Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova drejt sistemit presidencial

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova drejt sistemit presidencial  Empty
MesazhTitulli: Kosova drejt sistemit presidencial    Kosova drejt sistemit presidencial  I_icon_minitimeSat May 14, 2011 7:10 pm

Me ndryshimet kushtetuese, Kosova po bëhet një Republikë
Presidenciale, thonë ekspertët e çështjeve kushtetuese-juridike. Ndonëse
te partitë politike ekspertët vërejnë se ka një gatishmëri për një
sistem të përzier presidencial-parlamentar, sipas tyre, zgjedhja e
drejtpërdrejtë e presidentit, megjithatë, do të krijojë raporte të reja
ndërmjet institucioneve.
Komisioni për amendamentimin e
Kushtetutës tashmë ka hartuar planin e vet të veprimit, në bazë të të
cilit brenda nëntë muajve para Kuvendit do të mund të paraqiten për
miratim amendamentet e ndryshuara kushtetuese, si dhe dy ligje që do të
burojnë nga këto ndryshime. Kryetari i Komisionit për amendamentimin e
Kushtetutës, deputeti Arsim Bajrami, thotë se procesi i punës në
komision është ndarë në tri faza.
“Puna e komisionit është ndarë në tri faza; faza e parë do të merret
kryesisht me identifikimin e çështjeve që do të jenë objekt i
ndryshimeve kushtetuese. Faza e dytë do të përfshijë draftimin apo
përgatitjen e amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
draftimin e Ligjit për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit. Dhe,
faza e tretë ka paraparë një debat publik me të gjithë komponentët e
shoqërisë kosovare, duke përfshirë shoqërinë civile, komunitetin
akademik dhe institucionet tjera relevante”, thotë Bajrami.
Aktualisht, Kosova është një Republikë Parlamentare, por me sistem të
përzier. Me ndryshimet që priten, sidomos me zgjedhjen e presidentit
drejtpërdrejt nga populli, presidenti do të marrë edhe kompetenca
shtesë, që e bën sistemin gjysmë-presidencial apo presidencial,
varësisht thellësisë së ndryshimeve që në fund do të aprovohen. Bajrami
thotë se zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit krijon një raport të ri
ndërmjet institucioneve të Kosovës.
“Me zgjedhjen e drejtpërdrejtë, në fakt, ky ndryshim do të jetë në
pajtim edhe me konceptin e Kushtetutës. Natyrisht që ne do të shohim
edhe kompetencat e disa organeve, sepse zgjedhja e drejtpërdrejtë e
presidentit do t’i reduktojë kompetencat e Kuvendit të Kosovës, ngase
Kuvendi më nuk do të ketë kompetenca që të merret as me zgjedhjen, as me
shtrimin e përgjegjësisë së presidentit të Kosovës dhe do të krijojë
një raport të ri të pushteteve”, thekson ai.
Duke u ndërlidhur në ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga Kuvendi,
eksperti i çështjeve kushtetuese-juridike, Riza Smaka, thotë se te disa
parti politike ka dilema nëse Kosova duhet të jetë një vend
presidencial. Por, ai personalisht mendon se do të duhej të ishte
pikërisht me një sistem të tillë.
“Të gjitha gjasat janë që do të shkojmë në një sistem presidencial,
ndoshta jo krejt të pastër kështu, por presidencial-parlamentar. Sistemi
presidencial do të ishte shumë i përshtatshëm për Kosovën. Ne jemi një
vend i vogël dhe dua të them se pa kurrfarë problemi në procedurë do të
zgjidhej personaliteti meritor, do të kishte autoritet, legjitimitet dhe
do të mbivihej mbi partitë politike që janë shumë problematike në
vendin tonë, mbi liderët e tjera e tjera”, thotë Smaka.
Zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte në favor edhe të
evitimit të krizave institucionale në të ardhmen, vlerëson profesori
Riza Smaka, duke besuar se ndryshimet do të jenë më rrënjësore sesa që
po paraqiten aktualisht.
“Do të eliminoheshin krizat e mundshme. E tash kjo implikon edhe një
varg të ndryshimeve e plotësimeve të dispozitave që i referohen
presidentit. Ka vend në Kushtetutën tonë për t’u bërë ndryshime
esenciale, prej fillimit aty ka formulime të paqarta dhe me dy
kuptimësi”, vlerëson Smaka.
Me ndryshimet kushtetuese, parashihet që presidenti të jetë një
autoritet plotësisht i pavarur. Ai do të jetë simbol i unitetit si dhe
do të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.
/Radio Evropa e Lirë/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova drejt sistemit presidencial
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova shkon drejt dy blloqeve politike
» Taiwo drejt Milanit
» AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?
» Ibrahimi drejt Ukrainës
» Ibrahimovic drejt Milanit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: