Për pushim të vërtetë vjetor nevojitet një organizim i mirë, qëndrimi pranë ujit, vendosja e duhur dhe disa detaje të tjera, do të vendosin nëse do të pushoni si duhet...
Vendosja
Nëse në të vërtetë dëshironi të relaksoheni dhe pushoni, është më mirë që të zgjidhni hotelin, edhe atë ‘all inclusive’. Kjo do të thotë se nuk duhet të shqetësoheni për ushqimin, zgjedhjen e vendit ku do të hani, si dhe për gjëra tjera të ngjashme.
Është me rëndësi të jeni pranë ujit
Pavarësisht nga ajo nëse jeni në det ose diku tjetër, zgjidhni vendin që e ka ujin pranë- det, lumë, liqen ose pishinë. Uji ëhstë element i cili në mënyrë të shkëlqyer relakson trupin e njeriut, qoftë nëse laheni ose e shikoni atë.
Largoni teshat nga valixhet
Sado që të qëndroni në pushim, duhet t’i largoni teshat nga valixhet dhe t’i vendosni në dhomë. Fillimisht kjo ndoshta nuk ju duket e rëndësishme, por kërkimi i teshave nëpër valixhe porsa të zgjoheni nga gjumi ose para daljes, ëhstë vërtet i lodhshëm.
Merrni para të thata
Në mënyrë që të mos mendoni për paratë dhe shpenzimet, para se të niseni për pushim, llogaritni shpenzimet, ashtu që ta dini se sa para do të keni me vete dhe deri ku mund “ti shtrini këmbët”.
Mos u kufizoni
Pushimi vjetor ju shërben për të pushuar dhe për të rimbushur bateritë, prandaj mos e kushtëzoni veten me asgjë, por bëni gjërat që ju pëlqejnë më së shumti.
Gjumi është i rëndësishëm
A e keni vërejtur se shumë njerëz nga pushimi kthehen të lodhur? Kjo është për faktin se dëshirojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht kohën dhe nuk lënë asnjë aktivitet. Prandaj, gjumi kualitativ ëhstë shumë i rëndësishëm gjatë pushimit.
Pa telefon
Për pushim ideal do të ishte mirë sikur të ndalnit të gjitha aparatet që ju lidhin me të tjerët, dhe këtu në radhë të parë janë telefonat celularë.
Kujdes me alkoolin
Është shumë normale që gjatë pushimeve të pini pakëz më shumë alkool se zakonisht, por në asnjë mënyrë mos e teproni. Alkooli i tepërt do t’u shkaktojë stres dhe do ta lodhë organizmin tuaj.
/Telegrafi/