Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Aktakuzë për dy avokatë, një mjek dhe përfaqësuesin e FG-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Aktakuzë për dy avokatë, një mjek dhe përfaqësuesin e FG-së  Empty
MesazhTitulli: Aktakuzë për dy avokatë, një mjek dhe përfaqësuesin e FG-së    Aktakuzë për dy avokatë, një mjek dhe përfaqësuesin e FG-së  I_icon_minitimeThu Aug 18, 2011 6:27 am

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve: Kolë Puka-ish gjyqtar, tani avokat, Lon Palushaj-avokat, Bedri Bakalli-ortoped-traumatolog në pension dhe Isa Salihi-përfaqësues i Fondit të Garancisë së Kosovës në Prishtinë.
Aktakuza ka të bëjë me veprën penale “Krim i Organizuar” nga neni 274 i Kodit Penal të Kosovës, lidhur me veprat penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339 par. 1 lidhur me par 3. dhe “Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” nga neni 346 i KPK-së. Ndërkaq, ndaj të pandehurve Kolë Puka dhe Lon Palushaj aktakuza ka të bëjë edhe për një vepër të posaçme penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

Aktakuza është ngritur pasi që i dëmtuari Fatmir Gashi nga fshati Sverk, Komuna e Klinës, ka pësuar dëme materiale në aksident komunikacioni. Edhe pse i dëmtuari Gashi nuk kishte pësuar lëndime trupore të akuzuarit falsifikuan dokumentacionin mjekësor, kinse ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe arkëtuan kundërligjshëm shumën prej 16 mijë euro në bazë të ujdisë gjyqësore.

Në këtë rast ka qenë i pandehur edhe Dr. Mit’hat Jakupi-ortoped nga Peja, mirëpo pas ekspertizës grafologjie është vërtetuar se i njëjti nuk e ka nënshkruar fletlëshimin e falsifikuar në emër të Fatmir Gashit.

Ndaj të pandehurit Kolë Puka janë duke u zhvilluar edhe disa raste penale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për raste të ngjashme rreth “Shpërdorimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve” nga neni 339 i KPK-së, lidhur me “Krim të organizuar” nga neni 274 i KPK-së.

Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Aktakuzë për dy avokatë, një mjek dhe përfaqësuesin e FG-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aktakuzë ndaj Lushtakut e Hotit
» Aktakuzë edhe për Drejtorin e Doganave të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: