo nga Prishtina.
“EULEX-i ka një pengesë dhe këtë pengesë nuk e ka nga institucionet e Kosovës. Pengesën e ka nga Bashkimi Evropian dhe më konkretisht ka nga pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Pengesat për të vepruar, mendoj që i ka në Bruksel dhe jo në Prishtinë”, u shpreh Krasniqi.
Raportet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it janë ashpërsuar pas përqendrimit të këtij misioni në hetimet e disa rasteve që ndërlidhen me dyshimet për krimet e luftës, të cilat paraprakisht i kishte hetuar edhe misioni i UNMIK-ut, pas vitit 1999.
Vërejtjet që më së shpeshti i adresohen EULEX-it kanë të bëjnë edhe me pjesën veriore të Kosovës, qoftë për shkak të funksionimit të strukturave paralele të Serbisë atje, apo edhe për faktin se gjykatat dhe doganat nuk janë rifunksionalizuar plotësisht, pavarësisht premtimeve që zyrtarët e këtij misioni i kanë dhënë për një kohë të gjatë./rel/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Krasniqi:Brukseli, pengesë për EULEX-in
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Brukseli nuk heq dorë nga EULEX-i
» Brukseli i brengosur
» Brukseli t’i heqë dilemat
» Infrastruktura ligjore, pengesë e zhvillimit ekonomik
» Papandreu-Ramës: Kriza, pengesë për integrim në BE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: