Dhjetë pijet më të dobishme të botës Shkencëtarët e
Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos kanë bërë këto ditë listën
më të dobishme të pijeve. Kjo listë është bazuar për përpilimin e saj në
përmbajtjen e antikosidantëve të pijeve. Fjala “antioksidant” është
bërë në mënyrë ekstreme shumë popullore e përdorur në ditët e sotme për
shkak të reklamimeve komerciale. Pothuajse çdo kompani me emër që
prodhon çajra, lëngje të ndryshme etj. e konsiderojnë si shumë të
rëndësishme që t’i etiketojnë produktet e tyre si produkte që përmbajnë
“antioksidantë” edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë do të
thotë kjo në të vërtetë. Antioksidanti është një emër përmbledhës për
elementet që janë të afta të luftojnë radikalet e lira. Radikalet e lira
vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar
molekulat e tjera si madje dhe qelizat e trupit. Ato normalisht
supozohen se luftojnë viruset dhe bakteret duke marrë pjesë në prodhimin
e hormoneve dhe proceseve të tjera jetësore. Gjithsesi, sasia e
radikaleve të lira rritet dhe sa më shumë vite kalojnë, trupi bëhet më
pak i aftë që t’i kontrollojë ato dhe radikalet fillojnë të mbysin
trupin nga brenda. Shumë sëmundje të rrezikshme që përfshijnë kancerin,
artritin, sëmundjen e zemrës dhe ulcerës si dhe shumë sëmundje të tjera,
duke përfshirë këtu dhe procesin e zhvillimit iu atashohet radikaleve
të lira sipas mjekëve. Antioksidantët mund t’i mbrojnë njerëzit nga këto
probleme. Vitaminat A, C, E si dhe disa nga elementet si zinku,
seleniumi, glutathioni dhe disa të tjera janë të kategorizura si
antioksidante. Antioksidanti më i fortë, më potent nga të gjithë të
përmendur deri tashti, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide
(nicotinamidi i adeninës së dinucleotidës) në formën e reduktuar si
koenzim I, i njohur si ENADA. Shkencëtarët e përdorin këtë direktivë për
punën e tyre për të formuluar edhe listën e pijeve më të dobishme në të
gjithë botën.
1) Lëngu i shegës. Nga mbledhja e gjithë elementëve të përmendur më
sipër, ky lloj lëngu përmban edhe kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe
natrium. Është një lëng me dobishmëri shumë të lartë për sistemin
kardiovaskular. Megjithatë, kjo lloj pijeje nuk rekomandohet për
personat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti. Lëngu i nxjerrë nga farat e
shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes
së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i
shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai
përdoret me sukses edhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e
organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që
zhvillohen në zorrë.
2) Vera e kuqe. Kjo pije njihet për aftësitë e saj për të parandaluar
zhvillimin e sëmundjeve të kancerit. Shumë specialistë të dietave
rekomandojnë marrjen e 30 gramëve verë të kuqe për të shoqëruar ushqimin
e përditshëm.Vera e kuqe, në veçanti Kaberneti dhe Merloti, kanë veti
antimikrobike që mbrojnë nga intoksikimet ushqimore, të shkaktuara nga
agjentë patogjenë që ndodhen te ushqimet si te bimët ashtu dhe te
mishrat, që shpesh janë shkaktarë të helmimeve gjermane.
3) Lëngu i qitros. Kjo pije përmban shumë grupe të vitaminës B, të
cilat janë më se të mira për flokët dhe thonjtë, po ashtu përbëhet dhe
nga acidi askorbik i cili lufton mikrobet. Për më tepër lëngu i qitros
lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon në
elasticitetin e lëkurës.
4) Lëngu i manaferrave. Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të
zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarrenë. Kjo lloj manaferre lufton
njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e
gjithë trupit.
5) Lëngu i qershisë. Ky lëng përmban vitaminën A, një vitaminë kjo
shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e
cila lufton infeksionet. Ky lloj lëngu gjithashtu lufton edhe rrezikun
nga sëmundjet e kancerit.
6) Lëngu i akacies. Ky frut përmban një pigment special barishtor që
lubrifikon lëkurën dhe parandalon plakjen. Përmbajtjet e tjera të këtij
fruti janë edhe disa lloje acidesh shumë të dobishme për normalizimin e
sistemit nervor të trurit.
7) Boronica e kuqe. Ky lëng ndihmon në uljen e temperaturave të larta
trupore dhe ruan atë normale. Ky lloj lëngu gjithashtu lehtëson trupin
nga toksinat. Boronica e kuqe është një aleate e mirë për parandalimin e
cistiteve (infeksioneve urinare) të shpeshta dhe për të përmirësuar
terapinë me antibiotikë në rast se sëmundja është shfaqur. Efektet
dobiprurëse i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një
element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të
dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë
zhvillimin e infeksionit. Cistiti është një patologji shumë e përhapur
dhe është mjaft e lartë frekuenca te gratë, sidomos atyre që janë
seksualisht aktive. Shkaku kryesor është një infeksion i tipit
bakterial, por ndonjëherë, megjithëse më rrallë, mund të shkaktohet nga
trauma, alergji apo situata të uljes së sistemit imunitar.
Cool Lëngu i portokallit. Ky lëng rrit rezistencën e trupit kundrejt
gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon
venat e gjakut. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike
(që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave),
përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet
kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës
dhe të enëve të gjakut.
9) Çaji. Lloj i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet
fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton
sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të
rëndësishëm që luajnë çajrat është dhe për lehtësimin e sëmundjes së
sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të
karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
10) Lëngu i mollës. Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit.
Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e
veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroti që ky lëng përmban,
kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.