Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri  Empty
MesazhTitulli: Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri    Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri  I_icon_minitimeThu Feb 10, 2011 9:53 am

Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri  10kuvendi4

Prishtinë, 10 shkurt - Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ftuar për sot përfaqësuesit e partive parlamentare të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Mbledhja do të mbahet në ambientet e Presidencës dhe sipas ftesës, duhet të fillojë në orën 11.
Në këtë mbledhje duhet të caktohet seanca konstituive e parlamentit të ri. Ajo, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, nuk mund të mbahet para pesë ditësh nga dita e caktimit. Sipas kësaj, deputetët e legjislaturës së katërt do të mblidhen të martën.
Në rendin e ditës së asaj seance parashihet të hyjë formimi i komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.
Deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, mbledhjen konstituive do ta udhëheqë deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës. Pas verifikimit të mandateve dhe sigurimit të kuorumit, parashihet të bëhet betimi i deputetëve. Deklaratën e betimit do ta lexojë kryesuesi i mbledhjes, ndërsa deputetët në fund të deklaratës do ta shqiptojnë fjalën “Betohem”. Më pas secili nga ta duhet ta nënshkruajë atë deklaratë. Deputeti që mungon në mbledhjen konstituive, kur bëhet betimi, e ka për obligim që të betohet në mbledhjen e parë të radhës. E ata që nuk pranojnë fare të betohen, rrezikojnë të mos i marrin fare kartelat e deputetit.
Kuvendi i Kosovës, të enjten, do t’i hapë dyert për regjistrimin e kandidatëve të partive politike që kanë fituar besimin e qytetarëve për t’u bërë deputetë të legjislaturës së katërt.
Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit e mandatit të kaluar pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e shumicës së partive parlamentare.
Një nga anëtarët e Kryesisë ka bërë të ditur se në atë takim do të diskutohen modalitetet rreth mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, pa përjashtuar mundësinë e ndarjes së hapësirave ku do të sistemohen grupet e veçanta parlamentare.
Sistemimi i grupeve, sipas tij, parashihet të bëhet sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike. Nëse dy apo më shumë parti parlamentare kanë numër të njëjtë të deputetëve, atëherë renditja e tyre në sallë, bëhet sipas shortit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sot caktohet mbledhja e parë e parlamentit të ri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KEK- u në shënjestër të Parlamentit
» Prapaskenat nga mbledhja e sotme e Kuvendit
» “Zotëria i Parë” i Kosovës
» Licencohen 87 ndërmjetësuesit e parë
» Ndarja të përjashtohet sa më parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: