Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pajtimi nuk mund të ndodhë duke manipuluar të kaluarën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pajtimi nuk mund të ndodhë duke manipuluar të kaluarën  Empty
MesazhTitulli: Pajtimi nuk mund të ndodhë duke manipuluar të kaluarën    Pajtimi nuk mund të ndodhë duke manipuluar të kaluarën  I_icon_minitimeMon Jun 13, 2011 3:30 pm

Me ftesë të Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike të
Universitetit Hopkins (SAIS) dhe Fondacionit Amerikë në Bosnje e
Hercegovinë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po
merr pjesë në konferencën treditëshe në Sarajevë me temën “Ballkani
Perëndimor: Përparim, Stagnim apo Regres”.
Para shumë
përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Sarajevë,
politikanëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, analistëve dhe medieve,
ministri Hoxhaj ka folur në një panel të përbërë edhe nga ministri i
Punëve të Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës, Sven Alkalaj, kryeministri i
Malit të Zi, Igor Luksic, Erhard Busek, derisa panelin e ka moderuar
Daniel Serwer.
Duke folur për temën “Ripajtimi dhe bashkëpunimi rajonal”, ministri
Hoxhaj ka thënë se nuk mund të ketë pajtim në Ballkan duke manipuluar të
kaluarën, për ta pasur më të lehtë të tashmen dhe të ardhmen.
Sipas tij, pajtimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm në Ballkan
dhe se ky pajtim sot dhe në të ardhmen, por shtetet e Ballkanit nuk
duhet të bëhen pjesë e pajtimit, duke mohuar të kaluarën.
Gjatë fjalimit, ministri Hoxhaj ka theksuar se pajtimi nuk duhet të
jetë aty vetëm për t’u dukur mirë. Sipas tij, pajtimi madje nuk mund të
jetë i plotë, nëse është vetëm i imponuar nga jashtë, si një kusht
shtesë, diçka si kriter plus i Kopenhagës për të na pranuar në Evropën e
Bashkuar dhe vlerat e saj që i synojmë.
“Ne fakt, për një pajtim përveçse duhet parë qartazi të ardhmen, kjo
nuk nënkupton ta bëjmë këtë duke e zbehur të kaluarën. E kaluara që ka
qenë e hidhur, për të gjithë ne duhet të jetë një hapësirë mësimi dhe jo
manipulimi”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare, njoftoi Zyra për
Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në këtë kontekst, sipas Hoxhajt, pajtimi duhet të ndodhë si admirim human ndaj viktimave, në rrugë dhe mbi parime evropiane.
Ndërkohë, gjatë të së martës, ministri Hoxhaj do të ketë një takim me
ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip
Gordon, i cili pritet të mbajë një fjalim në këtë konferencë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pajtimi nuk mund të ndodhë duke manipuluar të kaluarën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuk do të ndodhë shkëmbimi Amauri-Gilardino
» Vështirë të ndodhë kalimi i Arshavin te Juve
» Ronaldo: Jemi duke ëndërruar
» Largoni dhimbjen duke medituar
» Vajza xhirohet duke “fluturuar” në mal?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: