Kjo vere përveç që ishte e nxehtë nga temperaturat e larta, ishte edhe më e nxehta nga hitet që bënë ‘boom’ dhe u pëlqyen nga publiku.
Muajt e fundit yjet e estradës sollën shumë videoklipe e albume, dhe shumë të tjera janë në pritje të publikohen. Shumë këngëtarë bënë boom me albume, videoklipe edhe bashkëpunime të cilat ishin të shumta.
Ndër albumet më ‘in’ të kësaj vere ishin: Genta Ismali me ‘Guximi’, Flori Mumajesi me ‘Detaj’, Elvana Gjata me ‘Afër dhe larg’, Arta Bajrami me ‘Exotic’, pastaj Alban Skenderaj, NRG Band e shumë të tjerë.
Videoklipet ishin ato që ishin në qendër të vëmendjes edhe këtë vit, disa të kopjuara e disa të papara, por që i dhanë hijeshi verës. Në mesin e tyre ishin: Nora Istrefi me “Nuk është njësoj”, Leonora Jakupi me “Iluzion”, Argjentina Ramosaj me “Perfekt”, Tuna me “Dysheme”, Kaltrina Selimi me “Hot”, Blero me “Summer love”, Vesa Luma me “Ti po don”, Ryva Kajtazi me “Hajde Zemer”, Adelina Emini me “Tipsy”.
Klipet nuk munguan as për Zanfina Ismajlin, Dafina Zeqirin, Korab Shaqirin, Greta Koçin, Besa Kokedhiman, e shumë të tjerë.
Edhe neperët kosovar sollën kënge dhe albume të reja për këtë verë. Në mesin e tyre janë Unikatil, 2po2, Capital T, Tingulli 3nt, Skillz, Noisy, Mc Kresha, Gold AG, Lyrical Son, TDS e Kaos, ndërsa të tjerë pritet të publikohen së shpejti.
Vera nuk shkoi pa bashkëpunime, e disa prej tyre thyen rekorde. Ndër më të suksesshmet ishte 2po2 ft Unikatil me “Fitore e sinqertë”, Flori feat Albatrit Muçiqi & Noga (Beatbox) me “Tequila Vava”, pastaj Aurela Gaçe ft Mc Kresha dhe Nora Istrefi me Ermal Fejzullahun.
Vera solli edhe artistë të rinj e të talentuar ndër to Vjosa Shehu, e cila me klipin e saj “Trance me up” u paraqit ne televizionin TMF në Belgjikë. Beatrix Ramosaj solli këngën e saj të suksesshme “Let me love You”. “Kjo jetë s’mjafton” e Anxhelina Hadërgjonaj ishte këngë që u pëlqye shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në “Top Fest 8”, ndërsa jo më pak e pëlqyer ishte edhe “Mos Shko” e Seven Saraqi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë.
Vera 2011 ishte shumë e ngarkuar për kompozitorët si Enis Presheva, Florent Boshnjaku, Genc Prelvukaj, Flori Mumajesi, Dr. Flori, Korab Shaqiri, Don Arbas, e të tjerë, të cilët punuan intensivisht me shumicën e estradës shqiptare./Telegrafi/