Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Koncesioneri i Aeroportit nuk e respekton marrëveshjen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Koncesioneri i Aeroportit nuk e respekton marrëveshjen  Empty
MesazhTitulli: Koncesioneri i Aeroportit nuk e respekton marrëveshjen    Koncesioneri i Aeroportit nuk e respekton marrëveshjen  I_icon_minitimeFri Jun 03, 2011 11:45 am

Marrëveshja për Partneritetin Publiko-Privat në Aeroportin Ndërkombëtar
të Prishtinës, nuk po respektohet plotësisht nga koncesioneri “Limak
Kosovo Internacional Airoport”. Mosrespektimi i marrëveshjes po i shkon
për shtati koncesionerit duke fituar kështu mija euro nga të hyrat në
parkingun e udhëtarëve. Menaxheri e ri i aeroportit po u merr nga 2 euro
për hyrje në parkingun e aeroportit edhe udhëtarëve që nuk qëndrojnë më
shumë se 15 minuta brenda në parking. Sipas marrëveshjes së nënshkruar
mes Qeverisë dhe koncesionerit “Limak Kosovo Internacional Airoport”, të
gjithë udhëtarët që hyjnë në aeroport dhe nuk qëndrojnë më gjatë se 15
minuta me automjetet e tyre nuk do të paguajnë fare. Vetëm ata që
qëndrojnë në parking nga 15 deri në 120 minuta do të paguajnë nga 2 euro
për automjet.
Udhëheqësit e njësisë për Partneritet Publiko Privat,
i dalin në krah koncesionerit duke i lënë atij hapësirë për keqpërdorim
të kontratës dhe përfitim në mënyrë të paligjshme nga qytetarët.
“Çështjen
në fjalë tashmë e kemi diskutuar me partnerin privat. Aplikimi i
tarifës së re parasheh modifikimin e parkingut dhe instalimin e
pajisjeve të reja të cilat lejojnë monitorimin e kohëzgjatjes së
qëndrimit të vizitorëve”, thotë këshilltari për Marrëdhënie me Publikun
dhe Investitorë në PPP, Ilir Rama.
Por, në marrëveshjen e nënshkruar
nuk figuron askund se kjo pikë e kontratës që flet për të hyrat nga
parkingu do të hyjë në fuqi pas modifikimit të parkingut dhe instalimit
të pajisjeve të reja të cilat lejojnë monitorimin e kohëzgjatjes së
qëndrimit të vizitorëve. Pajisjet ekzistuese në aeroportin “Adem
Jashari” ia mundësojnë koncesionerit monitorimin e kohëzgjatjes së
qëndrimit të vizitorëve. Në faturat që lëshojnë inkasantët, figuron fare
mirë koha e saktë e lëshimit të faturës, me anë të së cilës do të mund
të precizohej edhe koha e qëndrimit brenda parkingut të aeroportit.
“E
di që është pa pare 15 minutat e parë po unë nuk mundem të lëshoj pa
paguar”, tha njëri nga punëtorët që kujdesej për “rampën” në hyrje të
aeroportit. Ai nuk lëshonte asnjë automjet pa ua marrë nga 2 euro në
momentin e kalimit të rampës.
Këshilltari për marrëdhënie me publikun
i PPP-së, ka pohuar se koncesioneri ka filluar procesin e prokurimit
për pajisjet që sipas tyre mundësojnë monitorimin e kohëzgjatjes së
qëndrimit në parking. Por kur do të implementohet ky projekt nuk ka
saktësuar.
“Kjo pjesë e punës i përket zgjerimit të infrastrukturës
që monitorohet në vazhdimësi me punët e tjera të parapara me kontratë.
Partneri privat ka filluar procesin e prokurimit për pajisjet në fjalë”,
ka thënë Rama.
Zëdhënësi i Aeroportit “Adem Jashari, Altin Ahmeti, nuk dha përgjigje, ndonëse premtoi se këtë do ta bënte pasditen e së enjtes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Koncesioneri i Aeroportit nuk e respekton marrëveshjen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koncenzionimi i Aeroportit rindez debatin
»  Kosova respekton lirinë e besimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: