Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ekuacioni me tri të panjohura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ekuacioni me tri të panjohura  Empty
MesazhTitulli: Ekuacioni me tri të panjohura    Ekuacioni me tri të panjohura  I_icon_minitimeTue Jul 05, 2011 7:06 am

Tri marrëveshje, që u ngjasojnë formulave me tri të panjohura,
të arritura si rezultat i dialogut Prishtinë-Beograd, vazhdojnë të jenë
tema qendrore të debateve e diskutimeve në qendrat e këtushme politike.
Përmbajtja e tyre mbetet e panjohur për institucionet e Kosovës,
përjashtuar këtu kabinetin e kryeministrit dhe atë të
zëvendëskryeministres Edita Tahiri.
Opozita këmbëngul që
qeveria t’i sjellë ato marrëveshje në Kuvend dhe t’i shpalosë në detaje
përmbajtjet e tyre. Por, partia më e madhe në pushtet, PDK-ja, i
vlerëson si pozitive këto marrëveshje, pavarësisht faktit se ato janë të
panënshkruara dhe ende nuk dihet përmbajtja e saktë e tyre, shkruan
Zëri.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të
Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se opozita është e prirë të kritikojë.
Por, sipas tij, këto marrëveshje shënojnë përpjekjet e para të Kosovës
dhe Serbisë që t’i normalizojnë marrëdhëniet aspak të mira për vite të
tëra.
Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i
cilëson fare marrëveshje, por konkluzione arritjet e fundit në dialogun
Kosovë-Serbi në Bruksel.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se vetë organizatori dhe
ndërmjetësuesi i bisedimeve, Bashkimi Evropian, nuk po i quan ato
marrëveshje, por konkluzione.
Ajo thotë se procesi i bisedimeve i ka definuar qartë përftimet e
Serbisë, por jo edhe të Kosovës, e cila në këtë rast, sipas saj, vetëm
po e ndihmon Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje,
Glauk Konjufca thotë se marrëveshjet e Brukselit u ngjajnë
marrëveshjeve gjentëllmene. Ai i cilëson këto si marrëveshje të
njëanshme dhe të dëmshme për Kosovën.
Në anën tjetër Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se
përmbajtja e marrëveshjeve nuk është bërë publike, ngase ajo që u tha
publikisht nuk shtjellon në thelb se për çfarë janë pajtuar Prishtina
dhe Beogradi në marrëveshjet e tyre të panënshkruara.
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së dhe deputeti i kësaj partie, Burim
Ramadani thotë se kryenegociatorja Edita Tahiri dhe qeveria, duhet të
dalin para Kuvendit dhe të prezantojnë çdo detaj të këtyre marrëveshjeve
në mënyrë që ato të mund të zbatohen.
Kryenegociatorja Edita Tahiri, ka bërë të ditur se zbatimi i
marrëveshjeve nën mbikëqyrjen e BE-së fillon nga 1 nëntori, duke mos e
përmendur ratifikimin e tyre në Kuvend, siç po kërkon opozita.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ekuacioni me tri të panjohura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Marrëveshje me shumë të panjohura

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: