Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 E shfrytëzojnë Vidovdanin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

E shfrytëzojnë Vidovdanin  Empty
MesazhTitulli: E shfrytëzojnë Vidovdanin    E shfrytëzojnë Vidovdanin  I_icon_minitimeTue Jun 28, 2011 7:51 am

Beteja e humbur e Kosovës nga ana e Serbisë, 622 vjet më parë,
vazhdon të festohet nga serbët në Kosovë. Në organizimin e partive,
kryesisht opozitare nga Serbia dhe strukturat paralele serbe në Kosovës,
pritet që kolonat me serbë të nisen si zakonisht nga veriu dhe qendra
tjera të banuara me serbë, për në manastirin e Graçanicës dhe për në
Gazimestan.
Simbolikisht ky marsh nënkupton rikujtimin dhe
shënimin e një ngjarje historike, por për këto dy dekadat e fundit,
shënimi i kësaj feste në Kosovë më shumë ka sjellë mesazhe kërcënuese
për paqen, stabilitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës, shkruan Zëri.
E ashtuquajtura Garda e Car Llazarit, si dhe grupe të tjera
nacionaliste serbe, pritet të marshojnë për në Gazimestan, madje edhe të
përdorin fjalë poshtëruese ndaj kombit shqiptar.
Megjithatë, sivjet mund të jetë një festë pak më ndryshe. Apo edhe dy
lloje festimesh. Disa liderë komunalë serbë që njohin dhe punojnë në
institucionet e shtetit të Kosovës kanë plane për organizimin e një
feste pa programe që fyejnë dhe cenojnë ndjenjat e shqiptare, thonë
burime qeveritare.
Sipas tyre, ata do t’u japin shembull serbëve nga veriu se mund të festohet pa lënduar ndjenjat e të tjerëve.
Festa serbe tashmë ka filluar. Nga e diela në shumë enklava serbe ka
nisur të festohet. Kurse mesazhet kërcënuese erdhën nga veriu, atje ku u
mbajt një rok-koncert i motoristëve e politikanëve serbë bashkë, të
cilët i bashkohen kënga, alkooli dhe mesazhet urrejtëse ndaj fqinjëve
shqiptarë.
Qeveria e Kosovës nuk ka folur në asnjë rast për këtë ngjarje.
Policia ka bërë të ditur se ka përgatitur planin operacional me rastin e
shënimit të Vidovdanit. Aktive do të jetë sidomos policia në trafik, e
cila do të përcjellë lëvizjen e kolonave dhe do të vëzhgojë nga afër
automjete që shpien drejt qendrave ku do të festohet.
Sipas zyrtarëve të Policisë, duke u bazuar në përvojën nga e kaluara
kur grupet nacionaliste serbe kanë provokuar dhe mesazhe urrejtëse ndaj
shqiptarëve, Policia për gjithçka është gati. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
E shfrytëzojnë Vidovdanin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dacic: Të bllokohen kalimet që i shfrytëzojnë shqiptarët
» Çitaku: Komunat te shfrytëzojnë fondin e riatdhesimit
» Amsterdami ndalon marihuanën, Çekët shfrytëzojnë rastin
» Serbët t’i shfrytëzojnë mundësitë që ua ofron shteti i Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: