Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vlerësime kundërthënëse

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vlerësime kundërthënëse  Empty
MesazhTitulli: Vlerësime kundërthënëse    Vlerësime kundërthënëse  I_icon_minitimeTue Jun 28, 2011 7:11 am

Shefat e delegacioneve në bisedimet teknike Kosovë - Serbi,
Edita Tahiri dhe Borko Stefanovic, vazhdojnë të “manipulojnë” opinionin
duke dhënë vlerësime të ndryshme për takimet e deritashme dhe rezultatin
e arritur midis të dyja palëve. Nëse jo të dyja palët, atëherë njëra
palë patjetër është duke mbajtur fshehtë diçka nga opinioni i vetë...
Derisa
pala kosovare jep detaje të marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen në
fillim të korrikut, pala serbe vazhdon të insistojë se marrëveshje ende
nuk ka, edhe pse sipas Beogradit palët kanë rënë dakord për disa
çështje.
Shefi i delegacionit serb në bisedime, Stefanovic, ka deklaruar se të
dyja palët janë në prag të gjetjes së një zgjidhje për targat e
veturave, por ka përseritur se në Serbi nuk do të mund të hyhet me targa
që kanë të vizatuar stemen e Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, qytetarët tanë që janë nga Kosova dhe Metohija nuk do të
mund të lëvizin nëpër pjesën tjetër të Serbisë, apo ta kalojnë kufirin e
Serbisë, me të ashtuquajturen pasaportë të Kosovës, ka deklaruar
Stefanovic për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.
Sa i takon çështjes së targave, shefja e delegacionit kosovar në
bisedime, Edita Tahiri, ka deklaruar se do të përdoret modeli sikur mes
Greqisë dhe Maqedonisë, dy vende këto që kanë marrëdhënie jo të mira
politike. Por Stefanovic ka thënë se deklarata e Tahirit është vetëm
spekulim me qëllim që të ruhet nga reagimi i opinionit në Kosovë.
Stefanovic ka thënë po ashtu se është shumë e gabuar të flitet për
detaje të një marrëveshje të paarritur, edhe nëse siç ka thënë ai, palët
janë afër nënshkrimit të saj. Madje shefi i delegacionit serbë ka thënë
se nëse arrihet marrëveshja, nuk do të ketë nënshkrime mbi to, pasi në
këtë rast pala serbe do ta pranonte palen kosovare si palë të barabartë
në bisedime.
Ndërkohë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Tahiri, ka thënë se në
fillim të korrikut do të arrihen gjashtë marrëveshje me Serbinë. Ajo ka
thënë se gjithçka mund të finalizohet më 2 korrik, në raundin e radhës
të dialogut, derisa ka shpalosur detaje të pakos që përfshin gjashtë
marrëveshje, të cilat janë dizajnuar nga ndërmjetësi i Bashkimit
Evropian, Robert Cooper.
Tahiri kas thënë se dialogu për lëvizjen e lirë është bazuar në dy
parime: për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve mes dy vendeve dhe
parimi i reciprocitetit. Disa prej këtyre marrëveshjeve, sipas saj mund
të fillojnë menjëherë të zbatohen, siç është çështja e lëvizjes së lirë,
apo e njohjes së vulave të doganave. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vlerësime kundërthënëse
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vlerësime kundërthënëse

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: