Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Trajtimi i hershëm kufizon përhapjen e virusit HIV

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Trajtimi i hershëm kufizon përhapjen e virusit HIV  Empty
MesazhTitulli: Trajtimi i hershëm kufizon përhapjen e virusit HIV    Trajtimi i hershëm kufizon përhapjen e virusit HIV  I_icon_minitimeTue May 24, 2011 9:35 am

Njerëzit e infektuar me virusin HIV, sa më shpejt që ta fillojnë trajtimin aq më mirë për ta dhe për të tjerët. Një studim i ri tregon se trajtimi i hershëm redukton shumë rrezikun që partneri i një personi të infektuar të marrë virusin HIV që shkakton sëmundjen e Sidës, raporton VoA. Doktor Antoni Fauçi punon për Institutet Kombëtare Amerikane të Shëndetësisë të cilat financuan studimin e ri mbi trajtimin e virusit HIV.
"Shumë studime kanë treguar se sa më herët të fillojë trajtimi, aq më i efektshëm mund të jetë ai për personin e infektuar. Ky studim tregon se trajtimi i hershëm ndihmon në mos-transmetimin e virusit tek partneri”.
Studiuesit nuk mund të thonë nëse rezultatet do të ishin të njëjta për homoseksualët, meqenëse shumica e çifteve që morën pjesë në studim ishin heteroseksualë. Studimi u krye në Botsvanë, Brazil, Indi, Kenia, Malaui, Afrikën e Jugut, Tailandë, Shtetet e Bashkuara dhe Zimbabve. Aty u përfshinë gati dy mijë çifte të ndarë në dy grupe.
Në njërin grup, burri apo gruaja e infektuar merrnin një kombinim tre ilaçesh anti-retrovirale menjëherë pas diagnostikimit me virusin HIV. Në grupin tjetër, partnerët e infektuar e filluan trajtimin e ilaçeve pas shfaqjes së simptomave të Sidës. Studiuesit thonë se të dy grupet morën kujdes dhe këshillim të njëjtë për virusin HIV.
Studimi filloi në vitin 2005 dhe do të zgjaste deri në vitin 2015, por studiuesit e ndaluan atë më herët sepse rezultatet ishin të qarta. Vetëm një rast infektimi u njoftua nga çiftet që e kishin filluar trajtimin menjëherë. Doktor Fauçi thotë se trajtimi i hershëm çoi në pakësimin me 96 për qind të përhapjes së virusit HIV tek partnerët e painfektuar.
"Kjo është një provë e fuqishme që do të ndikojë tek formulimi i udhëzimeve dhe politikave globale nga organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë me ilaçe vendet e botës në zhvillim”.
Studimi tregon vlerën e testimit dhe trajtimit të virusit HIV para se një person të sëmuret deri në atë shkallë sa të ketë nevojë për ndihmën e mjekut. Por në shumë vende, buxheti për shëndetin publik është i kufizuar. Në Afrikën nën-sahariane, rajoni më i prekur nga Sida në botë, vetëm një e treta e atyre që kanë nevojë për tajtim arrijnë ta sigurojnë atë.
Ilaçet anti-retrovirale e mbajnë virusin nën kontroll. Kur njerëzit e filojnë trajtimin, ata duhet ta vazhdojnë atë çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Trajtimi i hershëm kufizon përhapjen e virusit HIV
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulim i rëndësishëm shkencor rreth virusit HIV
» MZHE kufizon gazetarët
» Gjykata kufizon imunitetin e Berlusconit
» Ky hap ngadalëson përhapjen e kancerit
»  Zbulohet gjeni që ndikonte në përhapjen e kancerit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: