Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mafia i Leposaviqit aleat me Ivanovicin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mafia i Leposaviqit aleat me Ivanovicin  Empty
MesazhTitulli: Mafia i Leposaviqit aleat me Ivanovicin    Mafia i Leposaviqit aleat me Ivanovicin  I_icon_minitimeSun Aug 21, 2011 10:59 am

Slobodan Simonovic (1974), nga Leposaviqi, në dokumentin konfidencial të NATO-s përshkruhet si një prej personave më të njohur për veprimtari mafioze dhe me lidhje të ngushtë me politikanët serbë në veri të Kosovës dhe udhëheqësit e MUP-it serb.

Para luftës në Kosovë ai ishte i kërkuar dhe më pas ishte burgosur me dhjetë vjet burg për shkak të trafikimit të parave të falsifikuara dhe të armëve. Por, ishte liruar më pas nga Vucina Janicijevici, kreu i MUP-it serb në Mitrovicë. Nga aty, ata kishin farkuar mes vete bashkëpunimin dhe shoqërinë.

Portali “LajmeShqip.com” shkruan se në lirimin e tij ka ndikuar edhe gjykatësi në Gjykatën e Kralevës, Miroslav Ivanovic, që është vëlla i njërit prej përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanovic.

Simonovic është udhëheqës i një bande me 12 anëtarë me bazë në Leposaviq, me të cilën kryen aktivitetet mafioze. Kurse, lidhjet me sigurimin serbë i ka vendosur qysh në kohën e Milosevicit, për t’i thelluar më pas edhe pas ardhjes së Vojislav Kostunicës në pushtet. Anëtarë të partisë së Kostunicës kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale në veri dhe
dokumenti i NATO-s e përshkruan Simonovicin si mbështetës radikal të Oliver Ivanovicit. Lidhja e tij me Ivanovicin bazohet në mbulimin dhe fshehjen e së kaluarës kriminale dhe përfshirjes së tyre në shumë skandale të papublikuara. Për ta mbajtur fshehtë këtë të kaluar, ata e kanë përkrahur njëri-tjetrin.

Në pjesën tjetër të veprimtarisë së tij, Simonovic përshkruhet si i përfshirë në shumë trazira të pasluftës në veri të Kosovës. Ai ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, ndërsa ka sulmuar fizikisht oficerin e SHPK-së, Milutin Savic duke i kërkuar atij që t’ia drejtojë armët UNMIK-ut. Ai ka pasur probleme edhe me KFOR-in në veri, sa që njëherë i kishte sulmuar disa ushtarë që t’i shtypë me makinë.

I konsideruar si mafia i madh i Leposavicit, Simonovic është arrestuar disa herë nga policia e UNMIK-ut gjë që ka shkaktuar protesta të serbëve në veri dhe ndërhyrjen e politikanëve serbë të veriut për ta liruar. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mafia i Leposaviqit aleat me Ivanovicin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Banorët e Leposaviqit bllokojnë KFOR-in
» Hudhra, aleat natyror i zemrës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: