Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia të jetë e kujdesshme në hapjen e temave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbia të jetë e kujdesshme në hapjen e temave  Empty
MesazhTitulli: Serbia të jetë e kujdesshme në hapjen e temave    Serbia të jetë e kujdesshme në hapjen e temave  I_icon_minitimeSat Jun 04, 2011 5:14 pm

Nëse shkohet me këtë trend, Kosova do të hapë tema që Serbia nuk do t’i mbyllë asnjëherë dhe për të cilat edhe gjeneratat e ardhshme në Serbi do të ndihen me turp, thanë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për mundësinë që ndarja e Kosovës të shtrohet në diskutim gjatë dialogut Prishtinë-Beograd.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë , Hajredin Kuçi, ka deklaruar se një ndër sfidat e ekzekutivit vendor dhe mekanizmave ndërkombëtarë do të jetë rifunksionalizimi i tërësishëm i gjykatave në veri. Ai ka hedhur poshtë mundësinë për zbatimin e çfarëdolloj ideje që flet për ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh.

“Kosova nuk kontribuon në procese që krijojnë kriza të reja, të cilat do të jenë me lëvizje tektonike - jo vetëm për Kosovën, e që nuk do të fillonin apo përfundonin në Kosovë. Kosova është për integrim në Unionin Evropian, që është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për lirinë, për liberalizimin, për ekonominë dhe sigurinë, por edhe për zgjidhjen e problemeve etnike që kanë mbetur jashtë territoreve të shteteve amë”, është shprehur Kuçi.

Por, përpjekjet e deritashme të institucioneve kosovare për integrimin e veriut i cilësoi të dështuara partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje. Sipas kësaj lëvizjeje, një ideje të tillë i kontribuon raporti i fundit i Zyrës së Koordinatorit për integrimin e veriut.

“Raporti për institucionet paralele në veri të Kosovës, i publikuar nga kjo zyrë, i shërben përforcimit të perceptimit se integrimi i veriut është i pamundur, gjë që negociatave të tanishme në Bruksel ua përforcon legjitimitetin dhe temën e ndarjes së Kosovës ia bën të pashmangshme”, ka thënë anëtari i “Vetëvendosje”, Xhelal Sfeçla, ndërsa raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Kuçi ka vlerësuar se në rast të vazhdimit të qasjes serbe ndaj Kosovës, autoritetet kosovare do të vendosin tema të tjera në tryezën e diskutimeve, të cilat, siç tha ai, do t’i turpërojnë edhe gjeneratat e ardhshme në Serbi.

“Serbia duhet të jetë e kujdesshme në hapjen e temave. Nëse shkohet me këtë trend, Kosova do të hapë temat që Serbia nuk do t’i mbyllë asnjëherë dhe do t’i hapë temat që Serbia, jo vetëm gjenerata ekzistuese, por edhe gjeneratat që do të lindin edhe pas një qind viteve në Serbi do të ndihen me turp. Të gjithë ne e kemi përjetuar gjenocidin që ka bërë Serbia dhe një shtet që ka bërë gjenocid mbi një shtet tjetër, sot të kërkojë prapë diçka tjetër - është më shumë se gjenocid”, ka theksuar Kuçi.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe ata të Qeverisë së Serbisë kanë paralajmëruar nënshkrimin e një “pako marrëveshjesh” nga dialogu gjatë muajit qershor. Të dyja palët insistojnë që përmes këtyre marrëveshjeve, nuk do t’i shkelin kushtetutat e vendeve të tyre.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, Kosova llogaritet të jetë pjesë e shtetit serb, pavarësisht shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, ndërsa Kushtetuta e Kosovës e cilëson edhe veriun e vendit si pjesë të territorit të shtetit të pavarur. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia të jetë e kujdesshme në hapjen e temave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pritet vlerësimi për hapjen e dialogut për vizat
» Fitorja e PDK-së do të jetë bindëse
» Nuk ka jetë pa internet
» Serbi: BE të mos jetë më temë
» Më pak kalori, më shumë jetë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: