Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 “Të vështira” marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

“Të vështira” marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni  Empty
MesazhTitulli: “Të vështira” marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni    “Të vështira” marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni  I_icon_minitimeWed Jun 01, 2011 4:27 pm

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova kanë kaluar një rrugë
të gjatë që prej përfundimit të konflikteve, por qeverisja e dobët dhe
rritja e ngadalshme ekonomike vazhdojnë që të jenë pengesat kryesore në
procesin e integrimit të tyre euroatlantik, kanë konstatuar anëtarët e
Asamblesë Parlamentare të NATO-s në dëgjimin dedikuar situatës në këtë
rajon.
Raportuesi i Komitetit për Ekonomi dhe Siguri në
kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, lordi John Sewell, gjatë
paraqitjes së gjetjeve për Ballkanin ka përsëritur qëndrimin se për
përmirësimin e sundimit të ligjit dhe jetesës së njerëzve në këtë pjesë
të Evropës kërkohen reforma të thella, pajtimi ndërmjet popujve, sikurse
edhe një luftë agresive ndaj dukurisë së korrupsionit nga qeveritë e
vendeve përkatëse.
Nga ky “mozaik” ai nuk e ka përjashtuar as Kosovën, duke theksuar në
raport se “rrëfimi i saj bazohet në dobësinë e vazhdueshme të
institucioneve, pastaj dështimin e elitës në pushtet për të eliminuar
dallimet ndërmjet etnive, sikurse edhe problemin binjak të korrupsionit
dhe krimit të organizuar, si dhe marrëdhëniet e varfra me Serbinë e
nganjëherë të vështira me Maqedoninë”, raportoi INA.
Si çështje tjetër brengosëse ai ka përmendur aprovimin e raportit të
Dick Martyt nga Këshilli i Evropës, që ngre dyshime mbi trafikimin
ilegal të organeve dhe implikimin e politikanëve të lartë kosovarë e që
reflektohet edhe në situatën e përgjithshme të vendit.
“Qëllimi nuk është që këtu të shqyrtohen këto pretendime
kundërthënëse. Megjithatë, ato po trajtohen shumë seriozisht në kanalet
diplomatike dhe juridike, gjë që dëshmon se me sa sfida të rënda
ballafaqohet Kosova: vuan nga korrupsioni i lartë, është e rrethuar nga
krimi i organizuar, vazhdon të jetë e ngarkuar me probleme serioze në
sistemin e saj administrativ dhe në gjyqësor, si dhe mbetet mjaft e
ndarë në vijat etnike”, thuhet në raportin e deputetit britanik.
Sewell ka tërhequr vërejtjen edhe në faktin se besnikëria ndaj
shtetit gërryhet nga strukturat dominuese klanore, të cilat bllokojnë
lulëzimin e shoqërisë civile, që është komponent thelbësor për një
demokraci të qëndrueshme në Kosovë, dhe se këto vërejtje janë adresuar
kohë më parë edhe nga BE-ja.
Mirëpo rrethanat e tilla nuk janë karakteristikë vetëm e Kosovës, por
edhe e vendeve të tjera të rajonit. Raporti ka bërë të ditur se
problemet me qeverisjen e dobët dhe korrupsionin janë të shpërndarë në
gjithë Ballkanin Perëndimor, ku strukturat klanore minojnë nocionin e
qytetarisë e krimi i organizuar pengon integrimin e shpejtë në BE, për
të cilën gjë ka shqetësim të dukshëm në strukturat euroatlantike.
Ndër çështjet fondamentale që duhen zgjidhur në rajon, në mënyrë që
të kanalizohen energjitë në integrimet euroatlantike, sipas tij, janë
çështja e Kosovës, e emrit të Maqedonisë, tensionet në Bosnjë, si dhe
gjykimi i krimeve të luftës.
“Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrë të pranueshme për
Kosovën dhe Serbinë. Dështimi këtu do të thotë se kjo çështje do të
mbetet burim i tensioneve në rajon dhe konflikteve kufitare, që do të
zvogëlojë perspektivën për integrim edhe të Kosovës, edhe të Serbisë”,
ka thënë lordi Sewell. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
“Të vështira” marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vlerësohen të shkëlqyeshme marrëdhëniet Kosovë-Turqi
» Marrëveshje e bashkëpunimi Kosovë-Maqedoni
» Maqedoni: MPB ndëshkon 19 policë
» Rivendosen marrëdhëniet Qeveri- EULEX
» Vendosen marrëdhëniet diplomatike me Andorrën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: