Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 KEK- u në shënjestër të Parlamentit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

KEK- u në shënjestër të Parlamentit  Empty
MesazhTitulli: KEK- u në shënjestër të Parlamentit    KEK- u në shënjestër të Parlamentit  I_icon_minitimeFri May 20, 2011 7:14 pm

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit
për vitin 2010, duke e vlerësuar si një raport që e pasqyron në mënyrë
reale të korrupsionit në Kosovë.
Ligjvënësit gjatë shqyrtimit të
këtij raporti i kanë dhënë mbështetje kësaj agjencie, në mënyrë që ai të
jetë më i fuqizuar dhe të jetë më bashkëpunues më qytetarët e vendit.
Deputetët
opozitarë kanë theksuar se përkundër deklaratave të qeveritarëve për
zero tolerancë, korrupsioni ka mbetur në stadin e njëjtë, prandaj u tha
se Agjencisë Kundër Korrupsionit i duhet më shumë kompetenca dhe më
shumë mbështetje juridike.
Megjithatë, ligjvënësit janë pajtuar se
AKK-ja po vazhdon të rrisë performancën e vet, në bazë të mandatit që
ka, por kanë kërkuar që të rris edhe më shumë luftën kundër korrupsionit
në Kosovë.
Ndërkohë, ligjvënësit kanë miratuar edhe raportin vjetor
të Rregullatorit për energji për vitin 2010, të cilin në emër të
Komisionit për zhvillim ekonomik e paraqiti deputetja Teuta Sahatçija,
transmeton Kosovapress.
Deputeti i PDK-së Berat Buzhala, ka qenë më
kritikues për Rregullatorin e energjisë, duke thënë se në raport janë
paraqitur dështimet e këtij rregullatori dhe sipas tij, nga vjedhjet e
rrymës, Kosovës po i shkaktohen humbje të mëdha.
Ai ka thënë se 41 për qind rrymës vidhet ose humbet, ndërkaq 14 për qind nuk paguhet.
Ndërkaq,
deputetja e AAK-së, Donika Kada-Bujupi ka thënë se ka dështime të mëdha
në menaxhimin edhe me KEK-un edhe me Termkosin.
“Qeveria Thaçi
krekoset për ushtrimin e masave të reciprocitetit, por raporti thotë se
është licencuar një ndërmarrje nga Serbia. Pse Qeveria vazhdimisht duhet
të licencojë kompani nga Serbia, që importi i rrymës të bëhet përmes
këtyre kompanive. Ka kompani plotë, të cilat merren me fushën
energjike”, ka thënë Kada, duke shtuar se raporti duhet të miratohet por
duhet të kërkohen edhe informata të tjera shtesë për politikat e
Qeverisë Thaçi sa i përket fushës së energjetikës.
Ligjvënësit në
seancën e sotme kanë miratuar edhe raportin vjetor të Autoritetit të
Aviacionit Civil për vitin 2010, ndërkaq në rend dite ka edhe raportin
vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhurave dhe raportin e punës
së Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2010. Po ashtu në rend dite
është edhe pika e debatit parlamentar lidhur me bashkëpunimin e
Republikës së Kosovës me Interpolin dhe Europolin, sipas kërkesës së
deputetit Ramiz Lladrovci, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
KEK- u në shënjestër të Parlamentit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri
» Ballack në shënjestër të Juves
» Storari në shënjestër të Genoas

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: