Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nice e MacShane: Tentativë për ta njollosë Thaçin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Nice e MacShane: Tentativë për ta njollosë Thaçin  Empty
MesazhTitulli: Nice e MacShane: Tentativë për ta njollosë Thaçin    Nice e MacShane: Tentativë për ta njollosë Thaçin  I_icon_minitimeThu Jun 16, 2011 4:20 pm

Publikimi i raportit të ri mbi Kosovën nga prestigjiozja
angleze, “Sunday Times”, ku përsëriten akuzat kundër kryeministrit
Hashim Thaçi, ka nxitur edhe reagimin e parë ndërkombëtar. Ish-ministri
britanik për Ballkanin gjatë viteve 2001-2005, Denis MacShane, dhe
ish-prokurori në Tribunalin e Hagës gjatë gjykimit të Slobodan
Miloshevicit, Geoffrey Nice, në një letër dërguar redaksisë së “Sunday
Times”, kanë thënë se këtë raport e lexojnë me interesim të madh.
“Si
ministër për Ballkanin gjatë viteve 2001-2005, dhe si prokuror në
gjykimin ndaj Slobodan Miloshevicit në Tribunalin e Hagës, ne e lexojmë
me interesim raportin rreth Kosovës i cili përsërit akuzat ndaj
kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjë për të cilën shumë mendojnë
se është propagandë serbe”, thuhet në letrën e të tyre dërguar redaksisë
së “Sunday Times”.
Më tej, në letër theksohet se gjatë kësaj jave, Sekretari i Jashtëm
Britanik, William Hague, ka stimuluar Serbinë dhe Kosovën që të nisin
një dialog që do t’i “çonte të dyja shtetet drejt pranimit në BE”.
Më tej, Nice dhe MacShane shkruajnë se askush nuk e mohon faktin se
gjëra të tmerrshme kanë ndodhur në të dyja palët e konfliktit që i dha
fund dekadës së shtypjes serbe në Kosovë.
“Por sot, Kosova është në paqe. Liderët e saj politikë dhe ushtarakë
(për dallim nga Milosevic, Karaxhic e Mladic), me tu akuzuar, janë
dorëzuar në Hagë për tu gjykuar; disa prej tyre janë dënuar, disa janë
liruar. Zgjedhjet janë mbajtur në Kosovë dhe liderët politikë janë
zëvendësuar nga kundërshtarët e tyre pa derdhje gjaku”, shkruajnë Nice e
MacShane në letrën e tyre, si reagim ndaj shkrimit të datës 12 qershor
në “Sunday Times”.
“Ne nuk e përkrahim Thaçin personalisht, por kërkojmë me ngulm që ju
ta pranoni se përsëritja e njollosjeve të pavërtetuara nuk do t’u
ndihmojë 1 milionë qytetarëve të Kosovës e as dialogut mes Serbisë e
Kosovës i stimuluar nga Sekretari i Jashtëm. Benefitet për ata qytetarë
për të hyrë në Evropë – dhe benefitet e mundshme të Evropës për t’i
patur ata përbrenda familjes së saj të kombeve – nuk duhet të vihet në
rrezik kaq rastësisht”, përfundon letra e ish-ministrit për Ballkanin,
Denis MacShane, dhe e ish-prokurorit në Tribunalin e Hagës, Geoffrey
Nice. /Zëri/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Nice e MacShane: Tentativë për ta njollosë Thaçin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Presidentja takon Thaçin
» “Më përgjojnë kur flas me Thaçin”
» Sindikalistët në takim me Thaçin për pagat
» “LDK – Ibrahim Rugova” nuk e do Sejdiun as Thaçin
» Krasniqi padit Thaçin për shpifje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: