Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Krasniqi: Mendoni për kombin e jo për privatizime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Krasniqi: Mendoni për kombin e jo për privatizime  Empty
MesazhTitulli: Krasniqi: Mendoni për kombin e jo për privatizime    Krasniqi: Mendoni për kombin e jo për privatizime  I_icon_minitimeMon Aug 22, 2011 11:38 am

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke i komentuar idetë për ndarje të Kosovës ka thënë se Beogradi dhe Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dinë se nuk mund të ndryshohen vetëm kufijtë e Kosovës.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, në pyetjen se cila do të duhej të ishte kundërpërgjigja e Kosovës në rast se Beogradi insiston në ndarje, Krasniqi ka thënë politika në Kosovë duhet të konfirmojë se nuk mund të ndryshohen vetëm kufijtë e Kosovës.

“Konsideroj se është koha që politika shqiptare në përgjithësi të mendoj më shumë për kombin dhe të ardhmen e tij sesa për gurthyes dhe privatizime me grupet mafioze ndërkombëtare. Të punojë për ndërprerjen e politikave që tokat shqiptare të Ilirisë antike të përdoren si monedha kusuritje për interesat e politikave grabitqare e shoviniste të ndonjë shteti edhe në Ballkanin e sotëm”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, në Kosovë nuk mund të ketë as status special për Veriun, pos zbatim të planit të Ahtisaarit.

“Nga mosrealizimi i këtij dokumenti askush nuk humb më shumë se komuniteti serb në Kosovë”, ka thënë Krasniqi. “Në cilin vend të botës 5 për qind e komunitetit ka gjuhën e vet gjuhë zyrtare? E mos t’i përmendin kompetencat që kanë në arsim, shëndetësi, siguri etj.”!

Duke komentuar veprimin e 25 korrikut të qeverisë së Kosovës në veri, Krasniqi ka thënë se ky aksion “i përgatitur ose jo, i planifikuar ose jo, i koordinuar ose jo si duhet, ka prodhuar situatë të re e cila duhet të përcillet me shumë vëmendje”, sepse “e bëri unifikimin e faktorëve politikë shqiptarë të fliste me një zë”.

“Kjo askund nuk u pa më mirë sesa në kuvendin e Republikës së Kosovës ku populli foli nëpërmjet përfaqësuesve të tij të zgjedhur, por me interes u përcoll nga të gjitha shtresat e shoqërisë sonë”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Krasniqi: Mendoni për kombin e jo për privatizime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Krasniqi takon drejtuesit e partive
» Krasniqi: Kushtetuta nuk po zbatohet në veri
» Krasniqi, Hysenit: “E keni pas bo fet ju”
» Krasniqi mbështet opozitën
» Krasniqi s’ka informacione për bisedimet me Serbinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: