Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet Empty
MesazhTitulli: Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet   Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet I_icon_minitimeThu Jun 03, 2010 7:47 am

Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet


Rritni shëndetin e mirë të zemrës dhe parandalimin e
sëmundjeve me këto hapa të thjeshtë.
Ju jeni ajo çfarë ju
hani. Ju jeni po ashtu gjithçka çka ju bëni, dhe çfarë nuk bëni. Për të
parandaluar përkeqësimet e të gjitha llojeve, nga ftohjet dhe gripi deri
tek rastet serioze si infeksioni me HIV, sulmi në tru, sulmi në zemër
dhe diabeti, duhet të përkujdeseni shëndetit.
Shumë barnatore ose qendra mjekësore ofrojnë shumicën e testeve
themelore: shtypjen e gjakut, sheqerin në gjak dhe kolesterolin. Kjo
është një mënyrë e mirë për të filluar, por është vetëm fillimi.
Lista e gjërave për të parandaluar sëmundjet:
Lëreni duhanin. Duhani është shkaktari kryesor në
kancerin e mushkërive dhe ndër kryesorët të vdekjeve nga kanceri. Nëse
nuk mund ta leni vetë, bisedoni me mjekun tuaj. Barnat e reja mund të
ndihmojnë lehtë të largoheni nga duhanin. Kjo është gjëja më e mirë që
mund ta bëni për shëndetin tuaj.
Kontrolloni shtypjen e gjakut. Është e thjeshtë, e
lirë dhe e shpejtë. Është mënyra më e mirë për të mbrojtur zemrën tuaj,
arteriet, trurin dhe veshkat.
Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet Foto-1parandalim
Kontrolloni kolesterolin. Çdokush mbi moshën 20
vjeçare duhet të kontrollojë kolesterolin së paku në çdo pesë vjet.
Kontrolloni sheqerin në gjak. Shenjë paralajmëruese e
sheqerit janë etja e rritur dhe uria (madje edhe pas ushqimit), goja e
tharë, rritja ose rënia e pazakonshme në peshë dhe urinimi i shpeshtë.
Do të keni nevojë për test të glukozës (sheqerit në gjak) nëse i keni
këto simptoma. Bisedoni me mjekun tuaj.
Ekzaminoni lëkurën tuaj. Shikoni vazhdimisht trupin
tuaj për ndonjë ndryshim në lëkurë. Bëni vizita vjetore tek dermatologu,
veçanërisht nëse keni pasur ekspozim të theksuar ndaj diellit dhe
djegieve ose histori familjare të kancerit të lëkurës.
Mbroni lëkurën tuaj. Shmanguni diellit gjatë orëve
kulmore të të nxehtit (nga 10 para dite deri në 3 pas dite). Përdorni
kremra të mira të mbrojtjes nga dielli dhe të bllokimit të rrezeve, me
faktorë të mbrojtjes 15 ose më shumë. Vishuni me veshje mbrojtëse.
Mësoni rreth barnave të reja. Tregoni mjekut dhe
farmacistit për të gjitha medikamentet dhe shtesat që merrni. Gjeni
ndërveprimet në mes tyre. Mbani në kontroll efektet anësore.
Merrni vaksina forcuese. Vaksinat e tetanusit dhe
difterisë duhet të freskohen me vaksina të reja forcuese çdo 10 vjet për
të ruajtur imunitetin. Po ashtu është mirë të merrni vaksinat më të
reja të gripit ose pneumonisë, dhe vaksinat e hepatitit A ose B varen
nga rreziku juaj. Bisedoni me mjekun tuaj.
Bëni me rregull Pap testin. Pap testi mund të ju
tregojë nëse keni kancer cervikal ose ndryshime qelizore të cilat mund
të zhvillojnë këtë lloj të kancerit. Të gjitha femrat të cilat janë
seksualisht aktive, ose janë mbi moshën 18 vjeçare, duhet të bëjnë Pap
test vjetor.
Mësoni si të bëni kontrollin testikular. Meshkujt
duhet të vizitojnë mjekun në moshën 18 vjeçare për edukatë seksuale dhe
të mësojnë rreth kancerit në testikuj. Pas kësaj vizita çdo dy vite
është e mjaftueshme.
Bëni kontroll ekzaminues të kancerit. Nuk janë të
këndshme, por sigurisht të rëndësishme. Sigurohuni që të bëni kontrollin
vjetor për kancerin e gjirit, cervikal, atë të prostatës, testikujve
apo kancerin e kolonit.


Lani duart vazhdimisht gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit.
Shumica e viruseve përhapen përmes kontaktit direkt.
Llogaritni indeksin e trupit. Indeksi i trupit është
një prej matjeve më të sakta të peshës së shëndetit dhe rrezikut të
tij.
Flini mjaftueshëm. Gjumi shumë i pakët dobëson
sistemin tuaj mbrojtës (imunitetin), andaj jeni më të prirë të sëmureni.
Hani nga më të ndryshmet. Pemët dhe perimet duhet të
dominojnë në ushqimin tuaj. Perimet më të mira: spinaqi, karotat,
marulet, kungulli, patatet e ëmbla, brokoli. Pemët më të mira:
portokalli, molla, banania, rrushi, pjepri, dredhëzat.
Nëse jeni i/e mbipeshë, dobësohuni. Gjeni një dietë e
cila ka rezultat tek ju, dhe kapuni asaj. Do të reduktoni rrezikun e
shumë problemeve shëndetësore, si sëmundjes së zemrës dhe diabetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përkeqësimet nga marrja e tepërt e hekurit
» Sëmundjet më të shpeshte të vjeshtës
» Van Gaal: Thjeshtë, ishim të dobët
» ÇAMËRIA nuk është thjeshtë çështje pronash
» Sëmundjet e syve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: