Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ende pa vendim për regjistrimin në veri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ende pa vendim për regjistrimin në veri  Empty
MesazhTitulli: Ende pa vendim për regjistrimin në veri    Ende pa vendim për regjistrimin në veri  I_icon_minitimeSun Jun 12, 2011 6:08 pm

Regjistrimi i popullsisë nuk është zhvilluar ende veri të Kosovës. Ky proces po vazhdon të kundërshtohet nga serbët lokalë, të cilët kërkojnë nga qeveria e Beogradit ose administrata e OKB-së ta realizojë procesin në fjalë.

Megjithatë, zyrtarë të Ministrisë së Administratës Publike dhe ata të Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë, thanë se ende nuk është hequr dorë nga realizimi i këtij procesi edhe në atë pjesë të vendit.

Kryetari i Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë, Rifat Blaku, i tha Radios Evropa e Lirë, se në javën e ardhshme do të dihet saktësisht se kur dhe a do të realizohet ky proces.

“Ende ka hezitime për po ose jo. Kështu që brenda 3-4 ditësh, përfundimisht, ne do ta dimë se sa solli rezultat angazhimi i UNOPS-it me përfaqësuesit e pakicës serbe në veri”, tha Blaku.

Nga ana tjetër, partitë opozitare vlerësuan se Qeveria qëllimisht e ka angazhuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), për të bërë negociata me serbët atje dhe, eventualisht, regjistrimin në atë pjesë, për shkakun që të mos e marrë përgjegjësinë për dështimin e saj të radhës.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli, ish-ministre e Administratës Publike, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë ka dështuar në përgjithësi.

“Është një proces i pasaktë dhe i parregullt teknikisht. Ndërsa, në veri, edhe po ta mbajmë, është i dështuar për faktin që nëse eventualisht do ta mbajnë, do ta bëjnë me strukturat e Beogradit. Përveç kësaj, e bën një organizatë ndërkombëtare që faktikisht është i dështuar në aspekt të sovranitetit të vendit edhe të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, vlerësoi Tërmkolli.

Ajo u shpreh se tashmë ekziston rreziku që veriu i vendit të përfshihet në regjistrimin e popullsisë së Serbisë, e cila ka planifikuar që regjistrimin e popullsisë së saj ta bëjë në tetor të këtij viti.

Përfaqësuesit e UNOPS-i thuhet se janë duke i negociuar marrëveshjet me banorët e veriut mbi kushtet, me të cilat ata do të pranonin zbatimin e regjistrimin në veri. Këto negociata nga ekspertët vlerësohen ta kenë bërë të ndikuar nga pazaret politike procesin e regjistrimit të popullsisë në veri. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ende pa vendim për regjistrimin në veri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ende pa vendim për regjistrimin në veri
» Prishtina dështon ta realizojë regjistrimin në veri
» Hezitim në veri për regjistrimin veturave të policisë me targa të Kosovës
» Ende s’ka filluar regjistrimi në veri
» S’ka vendim për rastin “Kleçka”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: